Ju rrėfej tė fshehtat e zbulimit nė diasporė
Faqja 1 e 1•
Ju rrėfej tė fshehtat e zbulimit nė diasporė
Ju rrėfej tė fshehtat e zbulimit nė diasporė
INTERVISTA I / Flet doktori i shkencave Hasan Luēi, ish-oficer i lartė i zbulimit shqiptar
Tanimė e ka tė vėshtirė tė ndryshojė bindjet e tij. Madje as qė mendohet se duhet ti tradhėtojė ato, pėr shkak tė zhvillimeve tė reja politike dhe ekonomike nė Shqipėri. Megjithatė ka vendosur qė gjithēka ka grumbulluar nė vite, dhe qė padyshim janė pjesė e historisė, ti hedhi nė letėr, pėr ti bėrė publike shumė nga tė fshehtat e Luftės sė Ftohtė, nė mes tė sė cilės, thjesht pėr arsye tė pozicionit gjeografik, ishte Shqipėria.
Ka marrė gradė tė lartė si oficer i zbulimit shqiptar, por ka marrė gjithashtu edhe gradė shkencore nė shkencėn historike, ndėrkohė qė njė pjesė tė madhe tė karrierės sė tij e ka kaluar edhe si diplomat nė pėrfaqėsitė shqiptare tė akredituara nė perėndim. Ai ėshtė Hasan Luēi, qė edhe pse mbaroi me rezultate tė larta shkollėn e lartė tė zbulimit nė Moskė, sėrish mbeti rob i ėndrrave tė tij tė vjetra, pėr tė qenė njė njeri qė ti kushtohej letrave. Dhe kėshtu tė paktėn qė prej 28 vjetėsh ai ka mbajtur kontakte me shtypin e shkruar, ndėrsa nė 10-tė vitet e fundit, nga duart e tij kanė dalė 9-tė libra njė pjesė e tė cilave janė pėrkthime. Gjatė njė interviste ekskluzive pėr gazetėn Telegraf, koloneli nė pension Hasan Luēi thotė:
Pse menduat se tė studjuarit pėr zbulim, ishin pranė qėllimeve tuaja pėr arsimim?
Kisha tė tjera dėshira pėr tė kryer studimet e larta, letėrsi, teatėr apo kinematografi, sepse kisha luajtur role nė shkollėn e mesme. Por rrethanat e sollėn qė pa e ditur unė, isha zgjedhur nga Ministria e Brendshme si person nga familje me veprimtari atdhetare tė hershme, para dhe pas ēlirimit dhe si nxėnės i dalluar nė mėsime dhe aktivitete shoqėrore. Pra mu bė thirrja tė punoja nė kėto organe. Ngurrova shumė ditė, sepse nuk mė thuhej puna qė do tė kryeja, thjesht pėr arsye tė sekretit nė kėto organe. Bėhet fjalė pėr vitin 1955. Megjithatė i dhashė fjalėn vetėm Kadri Hazbiut, i cili mė thirri nė zyrė. Ai kishte
Leonard VEIZI
Telegraf







