Kadare: Kosova e pavarur do na ndryshojė tė gjithėve

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kadare: Kosova e pavarur do na ndryshojė tė gjithėve

Mesazh nga shqiptari prej Wed Feb 20, 2008 12:44 pm

Intervistė e shkrimtarit Ismail Kadare dhėne Vehbi Bajramit, botues i gazetės shqiptaro – amerikane “Illyria” nė New York
Pyetje: Zoti Kadare, “ora e pagėzimit” erdhi. Kosova shpalli pavarėsinė. Si e vlerėsoni kėtė akt tė Parlamentit tė Kosovės?
Pėrgjigje: Lajmi ėshtė i madh e i jashtėzakonshėm. Aq i madh sa na kapėrcen tė gjithėve. Ēkado qė tė themi ne do tė ngjajė e zbehtė nė krahasim me tė. Kjo vjen ngaqė gjuha zakonisht nuk ėshtė e pėrgatitur pėr dukuri qė ndodhin njė herė nė disa shekuj. Madje mė rrallė.
Vitet e fundit, sidomos pas rėnies sė komunizmit, shumė shtete tė rinj kanė lindur nė Europė e rrotull saj. Por asnjė prej tyre nuk ka krijuar njė atmosferė tė veēantė si shteti shqiptar i Kosovės. Njė atmosferė si prej tė kremteje, njė farė ankthi, por i kėndshėm, njė kureshtje qė kapėrcen interesin politik, shkurt, njė pėrmasė planetare, qė tė kujton disi mbarimin e vitit dhe fillimin e vitit tė ri.
Nė shumicėn e emisioneve tė lajmeve lindja e shtetit tė ri zė vendin e parė. Parmbrėmė presidenti i Francės, si t’i pėrshtatej kėsaj atmosfere, kėshtu e shpalli, pėrpara njė grupi vocrrakėsh francezė, vendosmėrinė e Francės pėr tė njohur menjėherė shtetin e ri. Sytė e kthjelltė tė fėmijėve, ndiqnin me habi presidentin e vendit qė po u shpjegonte pėrpara hartės: “Nesėr ju do tė nisni tė mėsoheni me njė ndryshim nė hartėn e Europės. Njė shtet i ri po lind: Kosova”.
Shteti i dytė shqiptar nė Ballkan do ta ndryshojė rrėnjėsisht dhe pėr mirė gjithė kombin shqiptar. Ndryshimi do tė jetė trupėrisht dhe psikikisht. Bota shqiptare, me njė cen tė rėndė nė themelet do tė punojė, mė nė fund, normalisht. Si njė qenie qė merr frymė jo me njė, por me dy mushkėritė.
Njė popull nė liri ka tjetėr ndėrgjegje e tjetėr fytyrė, se sa nė robėri. Bota shqiptare ka qenė e tillė, jo e natyrshme: gjysėm e lirė, gjysėm jo. Ajo do tė bėhet kėndej e tutje jo vetėm mė e fuqishme, por mė e qytetėruar, e ēliruar nga shumė helme qė sjell gjendja jo normale e gjėrave. Si e tillė ajo do tė jetė mė tolerante, mė harmonioze, jo vetėm pėr veten, por pėr krejt gadishullin.
Pyetje: Cilat janė sfidat e ardhshme te Kosovės? Si duhet tė veprojnė shqiptarėt nė njė Kosovė tė pavarur?
Pėrgjigje: Sfidat janė tė mėdha pa dyshim. Por mendoj se sfida tė tilla , pėrpara se tė jenė shqetėsuese, janė tė gėzueshme. Sfidat, nė kėtė rast, lidhen me njė zbėrthim tė madh energjish. Ēdo popull ka tė tilla rezerva, tė cilat, ngjarjet si kjo i zbėrthejnė gjerėsisht.
Jeta nė pavarėsi nuk ėshtė aspak shesh me lule. Problemet janė tė shumta, tė ngutshme. Por cili vend ėshtė zhvilluar pa to? Nė fund tė fundit « zhvillim » do tė thotė zgjidhje e pafund problemesh. Tė trembesh nga problemet do tė thotė tė trembesh nga jeta.
Liri do tė thotė, veē tė tjerash, jetė me njė ritėm tė lartė.
Njė sfidė tė parė, jo tė parėndėsishme, shqiptarėt e kanė fituar ndėrkaq. Eshtė problemi mė delikat, ai i pakicės serbe. Pėrpara kamerave tė gjithė Europės, ka njė shpalosje tė mendėsisė tė tė dy palėve: shqiptare dhe serbe. Njerėz tė thjeshtė tė ndalur rastėsisht nė rrugė, tė pamėsuar nga askush, u pėrgjigjen gazetarėve. Nė mėnyrė tė qartė dėshmohen dy vizione tė botės, pėr tė mos pėrdorur fjalėt e mėdha “dy qytetėrime”. Nė mėnyrė tė admirueshme mendimi shqiptar ėshtė tolerant, i fismė, njerėzor: serbėt le tė rrijnė nė Kosovė, askush nuk do t’i ngacmojė.
Kamerat televizive europiane ndalen mbi vėllanė e Adem Jasharit. Vėshtirė tė gjendet njė familje tjetėr, nė historinė e Europės, veē te hebrenjtė, qė tė ketė aq shumė tė masakruar: gra, vajza, fėmijė, sidomos fėmijė. Pėrpara kamerave ėshtė njė nga familjarėt e mbetur gjallė. Hijerėndė, me mustaqet e verdha proverbiale, jashtėzakonisht tė gjata, ngjan si portreti i hakmarrėsit shqiptar tė pėrjetshėm, ashtu siē pėrfytyrohet nga mediat. Fjalėt e tij janė tė papritura, sfiduese: le tė rrijnė serbėt nė Kosovė, le tė vijnė edhe nė shtėpinė time, me pėrjashtim tė atyre qė kryen masakra.
Tek pala tjetėr, pėr fat tė keq, asnjė reflektim. Asnjė vullnet pėr tė kuptuar ē’ka ndodhur. Pėrkundrazi, mania pėr t’u hequr si viktima!
Pyetje: Historia e shqiptarėve tė Kosovės pėr shekuj ka qenė jo e favorshme pėr ta. Ē’mėsime duhet tė nxjerrin ata nga kjo histori e kaluar?
Pėrgjigje: Historia e shqiptarėve tė Kosovės ėshtė historia e dy robėrive qė, pėr fat tė keq, nuk e kanė ditėn midis.
Robėritė e gjata lėnė pas tyre gjurmė qė nuk shlyhen lehtė. Ato u ngjajnė mbetjeve radioaktive. Njė nga qėllimet e robėrisė sė gjatė ėshtė pikėrisht ndėrhyrja e thellė nė genet e njė kombi. Ajo pėrpiqet tė shkatėrrojė imunitetin e tij e pas kėsaj tė zvetėnojė natyrėn e tij, atė ndėrthurje faktoresh qė pėrbėjnė identitetin. Kulmi i suksesit tė njė robėrie tė gjatė ėshtė kur ajo plazmohet mbi identitetin e kombit, pėr ta gjymtuar atė, e pėr tė krijuar kėshtu njė surrogat tė tij, atė qė quhet “identitet i robėrisė”.
Kėshtu ka ndodhur me sundimin osman. Rilindja kombėtare shqiptare nė shekullin e XiX, nė kohėn e duhur ngriti njė stuhi kundėrshtuese ndaj kėsaj vdekjeje tė ngadaltė. Pa kėtė Rilindje, nuk do tė kishte pavarėsi tė Shqipėrisė.
Jugosllavia u pėrpoq tė bėnte tė njejtėn gjė me shqiptarėt e Kosovės. Por, meqenėse kohėn e kishte mė tė shkurtėr dhe, veē kėsaj, pėrbri Kosovės ishte Shqipėria historike, nė ndihmė tė metodave tė ngadalta osmane, Jugosllavia pėrdori dhunėn e shpejtuar, terrorin, masakrat dhe shpėrnguljet.
E gjithė kjo pėrvojė e hidhur nuk duhet tė harrohet. Synimi i shqiptarėve tė Kosovės, ashtu si i gjithė shqiptarėve drejt Bashkimit Europian, kushtėzon ndarjen e shpejtė me mbeturinat e njė bote qė s’ka asnjė lidhje me tė.
Pyetje: Si i mendoni marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Kosovės tani qė kjo e fundit shpalli pavarėsinė?
Pėrgjigje: Shteti mė i ri i Europės ka disa veēanti. Lindja e tij ka qenė pas njė buje tė madhe, pas njė lufte tė armatosur tė shqiptarėve, pas njė bombardimi ndėshkues tė aleatėve, pas njė trazimi botėror, i cili pothuajse e ndau planetin nė dy qėndrime tė kundėrta. Shteti i ri shqiptar pati njė veēanti tjetėr, ai nuk ishte jetim si Shqipėria historike e vitit 1912, por kishte nė shpinė tė tij pikėrisht kėtė Shqipėri tė vjetėr.
Shqipėria, ajo qė ėshtė bėrė zakon tė quhet “shteti amė”, ėshtė dhe do tė mbetet vendi mė i afėrt i Kosovės – shtet, vendi qė, sido qė tė vijnė punėt, nuk do ta lejė kurrė nė baltė tjetrin.
Shqiptarėt, nė tė dy anėt e kufirit, nė altar tė idealit europian hoqėn dorė nga bashkimi shtetėror mes tyre, por kjo s’do tė thotė kurrsesi se ata (mė saktė, njera gjysmė e tyre) do tė heqė dorė nga tė qenit shqiptar, sepse kėshtu mund t’i pėlqejė dikujt. Kombi shqiptar ka qenė dhe mbetet njė. Njė komb nė dy shtete, njė dukuri qė bota e njeh.
Ky komb, ashtu si mė parė, gjithēka e ka tė njejtė: gjuhėn, doket, ngrehėn shpirtėrore, kujtimet historike e tė gjitha shenjat e tjera identifikuese. Pėrpjekjet qė bėhen aty-kėtu , duke nisur nga ndarja e gjuhės, pėr tė pėrfunduar nė ndarje tė gjithēkaje, nė njė identitet tė ri, nuk mund tė jenė veē me qėllime tė mbrapshta. Eshtė pak a shumė ideja e “Shqipėrise sė madhe” nė kah tė kundėrt. “Shqipėria e madhe” si spikamė, transferohet nė kuptimin e saj mohues, te kombi shqiptar. Me fjalė tė tjera, ashtu siē ėshtė quajtur “Shqipėria e madhe” e dėmshme dhe besdisėse, ashtu bėhet tani me tėrėsinė e kombit shqiptar. Ky komb, ashtu siē ėshtė, natyral dhe i plotė, quhet i dėmshėm dhe i besdisės. Pėr ta bėrė tė pranueshėm, duhet ta ndajmė mė dysh. Kėshtu fillojmė nga gjuha, e mė tutje ėshtė gjithmonė mė lehtė.
Njė grup rimohuesish nė Prishtinė dhe nė Tiranė kanė kohė qė u bijen borive tė tilla.
Mendoj se marrėdhėniet e Shqipėrisė me Kosovėn, sidomos tani qė tė dyja kanė pėrpara fjalėt “shtet”, duhet tė jenė model i marrėdhėnieve tė shkėlqyera. Mbi kėtė harmoni duhet tė vigjėlojnė tė gjithė.
Pyetje: Keni paralajmėruar prej kohėsh se dy shtete shqiptare do ta qetėsojnė rajonin. Tani qė ky ėshtė fakt i kryer, si e shihni Ballkanin me dy shtete shqiptare?
Pėrgjigje: Dy shtetet shqiptarė nė Ballkan, kjo ka filluar tė acarojė nervat e atyre qė mezi e presin rastin pėr t’iu sulur Shqipėrisė. Nė njė gazetė ruse, njė farė ideologu jepte kushtrimin, duke u pėrpjekur tė tmerrojė botėn se sė shpejti shqiptarėt, si grykėsa qė janė, mund tė kėrkojnė pesė Shqipėri. (Me sa duket, e sipas tij, njė nė Maqedoni, njė nė Mal tė Zi e njė nė Greqi, - Ēamźria, ndoshta. )
Gjithmonė sipas kėtij ideologu, kėto “pesė Shqipėri”, qė drejtohen nga Al Qaeda dhe islamistėt, do tė pėrpiqen sė shpejti t’i bėjnė gropėn Europės. Gjithmonė sipas rusit, aleatja kryesore e “pesė Shqipėrive” , SHBA, e pėrkrah kėtė “tufė Shqipėrish”, gjithmonė me tė njejtin qėllim, prishjen e Europės.
Qė t’i kthehemi seriozisht ēėshtjes, mendoj se dy shtete shqiptare do tė rritin ndjeshėm faktorizimin shqiptar nė Ballkan. Bashkė me kėtė pėrgjegjėsia shqiptare pėr punėt nė gadishull do tė rritet gjithashtu.
Pėrveē kėsaj, mendoj se kjo “dyshe shtetėrore” do tė ketė ndikim pozitiv tė brendshėm nė seriozitetin dhe moralin e shoqėrisė, e sidomos tė politikės shqiptare. Ajo do tė zgjerojė vizionin pėr botėn, kurse patriotizmin natyral tradicional, atė pėr tė cilin ka aq shumė diskutime ēoroditėse sot, do ta shoqėrojė me njė pėrmasė tė re, atė qė cilėsohet “patriotizėm institucional”, brenda modelit tė sotėm europian.
Pyetje: Beogradi e Rusia janė pozicionuar fort nė mos njohjen e kėsaj pavarėsie. A do tė zbutet ky qėndrim nė tė ardhmen?
Pėrgjigje: Qėndrimi i Serbisė pritej. Me Kostunicat e tipat si ai, tė cilėt nuk ndahen dot nga martirologjia folklorike e betejes sė Kosovės, e « djepit » dhe e fabulave tė tjera, nuk shkohet larg. Eshtė nė interes tė tė gjithėve qė dy shtetet shqiptare tė kenė marrėdhėnie normale si me Serbinė, si me Rusinė, por marrėdhėniet, siē e tregon vetė fjala, nuk mund tė jenė veē tė dyanshme.
Qėndrimi i Rusisė ka qenė tejet zhgėnjyes. Asnjė shteti nuk mund t’i lejohet njė mllef e njė revan i tillė kundėr pavarėsisė sė njė populli, siē ndodhi me qėndrimin rus kundėr Kosovės. E dehur nga hapėsira, Rusia vazhdon tė bėjė gabimet e vjetra kur ajo vetė fabrikonte urrejtje, qė ktheheshin pastaj kundėr saj. Kėshtu i ka ndodhur me popujt e Baltikut, me disa nga popujt e Kaukazit, e me tė tjerėt qė dihen. Pėrpara dalldisė kundėr lirisė sė shqiptarėve tė Kosovės, qė, me sa duket, sipas saj, nuk e meritojnė lirinė ngaqė nuk janė sllavė, Rusia do tė bėnte mirė qė, nė vend tė dėgjonte demagogė tė tillė, si ai i pesė Shqipėrive, tė dėgjonte mesazhin qė i la shkrimtari qė pėrfaqėsonte ndėrgjegjen e saj, Leon Tolstoi, nė librin e tij tė fundit
« Haxhi Murati ». Nė kėtė vepėr, tė vetmen qė iu ēensurua plotėsisht ose pėrgjysėm nė tė tre regjimet, carist, komunist dhe postkomunist, (dhe kjo ėshtė e kuptimplotė) , ai e paralajmėroi Rusinė kundėr dalldive tė tilla. Si ēdo shkrimtar i madh, duke e bėrė kėtė paralajmėrim, lidhur me njė popull tė Kaukazit, ai e ka bėrė njėkohėsisht pėr tė gjithė popujt. Ai e ka bėrė atė edhe pėr Kosovėn.
Pyetje: Pavarėsia e Kosovės nuk do tė arrihej pa ndihmėn e Amerikės. Nė ēfarė mėnyre duhet ta tregojnė mirėnjohjen e tyre shqiptarėt ndaj kėtij shteti tė madh?
Pėrgjigje: Kjo qė thoni ju ėshtė jashtė ēdo dyshimi. Mirėnjohja shqiptare pėr SHBA-nė dhe aleatėt e tjerė europianė ėshtė njė detyrim moral, pėr tė cilin gjithė shqiptarėt janė plotėsisht tė ndėrgjegjshėm.
Dihet se kjo miqėsi dhe simpati e shprehur pa asnjė rezervė e nė stilin shqiptar prej shqiptarėve, ka shkaktuar njė farė nėnqeshje ironike nė rrethe tė caktuara europiane, pźr tė mos pźrmendur rrethet qė jo vetźm bezdisen prej saj, por do tė bėjnė ēmos tė intrigojnė kundėr saj.
Mendoj se askush nė Shqipėri dhe nė Kosovė nuk duhet ta marrė seriozisht kėtė ironi e bezdisje. Populli shqiptar ka arsyet e veta, tė njohura botėrisht pėr kėtė mirėnjohje. Nė fillim tė shekullit XX me diplomacinė e vet, nė mbarim tė shekullit me armėt e veta, nė fillim tė shekullit XXI me vendosmėrinė e vet tė admirueshme, SHBA-tė e ndihmuan si askush kėtė komb tė qėndrojė nė kėmbė. Ē’arsye tjetėr mund tė kėrkojė njė popull pėr tė qenė mirėnjohės?
Zonjushet ironizuese ėshtė mirė tė shqetėsohen pėr valėn e antiamerikanizmit , qė mendjelehtėsisht ėshtė bėrė e modės sot nė shumė vende. Shumė shpejt ėshtė harruar se antiamerikanizmi ka qenė shtylla kryesore ku mbėshtetej stalinizmi rus, kinez dhe botėror.
Pyetje: Diaspora shqiptare e Amerikės ka bėrė shumė pėr pavarėsinė e Kosovės. Ju keni pasur dhe keni kontakte tė vazhdueshme me kėtė diasporė. Cili ėshtė pozicioni qė duhet tė marrė tani ajo pėr Kosovėn?
Pėrgjigje: Eshtė njė nga tė vėrtetat e pranuara nga tė gjithė, se diaspora shqiptare, kjo « Shqipėri e tretė », siē mund tė thoshim ne, - pėr rusin do tė ishte e gjashta - , ka qenė e pranishme nė tė gjitha ēastet, tė mėdha e tė pėrditshme tė Shqipėrisė.
Vizioni i saj, ai vizion qė largėsia zakonisht e bėn mė tė kthjellėt e tė paanshėm, nė rastin e ēėshtjeve madhore kombėtare, si ēėshtja e Kosovės, ka qenė jashtėzakonisht pozitiv dhe i domosdoshėm. Nė kushtet e dy shteteve shqiptare, ky « vizion diasporial » , nėse mund tė pėrdoret njė shprehje e tillė, si asnjė herė tjetėr bėhet i domosdoshėm. Ai bėhet i tillė sidomos pėr njė nga ēėshtjet themelore tė sė ardhmes: harmonisė midis dy shteteve shqiptare, tė vjetrit dhe tė riut.

shqiptari
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 2353
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi