Nje tjeter aksident ne Bulqize

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nje tjeter aksident ne Bulqize

Mesazh nga petriti prej Thu May 22, 2008 9:32 am

Miniera e vdekjes nė Bulqizė, humb jetėn njė tjetėr minator

21 Maj, ora 16: 16 - Viktimat nė minierat e kromit nė pellgun e kromit Bulqizė-Martanesh, nuk kanė tė ndalur. Sot ėshtė shėnuar viktima e rradhės, e nėnta brenda pak muajsh dhe njė njė minator ka gjetur vdekjen duke punuar nė hyrje tė pusit nr 2.

Xh. Lamkaj, O.Zhupa
Mer, 21 Maj 2008 15:52:00

Viktimat nė minierat e kromit nė pellgun e kromit Bulqizė-Martanesh, nuk kanė tė ndalur. Sot ėshtė shėnuar viktima e rradhės, e nėnta brenda pak muajsh dhe njė tjeter minator ka gjetur vdekjen duke punuar nė hyrje tė pusit nr 2.
Minatori qė ka gjetur vdekjen nė kėtė aksident ėshtė Nevruz Gjoka, 43 vjeē. Ndėrsa mėsohet se shembja ka plagosur rėndė edhe dy tė tjerė, nderkohe qe njėri nga minatorėt qė ngeli nėn masivin e kromit ka arritur tė mbijetojė dhe ėshtė nxjerrė prej andej i gjallė pas 30 minutash kėrkimi nga banorėt e tjerė dhe policia. Plagėt e marra kishin qenė tė rėnda por fatmirėsisht nuk i kanė marrė jetėn. Tre tė plagosurit janė dėrguar nė spitalin e Bulqizės dhe mjekėt nuk kanė dhėnė asnjė deklarim pėr jetėn e tyre.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit tė ndodhur nė pusin numėr 2 tė minierės sė Bulqizės ku firma Ēeka ushtron aktivitet tė licencuar.
Precedenca
Haki Kotja nga Batėr Martaneshi ka vdekur para njė muaji aksidentalisht nė frontin e punės i zėnė nga njė masiv i rėnė pėrsipėr tij dhe ndodhet nė morgun e spitalit tė Burrelit. 42 vjecari kishte vite qė punonte nė njė nga minierat e Batėr Martneshit, sektor ky i privatizuar.
Po nė njėrin prej kėtyre sektorėve tė privatizuar para dy muajsh u shėnua dhe njė vdekje tjetėr nga radhėt e minatorėve, kur vdiq 35 vjeēari Pėrparim Haslika banor po nė Krastė tė Martaneshit. Edhe ai u zu brenda nė galeri nga njė masiv material kromi ndėrsa po punonte aty.
Sipas minatorėve kushtet e punės nė shumė prej galerive tė tilla janė krejtėsisht tė papėrshtatėshme duke qenė dhe burim aksidentesh tė vijueshme. Janė rreth 35 sektorė tė privatizuar qė nga viti 1994 nė kėtė zonė, ndėrsa mungojnė kontrollet sistematike pėr tė vėzhguar kushtet dhe sigurinė nė punė, kur privatėt janė tė interesuar vetėm tė nxjerrin nga thellėsitė e nėntokės sa mė shumė mineral kromi.
Edhe para disa vitesh nė njė minierė tė tillė nė Klos tė Burrelit, po nga mungesa e kushteve tė sigurisė nė punė gjeti vdekjen njė minator. Duket se kėto "zgafella" tė privatizuara pėr shfrytėzim minieralit tė kromit, janė kthyer nė gropa vdekjeje tė vazhdueshme pėr banorėt e kėtyre anėve tė cilėt futen duke punuar nė kushte tė pasigurta pėr tė ushqyer familjet e tyre tė varfėra.
PS: Miniera e Bulqizės “Shpellė vdekje”
“Shpella e vdekjes”, -kėshtu e ka cilėsuar kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama minierėn e kromit nė Bulqizė, e cila ka marrė jetėn e shumė minatorėve.

Kryesocialisti ka akuzuar disa herė qeverinė se me paaftėsinė e saj pėr tė menaxhuar situatėn nė kėtė minierė, vazhdon ende tė marrė jetė njerėzish. “Shpella e vdekjes vazhdon nė mėnyrė sistematike, tė marrė jetė njerėzish, tė lėrė fėmijė jetimė, tė lėrė nėna tė veja, sigurisht, pa asnjė mbėshtetje tjetėr serioze financiare dhe pa asnjė garanci pėr tė ardhmen e fėmijėve.

Ndėrkohė qė ne besojmė, se ėshtė e paperceptueshme, qė komunitetet qė jetojnė aty ku gjenden kėto pasuri, me tė cilat bėhet biznes shumė fitimprurės, tė mos kenė asnjė tė drejtė mbi ato pasuri. Pėrveēse tė jenė tė shndėrruar nė njė komunitet skllevėrish, burra qė ndahen ēdo ditė nė mėngjes me fėmijėt e tyre, me idenė se nuk do tė kthehen mė dhe njė komunitet skllavesh gra, tė cilat presin me dorė nė zemėr nga dera nėse do tė vijė apo jo babai i tre, katėr, pesė apo gjashtė fėmijėve”, - u shpreh Rama.

Gjithashtu ai nuk ka nguruar ta etiketojė atė qė po ndodh prej disa muajsh nė kėtė minierė si pasojė e keq qeverisjes sė politikės sė vjetėr qoftė kjo e djathtė apo e majtė.

“Me rrogėn mjerane tė kėsaj pune hipur nė shpinėn e vdekjes, mbahet gjallė fryma e mijėra e mijėra fėmijėve tė Bulqizės, por qė pėr Sali Berishėn si pėrfaqėsues i politikės sė vjetėr dhe qeverisė sė tij ėshtė njė shprehje gjeografike dhe nuk ėshtė njė realitet ku jetojnė njerėz”, - ka thėnė para njė muaji kur nė kėtė minierė humbi jetėn minatori Njazi Balliu, kryesocialisti Rama.

Topi para njė muaji nė Bulqizė: Do tė pėrmirėsojmė kushtet
BULQIZĖ- Minatorėt nė Shqipėri do tė kenė njė status tė mirėfilltė qė do t'i mbrojė nga aksidentet e shumta nė punė por edhe nga kushtet e kėqija dhe pagat e ulėta. Premtimi ėshtė bėrė vetėm para njė muaji nga presidenti i republikės Bamir Topi, i cili ka vizituar "minierėn e vdekjes".
Por viktimat pėrsėriten megjithė premtimet e qeveritarėve.
Miniera, mundėsia e vetme e punėsimit nė zonė
Miniera ėshtė e vetme mundėsi punėsimi nė zonėn e Bulqizės. Por vdekjet zinxhir, muaj pas muaji, duket se nuk kanė tė sosur nė Bulqizė, edhe pse ka pasur protesta tė vijueshme pėr rritjen e sigurisė nė punė, dhe kur kjo minierė pėr disa muaj qėndroi e mbyllur pėr t’i plotėsuar kėto kushte, por gjėrat nuk po ndryshojnė, pėr mė tepėr tė ndalen aksidentet permanente. Edhe pse ngjet vdekja e nėntė, ende nuk ka asnjė tė ndėshkuar nga gjyqėsori shqiptar pėr kėto tragjedi tė kthyera nė ritual normal nė Bulqizė!...


Edituar pėr herė tė fundit nga petriti nė Thu May 22, 2008 9:33 am, edituar 2 herė gjithsej

petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 338
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje tjeter aksident ne Bulqize

Mesazh nga Teuta prej Thu May 22, 2008 12:00 pm

Bulqizake, jetet tuaja nuk i mbrojne as premtimet klishe te Rames, as presidenti, as premtimet e Berishes, as "Mjaft" dhe as sindikatat qe jane leva ne duart e forcave politike. Jetet tuaja mund ti mbroni dhe shpetoni vetem ju. Prandaj mos prisni se dikush do te kujtohet per ju e do te ver doren ne zemer per hallet tuaja, por se pari hiqni dore nga militantizmi banal dhe behuni militant te te drejtave tuaja dhe familjeve tuaj. Vetem kur te bashkoheni nen flamurin e te drejtave tuaja, vetem atehere kur te arrini te flisni te gjithe me nje ze duke mos lejuar te beheni objekt manipulimesh per perfitime politike te njeres apo tjetres pale, vetem atehere ju do te jeni te sukseshem ne perpjekjet tuaja per rrealizimin e kerkesave qe keni, dhe do ti thoni ndal dores se vdekjes ne ate miniere. Do ti thoni ndal kesaj dore qe e ka emrin shfrytezim pa kufij deri ne palce, pasurim i nje klani me gjakun tuaj.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje tjeter aksident ne Bulqize

Mesazh nga Drini prej Thu May 22, 2008 6:07 pm

Per kete qytet vetem kur ndodhin tragjedi. Bulqizaket jane njerezit mz te braktisur ne Shqiperi. Askush as dje dhe as sot, asnje qeveri kurre nuk e mori seriozisht kete qytet dhe banoret e tij. Do te protestohet ne heshtje eshe per viktemen e fundit, por kjo tragjedi do te harrohet si te tjerat si nga mediat, si nga pushteti lokal, si nga qeveria. Te vetmit qe do ti ndjeke pas hija e kesaj tragjedie te re do te jene ata minatoret, bashkeshortet e tyre dhe femijet e tyre. Jeta vazhdon...

Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 323
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje tjeter aksident ne Bulqize

Mesazh nga bulqizaku prej Thu May 22, 2008 10:22 pm

Ngushellimet e mia familjes Gjoka ,per humbjen e njetiut te tyre te dashur ne kete aksident tragjik. Uroj qe Bulqiza dhe familjet e Bulqizes te mos perjetojne me dhimbje te tilla!

bulqizaku
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 292
Anėtarėsuar : 18 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje tjeter aksident ne Bulqize

Mesazh nga ILIRI prej Fri May 23, 2008 7:49 pm

Ngushellime familjes Gjoka, gjithe miqve dhe te afermve te tij dhe familjes.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje tjeter aksident ne Bulqize

Mesazh nga Jona prej Fri May 23, 2008 8:28 pm

Ngushellime familjes te minatorit nga Bulqiza.

Jona
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 174
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje tjeter aksident ne Bulqize

Mesazh nga tironci prej Fri May 23, 2008 8:43 pm

Per kte tvje me qa se osht vra tu punu per bukn e kalamojve.Sdi njeriu ne ēfar t'thot se u bon shum. Muj per muj. Ngushllime familjes, tafermve, miqve e shokve.

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi