Incident nė kufi, malazezėt plumba peshkatarit shqiptar

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Incident nė kufi, malazezėt plumba peshkatarit shqiptar

Mesazh nga ILIRI prej Thu Jun 12, 2008 1:26 pm

Incident nė kufi, malazezėt plumba peshkatarit shqiptar
Plagosin 47-vjeēarin Skėnderaj dhe pse nuk e kaloi kufirin




Nė njė kohė qė mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi po ndėrtohet pika e pėrbashkėt e kalimit kufitare Muriqan-Sukubinė, njė incident i rėndė ka ndodhur pak metra mė tutje. Rojat malazeze tė kufirit kanė qėlluar me armė zjarri njė peshkatar qė ndodhej nė ujėrat territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 17:30 tė sė martės, nė vendin e quajtur Shėn Gjergj, pranė grykėderdhjes sė Bunės, vetėm 20 metra larg kufirit shqiptaro-malazez. Rojat malazeze tė kufirit kanė shtėnė disa herė me armė nė drejtim tė peshkatarit Hysen Skenderaj, banor i fshatit Luarėz tė Velipojės. Si pasojė 47-vjeēari ka mbetur i plagosur nga njė plumb qė i ka pėrshkuar nofullat, por fatmirėsisht pa i shkaktuar dėmtime qė mund t‘i rrezikojnė jetėn. I plagosuri tregoi dje ngjarjen pėr gazetėn "Shqip".

Rrėfimi

Ishte ora 17:00 dhe kisha dalė me varkė nė lumė pėr tė hedhur rrjetat. Siē dihet, e gjithė gjerėsia e lumit Buna nė atė vend nuk ėshtė mė shumė se 30 metra, ēka do thotė se rojat e kufirit shihen mjaft qartė. Ėshtė distancė shumė e vogėl dhe territor neutral. Aty nuk ka as shenja ndarėse tė kufirit. Gjithsesi, unė isha fare pranė bregut tė territorit shqiptar kur u qėllova. Pėrballė meje, nė bregun malazez, ishin tre persona, dy me uniformė ushtarake dhe njė me uniformė policie. Ata po gjuanin peshk me grepa. Mė folėn nė gjuhėn e tyre duke mė thėnė: "Hajde tė gjuash peshk kėtu, se ka mė shumė" dhe ma bėnin me dorė qė tė shkoja tek ata. Nuk arrita tė kuptoj nėse po talleshin apo e kishin seriozisht, ndaj nuk u afrova. Pėrkundrazi, i dhashė lundrės nė drejtim tė bregut tonė. Nė atė moment, njė nga rojat malazeze tė kufirit, qė ishte i veshur si polic, u shkėput nga dy shokėt dhe nxori armėn e qėlloi disa herė rresht. Mė pas edhe njė tjetėr, i veshur me rroba ushtarake, qėlloi me breshėri automatiku. Sapo zbrita nė tokė e kam parė veten tė mbuluar me gjak. E shihja se kisha forcė tė ecja dhe kam ecur 4 kilometra nė kėmbė deri te shtėpia e parė e fshatit. Kisha humbur shumė gjak dhe kur kam hyrė nė fshat kam mbetur pa ndjenja. Me atė mėnyrė qė qėlluan ata mendoj se donin tė mė vrisnin dhe nuk arrij ta kuptoj pėrse e bėnė kėtė, kur unė isha nė ujėrat e vendit tonė dhe po gjuaja peshk nė mėnyrė krejt tė rregull, me rrjeta.

Policia

Policia e Shkodrės ka ngritur njė grup pune nė lidhje me kėtė incident dhe ka kėrkuar njė takim me palėn malazeze. Takimi ėshtė zhvilluar nė orėt e vona tė pasdites sė djeshme. Mėsohet se pala shqiptare ka kėrkuar shpjegime nga pala malazeze, qė nuk e ka mohuar incidentin, por ėshtė shprehur se ėshtė ngritur njė grup hetimor nė lidhje me ngjarjen dhe se rasti po vlerėsohet maksimalisht nga autoritetet. Nė tė njėjtėn kohė autoritetet malazeze kanė kėrkuar qė ky incident tė merret si njė rast i izoluar, individual i disa personave tė papėrgjegjshėm, tė cilėt nuk kanė tė bėjnė aspak me marrėdhėniet tepėr tė mira qė ekzistojnė mes dy vendeve. Gjithashtu, pala malazeze ka konfirmuar se mes Malit tė Zi dhe Shqipėrisė marrėdhėniet e bashkėpunimit vetėm sa do vinė e rriten, si rezultat i bashkėpunimit tė mrekullueshėm qė ekziston. Por plagosja e njė njeriu qė del pėr tė fituar bukėn nė vendin e tij ka rikthyer te banorėt e zonės ndjenjėn e frikės qė mbizotėronte nė kohėn kur kufiri i ndante me njė shtet qė kishte pėr kryeqytet Beogradin dhe jo Podgoricėn.
Shqip

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Incident nė kufi, malazezėt plumba peshkatarit shqiptar

Mesazh nga interesanti prej Thu Jun 12, 2008 3:37 pm

Dihet se ne Mal te zi gjysma e popullsise jan serb. Kjo ngjarje nuk esht e rastesishme dhe nuk duhet trajtuar si e tille. Shteti Shqiptar duhet te mesoje ti mbroje shtetasit e vet.

interesanti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 80
Anėtarėsuar : 05 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi