Opinion / Grupmosha e shpresave

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Opinion / Grupmosha e shpresave

Mesazh nga ILIRI prej Sat Apr 12, 2008 12:08 pm

Opinion / Grupmosha e shpresave
Shkruar nga Edlira Gjoni
Mė ka humbur aftėsia pėr tė shpresuar”, tha njė i ri aktiv dje. Njė student i formuar jashtė. Njė i rikthyer nė vendin ku bėn masė nostalgjia. Njė zgjedhės qė nuk ėshtė i qartė ku ta kanalizojė votėn. Njė student pėr diplomėn e tė cilit as qė shqetėsohet fare Ministria e Arsimit. Ishte njėri ndėr mijėrat e studentėve shqiptarė tė grupmoshės sė dilemtė 25-35 vjeē. Brezi mė aktiv, mosha mė e djegur.

Rrinte pėrballė ky student me mbidozė patriotizmi dhe shikonte plakun qė fshinte larjen e shiut mbi pluhurin e tavolinės ku ishte ulur. Aty ku para tij dhe plakut nė shi kalonte serbes-serbes njė ministėr me eskortėn e tij. Aty ku si ēdo ditė, nė ēdo orė tė saj, tė gjithė vrasin kohėn, nė pamundėsi pėr tė ndėshkuar rrėmbyesit e saj.

Po ku humbi aftėsia pėr tė shpresuar? Nė anėtarėsimin nė NATO? Nė pafajėsitė e Gėrdecit? Nė mos-kokėēarjet e opozitės? Nė mos-funksionimin e punės, administratės, ligjit, shtetit, shoqėrisė, individit, gjithėsisė? Apo nė zvarritjen e pėrbuztė e plot barriera tė Shqipėrisė eksperimentale qė nga 1912-ta?

Humbjes sė optimizmit qė karakterizon njė tė sapo-kthyer nė Shqipėri i pėrgjigjej heshtur eksperienca e njė sėrė tentativave jo shumė tė suksesshme nė rrekjet e mėparshme pėr pėrshtatje tė shpejtė nė vendlindje. Jo fizike apo shpirtėrore. Ngėrēi qėndronte tek refuzimi mendor pėr tė vazhduar rrjedhėn e mendimeve i qetė apo ca mė ēartur, i qartė, se ē’duhet bėrė nė vazhdim. Koha vritet nė mbledhje, nė takime, nė shkresa, burokraci, dalje tė pabindura publike, publikime tė padenja pėr dalje, ndeshje me karrieristė tetėkėmbėsh e tė paplakur nė pretendimin pėr tė qenė tė pėrjetshėm. Tė pėrjetshėm ku? Nė tė drejtėn e tyre tė vetėshpallur pėr tė vrarė ditėn dhe shpresat e njė brezi tė tėrė nė mbytje? 25-35!

Shumica janė gjithė energji qė shpesh ėshtė e papėrballueshme pėr t’u ndjekur. Njė pjesė fort e madhe ėshtė formuar jashtė prej vėrteti; kanė marrė etikėn e shkollės apo vendit tė tyre tė punės. Janė mėsuar tė kėrkojnė diēka nga vetja dhe tė ndjejnė pėrgjegjėsi. Besojnė hapur fare se kontributi i tyre ėshtė i mundur, po qe se do tė kėmbėngulin nė idetė e tyre dhe do ta lėnė skepticizmin ndaj Shqipėrisė mėnjanė.

Sa shpesh po shkelet kjo rrugė. Baltė u bė. Nė fund tė saj ka 25-35-vjeēarė tė ardhur nga SHBA, Kanadaja, Anglia, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Italia, Holanda, ngado. Pasi kalojnė periudhėn e pėrshtatjes, tė gjithė buzėqeshin hidhur teksa presin tė sapo-ardhurit nė vazhdim “Bashkohu me klubin. Kėtu do jemi sėrish”. Trokasin dyert e administratės, tė institucioneve, tė partive, shoqatave, organizatave. Troket ēdo derė dhe pas saj ėshtė njė i ri i formuar nė Perėndim. Shqipėria ka filluar tė tregojė shenjat e alergjisė ndaj kėtij togfjalėshi.

E vėrtetė ose jo dhe aq, energjia dhe vrulli i sjellė nga Perėndimi (veēanėrisht nė ide), nuk i pėrshtaten fare ngadalėsisė dhe hapave tė matur tė shumė-ēkaje nė Shqipėri.

Respektimi i orarit, i temės, i rrjedhshmėrisė logjike, qartėsisė dhe kėmbėnguljes sė vazhdueshme pėr mė shumė, pėr diēka tjetėr, pėr mė shpejt, mė saktė, mė pėrmbledhur, as qė gjejnė vend fare nė kryeqytetin ku e vetmja gjė qė funksionin 24/7 me efektivitet tė plotė, ėshtė bėrja e klaneve. Anėtarėsimi dhe ē’anėtarėsimi nė to ka ritėm tė ēuditshėm dhe principe ndaj tė cilave 25-35-vjeēarėt e kthyer duket se kanė imunitet tė kotė. Pa e parė atė funksionim nė sy, pa e kuptuar dhe pranuar ekzistencėn e tij, ditėt dhe muajt ikin po ashtu kot, me vetullat qė ngrysen pėrditė e mė tepėr, tė ndjekura dhimbshėm nga shpresa qė si gjithmonė e fundit, merr me vete edhe aftėsinė pėr shkuar edhe njė herė atje ku ishte; nė pjesėn ballore tė kokės sė njė studenti shqiptar qė do tė rrijė kėtu; qė e do Shqipėrinė, dhe qė do tė besojė e tė shpresojė se ajo do tė jetė ndryshe.

Por nė kontaktet e pėrditshme nė rrugėn pėr ta gjetur fijen e besimit pėr kėtė ide fikse ndryshimi, konglomerati i dendur i 25-35-vjeēarėve ndesh me bashkėmoshatarė stoikė qė pėrjashtojnė aftėsitė e palės tjetėr, qė nuk e shohin veten nė tė njėjtėn barkė, (jo nė Farkė). Ndeshen me tė huaj qė vazhdojnė tė japin detyra shtėpie e tė kėrkojnė pėr vete shtėpitė mė tė mira nė Tiranė. Me burokracira, zvarritje e mefshtėsi politike dhe sociale. Nervi i reagimit duket sikur ėshtė hequr cep e mė cep, e reagimi i vetėm vjen nga shkaktarėt e tė ashtuquajturave evenimente, anėtarėsime, koncerte apo integrime fati si nė njė ruletė ruse. “Mė ka humbur aftėsia pėr tė shpresuar”, tha i sapo-pėrshtaturi nė Shqipėri.

Njė fazė mė vonė, do tė kuptohet edhe mungesa e iniciativės pėr ta rrėzuar konceptin e humbjes sė aftėsisė pėr shpresė. Ca mė vonė, Shqipėria tė mėson vetė se Rinasi e ngjall prapė aftėsinė, por mbase nuk zhduk kurrė dėshirėn pėr tė shpresuar se atė shpresė tė rilindur, do ta humbasėsh sėrish tek ajo, Shqipėria, dhe jo diku tjetėr ku rrezikon qė nė vend te shpresės, tė jetosh me

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2269
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Opinion / Grupmosha e shpresave

Mesazh nga emigranti prej Sun Apr 13, 2008 9:06 am

Nje e vertete e hidhur qe duhet pranuar.

emigranti
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 422
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi