ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

“Del Ponte gėnjen"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1804

MesazhTitulli: “Del Ponte gėnjen"   Sun May 18, 2008 1:46 pm

“Del Ponte gėnjen"Sipas organit qendror tė akuzės shqiptare, nė librin e kryeprokurores sė Hagės janė renditur tė njėjtat dyshime pėr tė cilat u hetua nė 2004 dhe nuk u provuan

TIRANĖ - Vetėm pak ditė pasi Organizatat Ndėrkombėtare sė tė Drejtave tė Njeriut i kėrkuan qeverisė shqiptare dhe asaj kosovare tė merrnin nė konsideratė akuzat e ngritura nga ish-kryeprokurorja e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr krimet e luftės, Karla del Ponte, reagon edhe Prokuroria e Pėrgjithshme. Nė njė njoftim pėr shtyp, organi qendror i akuzės thotė se nga shqyrtimi i informacionit tė publikuar nė librin e Del Pontes “Gjuetia. Unė dhe kriminelėt e luftės”, pėr ngjarjet qė sipas saj kanė ndodhur nė zonėn e Burrelit gjatė vitit 1999, ėshtė bėrė njė verifikim nė vitin 2004, ku nuk ka dalė asgjė e vėrtetė. Sipas zyrės sė shtypit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, bėhet me dije se pėr kėtė ēėshtje kanė ardhur nė Shqipėri nė shkurt tė vitit 2004 njė grup hetuesish nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės. Ky grup hetuesish nė bashkėpunim me prokurorė tė rrethit tė Matit kanė zhvilluar njė proces inspektimi dhe verifikimi nė disa ambiente nė zonėn e Burrelit. “Nė pėrfundim tė kėtij procesi, hetuesit e Hagės sė bashku me prokurorėt e Matit arritėn nė konkluzionin se tė dhėnat qė posedonin hetuesit e Hagės pėr atė qė pretendohej se kishte ndodhur nė Burrel, nuk rezultuan tė vėrteta”, - tha dje zyra e shtypit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Duke iu referuar rihapjes sė ēėshtjes nga libri i ish-kryeprokurores sė Hagės dhe debatit ndėrkombėtar qė ka shkaktuar ky libėr, prokuroria u ėshtė rikthyer edhe njė herė tė dhėnave tė nxjerra nga inspektimi i vitit 2004. Burime zyrtare thanė se “duke krahasuar tė dhėnat e asaj kohe me ato ēfarė shkruan Karla del Ponte sot nė librin e saj, konstatojmė se kemi tė bėjmė me tė njėjtėt elemente qė pretendoheshin nė vitin 2004, por Prokurorisė Shqiptare nuk i rezulton asnjė e dhėnė e re, pėr tė cilat do tė ishte e nevojshme tė kryhej njė proces i ri verifikimi apo investigimi”. Prokuroria e Pėrgjithshme gjithashtu shpreh angazhimin dhe gatishmėrinė se, nė rast se “Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pėr krimet e luftės nė ish-Jugosllavi mendon se duhet tė vazhdojė investigimet nė kėtė drejtim, Prokuroria Shqiptare ėshtė e gatshme pėr bashkėpunim me kėtė gjykatė, ose duke asistuar nė rast se hetuesit e saj vijnė vetė pėr hetime nė Shqipėri, ose duke mirėpritur tė dhėna shtesė qė do t’i jepnin shkas Prokurorisė Shqiptare pėr tė filluar hetime pėr kėtė ēėshtje, nė bazė tė legjislacionit nė fuqi”, - pėrfundon njoftimi i zyrės sė shtypit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

Korrieri
Mbrapsht nė krye Goto down
petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 16 Apr 2008
Mesazhe : 275

MesazhTitulli: Re: “Del Ponte gėnjen"   Sun May 18, 2008 3:14 pm

Prokuroria shqiptare duhet te nderrmare vete hetime. Shteti i Kosoves dhe Shteti shqiptar duhet ta denoncojne per shpifje Del Ponten dhe jo te harxhojne koh me deklarata shtypi.
Mbrapsht nė krye Goto down

“Del Ponte gėnjen"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: SHTYPI-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės