Nikoliē: Luftė, nėse Kosova bashkohet me Shqipėrinė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nikoliē: Luftė, nėse Kosova bashkohet me Shqipėrinė

Mesazh nga ILIRI prej Mon May 26, 2008 11:53 am

Nikoliē: Luftė, nėse Kosova bashkohet me ShqipėrinėNga Renate Flottau
Der Spiegel
Ribotuar nga Gazeta Tema
25.05.2008
Flet kryetari i Partisė Radikale Serbe
Zoti Nikoliē, pavarėsisht rezistencės nė Evropė, mundet qė nė Serbi tė kemi shumė shpejt njė koalicion qeverisės tė krijuar nga radikalėt, socialistėt dhe Partia Demokratike e Vojisllav Koshtunicės. Edhe kėsaj radhe duket se askush nuk mendon se njė qeveri e tillė do tė qėndrojė sė bashku pėr shumė kohė. Disa madje thonė se njė gjė e tillė mund tė ēojė nė luftė civile.
Bashkimi Evropian e ka ndarė popullin tonė nė serbė tė mirė dhe serbė tė kėqinj, si rezultat vendi po shkon drejt destabilizimit. Evropa ka dhėnė tė gjithė mbėshtetjen e saj ndaj Partisė Demokratike (shėnim: Partia Demokratike dhe Partia Demokratike e Serbisė janė dy parti tė ndryshme) tė Boris Tadiē, pavarėsisht se 90 pėr qind e tė gjithė votuesve kanė hedhur votėn e tyre pėr parti nė favor tė bashkimit me BE.
Ky ėshtė njė mesazh krejt tjetėr nga ai qė kemi dėgjuar shpesh nga partia juaj radikale.
Sigurisht qė ne jemi nė favor tė BE. Por, cili ėshtė ndryshimi mes kėrkesės sonė se BE duhet tė pranojė Kosovėn si pjesė tė Serbisė dhe presidentit Tadiē, i cili, pikėrisht pas zgjedhjeve, tha se nuk do e njohė kurrė pavarėsinė e Kosovės? Ėshtė e qartė se pa kėtė njohje, ne nuk do bėhemi kurrė pjesė e BE.
Kryeministri aktual- dhe duket dhe ai i ardhshėm- Vojislav Koshtunica
Kėrcėnoi se do tė anulojė Marrėveshjen e Stabilizim- Asociimit mes Serbisė dhe BE menjėherė pas zgjedhjeve tė mes-majit.
Ky ėshtė njė vendim qė i pėrket parlamentit dhe pyetja nuk ėshtė njė prioritet. Ne mund tė presim, derisa marrėveshja tė ratifikohet nga tė gjitha vendet anėtare tė BE, dhe kjo nuk do tė ndodhė kurrė. Qėllimi im ėshtė jo njė pėrplasje me BE, por komunikimi.
Pėr ēfarė?
Vendimet nuk mund tė vazhdojnė tė qėndrojnė mbi kokat tona. Pse nuk na u ofrua edhe neve zgjidhja e Qipros pėr Kosovėn? Qipro njihet si njė shtet, pavarėsisht faktit se pjesa veriore ėshtė de facto pothuajse e pavarur. Kėshtu ndjehem si i dhunuar. Tani, BE kėrkon tė dėrgojė njė mision pėr tė pushtuar Kosovėn. Pse po nuk flasin me ne? Ndoshta ne do e pranonim njė mision tė tillė sipas principeve tė rezolutės sė KB 1244. Isha nė Kosovė para dy javėsh. Gjithandej vetėm kaos…
Kaosi do pėrkeqėsohet me Serbinė qė po krijon njė shtet paralel dhe po provokon dhunė.
Komuniteti ndėrkombėtar po merr atė ēfarė donte. Brukseli ishte i vetėdijshėm se ne nuk do e njihnim pavarėsinė e Kosovės dhe se do tė krijonim njė administratė tonėn lokale atje. Trupat e NATO-s tė misionit tė KFOR mund tė qėndrojnė nė kufirin aktual mes Kosovės dhe Serbisė. Ne nuk do tė lejojmė njė ushtri-kosovaro- shqiptare aty.
A nuk e kupton Serbia se, duke injoruar realitetin, thjesht dėmton Serbinė dhe veēanėrisht serbėt nė Kosovė? Ju si realist duhet tė kuptoni se Kosova nuk do tė jetė kurrė mė pjesė e Serbisė.
Kush tha? Ne do tė pėrdorim veton tonė pėr tė parandaluar Kosovėn qė tė bėhet anėtare e ēdo organizate nė botė.
Kjo do ishte njė strategji e mirė pėr tė detyruar Kosovėn tė bėhet pjesė e Shqipėrisė. Duke ndėrmarrė njė hap tė tillė, Kosova mundet qė nė mėnyrė automatike tė fitojė anėtarėsim nė kėto organizata.
Kėtė mos e llogarit. Pėrndryshe do tė ketė luftė nė Evropė. Apo mendoni se Rumania do tė rrijė duarkryq, nėse hungarezėt nė Rumani do tė kėrkojnė tė bėhen pjesė e Rumanisė? Nuk jemi ne, por Evropa ajo qė duhet tė pėrballet me realitetin.
Saktėsisht pėr kėto arsye, ka shumė vende nė Evropė dhe kudo nė botė qė nuk do ta njohin kurrė precedentin e Kosovės.
Mos po shpreson nė mėnyrė sekrete Partia Radikale se territore tė huaja mund tė bien nėn varėsinė e Serbisė—pėr shembull, Bosnja do bjerė dhe pjesa serbe, Republika Srpska do tė bėhet pjesė e Serbisė?
Nuk kemi nevojė pėr atė shtet dhe as kemi nevojė pėr bashkim. Por Republika Srpska ka arritur tashmė nivelin e njė province nė Bosnjė, pa iu dhėnė kompetencat qė i takonin sipas Marrėveshjes sė Dejtonit. Popullsia atje duhet tė vendosė me anė tė referendumit nė lidhje me tė ardhmen e saj.
Ēfarė do t’i thonit kryeprokurorit tė Gjykatės sė Hagės pėr krimet e Luftės, kur tė vijė nė Serbi?
Qė ėshtė imorale t’i kėrkosh Serbisė qė tė dorėzojė tė dyshuar tė tjerė.
D.m.th., do tė vazhdoni tė bėni elozhe dhe ta quani hero Ratko Mlladiē, qė ka qenė njė i kėrkuar qė prej 13 vjetėsh?
Kjo ėshtė njė pyetje tjetėr. Nėse do tė formonim njė qeveri, do tė doja tė shihja akuzat dhe, nėse do tė ishte e nevojshme, do ta gjykonim kėtu. E di, megjithatė, se ai nuk ėshtė nė Serbi. Nuk po pėrpiqem tė shmang krimet e luftės qė kanė kryer serbėt dhe nuk ka dyshime se kėto krime janė kryer. Por ato nuk janė kryer vetėm nga serbėt. Ishte njė luftė e pėrgjakshme dhe gjithkush po vriste gjithkėnd.
Nė qytetin boshnjak tė Srebrenicės, tė paktėn 8.000 myslimanė u ekzekutuan nga serbėt …
Por jo gjatė ēlirimit. Kėta tė ēmendur qė vranė mė pas, duhet tė pėrgjigjen pėr atė ēka kanė bėrė. Por e njėjta gjė duhet tė ndodhė dhe pėr vrasėsit e 2.600 serbėve nė fshatrat qė rrethojnė Srebrenicėn.
Ju shiheni si njė rusofil. Nėse koalicioni juaj vjen nė pushtet, ekonomia e Serbisė do tė orientohet kah Rusia, Kina dhe India. Kjo ėshtė njė reminishencė e retorikės sė kryetarit tė partisė suaj, Vojisllav Sheshel - aktualisht nė gjykatėn e Hagės i akuzuar pėr krime lufte. Ai ka thėnė: “Serbėt mund tė ushqehen dhe me bar.”
E pranoj, i pėlqej rusėt. Ndjehem shumė afėr me ata njerėz. Dhe na duhet tė kemi njė kanal tė hapur, nėse BE vendos tė bojkotojė qeverinė, nėse radikalėt pėrfshihen nė tė. Nė thelb na pėlqen tė jemi njė portė mes Lindjes dhe Perėndimit nė tė njėjtat masa. Edhe India, Kina dhe Rusia janė pjesė e sė ardhmes sė BE dhe partnerė ekonomikė tė preferuar. Investitorėt perėndimore do tė kuptojnė shumė shpejt se mund t’iu besojnė garancive tė mia dhe tė investojnė kapitalet e tyre nė Serbi.
Keni premtuar njė qeveri stabėl. Si mund tė arrini njė gjė tė tillė me Partinė Socialiste qė e shet shtrenjtė vetėn? Lideri socialist, Ivica Daēiē, udhėtoi nė Moskė pėrpara zgjedhjeve pėr t’i ofruar vejushės sė Millosheviēit shansin pėr t’u kthyer nė Serbi, pa u pėrballur me akuzat pėr rikthimin e saj gjatė fushatės elektorale. Dhe, pas zgjedhjeve, ai nuk e pėrjashtoi mundėsinė pėr njė koalicion me bllokun pro-evropian tė presidentit Tadiē.
Evropa ėshtė sjellė nė mėnyrė tė turpshme - atij qė gjatė fushatės zgjedhore kishte premtuar vazhdimėsinė e politikave tė Millosheviēit- iu tha se do ta kishte mė tė lehtė rrugėn pėr nė Internacionalen Socialiste me ndihmėn e Gjermanisė, nė rast se do tė bashkoheshin me Partinė Demokratike tė presidentit Tadiē. Jam shumė i shqetėsuar nė lidhje me deklaratat agresive tė bėra sė fundi nga Tadiē dhe kam frikė se po pėrgatit njerėzit pėr protesta, nėse ne do tė krijojmė koalicion qeverisės. Ky ėshtė stabiliteti, pas tė cilit qėndron Perėndimi? Nėse do tė vijmė nė pushtet, do tė punojmė dhe nuk do merremi me fjalė, siē ka ndodhur nė tė kaluarėn.
Ju njiheni si njė njeri qė sulmon dhe fyen kundėrshtarėt politikė…
Edhe parlamenti gjerman ėshtė i mbushur me vulgaritete.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2269
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikoliē: Luftė, nėse Kosova bashkohet me Shqipėrinė

Mesazh nga interesanti prej Mon May 26, 2008 6:18 pm

Atehere Serbise do ti duhet te perballet serish me NATO-n.

interesanti
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 111
Anėtarėsuar : 05 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi