Ndizet e majta. Meta: Asambleja e PS-se, forum tradhtaresh

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ndizet e majta. Meta: Asambleja e PS-se, forum tradhtaresh

Mesazh nga ILIRI prej Mon Apr 14, 2008 5:32 pm

Ndizet e majta. Meta: Asambleja e PS-se, forum tradhtareshGazeta Shqip
Ilir Meta shpėrtheu dje nė akuza ndaj lidershipit tė Partisė Socialiste. Nė mbledhjen e konventės kombėtare, kreu i LSI-sė nuk i kurseu aspak tonet e larta ndaj ish-aleatėve. “Pėr fatin tonė tė keq, tashmė nė krah tė Doktor Rrumpallės ėshtė vendosur me krenari kryetari i radhės i Partisė Socialiste”, konstatoi ai. Meta pranoi se ėshtė i tronditur, por jo dhe aq shumė i befasuar, qė anti-Berisha mė i egėr i tė gjitha kohėrave ka ulur kokėn butėsisht nė gijotinėn e Kryeministrit. “Ashtu sikurse jam i ēuditur nga ngrefosja e paturpshme, me tė cilėn ai dhe lakenjtė e tij, qė mė parė kanė qenė gjithė lakenjtė e kryetarėve dhe kryeministrave tė PS-sė, e shesin kėtė tradhti para popullit shqiptar dhe para vetė opozitės”, u shpreh Meta. Sipas tė cilit, pėr kryetarin e radhės sė PS-sė, nuk ėshtė problem qė njė ditė tė shfaqet si antisocialist i tėrbuar dhe njė ditė tjetėr si kryetar i socialistėve. “Njė ditė si militant i tėrbuar i PS-sė dhe ditėn tjetėr si qytetar dhe pa parti; njė ditė tė jesh anti-Berisha mė i madh, njė ditė tė pėrjashtosh 6 deputetė se bashkėpunojnė me Berishėn, por vetėm pak muaj mė vonė tė mburresh se bashkėpunon vetė me tė”, nėnvizoi Meta. Ai kujtoi se Rama njė ditė e damkosi Fatos Nanon si ortak i Berishės dhe politikės sė vjetėr, por pak muaj mė vonė ia kaloi edhe atij pėr dashurinė ndaj Doktor Rrumpallės. “Njė ditė ta damkosėsh Berishėn si kriminel dhe dy ditė pas krimit t‘i rrahėsh shpatullat Sali Berishės dhe t‘i thotė jemi bashkė”, tha Meta. Sipas tij, nuk ka aspak rėndėsi se ēfarė pėrfaqėson sot kryebashkiaku qė e ka harruar Tiranėn dhe qė vrapon tė shkojė nė njė fshat tė Pukės 5 orė, pėr tė zbuluar se sa e varfėr ėshtė atje popullsia. “Kur vetėm 5 minuta me makinė nga zyra e tij mund tė shikojė se nė ēfarė mjerimi banojnė ata qė ai duhet t‘i qeverisė banorėt e Laprakės, Alliasit, Kombinatit, Sharrės dhe tė shumė zonave tė tjera”, insistoi Meta. Sakaq, ai konstatoi se mjafton tė shkojė nė njė ceremoni varrimi pėr tė parė se prej vitesh nuk ka vende as pėr tė varrosur njerėzit dhe duhet tė paguash njerėzit e bashkisė pėr tė varrosur tė afėrmit. Megjithatė, sqaroi ai, ne nuk jemi aspak tė penduar qė nėnshkruam pėr koalicionin opozitar dy vjet mė parė. Me tej, Meta u ndal te Kodi i ri Zgjedhor i propozuar nga PS-ja e PD-ja, duke deklaruar se modeli spanjoll sjell probleme tė mėdha. “Me kodin qė duan tė bėjnė kėta, deputetėt kthehen nė rrogėtarė tė dy partive”, nėnvizoi Meta, sipas te cilit, koalicioni opozitar ėshtė shkatėrruar ēdo ditė e mė shumė nga kreu i PS-sė, i cili i ka hapur rrugė pėrmes njė aleance Berisha-Rama. “Me sistemin qė duan tė propozojnė, PS e PD duan tė pėrjashtojnė vullnetin politik tė 1/3 sė shqiptarėve qė kontribuojnė mė shumė pėr vendin”, nėnvizoi kreu i LSI-sė. Nė vijim tė fjalės sė tij, Meta vuri theksin nė rėnien ekonomike tė vendit gjatė qeverisjes “Berisha”, duke theksuar se, tregues i mėnyrės sė qeverisjes ėshtė realiteti i mjeruar. “Edhe raporti mė i fundit i OKB-sė tregon qartė katastrofėn ekonomike nė tė cilėn ndodhet vendi ynė, qė drejtohet nga njė qeveri e paaftė”, u shpreh Meta, i cili shtoi se, “do tė vazhdojmė nė mėnyrė tė vendosur tė kėrkojmė largimin e Kryeministrit, sepse ėshtė njė barrė e madhe e shqiptarėve pėr tė ardhmen evropiane, sepse ėshtė njė Kryeministėr me tė cilin shqiptarėve do t‘u duhet tė presin 40 vjet qė tė arrijnė tė ardhurat si njė vend qė ėshtė nė eurozonė”. LSI-ja siguroi se do tė vazhdojė tė luftojė pėr tė garantuar qė gjithė shqiptarėt tė marrin nė dorė fatet e tyre nėpėrmjet pėrfaqėsimit nė sipėrmarrjet politike. Kreu i LSI-sė preku edhe reformat qė i duhen vendit nė fushėn e bujqėsisė, ēėshtjes sė pronave, mjedisit etj.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2269
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi