Largimi, Brokaj: Pse jam zhgėnjyer nga politika

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Largimi, Brokaj: Pse jam zhgėnjyer nga politika

Mesazh nga ILIRI prej Fri Feb 01, 2008 9:39 am

Largimi, Brokaj: Pse jam zhgėnjyer nga politika
Intervista/ Nėnkryetari i LSI-sė, Sabit Brokaj, komenton vendimin e tij pėr tė dorėzuar mandatin e deputetit
TIRANĖ- Pasi la postin e kryetarit tė grupit parlamentar tė LSI-PDS, gati gjashtė muaj mė parė, dje nėnkryetari i LSI-sė, Sabit Brokaj, ka dorėzuar mandatin e deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli", Brokaj jep arsyet e kėtij akti, duke argumentuar se ndjehet i lodhur nga zhgėnjimet 17 vjeēare tė politikės. Megjithėse mohon qė akti i dorėzimit tė mandatit tė ketė lidhje me ndonjė mosmarrėveshje me lidershipin e partisė nė tė cilėn bėn pjesė, Brokaj deklaron se jo pėr ēdo vendim apo lėvizje tė ndėrmarrė nga partia ka qenė dakord. Gjithashtu ai bėn tė ditur se pas largimit nga jeta parlamentare, do t'i pėrkushtohet mė shumė aktivitetit tė tij si mjek kardiolog, ku nuk pėrjashton mundėsinė e hapjes edhe tė njė klinike private mjekėsore.
Z.Brokaj keni ndėrmarrė njė akt tė pazakontė nė politikėn shqiptare, duke dorėzuar nė mėnyrė vullnetare mandatin e deputetit. Cilat janė arsyet dhe shkaqet qė ju ēuan nė kėtė veprim?
Mendoj se cilido politikan, gjithnjė duke bėrė bilancet e veprimtarisė sė vet, gjendjes reale, produktit politik e tė tjera, ėshtė normale qė tė marrė vendime tė kėtij karakteri. Aq mė shumė qė unė i pėrkas edhe njė fushe nė tė cilėn kam konsumuar shumė energji, shumė punė dhe shumė kohė, siē ėshtė mjekėsia. Nė kėto kushte e shoh pėr momentin se do tė ishte mė produktive qė aktivitetin politik parlamentar ta ndėrpres dhe ta vazhdoj vetėm nė aspektin politik partiak tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Kjo, pėr tė kaluar gjithė angazhimin tim nė profesion dhe pėr tė lėnė hapėsirė njerėzve shumė tė motivuar tė angazhohen nė atė vend qė isha unė.
Jeni shprehur gjatė deklarimit tė kėtij vendimi nė Kuvend se jeni ndjerė i zhgėnjyer nga politika. Pėrse?
Natyrisht. Unė do tė thosha se nuk do tė kishte asnjė politikan shqiptar, qė e nisi me idealet dhe qėllimet e mėdha politikėn nė vitet '90 ,dhe tė mos ketė zhgėnjime. Kur u nis kjo rrugė, tė gjithė ne, pra ata qė e kishin mundėsinė qė tė kishin dhe formimin tim, gjykonim qė tranzicioni mund tė vazhdonte e shumta deri nė dhjetė vjet. Nuk e mendonim kurrė qė edhe pas 17 vjetėsh tė na dukej tranzicioni i pambarimtė. Ka dhe shumė zhgėnjime tė tjera, aq mė shumė qė progresi nė procesin demokratik ėshtė aq i ngadaltė, ose mė saktė ka aq shumė shpėrfytyrime dhe deformime, sa mjafton tė themi qė ne nuk ulemi dot dhe tė bėjmė njė Kod Zgjedhor apo karta identiteti e tė tjera, elemente bazė kėto pėr demokracinė dhe pėr shtetin. Kėto janė pohime qė nuk i bėj vetėm unė, por tė tėrė. Ēėshtja ėshtė se pėr momentin unė reflektoj nė kėtė mėnyrė. Prandaj dhe thashė mė parė qė ai politikan qė mendon se politika ėshtė nė funksion tė zhvillimeve tė vendit, tė popullit tė vet dhe jo thjesht pėr kuletėn e tij, tė mos zhgėnjehet kur e gjithė ajo aspiratė dhe ai zjarr i ndezur pėr aspirata tė mėdha nė fillim tė viteve 90 tė mos realizojė objektivat qė ne kėrkonim.
Ndėrkohė qė prej disa muajsh ekziston dhe njė ide se marrėdhėniet tuaja me lidershipin e LSI-sė nuk ishin shumė tė mira. Ka tė bėjė kjo me largimin tuaj nė kėtė moment?
Dua tė sqaroj se unė kam qenė nė pėrputhje tė plotė me zhvillimet kryesore dhe tėrėsore tė LSI-sė. Sikur unė tė pajtohesha me ēdo gjė, edhe pėr problemet e vogla, atėherė unė s'do kisha pse tė qėndroja nė politikė.
Pas kaq shumė zhgėnjimesh dhe pas njė jete kaq tė gjatė politike aktive, cili ėshtė pėrkufizimi juaj pėr politikėn shqiptare?
Ėshtė vėshtirė ta them me pak fjalė, por do tė thosha se politika shqiptare nuk e parapriu zhvillimin e vendit, nuk e luajti rolin progresiv qė popullit tė vet t'i plotėsojė kėrkesat e tij. Nė mjaft raste e orientoi jo mirė, sidomos nė pikėpamjet e dėmtimit tė vlerave, tė agresivitetit. Pra politika nuk i shfrytėzoi hapėsirat qė i krijoi ndryshimi i sistemit.
U larguat nga PS-ja pėr tė krijuar sė bashku me njė sėrė figurash tė tjera politike LSI-nė. Besoni se ia vlejti kjo sakrificė dhe a ia arritėt atij qėllimi pėr tė cilin dhe u shkėputėt nga PS-ja?
Nė kėtė aspekt nuk jam i zhgėnjyer. Dhe vendimmarrja pėr t'u larguar nga Partia Socialiste nuk qe ndonjė moment emocional, por mund tė them se ishte njė proces nė kohė. Mund tė gjykoj se nė bilancin tėrėsor, qė mund t'i bėj veprimtarisė dhe gjendjes sė LSI-sė, nuk kam zhgėnjime. Prandaj gjykoj se vendimi qė kam marrė ėshtė i drejtė.
Cilat janė marrėdhėniet e tua me kryetarin e LSI-sė Ilir Meta?
Marrėdhėniet me Metėn janė fare tė mira dhe mėse normale.
Konkretisht, me ēfarė do tė merreni tani pas kėtij largimi nga jeta parlamentare?
Angazhimin kryesor do ta kem profesional, nė kardiologji, nė kabinet dhe natyrisht nė spital dhe kryesisht nė aktivitetin pedagogjik si pedagog i jashtėm, veprimtari qė unė e kam ruajtur nė mėnyrė tė vazhdueshme edhe kur kam qenė nė politikė.
Ėshtė vėshtirė ta them me pak fjalė, por do tė thosha se politika shqiptare nuk e parapriu zhvillimin e vendit, nuk e luajti rolin progresiv qė popullit tė vet t'i plotėsojė kėrkesat e tij. Nė mjaft raste e orientoi jo mirė, sidomos nė pikėpamjet e dėmtimit tė vlerave, tė agresivitetit
Angazhimin kryesor do ta kem profesional, nė kardiologji, nė kabinet dhe natyrisht nė spital dhe kryesisht nė aktivitetin pedagogjik si pedagog i jashtėm, veprimtari qė unė e kam ruajtur nė mėnyrė tė vazhdueshme edhe kur kam qenė nė politikė.
Dua tė sqaroj se unė kam qenė nė pėrputhje tė plotė me zhvillimet kryesore dhe tėrėsore tė LSI-sė. Sikur unė tė pajtohesha me ēdo gjė, edhe pėr problemet e vogla, atėherė unė s'do kisha pse tė qėndroja nė politikė.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi