Piramidat, 133 mijė kreditorė tė fajdeve do tė tėrheqin para

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Piramidat, 133 mijė kreditorė tė fajdeve do tė tėrheqin para

Mesazh nga Drini prej Thu May 22, 2008 2:04 pm

Piramidat, 133 mijė kreditorė tė fajdeve do tė tėrheqin paratė
Piramidat, 133 mijė kreditorė tė fajdeve do tė tėrheqin paratė. Vendimi i qeverisė, cilat janė interesat e kthimit, dokumentet dhe historia e fajdeve

Erald Kapri

Kreditorėt e mbetur nga firmat piramidale do tė tėrheqin pėr pak muaj paratė e tyre sipas interesave tė pėrcaktuar pėr firmat piramidale. Qeveria mori njė vendim ditėn e djeshme nė lidhje me kriteret dhe mėnyrėn e shpėrndarjes sė pasurisė sė kreditorėve tė firmave piramidale. Sipas kryetarit tė Kėshillit Mbikėqyrės sė Firmave Piramidale, Bajram Malaj, sė shpejti, nė njė kohė prej disa muajsh, do tė ndahen edhe paratė pėr pjesėn e kreditorėve qė kanė mbetur pa u likuiduar. “Besoj se vetėm nė punė muajsh do tė bėhet edhe likuidimi”, - u shpreh pėr gazetėn “Albania” kryetari Malaj. Kryetari Bajram Malaj bėri tė ditur se tashmė do tė bėhet njė ligj i ri nė lidhje me pėrzgjedhjen e bankės private, e cila do tė bėjė shpėrndarjen e parave. Sipas tė dhėnave tė qeverisė, bėhet fjalė pėr njė numėr prej 133 mijė kreditorėsh, tė cilėt nuk i kanė marrė ende paratė qė u pėrkasin sipas interesave pėrkatėse. Sipas ekspertėve, kreditorėt pėrfitues janė kryesisht banorė tė qyteteve tė mėdha si Tirana, Durrėsi, Korēa, Fieri, Saranda etj. Vendimi i djeshėm i qeverisė ka pėrcaktuar formulėn bankare se si do tė tėrhiqen paratė dhe nisur po nga ky vendim pritet qė kėtė vit tė likuidohen totalisht kreditorėsh shqiptarė sipas interesave.
Pėrfituesit
Qeveria vendosi formulėn bankare, e cila do tė pėrcaktojė bankėn qė do tė bėjė shpėrndarjen e fondeve. Tashmė pritet qė sipas ligjit tė pėrcaktohet banka fituese dhe do tė nisė menjėherė shpėrndarja e fondeve. Kreditorėt qė do tė pėrfitojnė janė ata qė kanė kredituar kompanitė si “NAHNEL”, “BENO”, GJALLICA”, “VEFA”, KAMBERI”, “SILVA”, “CENAJ&CO”, “M. LEKA”, “ARSED”, “GLOGAL”, “UNIVERSI” dhe fondacioneve “POPULLI” E “XHAFERRI”. Me miratimin e ligjit, qė llogaritet tė vonohet disa muaj, Grupi i Mbikėqyrjes do tė lidhė njė marrėveshje me bankėn pėrkatėse pėr tė pėrcaktuar rregulla tė hollėsishme pėr mėnyrėn e ndarjes sė parave, kohėn, radhėn e shlyerjes sė kreditorėve, lėvizjen e fondeve pėr likuidim, si dhe normat e interesit, tė cilat do tė shkojnė pėr llogari tė kreditorėve. Qeveria vendosi qė tė ndryshojė bankėn private pėr tė administruar paratė e fajdeve pėr shkak tė rritjeve tė interesave dhe uljes sė komisionit pėr kreditorėt. Tashmė pritet qė tėrheqja e parave pėr kreditorėt t’i kushtojė atyre vetėm 50 lekė nė komision bankar. Mė ndryshimin e bankės pritet qė si rezultat i fitimeve nga interesat, fondi pėr kreditorėt tė shtohet me 61 milionė lekė.
Dokumentacioni
Do tė nevojiten 3 dokumente, tė cilat do tė mjaftojnė qė njė kreditor tė tėrheqė shumėn. Pėr tė tėrhequr paratė nė bankė kreditori duhet tė disponojė nė radhė tė parė kontratėn origjinale mes kreditorit dhe firmės rentiere. Nė fakt, njė kopje tjetėr tė kėsaj kontrate e disponojnė edhe administratorėt e firmave piramidale. Nė kėtė mėnyrė, nuk ka pėr tė pasur ndonjė falsifikim, pasi modelin e ruajnė edhe administratorėt e firmave piramidale. Kreditori qė do tė paraqitet pėr tė tėrhequr kėtė shumė te sportelet e bankės duhet tė disponojė edhe njė mandat arkėtimi pėr shumėn pėrkatėse tė depozituar, si edhe njė dokument vetjak identifikimi, i cili mund tė jetė pasaportė ose certifikatė. Synimi kryesor i qeverisė lidhur me kompensimin e kreditorėve tė firmave piramidale ėshtė qė pėrveē 7 skemave piramidale pėr tė cilat ėshtė nė pėrfundim procesi i kompensimit tė kreditorėve nė bazė tė koeficienteve, ky proces tė fillojė dhe pėr firmat e tjera, si "VEFA" dhe "Gjallica".

Dokumentacioni

Kontratė origjinale mes kreditorit dhe firmės rentiere

Mandat arkėtimi e shumės pėrkatėse tė depozituar

Dokument identifikimi, pasaportė ose certifikatė

Interesat e pėrfitimit

"SILVA" 20.2 %
"LEKA" 34 %
"CENAJ" 11 %
"GLOGAL FOOD" 50 %
"VEFA HOLDING" 11 %
"GJALLICA" 2,4%
"KAMBERI" 10%

Firmat kryesore piramidale

“VEFA”

E pėrqendruar kryesisht nė Tiranė pėr aktivitetin e saj rentier dhe ndėrkohė firma mė e madhe piramidale nė vend, ajo ishte e fundit qė u mbyll. Ēėshtja e piramidave nė vend dhe nė Greqi u rihap pikėrisht nisur nga tė dhėnat e fundit mbi paratė e saj.

“Gjallica”

Njė nga firmat rentiere mė tė mėdha, e pėrqendruar nė zonėn e Vlorės, por qė nė kthimin e parave kreditorėve u la e fundit nga Kėshilli Mbikėqyrės. Sipas Farudin Arapit, kjo firmė kishte gjithsej vetėm 8 asete tė mirėfillta, tė cilat u shitėn.

“Sudja”

E pėrqendruar nė kryeqytet, ajo ishte njė firmė piramidale e mirėfilltė dhe nuk kishte tė deklaruar asnjė lloj aktiviteti prodhues. Nė rėnien e skemave piramidale ajo ishte ndėr parat qė falimentoi. Kreditorėt e saj ishin protestuesit e parė pėr fajdet nė Tiranė.

82 mijė kreditorėt e “Gjallicės” do tė pėrfitojnė 2,4% tė shumės

Rreth 82 mijė kreditorė tė kompanisė huamarrėse “Gjallica” do tė marrin vetėm nga 2,4 pėr qind tė shumave qė kanė pas depozituar nė arkat e kėsaj firme. Kreditorėt e firmės piramidale “VEFA” do tė marrin vetėm 11 pėr qind tė shumės qė ata kanė vendosur. Nė muajt e ardhshėm pritet tė nisė edhe shpėrndarja e kėtyre parave dhe ekspertėt e kėtij grupi janė duke bėrė verifikimet e fundit tė listave emėrore tė kreditorėve tė “Gjallicės”. Megjithatė, ende nuk ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht se kush do tė jetė banka qė do tė shpėrndajė kėto para, por banka pėrkatėse do t’i shpėrndajė kėto para nė tė gjithė vendin. Ish-kompania rentiere ka pasur filiale nė Tiranė, Vlorė dhe kėto dy qytete pėrmbajnė numrin mė tė madh tė kreditorėve. Mėsohet se shpėrndarja do tė bėhet sipas njė renditjeje alfabetike tė pėrcaktuar nga Grupi Mbikėqyrės. Norma e pėrqindjes qė do tė shpėrndahet pėr kreditorėt e kėsaj kompanie ėshtė edhe mė e vogla nė krahasim me tė gjitha kompanitė e tjera. Kjo pasi edhe ato prona qė ka pasur kompania, ose janė shkatėrruar gjatė vitit 1997, ose janė shitur me ēmime shumė herė mė tė ulėta nga tregu. Megjithatė, nė kėto prona ėshtė janė zhdukur shuma tė mėdha parash, pasi kompania ka paguar paradhėnie pėr ndėrtimin e tyre dhe asnjėherė ato para nuk u investuan. Pikėrisht nė kėtė pikė ėshtė pėrqendruar edhe puna e Grupit Mbikėqyrės pėr verifikimin e dokumenteve qė faktojnė zhdukjen e kėtyre parave, nė mėnyrė qė tė paktėn pėrqindja pėr kėta kreditorė tė arrijė nė masėn 10 pėr qind tė shumės sė depozituar.

Historia e fajdeve dhe administrimi i miliardave tė tyre

I ngritur menjėherė pas falimentimit tė skemave piramidale, Kėshilli Mbikėqyrės i firmave piramidale shqiptare, i kryesuar nga Farudin Arapi, ka mundur tė zbardhė se kapitali i humbur nė kėto firma kap vlerėn e 1 miliard e 400 milionė dollarėve. Nė skemat piramidale humbėn kapitalet e tyre rreth 1 milion e 600 mijė shtetas shqiptarė, ēka pėrbėnte edhe 70 pėr qind e popullsisė. Humbja vjetore e tė gjithė kreditorėve ishte gati 780 milionė dollarė, e konvertuar kjo me kursin e periudhės me tė cilat Kėshilli bėri llogaritjet analitike. “Duke marrė kėtė vlerė borxhi, pėr tė gjitha skemat piramidale, ne kemi shpėrndarė ato tė ardhura, tė cilat u grumbulluan nė ciklin e fazės sė parė qė kreu grupi i Grupi i Mbikėqyrjes. Kreditorėt e kėtyre skemave piramidale u ndanė nė disa grupime dhe bėmė njė rishpėrndarje pjesore, qė kapte njė vlerė prej 80 milionė dollarėsh. Kjo shumė u pėrfitua edhe nga shitja e aseteve tė skemave piramidale, qė ishin rreth 320, tė marra nga administrimi qė u bėmė kėtyre firmave piramidale”, - ėshtė shprehur pėr kėtė ēėshtje ish-kreu i kėtij Kėshilli, Fahrudin Arapi. Fazat e tjera tė kėtij procesi kishin tė bėnin me transaksionet e pronave dhe tė debitorėve dhe kėtu flitet pėr njė pjesė qė kishin pėrfituar nė mėnyrė joligjore nė krahasim me pjesėn tjetėr tė qytetarėve. Nė total ishin rreth 24 firma piramidale dhe dy fondacione.

Qeveria “Berisha” shfuqizon vendimin e qeverisė “Meta” pėr trojet nė bregdet

Kėshilli i Ministrave shfuqizoi ditėn e djeshme njė vendim tė dhėnė nga qeveria “Meta” nė vitin 2001. Vendimi “Pėr regjistrimin e sipėrfaqeve tė trojeve, ku janė kryer investime pėr ndėrtim objektesh, nė pronėsi tė shoqėrive huamarrėse”, ėshtė cilėsuar nga kryeministri Sali Berisha si abuziv. Sipas tij, me kėtė vendim ish-kryeministri Ilir Meta u dorėzoi firmave rentiere si pronėsi njė tokė qė ato nuk e kishin kurrė nė pronėsi. Ky vendim, theksoi kryeministri, u bė pėr qėllime pėrfitimi personal, duke u dhėnė pjesėt mė tė bukura tė bregut firmave rentiere. “Vendimi ėshtė njė veprim i paligjshėm, pasi regjistrimi duhet tė vinte si rezultat i njė veprimi juridik kalimi pronėsie nga shteti te pronari privat. Kėshilli i Ministrave nuk mund tė marrė vendime regjistrimi tė njė prone tė caktuar. Kėshilli i Ministrave, si pronar i pronės shtet, kryen veprime me pronėn shtet, por regjistrimi i saj ėshtė subjekt i sistemit tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, i cili funksionon mbi bazėn e ligjit tė regjistrimit”, - tha Berisha nė mbledhje qeverie.
ALBANIA
22 Maj 2008

Drini
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 398
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi