Nano dhe nanoistėt largohen zyrtarisht nga grupi parlamentar

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nano dhe nanoistėt largohen zyrtarisht nga grupi parlamentar

Mesazh nga emigranti prej Wed May 21, 2008 7:17 am

Nano dhe nanoistėt largohen zyrtarisht nga grupi parlamentar i PS

Nga L.Progni

Ish-kryetari i PS, Fatos Nano, ka mbetur jashtė grupit parlamentar tė PS, pasi ai nuk ėshtė paraqitur pranė zyrės sė grupit parlamentar tė kėsaj partie pėr tė firmosur si anėtar i grupit parlamentar tė PS. Pas refuzimit qė ai i ka bėrė deklarimit nė listėn e deputetėve tė PS, ish-kreu socialist nuk ka vendosur ende firmėn e tij si anėtar i ndonjė grupi tjetėr parlamentar. Pėrveē Nanos, nė listėn e deputetėve tė PS mungojnė edhe deputet tė tjerė tė kėsaj partie, tė cilėt njihen si kundėrshtarė tė Ramės apo mbėshtetės tė Nanos nė PD. Nė listėn e deputetėve socialistė mungojnė shumica e deputetėve tė njohur si kundėrshtarė tė Ramės nė PS, pėrfshi kėtu edhe tė gjashtėt, deputetėt qė votuan pro zgjedhjes sė Bamir Topit president i vendit. Kjo pėr arsye se kėta deputetė janė pėrjashtuar me vendim tė forumeve tė larta drejtuese tė PS. Ndėr deputetėt, firma e tė cilėve mungon nė listėn e deputetėve tė grupit parlamentar tė PS, ėshtė edhe drejtuesi i Lėvizjes pėr Politikė Institucionale nė PS, Petro Koēi, i cili gjithashtu nuk ėshtė paraqitur pranė grupit pėr tė firmosur qėndrimin e e tij nė kėtė grup parlamentar. Sot pėrfundon edhe afati pėr regjistrimin e deputetėve nė grupet e tyre parlamentare pėrkatėse, procedurė qė pėrsėritet nė ēdo nisje sesioni parlamentar. Kjo procedurė duhet tė ishte kryer qė nė shtator, por ishte shtyrė nga Kuvendi deri nė gjysmė tė muajit maj.
Deputetėt, tė cilėt nuk kanė firmosur ende nė listėn e grupit parlamentar socialist, prej nga janė zgjedhur si deputetė, nuk dihet se ēfarė drejtimi do tė marrin. Nuk ka ende konfirmim pėr njė lėvizje tė tyre drejt Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, edhe pse shenjat pėr njė lėvizje tė tillė i kanė dhėnė disa prej kėtyre deputetėve. Petro Koēi prej disa javėsh ėshtė shfaqur bashkė me Ilir Metėn nė aktivitetet e tyre tė pėrditshme politike, siē ėshtė fushata kundėr PD e PS pėr ndryshimet nė Kushtetutė. Burime pranė LSI konfirmojnė nga ana tjetėr se pranė grupit tė tyre parlamentar do tė afrohet njė pjesė e konsiderueshme e deputetėve socialistė, tė mbetur tė “pastrehė” pas largimit tė tyre nga grupi parlamentar socialist. Kryetari i LSI, Ilir Meta, ėshtė shprehur se LSI do tė jetė strehė e tė gjithė socialistėve tė ndėrgjegjshėm, sipas tij, tė cilėt nuk pajtohen me politikat e kryetarit aktual tė PS, Edi Rama, pas miratimit nė Kuvend tė ndryshimeve nė Kushtetutė, tė kundėrshtuara fort nga LSI. Madje, prej disa ditėsh ka nisur njė betejė ndėrmjet dy partive nė drejtim tė marrjes sė anėtarėve tė partisė nga partitė kundėrshtare. Pak ditė mė parė, nė qytetin e Fierit, njė prej ish-zyrtarėve tė PS deklaroi largimin e 250 anėtarėve tė kėsaj partie dhe anėtarėsimin e tyre nė PS. Kjo u kundėrshtua nga drejtuesit e LSI, tė cilėt thanė se shifra ėshtė e pavėrtetė dhe deklarata ishte abuzive.
TEMA

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 350
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nano dhe nanoistėt largohen zyrtarisht nga grupi parlamentar

Mesazh nga petriti prej Wed May 21, 2008 8:43 pm

Shocked Shocked Shocked

petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 338
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi