Heronjtė e rinj

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Heronjtė e rinj

Mesazh nga ILIRI prej Thu May 29, 2008 11:19 am

Heronjtė e rinj
Kosova pėrgatitet tė nderojė figurat ndėrkombėtare qė pėrkrahėn pavarėsinė
Nė pėrgatitjet pėr 15 qershorin, Kosova planifikon tė vlerėsojė Bill Klinton, Madlenė Ollbrajt dhe Uesli Klark, pėr kontributin e tyre ndaj pavarėsisė. “Kur kushtetuta e re tė hyjė nė fuqi, figura tė rėndėsishme ndėrkombėtare do tė ftohen nė njė ceremoni zyrtare pėrkujtuese pėr punėn e kėtyre personaliteteve”, -raporton e pėrditshmja kosovare “Koha Ditore”. Sipas gazetės, qeveria nė Prishtinė ka pėr qėllim tė vlerėsojė ish-presidentin amerikan, Klintonin, ish-sekretaren amerikane tė Shtetit, Ollbrajt dhe ish-komandantin suprem tė forcave tė NATO-s pėr Evropėn, Klark, tė cilėt mbėshtetėn pėrpjekjet e kosovarėve pėr pavarėsinė e vendit. Mediat e huaja shkruajnė se shumė faktorė shoqėrojnė projektin e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Disa prej tyre, si miratimi i kushtetutės sė re, zgjedhja e flamurit dhe shpallja e festave zyrtare tashmė kanė pėrfunduar. Por, e gjendur nė njė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr simbole tė reja, qė tė jenė tė pranueshme si pėr shqiptarėt, edhe pėr serbėt, Kosova ka gjetur disa heronj tė rinj, si Bill Klinton apo Uesli Klark”, - shkruan “Balkantravellers.com”. Agjencia kujton se njė prej bulevardeve kryesore nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė, ka marrė emrin e Bill Klinton, megjithėse plani pėr kurorėzimin e tij me njė statujė tre metra tė lartė tė ish-presidentit ka mbetur pezull.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi