O sa mirė me qenė shqiptar! (lexo)
Faqja 1 e 1•
O sa mirė me qenė shqiptar! (lexo)
O sa mirė me qenė shqiptar!
nga Fejzi HAJDARI
Oh sa mirė me qenė shqiptar! Kjo ėshtė fraza e cila pėr herė tė parė u pėrdor pas njė ndeshje futbollistike sportive historike, kur reprezentacioni futbollistik i Shqipėrisė e mposhti reprezentacionin e Greqisė...
Oh sa mirė me qenė shqiptar! Kjo ėshtė fraza e cila pėr herė tė parė u pėrdor pas njė ndeshje futbollistike sportive historike, kur reprezentacioni futbollistik i Shqipėrisė e mposhti reprezentacionin e Greqisė, kurse kuptimin e vet e forcoi, nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Dimensionin mė tė plotė fraza O sa mirė me qenė shqiptarė, definitivisht e mori mė 3 prill tė vitit 2008, ditėn kur Shqipėria mori ftesė pėr tju bashkėngjitur Aleancės mė tė fuqishme ushtarake botėrore - NATO-sė, si dhe nė ditėn kur heroi i luftės dhe i paqes kosovare, Ramush Haradinaj, u lirua nga akuzat e Tribunalit tė Hagės pėr krime lufte. Nė dy rastet e para, shqiptarėt e Maqedonisė janė mishėruar plotėsisht me frazėn e lartpėrmendur. Edhe nė ditėn historike tė 3 prillit, gėzimi i shqiptarėve nuk ka qenė aspak mė i vogėl. Mirėpo, pėr fat tė keq, gėzimi i 3 prillit pėr shqiptarėt e Maqedonisė, ėshtė hidhur pėr shkak tė mungesės sė ftesės edhe pėr Maqedoninė. Pėr shkak se vendimi ishte pasojė e kryeneēėsisė sė maqedonasve, vendimi i aleancės veriatlantike pėr tė prolonguar ftesėn pėr Maqedoninė, shkaktoi edhe revoltė tek shqiptarėt kėtu.
Shqiptarėt nė Ballkan edhe nė aspektin numerik edhe nė atė territorial, por edhe nė tė gjithė aspektet tjera, janė faktorė shumėfish mė i rėndėsishėm se sa maqedonasit. Nė kėtė aspekt, mbase edhe nuk vlen tė bėhen krahasime. Mirėpo shqiptarėt, gjatė fundshekullit tė kaluar dhe fillimit tė kėtij shekulli, bėnė kompromise tė shumta. Aktivitetet, angazhimi dhe veprimtaria e shqiptarėve nė Ballkan, gjatė viteve tė fundit kishte njė destinacion dhe synim politik integrimi nė strukturat euroatlantik. Nė rrugėn drejt realizimit tė kėtij synimi, shqiptarėt bėnė kompromise tė njėpasnjėshme.
Nė Shqipėri u bėnė kompromise ndaj grekėve qė jetojnė atje. Nė Kosovė shqiptarėt bėnė kompromis duke u mundėsuar serbėve tė jenė entitet i barabartė me shqiptarėt edhe pse ata pėrbėjnė vetėm 5 pėr qind tė popullsisė. Mė nė fund, kėto kompromise tė shqiptarėve, tė cilat nė disa raste kufizoheshin edhe me sakrifikim, u shpėrblyen nga bashkėsia ndėrkombėtare nė formėn mė adekuate. Mirėpo, kompromise dhe sakrifica, bėnė edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Edhe pas njė lufte tė fituar, nė vitin 2001, shqiptarėt e Maqedonisė pranuan lėshime tė mėdha nė kurrizin e vet, vetėm e vetėm pėr tė respektuar sugjerimet e ndėrkombėtarėve. Prandaj, shqiptarėt nė Maqedoni kanė tė drejtė tė plotė tė revoltohen nga kryeneēėsia e maqedonasve pėr tė bėrė kompromis pėr emrin, sepse me kėtė po rrezikohet synimi strategjik i shqiptarėve integrimi nė strukturat veriatlantike. Me kėtė aspak nuk arsyetohet sjellja e Greqisė nė kėto momente historike pėr rajonin, mirėpo, kuptohet se faji kryesor qėndron tek mosaftėsia e maqedonasve pėr tė vlerėsuar peshėn e vet nė skenėn ndėrkombėtare.
Re: O sa mirė me qenė shqiptar! (lexo)
Nje mik me tregonte nje dite se kur nje vendas qe i kishte shkuar per vizite ne shtepi, e kishte pyetur se i kujt ishte ai flamur qe mbante varur ne mur.
"I vendit tim, i Shqiperise", ishte pergjigjur miku im.
"Nuk e njeh askush", i ishte kthyer me arrogance vendasi mysafir.
"E njeh historia mbi 2000 vjeēare e popullit tim"- ja kishte kthyer me po te njejten monedhe miku im.
Tani flamuri yne do te valevitet i pari ne rrjeshtin e flamujve te kombeve me te fuqishme te botes, dhe kjo nuk eshte pak, ndersa neve do te na dale gjithmone nga shpirti thirrja;
OH SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!
"I vendit tim, i Shqiperise", ishte pergjigjur miku im.
"Nuk e njeh askush", i ishte kthyer me arrogance vendasi mysafir.
"E njeh historia mbi 2000 vjeēare e popullit tim"- ja kishte kthyer me po te njejten monedhe miku im.
Tani flamuri yne do te valevitet i pari ne rrjeshtin e flamujve te kombeve me te fuqishme te botes, dhe kjo nuk eshte pak, ndersa neve do te na dale gjithmone nga shpirti thirrja;
OH SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!







