Drini anetetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 126
| Titulli: Klosi: Nuk e kuptoj se si miku im Rama i dha pushtet tė paku Sat May 17, 2008 4:51 pm | |
| Klosi: Nuk e kuptoj se si miku im Rama i dha pushtet tė pakufizuar Berishės
Ndryshimet kushtetuese tė kundėrshtuara nga pjesa mė e madhe e aktorėve politikė, po pėrkrahet sė fundi dhe nga shumė personalitete tė shoqėrisė civile. Ardian Klosi, njė nga aleatėt mė tė ngushtė tė lidershipit socialist, Rama, nė takimin e radhės tė Komitetit Pėr Mbrojtjen e Kushtetutės ditėn e djeshme nė qytetin e Vlorės, ėshtė bėrė dhe pėrkrahėsi mė i ri i kėsaj nisme. Duke folur nė kėtė takim me popullin vlonjat, Ardian Klosi ėshtė shprehur se kur ėshtė miratuar Kushtetuta nė vitin 98 unė kam qenė Drejtor i RTSH dhe kam mbėshtetur me ndėrgjegje Kushtetutėn, madje edhe duke u pėrballur me kėrcėnimet e njerėzve tė kryeministrit Sali Berisha. Por, tani nuk mund ta kuptoj dot dhe jam i habitur sesi miku im Edi Rama, i ka dhėnė pushtet tė pakufizuar kryeministrit tė papėrgjegjshėm Berisha dhe ky fakt mė tremb. Duke vazhduar mė tej Klosi tha se unė i respektoj thirrjet tuaja nė mbrojtje tė Kushtetutės dhe nė emėr tė aleancės pėr mbrojtjen e qytetit tė Vlorės falėnderoj kėshilltarėt e LSI nė Vlorė se na kanė mbėshtetur nė iniciativėn tonė pėr mbrojtjen e mjedisit tė mrekullueshėm tė kėtij qyteti. Por, mesa duket tė gjithė aleatėt e ngushtė tė Ramės, nuk ndajnė tė njėjtin qėndrim si Rama pėr kėto ndryshime kushtetuese, tė cilat e bėjnė tė pushtetshėm kryeministrit Berisha. Pretendimi kryesor i ngritur nga tė gjithė ka tė bėjė me faktin se kryeministrit i jepet e drejta tė kėrkojė shpėrndarje e Kuvendit, nėse nuk votėbesohet nga ky i fundit. |
|