Zbulohet skema e mashtrimit tė bankės
Faqja 1 e 1•
Zbulohet skema e mashtrimit tė bankės
Kredi 10 milionėshe, nė kėmbim tė njė vize
Zbulohet skema e mashtrimit tė bankės, ku u vodhėn me anė tė kredive false 50 milionė lekė. Tetė tė arrestuar
Analisti i bankės i gjente me sekserė kredimarrėsit. U premtonte 1 vizė shengen dhe iu merrte paratė
TIRANĖ- Kredi 10 milionėshe me dokumente false, nė kėmbim tė njė vize pėr nė Greqi apo Itali. Kjo ka qenė skema e mashtrimit tė njė banke, pėr tė cilėn "hallexhinjtė" qė donin tė iknin nė emigracion pėr tė nxjerrė bukėn e gojės e paguan me pranga. Sipas burimeve tė rezervuara pranė organit tė akuzės, tetė tė arrestuarit, nė bashkėpunim me njė person tjetėr tė shpallur nė kėrkim, kanė mundur tė vjedhin pesė kredi me nga 10 milionė lekė tė vjetra nė njė bankė tė njohur. "Nga hetimet disamujore, tė kryera me metoda speciale nga prokurori Armand Gurakuqi nė zyrėn e Task-Forcės ka rezultuar se: Taip Ēelaj, Mahmut Barziu, Selman Mici, Arben Beqiri, Astrit Graceni, Luan Gjika, Blendi Sharra dhe Sotiraq Vito, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer veprime tė kundraligjshme duke mashtruar dhe vjedhur bankėn, me anėn e pesė kredive",-bėnė me dije mbrėmė, burime nga Prokuroria. E gjithė shuma e mashtrimit, e zbuluar deri tani kap shifrėn e 50 milionė lekėve.
***
Organizatori i gjithė vjedhjes ėshtė analisti i kredisė pranė kėsaj banke, Taip Ēelaj, i cili ka shpikur njė mėnyrė tė re mashtrimi. Me ndihmėn e "sekserėve" tė tij, ai ka pėrdorur dokumente me tė dhėna tė rreme dhe nė kėmbim tė kredive, pesė personave. Nė kėmbim tė pėrfitimit tė tij, ai iu kishte premtuar kredi-marrėsveviza pėr jashtė shtetit. Sipas prokurorisė, marrja e pesė kredive ėshtė bėrė nė afatin kohor prej tre muajsh, kohė kur janė tėrhequr nga banka rreth 50 milionė lekė tė vjetra. "Analisti i kredisė, Taip Ēelaj, duke shfrytėzuar detyrėn qė kishte, me ndihmėn e sekserėve, gjente qytetarė tė cilėt donin tė iknin jashtė shtetit kundrejt pagesave tė ndryshme. "Mashtruesit" i bindnin qytetarėt hallexhinj qė me fotografitė e tyre dhe gjeneralitete tė rreme, tė tėrheqin kredi 10 milionėshe, para kėto qė kalonin nė llogarinė e analistit tė kredisė.
***
"Tė gjitha dokumentet pėr kredinė, si certifikata e sigurimeve shėndetėsore, fletė tė regjistrimit tė biznesit, kontrata pune dhe njė sėrė falsifikimesh tė tjera, bėheshin prej analistit tė kredisė, ndėrsa personi qė "shiste" emrin, pajisej me njė vizė shengen pėr nė shtetin grek apo italian",-thanė burime nga akuza. Tetė tė arrestuarit u prangosėn pas vendimit tė dhėnė nga Gjykata e Shkallės sė Parė nė Tiranė, e cila ka caktuar nė mungesė masėn e sigurisė "arrest me burg". Arrestimi i tyre u krye nė operacionin e policisė tė koduar me emrin "Kredi e Keqe". Pasditen e djeshme, zėdhėnėsi i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, Klodian Branko, njoftoi median pėr suksesin e arritur nga policia nė arrestimin e tetė "mashtruesve" dhe njoftoi pėr akuzat e ngritura ndaj tyre. "Mbi tetė tė arrestuarit, nga ana e prokurorisė sė Tiranės janė ngritur dyshimet pėr kryerjen e veprave penale tė "vjedhjes duke shpėrdoruar detyrėn"; "mashtrimit mė shumė se njė here"; "falsifikim tė dokumenteve" dhe "dhėnies ndihmė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit shtetėror" nė bashkėpunim, tė parashikuara nga nenet 135, 143/2, 186, 191, 298 dhe 25 tė Kodit Penal",-tha zėdhėnėsi Klodian Branko. Operacioni i arrestimit tė tyre u krye rreth orės 22:00 tė datės 29 janar, nė tre qytete tė ndryshme tė vendit, nė Berat, Elbasan dhe Tiranė.
TĖ ARRESTUARIT:
Taip Ēelaj, 26 vjeē, banues nė Tiranė, me punė oficer i kredisė nė bankė
Mahmut Barziu, 40 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė
Selman Mici, 44 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė
Arben Beqiri, 40 vjeē, lindur dhe banues nė Elbasan
Astrit Graceni, 66 vjeē, lindur dhe banues nė Elbasan
Luan Gjika, 47 vjeē lindur dhe banues nė Elbasan
Blendi Sharra, 32 vjeē, lindur dhe banues nė Elbasan
Sotiraq Vito, 42 vjeē, lindur dhe banues nė Berat







