Leskaj: Reagimi i Topallit, brutalitet provincial
:: Jeta ne Shqiperi :: SHTYPI
Faqja 1 e 1•
Leskaj: Reagimi i Topallit, brutalitet provincial
Leskaj: Reagimi i Topallit, brutalitet provincial
Gjykata e Lartė? PS denoncon kryeparlamentaren
Gjykata e Lartė? PS denoncon kryeparlamentaren
Valentina Leskaj konfirmoi dje se po shqyrtohet mundėsia e mocionit pėr shkarkimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli. Nė cilėsinė e kryetares sė grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, ajo denoncoi qėndrimin e Kryetares sė Kuvendit, ndaj dekretit tė Presidentit tė Republikės pėr emėrimin e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. "Ne prisnim nga Jozefina Topalli reflektim, lidhur me kėtė ēėshtje, reflektim qė do tė ēonte jo nė brutalitetin provincial, qė u shpreh nė deklaratėn e bėrė dje pėrmes zėdhėnėses pėr shtyp, po nė zgjidhje", vlerėsoi Leskaj.
Deklarata
Nė tė kundėrt, shtoi ajo, Kryetarja e Kuvendit nuk bėri asgjė transparente lidhur me veprimet e saj nė kėtė deklaratė. Kjo, tha Leskaj, e bėn edhe mė tė paqartė e natyrisht edhe mė tė kompromentuar procesin. Drejtuesja e deputetėve socialistė citoi Kushtetutėn nė nenin 136 ku thuhet se "anėtarėt e Gjykatės sė Lartė emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit". Sipas Leskajt, dhėnia e pėlqimit nuk do tė thotė mbledhja e tė dhėnave pėr kandidatėt, nuk do tė thotė kėrkim i provave tė pafajėsisė, nga Kryetarja. Ndėrsa shtoi se ky veprim i saj ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me ligjin dhe se pritej distancim e jo heshtje fajėsuese nga Sali Berisha gjithashtu. Partia Socialiste konstaton se shkelja e tė drejtave themelore tė njeriut dhe cenimi i personalitetit qė ka ndodhur nė rastin e 5 kandidatėve, tė dekretuar nga Presidenti i Republikės, bėhen mė tė rėndė kur kėto tė vepra kryhen nga Kryetarja e Kuvendit dhe pėr njė dekret tė Presidentit tė Republikės. "Natyrisht, kjo bėhet e frikshme pėr qytetarėt e pambrojtur", insistoi Leskaj. Grupi Parlamentar i socialistėve ka vlerėsuar nevojėn e reformave nė vend dhe pėr kėtė ėshtė bėrė iniciues i paktit pėr reformat nė drejtėsi, por sipas Leskajt, reformat humbasin vlerėn kur vazhdon presioni pėr tė kapur institucionet e pavarura, kur nuk respektohet pavarėsia e tyre. Selia rozė siguron se nuk bėn pakt pėr pakt po njė reformė serioze qė garanton pavarėsinė e drejtėsisė, qė pėrmirėson cilėsinė e sistemit tė shėrbimit tė qytetarėve. "Ne presim votimin e dekreteve tė Presidentit dhe po vlerėsojmė idenė e mocionit pėr shkarkimin e Jozefina Topallit si Kryetare e Kuvendit", u shpreh Leskaj.
Debati
Mbarimi i mandatit tė disa prej anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė shėrbeu si objekt sherri mes Presidencės dhe Kuvendit. Kreu i shtetit disa ditė mė parė firmosi dekretimin e anėtarėve zėvendėsues, duke nisur emrat drejt Kuvendit. Nė kėtė institucion ende nuk ėshtė bėrė kalimi pėr nė seancė i kėtyre emrave. Nė Kushtetutė thuhet se anėtarėt e Gjykatės sė Lartė emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit. Njėri nga anėtarėt emėrohet kryetar sipas procedurės sė parashikuar nė paragrafin 1 tė kėtij neni. Kryetari dhe anėtarėt e Gjykatės sė Lartė qėndrojnė nė detyrė pėr 9 vjet pa tė drejtė riemėrimi. Gjyqtarėt e tjerė emėrohen nga Presidenti i Republikės me propozim tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Gjyqtarė mund tė jenė vetėm shtetasit me arsim tė lartė juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.
Shqip
Re: Leskaj: Reagimi i Topallit, brutalitet provincial
Na ka habitur te gjitheve qendrimi i Topallit kohet e fundit lidhur me miratimin e anetareve te gjykate se larte nga parlamenti.Leskaj e cileson sakte qendrimin e Topallit kur e quan"brutalitet provincial". Kohet e fundit topalli e dehur nga pushteti po e shpalos gjithnje e meshume kete lloj brutaliteti duke nxjerr ne pah nje cilesi te cilen ajo kish ditur ta fshihte mire deri para pak kohesh, ate te mungeses se integritetit.







