"Ju rrefej njohjen time me Delijorgjin"
Faqja 1 e 1•
"Ju rrefej njohjen time me Delijorgjin"
![]() | |||||||||
"Ju rrefej njohjen time me Delijorgjin"
E Shtune, 05 Prill 2008
Kosta Trebicka do te marre pjese ne seancen e pyetjeve qe do zhvillohet me 17 prill te ketij viti ne Kongresin Amerikan per tregtine e armeve dhe abuzimet ne shitje-blerje. Qellimi do te jete dhenia e shpjegimeve para kongresmeneve qe hapen hetime per firmen amerikane AEY te armeve, e cila duhet te blinte fisheke hungareze dhe jo kineze. Ne nje interviste per gazeten KJ, ne bisede telefonike, biznesmeni shqiptar rrefen oret e gjata ne prokurori, shpjegimet qe ka dhene rreth pergjimit dhe njohjen e tij me pronarin e firmes Alba Demil, Mihal Delijorgji. Vetem disa ore pasi kishte mundur te largohej nga Prokuroria e Pergjithshme ne menyre te fshehte pa rene ne sy, Trebicka ka pohuar se ka treguar gjithcka dinte per tregtine e armeve dhe se si e shmangen padrejtesisht si nenkontraktor i AEY. Ai nuk caktoi nje dite largimi nga Shqiperia dhe mohoi faktin se prokuroria i kishte kerkuar qe te mos levizte nga Tirana, deri ne perfundim te verifikimeve te nevojshme. Ne nje interviste te dhene per gazeten Koha Jone, Kosta Trebicka ka pohuar se do te shkoje ne Kongresin amerikan, nderkohe qe ka sqaruar biseden per 15 minuta rreth aktivitetit te biznesit te ndertimit dhe jo te armeve me Mihal Delijorgjin.
Zoti Trebicka, a do te paraqiteni ne Kongresin amerikan ne daten e caktuar per seance pyetjeje e shpjegimesh ?
Sigurisht qe po. Do te shkoj ne SHBA per te treguar gjithcka qe do te me pyesin ne kete Kongres per gjerat qe une kam dijeni.
Do te qendroni gjate ne Shqiperi?
Nuk e di se sa do te qendroj ketu. Nuk kam vendosur ende asgje per udhetimin dhe diten kur do largohem. Me vone si dihet.
Kur do te niseni per ne Kongres?
Nuk e di ende se kur do te nisem. Po sigurisht qe do te marre pjese. Mbase edhe nje dite para mund te nisem.
Per cfare u pyetet sot ne Prokurorine e Pergjithshme?
Per gjithcka qe une kam pasur dijeni ne lidhje me armet. Ketu behet fjale per perjashtimin tim nga paketimi i armeve qe do te bliheshin te Meico, e me pas do te dergoheshin ne Afganistan per ushtrine amerikane. Per takimet e mia, si dhe per pergjimin qe u be publik.
Do te thirreni serish ne prokurori?
Sot mbarova pune perfundimisht me prokurorine. Ndihem i lodhur nga e gjithe kjo situate. Nuk besoj se do te thirrem me.
A eshte e vertete qe ju nuk mund te largoheni nga vendi yne per nje fare kohe?
Jo, nuk eshte e vertete. Nuk ma ka dhene njeri kete urdher.
Mihal Delijorgji ka bere te ditur per gazeten Koha Jone qe jeni njohur ne aeroportin e Rinasit me te. A eshte e vertete ?
Sigurisht qe aty jemi njohur krejt rastesisht. Madje une kam qene me nje specialist qe quhej Alex, nderkohe qe Delijorgji ka qene me Ylli Pinarin. Jemi takuar e kemi pire bashke nga nje birre, pasi me ka bere Pinari ftesen dhe me pas jemi larguar.
Per cfare biseduat ?
Per 15 minuta me radhe qe ka zgjatur edhe takimi yne kemi biseduar per biznesin e ndertimit. Kemi lene menjane armet por kemi folur per ndertim. Me pak fjale qe ne te dy te merreshim bashke me ndertime.
Jeni takuar here tjeter me Delijorgjin?
Jo, ai ka qene takimi i pare dhe i fundit i yni. Nuk jemi takuar asnjehere tjeter gjate kesaj kohe.
Keni pasur probleme gjate qendrimit ne Tirane?
Jo, nuk kam pasur asnje problem dhe nuk ka pasur arsye perse te kem. Kam ardhur edhe here te tjera.
Seanca ne Kongres me 17 prill
Kongresi Amerikan nisi menjehere diskutimet per skandalin e botuar ne gazeten Nju Jork Taims pak dite me pare dhe caktoi nje seance shpjegimesh me 17 prill te ketij viti. Ne te do te marri pjese edhe Kosta Trebicka, se bashku me Efraim Diverolin, ndersa do te japi shpjegime ne lidhje me te gjitha deklarimet e bera kohet e fundit. Nderkohe qe nga ana tjeter Trebicka se bashku me Efraim Diverolin do te flasin edhe ne lidhje me armet qe kane furnizuar ushtrine amerikane ne Afganistan, per te cilen kishin fituar edhe tenderin. Hetime per kete tregti po kryen edhe Byroja Federale e Investigimit, FBI.
Pergjimi ne telefon, hetimi vazhdon
Biznesmeni Kosta Trebicka doli ne skene pas pergjimit telefonik qe i ka bere gjate bisedes kreut te kompanise se armeve AEY, Efraim Diveroli. Ky pergjim mesohet se eshte kryer me telefon celular ne muajin korrik te vitit te kaluar, kur 22 vjecari Diveroli dhe Trebicka kane qene duke biseduar ne lidhje me perjashtimin e tij per paketimin fishekeve qe do te dergoheshin ne Afganistan dhe futjen ne loje te Delijorgjit, i cili ishte zgjedhur nga ana e Ylli Pinarit, drejtorit te ndermarrjes shteterore Meico.








