Mėrgimtarėt e pėrdorur

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mėrgimtarėt e pėrdorur

Mesazh nga emigranti prej Wed Feb 06, 2008 9:19 am

Mėrgimtarėt e pėrdorur

Nga Pishak Zhgaba

Emigracioni shqiptar po shkon dalėngadalė drejt tė njėzetave, ndaj koha pėr njė bilanc nuk mund tė konsiderohet e papėrshtatshme. T’i shohėsh emigrantėt si njė trup i vetėm, ėshtė natyrisht kundėr logjikės. Megjithatė, nė raste tė veēanta, me saktėsimet e nevojshme, disa arsyetime pėrgjithėsuese edhe mund tė bėhen. Nė qoftė se do ta shikonim mėrgatėn shqiptare si tėrėsi tė veēantė, me atdheun si qendėr gravitacionale, pikėpyetjet pėr raportet me kėtė tė fundit do tė ishin mė se tė ligjshme. Njė nga pyetjet mė problematike do tė ishte kjo: Shqipėria ėshtė sjellė nė mėnyrė instrumentale me emigrantėt e vet?
Me fjalė tė tjera, nė vendin tonė emigrantėt janė parė thjesht si mjet apo jo?
Pyetjes sė mėsipėrme unė i pėrgjigjem: Po. Arsyet po i shpjegoj mė poshtė, me dėshirėn qė tė pėrgėnjeshtrohem nga kundėrargumentimet dhe nga faktet e sė ardhmes.
Emigrantėt shqiptarė janė vėshtruar gjithnjė nga pikėpamja ekonomike. Nuk them se edhe vetė familjet i kanė parė bijtė e tyre kryesisht nga xhepat, kur zbresin nga avioni apo trageti, as e kam e fjalėn pėr komshinjtė kureshtarė me sytė nga valixhet e jashtme, por bankat, qeveritė dhe agjencitė e transferimit tė valutės e kanė bėrė kėtė rregullisht. Emigrantėt janė parė dhe peshuar pėrgjithėsisht nga ana ekonomike. Dėrgesat janė kthyer nė sinonim tė emigrantėve. Njė lumė me grafikė, shifra, tabela, raporte ka vėrshuar nė mediat e shkruara dhe televizive: ėshtė folur dhe flitet vetėm pėr paratė e tyre. Ky mėkat ėshtė i pėrhapur kryesisht nė botėn perėndimore, e cila i mėshon prej kohėsh dobisė ekonomike tė (i)migrantėve, ēka bėhet nė thelb pėr tė qetėsuar zemėratėn e opinioneve publike. Si tė thuash: “I duhen ekonomisė, prandaj po i mbajmė”. Por ky arsyetim, qė vlen “ekonomikisht” pėr vendet pritėse, nuk ka pėrse tė zėrė rrėnjė nė vendet qė “eksportojnė” krahė pune.
Kur politika nuk di se ēfarė guri apo letre tė hedhė nė lojė, atėherė shfaqet karta e emigrantit. Nuk ka fushatė elektorale qė nuk ėshtė diskutuar pėr emigrantėt dhe politikat ndaj tyre. Madje shumė bojė ėshtė harxhuar deri mė sot. Liderėt e politikės shqiptare tashmė e kanė bėrė normė kalimin nėpėr vendet ku ka mė shumė emigrantė, pėr tė zhvilluar takime pune dhe fushate. Radhėt biblike nė dogana apo nė porte, herė nė Krishtlindje dhe herė nė verė, janė shndėrruar pothuajse nė casus belli. Kush me protesta e kush me komunikata shtypi, tė gjithė pėr tė demonstruar muskujt patriotikė nė favor tė emigrantėve. Mirėpo, pas daulleve kombėtariste, ēdo gjė ka pėrfunduar nė flluskė sapuni. Emigrantėt kanė duruar mungesėn e shėrbimeve, kanė dhėnė ndonjė intervistė tė inatosur dhe sė fundi, kanė ikur me njė torbė zhgėnjimesh nga mėmėdheu. Kurse forcat politike janė ējerrė, sipas rolit, pėr tė dėftuar se “mendojnė pėr popullin” dhe “bijtė e tyre jashtė shtetit”.
Disa paralelizma vėshtirė se mund tė bėhen. Gjithsesi, nuk duhet harruar se dje mėrgimtarėt i duheshin regjimit diktatorial pėr tė mbajtur ngrehur strategjinė e tensionit. Nga radhėt e mėrgatės dilnin rregullisht armiq tė popullit, qė komplotonin pa pushim kundėr “pushtetit popullor”. Mėrgata pėrdorej si laborator pėr tė prodhuar sintezėn ideale tė armikut tė brendshėm me atė tė jashtėm. Sepse ata ishin aq “tė brendshėm”, sa edhe “tė jashtėm”. Pra emigrantėt i shėrbenin (in)direkt regjimit, pėr ta ashpėrsuar ose pėr ta mbajtur ndezur luftėn e klasave. Ishte mėnyra mė e mirė pėr t’i shfrytėzuar. Sot, realiteti nuk i lejon “pėrdorime” tė tilla, por arti i retorikės ėshtė ndonjėherė mė i mprehtė se tehu i shpatės sė Enverit tė djeshėm.
Aktualisht, qendrat studimore, OJQ-tė dhe OJF-tė i kanė pėrdorur emigrantėt pėr marrjen e fondeve pėr hulumtime e kėrkime shkencore. Kėtu kanė ndihmuar pa dyshim edhe simotrat perėndimore ose organizatat ndėrkombėtare qė financojnė projekte pėr kthime fantazmė tė trurit apo tė emigrantėve nė atdhe. Njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė financuar burokratizimin e shoqėrisė civile dhe jo pėr tė zgjidhur problemet e emigrantėve.
Pėr kulturėn pop emigrantėt janė minierė ari. Sa qerpikė janė pėrlotur pėr shkak tė arritjeve tė emigrantėve nėpėr botė? Sa emisione televizive, lajme, artikuj, etj., janė bėrė pėr nder tė mundėsit, kėrcimtarit, aktores, kėngėtares, studentit, tė diplomuarit, sipėrmarrėsit, muzikantit, matematikanit, me vendlindje apo origjinė shqiptare? Sa herė jemi krenuar me krenarinė e tyre? Deri dje shkruheshin libra tė zymtė si “Mėrgata e qyqeve”; sot, kur nuk flitet pėr histori mallėngjyese prostitutash, pėr t’ia shitur lexuesit perėndimor, shkruhet pėr emigrantėt qė ia kanė dalė mbanė, pra qė kanė pasur sukses. Emigranti “hero” merr nė ligjėratėn publike funksionin e viagrės, pėr t’i ngritur opinionit publik vetėvlerėsimin e rrėgjuar pas vitesh tė tėra frustrimesh.
Pėrdorim ėshtė edhe harresa. Emigrantėt po shihen gjithnjė e mė shumė si “tė ikur”. Tė larguar pėrfundimisht. Vetė fjala “emigrant” ka pėrftuar disa ngjyresa negative, qė i serviret publikut sipas sebepit. Shkėlqimi i atij qė ka ikur jashtė dhe qė ka parė botė me sy, ka kohė qė ėshtė zbehur. Kurioziteti i dikurshėm gjithashtu. Hiq ndonjė nismė sporadike, politikat nė favor tė njė tė tretės sė popullsisė shqiptare, qė aktualisht gjendet jashtė shtetit, kanė qenė pothuajse inekzistente. Qėllime tė mira? Plot, madje tė sanksionuara nė programe e ligje. Por, nė realitet, mjafton tė kėrkosh njė certifikatė pėr t’i nxjerrė lakrat administratės publike shqiptare dhe politikės sė saj “vullnetmirė”. Vula, firma, legalizime, pulla takse, sorollatje… Emigrantit i lipset vetėm njė praktikė ēfarėdo pėr ta ndjerė veten si gjitari mes shushunjave. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, si i huaj nė shtėpinė tėnde.

emigranti
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 422
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mėrgimtarėt e pėrdorur

Mesazh nga toni prej Wed Feb 06, 2008 4:35 pm

Or po tgjith na shofin per xhepash. Tu fillu prej ke nona e baba (zoti ua boft hallall ate qe u ēojm, ne sua shperblejm dot),e tu dal ke qeveria.

toni
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 228
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi