Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga Teuta prej Fri May 23, 2008 4:31 pm

Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha
(s.g/Balkanweb)

Aksidenti tragjik nė tė cilin humbi jetėn presidenti i Top Media, Dritan Hoxha, ndodhi rreth orės 01. 50 minuta nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė. Makina Tip Ferrari me targa DK 3892 H ka dalė nga rruga dhe ėshtė pėrplasur me njė pemė. Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, la pas familjen e tij, bashkėshorten tre vajza dhe njė djalė tė vogėl i cili lindi vetėm njė vit mė parė. Balkanweb ngushėllon familjen e Dritan Hoxhės pėr humbjen e thellė e tė pazėvendėsueshmė tė njeriut tė tyre tė dashur.
TIRANE- Dritan Hoxha, presidenti i Top Media humbi jetėn nė njė aksident tragjik automobilistik sot nė orėt e para tė mėngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 01. 50 minuta nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė. Sipas njoftimit tė policisė makina Tip Ferrari ngjyrė e kuqe, me targa DK 3892 H, nė pronėsi tė 37 vjecarit nga Tirana ka dalė nga rruga dhe pasi ka pėrshkuar nė njė hapsirė tė plotė 82 metra, ėshtė pėrplasur me pemėn 3.1 metra, nė lulishten e lumit tė Lanės. Pėr shkak tė pėrplasjes sė fortė makina ėshtė ndarė nė dy pjesė dhe ėshtė shkatėrruar tėrėsisht. Nė vendin e ngjarjes, mbėrritėn forca tė shumta policie, duke ndėrhyrė menjėherė, pėr tė dhėnė ndihmėn e parė 37 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatė rrugės teksa dėrgohej pėr Spitalin Ushtarak.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1513
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga Drini prej Fri May 23, 2008 4:44 pm

Deklarata per shtyp e ministrise se brendeshme.

E KA HUMBUR Presidenti i Top Media humb jetėn gjatė njė aksidenti
2008-05-23 12:07:48
Photograph Source: AT - Ministria e Brendeshme
Tiranė, 23 Maj, Albtoday, - Presidenti i Top Media, Dritan Hoxha ka gjetur vdekjen mėngjesin e sotėm (e Premte) gjatė njė aksidenti nė qendėr tė Tiranės. Po ashtu ėshtė gjetur e vdekur dhe njė 27-vjeēare qė ndodhej nė makinė me tė. Policia e identifikoi si 27 vjeēaren H.E., me banim nė Tiranė. Kur hetuesit shkuan nė vendngjarje, konstatuan se kilometrazhi i mjetit ishte fiksuar nė 250 km/orė.
Njė grup hetimor shkoi nė vendngjarje dhe pritet tė dalė me konkluzione tė ekspertizės pėr tė konfirmuar zyrtarisht shkakun e ngjarjes.
Drejtoria e Policisė sė Tiranės tha se ngjarja ndodhi rreth orės 01.50 tė ditės sė sotme, nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė.
“Si pasojė e humbjes sė kontrollit tė drejtimit, gjatė dhėnies sė automjetit nė pronėsi tė tij, tip “Ferrari” ngjyrė e kuqe, me targa DK 3892 H, me njė fuqi motorike prej 6000 kubikė, ka pėrshkruar nė njė hapėsirė tė plotė 82 metra, duke dalė nga rruga dhe rėnė nė lulishten pėrbri lumit tė Lanės, ku pėr pasojė automjeti ėshtė ndarė nė dy pjesė dhe ėshtė shkatėrruar tėrėsisht”, deklaroi policia.
Sipas hetimit paraprak, “gjatė dhėnies sė mjetit, viktima ėshtė pėrplasur me njė pemė dekorative (perimetri i tė cilės ėshtė 3.1 metėr) si dhe dy ndriēues dekorativ buzė trotuarit, nė afėrsi tė lulishtes Ēajupi nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė.
Ndėrkohė, si pasojė e pėrplasjes automjeti tip Ferrari ėshtė pėrplasur me pemėn 3.1 metra, ku dhe pjesėt e saj janė ndarė nė dy pjesė.
“Nė kėtė ngjarje humbėn jetėn Dritan Hoxha, 37 vjeē, banues nė Tiranė, pronar i televizionit Top Channel si dhe shtetasja me iniciale H.E, 27 vjeē, banuese nė Tiranė”, - tha zėdhėnėsja Alma Katragjini.
Nė vendin e ngjarjes, mbėrritėn forca tė shumta policie, duke ndėrhyrė menjėherė, pėr tė dhėnė ndihmėn e parė tė dėmtuarve, ku pėr pasojė shtetasi Dritan Hoxha, pėrgjatė rrugės pėr nė Spitalin Ushtarak Tiranė, nuk mundi tė jetonte, ndėrsa 27 vjeēarja H.E., ka gjendur vdekjen e menjėhershme.
Ndėrkohė, nė vendin e ngjarjes ka shkuar njė grup hetimor nėn drejtimin e Zv/prokurorit tė Rrethit Gjyqėsor Tiranė Genci Qano, drejtues tė Policisė sė Tiranės, tre ekspertė tė Institutit tė Policisė Shkencore, Ekspertė tė Mjekėsisė Ligjore, dhe Ekspertė tė Policisė Rrugore, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.
Policia theksoi se “tė gjitha veprimet procedurale janė shoqėruar me filmimet pėrkatėse, gjatė kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes”.
K.E/AT

Drini
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 398
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga bulqizaku prej Fri May 23, 2008 8:24 pm

Po ki i shuti ēka dasht nmes Tirans me 200 nor. A i hikte treni aa. Eh medet.
Ksaj i thon tardht ka mos e pretsh. Gjinaf i shuti. I past lon jet mxhevive ene e past ēu zoti nxhenet. Gjinaf. Fort i ri bre.

bulqizaku
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 626
Anėtarėsuar : 18 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga Jona prej Fri May 23, 2008 8:32 pm

Asnje nga mediat nuk e permendte faktin qe bosi i To Chanel shoqerohej nga nje femer dhe se edhe ajo ka humbur jeten ne kete aksident. Mendoj se humbja e bashkeshortit, babait, vellait per familjaret eshte shume e rende, por fakti i mesiperm e ben kete humbje edhe me te rende veēanerisht per bashkeshorten.
Gjithsesi ngushellime per te dyja familjet.

Jona
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 200
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga toni prej Fri May 23, 2008 8:39 pm

ēo kshtu mre se la koqen e nomit pasaniket shqiptar. Njoni, ai deputeti ja fut nautostrad (autostrad i thonēin 500 m) me 300 i pi tape e sosht i zoti mo me nalu, ene mer mqaf ene veten ene gocn e huj. Tjetri, bab me 4 kalamoj shko gjith noten bohet tap e i duket lana fush avioni. Ska thon kot i vjetri. Ksaj i thon shkojsh prej qefit, jo prej hallit. Po megjithate te vje gjynof se ishte i ri. I shkoft shpirti nxhenet.

toni
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 228
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga shqiptari prej Sat May 24, 2008 7:44 am

Ngushellime familjes te te ndjerit Hoxha.

shqiptari
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 2350
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga emigranti prej Sat May 24, 2008 1:13 pm

Humbja e Hoxhes eshte humbje e madhe per TOP MEDIAN, por mbi te gjitha ajo eshte nje humbje e madhe per familjen. Ngushellime familjes dhe te afermve per humbjen e njeriut te tyre te zemres.U preft ne paqe.

emigranti
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 422
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga Drini prej Sat May 24, 2008 1:49 pm


<H1 class=a_title>Lamtumire Dritan Hoxha</H1>



24 Maj, ora 12: 50 - Mes lotesh e duratrokitjesh mirenjohjeje ka dele nga shtepia arkivoli me trupin e pajete te presidentit te Top Medias, Dritan Hoxha.




Shekulli Online
Pre, 23 Maj 2008 09:20:00


Mes lotesh e duratrokitjesh mirenjohjeje ka dele nga shtepia arkivoli me trupin e pajete te presidentit te Top Medias, Dritan Hoxha. Mijera njerez jane mbledhur para shtepise se tij te cilet kane mbushur me lule arkivolin dhe e kane shoqeruar me duartrokitje. Makina dhe kortezhi mortor kane parakaluar perpara ambienteve te kompanise TOP-Media, te cilen ai e ndertoi me aq dashuri, ne bulevardin Deshmoret e Kombit, per tu drejtuar nga varrezat e Sharres, ku do te prehet perjete trupi i Dritan Hoxhes.

Humbja me e thelle eshte per nenen e tij, e cila e rriti ne mungese te te jatit, me shume mundime. Duket se ajo e ka te pamundur te permbaje sot dhimbjen, per humbjen e birit te saj te dashur.

Por sigurisht qe humbja me e madhe eshte per 4 femijet e tij, te cilet do u duhet te ecin tani ne jete pa perkrahjen e te jatit, si dhe per bashkeshorten.

Stafi i gazetes "Shekulli", bashkohet me dhimbjen e familjes dhe japin ngushellimet me te sinqerta per humbjen e ketij njeriu qe la nje gjurme te madhe ne histori.

Ne ceremoni marrin pjese qindra personalitete te vendit, miq e kolege, stafi i TOP Medias, familja dhe njerzit e tij te dashur si dhe te tjere shqiptare te cilet ndajne dhimbjen per humbjen e nje njeriu i cili beri revolucion ne median shqiptare.

Telegrame ngushellimi kane ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise, si dhe nga Kosova e Maqedonia, nga kryeministri i Kosoves, dhe personalitete te tjera.

Presidenti i “Top Media”-s, Dritan Hoxha, humbi jetėn nė njė aksident fatal automobilistik. Ngjarja e rėndė ndodhi nė orėt e para tė ditės sė djeshme, nė bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė, kur automjeti “Ferrari” me tė cilin po udhėtonte 40-vjeēari Hoxha doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe tė njė vajze 27-vjeēare.

Forca tė shumta policie mbėrritėn menjėherė nė vendin e ngjarjes, duke bėrė tė mundur dhe transportimin e Dritan Hoxhės nė spital, por mėsohet se presidenti i Top-Medias ndėrroi jetė gjatė rrugės. Ndėrkohė, ekspertė tė policisė rrugore si dhe forca tė shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes, ku pėr mė shumė se shtatė orė kryen kėqyrjen pėr tė zbardhur rrethanat e aksidentit.

Nga hetimet e para, policia deklaroi se dyshohet qė shpejtėsia e madhe dhe rruga e lagėsht kanė ēuar drejtuesin e makinės drejt humbjes sė kontrollit tė makinės. Ndėrkohė, “Ferrari” i ndarė mė dysh, nė pronėsi tė Dritan Hoxhės i ėshtė nėnshtruar ekzaminimeve tė mėtejshme auto-teknike.
***
Pak pas mesnatės sė enjte, nė orėn 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenė duke udhėtuar me 27-vjeēaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H nė bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė. Nė rrethana ende tė paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalė nga rruga.

Sipas policisė sė Tiranės, e cila ka rindėrtuar aksidentin, mjeti qė drejtohej nga Hoxha fillimisht ėshtė pėrplasur me trotuarin e krahut tė majtė tė bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriēuese. Pas kėtyre pėrplasjeve, 40-vjeēari nuk ka mundur tė kontrollojė mė automjetin, i cili ėshtė pėrplasur me njė pemė, me perimetrin e trungut 3.1 metėr. Kjo ka qenė dhe goditja fatale pėr jetėn e babait tė katėr fėmijėve tė mitur dhe 27-vjeēares Hysko.

“Automjeti ėshtė shkatėrruar plotėsisht, duke u ndarė nė dy pjesė, ndėrsa 27-vjeēarja ka humbur menjėherė jetėn”,-thuhet nė njoftimin zyrtar tė policisė. Dritan Hoxha ka marrė dėmtime tė rėnda nė pjesė tė ndryshme tė trupit, qė i shkaktuan atij vdekjen vetėm pak minuta pas ngjarjes. Mėsohet se zemra e tij rrihte nė momentin qė mbėrriti policia, ndaj dhe ai u transportua me autoambulancė drejt spitalit, por nuk mundi tė arrinte i gjallė nė duart e mjekėve.
***
Nė vendin e aksidentit mbėrritėn menjėherė zyrtarė tė lartė tė policisė sė Tiranės si dhe ekspertė tė policisė rrugore. U formua grupi hetimor nėn drejtimin e zv.Prokurorit tė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, Genci Qano, drejtues tė Policisė sė Tiranės, tre ekspertė tė Institutit tė Policisė Shkencore, Ekspertė tė Mjekėsisė Ligjore, dhe Ekspertė tė Policisė Rrugore, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, pėr tė zbardhur shkaqet e kėtij aksidenti.

Grupi hetimor punoi rreth shtatė orė nė vendin e ngjarjes, ndėrsa nė orėt e pasdites policia e Tiranės deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertė tė grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes sė kėsaj fatkeqėsie ėshtė hapėsira e madhe e zhvillimit tė aksidentit, e cila kap distancėn 97.5 metra, ku nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, dėmtimeve tė tij si dhe treguesi i kilometrazhit tė automjetit, nė manometrin e shpejtėsisė ėshtė fiksuar shpejtėsia prej 170 km/nė orė.

Nga ekspertėt nė vendngjarje, sqarohet se drejtuesi i automjetit tip-Ferrari, duke ecur me shpejtėsi tej normave tė lejuara, nė kushtet atmosferike me lagėshtirė, ka humbur menjėherė kontrollin e drejtimit tė mjetit, duke dalė nga karaxhata e bulevardit “Bajram Curri” nė Tiranė”, -thuhej mė tej nė deklaratėn e lėshuar pasditen e djeshme nga Policia e Tiranės.
HETIMI
Aksidenti, merren nė pyetje dėshmitarėt
TIRANĖ- Policia e Tiranės bėri tė ditur dje se nėn drejtimin e prokurorit tė ēėshtjes, nga grupi hetimor janė pyetur disa dėshmitarė okularė nė vendngjarje, tė cilėt do tė sqarojnė mė tej rrethanat e kėsaj ngjarjeje aksidentale automobilistike. Ekspertėt auto-teknikė nė vendngjarje, gjatė kryerjes sė veprimeve hetimore, kanė realizuar me pėrpikmėri, hartimin grafike- skicor tė ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqėruar tė gjitha veprimet procedurale me filmimet pėrkatėse. Ndėrkohė, makina “Ferrari” ėshtė dėrguar nė mjediset e Policisė Rrugore, ku do t’i nėnshtrohet ekspertizave tė tjera.
Edi Rama: Humbėm njė nga njerėzit qė bėjnė histori

“Ai jetoi me 300 km nė orė dhe fluturoi larg, duke ndezur ekranin e shekullit tė ri”
Sot vdiq njė njeri nga ata qė bėjnė histori. Tani i Topit arriti i vetėm pėr 7 vjet atė qė vendeve si Shqipėria u duhen 70 vjet pėr tė arritur. Ai jetoi me 300 km nė orė dhe fluturoi larg, duke kapur ėndrrėn e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit tė ri nė njė Shqipėri qė ende jeton pas perdes sė shekullit tė vjetėr. Vepra madhėshtore qė Tani i Topit ndėrtoi me intuitėn e njė gjeniu dhe pasionin e njė fėmije, ėshtė modeli i njė suksesi tė barabartė me njė jetė frenetike tė jetuar nė timon. Pa e ulur shpejtėsinė pėr asnjė dekikė. Pa pyetur pėr orėn dhe as pėr rreziqet e rrugės. Pa fjetur, pėrveēse duke mbyllur sytė, pėr tė ecur mė shpejt.
Pas profesionistėve e talenteve qė nė mikrofonin e “Top Albanias” dhe ekranin e “Top Channel” gjetėn oazin e zhvillimit tė tyre nė kushte optimale, ishte jeta e njė njeriu nė kėrkim tė pareshtur tė cilėsisė mė tė mirė. Pas prurjes sė pandalshme tė risive tė komunikimit, formateve moderne tė pasqyrimit tė aktualitetit, tė qeshurave therėse tė “Fiksit” e atyre me lot tė “Portokallisė”, tingujve tė “Top Festit” dhe jehonės sė stadiumeve tė botės sė Super Sportit nė kohė reale, ishte jeta e njė njeriu nė garė me kohėn. Pas tasteve tė telekomandės qė ēelte ēdo vit dritare tė reja nė shtėpitė tona, ishte jeta e njė njeriu qė s'mund tė plakej.
Ikja e tij, pėrgjithnjė nga kjo botė qė nuk i mjaftoi asnjėherė, le pas kudo trishtimin e thellė pėr ē’ka humbi sot Shqipėria. Sė bashku me dhimbjen e madhe tek unė, pėr humbjen e njė njeriu tė jashtėzakonshėm, qė pata fatin ta njoh nga afėr qyshse nisi t'i japė jetė ėndrrės, pėr tė cilėn qe lindur dhe tė cilės i kushtoi jetėn.
Ngushėllimi i Presidentit “Tė dashur familjarė tė Dritan Hoxhės"
Me keqardhje tė thellė mėsova pėr ndarjen e parakohshme nga jeta tė tė dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut qė me punėn e tij ambicioze i dha njė dimension tė ri bashkėkohor teknologjisė sė medias vizive nė Shqipėri.Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar tė saj ndėrsa nėna, bashkėshortja e fėmijėt, njeriun e tyre mė tė shtrenjtė. Ndaj me ju dhimbjen e thellė dhe nė kėto momente tė vėshtira ju shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta!”, – thuhet nė mesazhin e Presidentit Topi.
THEMELUESI
Vdekja e Dritan Hoxhės, “Top Media” nė shok
TIRANĖ- Muzikė funebėr nė “Top Albania Radio”. Dokumentarė rastėsorė nė ekranin e “Top Chanel”. Vdekja e papritur Dritan Hoxhės ka shokuar qindra punonjės tė “Top Media”-s, tė cilėt mbyllėn dje “dritaret” e informacionit dhe hapėn dyert pėr tė pritur ngushėllime.

Arkėmorti me trupin e themeluesit tė grupit mediatik u vendos dje nė mjediset e Piramidės, ku zhvilluan homazhe autoritetet mė tė larta tė vendit, shtetėrore dhe politike si dhe mjaft gazetarė. 40-vjeēari Dritan Hoxha themeloi grupin e fuqishėm mediatik nė vitin 2001, i cili u imponua me shpejtėsi nė tregun shqiptar, duke u bėrė ndėr zėrat mė tė rėndėsishėm. Fillimisht ai ngriti radion “Top Albania”, e mė pas televizionin “Top Chanel”.

Hoxha u bė promotor edhe i projektit tė guximshėm tė futjes nė Shqipėri tė platformės dixhitale tokėsore dhe mė pas asaj dixhitale satelitore, platformė jo mjaft e pėrhapur nė Evropė si dhe programet televizive nė celular. Babai i katėr fėmijėve tė mitur, tre vajzave dhe njė djali humbi jetėn gjatė njė aksidenti automobilistik, nė afėrsi tė ekspozitės “Shqipėria Sot”, shumė pranė studiove tė kompanisė sė tij, teksa po udhėtonte me makinėn e tij.

Drini
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 398
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga petriti prej Sat May 24, 2008 1:55 pm

Ngushellime e mia per familjen e Dritan Hoxhes, nenen, gruan, femijet, miqt.
Rrespkt per figuren e tij.

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=21186

petriti
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 392
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media

Mesazh nga dea prej Sat May 24, 2008 6:19 pm

Eshte vertet nje ngjarje tragjike dhe mjaft e dhimbshme per te dyja familjet. I dergoj ngushellimet e mia te dyja familjeve per humbjen e njerezve te tyre te dashur.

dea
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 160
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi