"Kosovo Kid", gati pėr tė shkėlqyer
:: Jeta ne Shqiperi :: SHTYPI
Faqja 1 e 1•
"Kosovo Kid", gati pėr tė shkėlqyer
"Kosovo Kid", gati pėr tė shkėlqyer
Elvir Muriqi, sot nė ring pėr tė rifilluar ngjitjen drejt kreut
Elvir Muriqi, sot nė ring pėr tė rifilluar ngjitjen drejt kreut
Elvir Muriqi do tė ngjitet pėrsėri sot nė ring, pas 7 muajsh inaktivitet. Boksieri shqiptar nuk do tė ketė mė pėrballė kampionin botėror Antonio Tarver, i cili deri tani ka refuzuar njė ndeshje kthimi, pasi e mundi me pikė nė qershor, por Uillis Loket, njė tjetėr amerikan me eksperiencė nė peshat gjysmė tė rėnda, "Kosovo Kid", kėtė radhė do tė kthehet nė njė nga palestrat e Bronksit, aty ku filloi tė boksonte pėr herė tė parė si profesionist, por tashmė me idenė e qartė pėr tė synuar njė tjetėr ndeshje me kampionėt ndėrkombėtarė. Vetė Muriqi ka treguar etapat e karrierės sė tij, deri nė ndeshjen e sotme, ku do tė tentojė ti kthehet shkėlqimit tė njė viti mė parė.
"Duhet ta pranoj se nė fillimin e karrierės unė mėrzitesha. Nuk kisha njė karrierė tė gjatė si amator dhe trajnerėt e mi mė ndryshonin vazhdimisht stilin e luftimit, duke mė servirur kundėrshtarė tė dobėt, nga tė cilėt nuk mėsoja asgjė. Unė dėshiroja tė pėrmirėsohesha, por pashė se si karriera ime nuk po shkonte asgjėkundi", tregon ai. Ēuditėrisht, famėn mė tė madhe ai e ka fituar pas njė humbjeje, pikėrisht atė tė vitit tė kaluar me kampionin Antonio Tarver, ku u mund vetėm me pikė, duke arritur ti shkėpusė njėrit prej gjyqtarėve njė vendim pėr barazim. Kjo e bėri tė besonte pėrsėri te vetvetja. "Mora shumė telefonata nga miq, familjarė dhe njerėz me tė cilėt kisha vite qė nuk flisja por qė ishin tė bindur se kisha fituar atė ndeshje dhe se ishin krenarė pėr mua. Edhe mua mu duk sikur e kisha fituar dhe u tėrbova kur dėgjova gjyqtarin e parė qė dha barazim. U mėrzita kur dėgjova vendimet e dy tė tjerėve qė e shpallėn Tarverin fitues. Por kur lufton me njė yll tė ringut dhe arrin njė rezultat kaq tė ngushtė, e di qė ke bėrė mė tė mirėn", tregon Muriqi pėr emocionet e ndeshjes. Nė fakt, Tarver nuk e pranoi as vendimin pėr barazim, ndėrsa detyroi stafin e Muriqit tė largohej nga ringu para se tė fillonte intervistat. "Mė besoni, nėse nuk do tė kishte njerėz tė tjerė rrotull, do tė ishte ai qė do tė largohej nga ringu. Por unė e dija qė askush nuk po e merrte me seriozitet deklaratėn e tij ndaj nuk u shqetėsova. Unė vetėm i thashė: Bėhu burrė. Kur humbe me Roi, ai tė dha shansin e revanshit. Kjo ishte njė ndeshje me rezultat tė ngushtė ndaj vepro me mua ashtu siē bėri ai me ty. Vetėm pas kėsaj, ai mė respektoi", tregon boksieri kosovar. Por nė fakt, ai nuk ėshtė ndeshur me asnjė kundėrshtar qė nga muaji qershor, pėr shkak se nuk gjendej njė boksier qė tė pranonte sfidėn. "E vetmja gjė qė dėshiroj ėshtė tė kthehem tu tregoj tė gjithėve se i pėrkas rangut tė boksierėve mė tė mirė tė peshave gjysmė tė rėnda. Pavarėsisht humbjes, asnjė nga boksierėt e rėndėsishėm nuk pranonin tė ndesheshin, pasi nuk e kishin tė sigurtė fitoren me mua. Edhe kampioni Zsolt Erdei, anuloi njė takim tė mundshėm me mua nė Gjermani. Mė duhej tė pritja 7 muaj pėr njė ndeshje, por nuk ka problem, e rėndėsishme ėshtė qė u ktheva, pėr tė filluar pėrsėri rrugėn drejt majave", deklaroi "Kosovo Kid".
Sfida
"Jam gati tė ndeshem me kėdo, Ēad Douson, Glen Xhonson, Klinton Uds, Roi, Tito, Hopkins, tė gjithė kampionėt e vendeve tė para tė klasifikimit. Nė njė mbrėmje tė mirė, i mund tė gjithė. Nėse mendojnė se i sfidoj pėr para, jam gati tė nėnshkruaj njė parakontratė ku fituesi i merr tė gjitha fitimet e ndeshjes"







