Pejė e Prekaz, turma "pushton" Topin

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pejė e Prekaz, turma "pushton" Topin

Mesazh nga shqiptari prej Sun Jan 27, 2008 8:03 pm

Pejė e Prekaz, turma "pushton" Topin
Nė ditėn e dytė tė vizitės nė Kosovė, Presidenti takon edhe Thaēin




Njė pritje qė Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, do ta mbajė mend gjatė. Mijėra qytetarė tė Pejės, njė nga qytetet mė tė vjetra tė Kosovės kishin mbushur rrugėt pėr tė mos e humbur kėtė rast. Turma e ka ndjekur Presidentin nė ēdo hap tė qytetit. Flamujt nuk kanė munguar dhe brohoritjet me emrin e tij gjithashtu. Por "Shqipėri, Shqipėri" ka qenė thirrja mė domethėnėse e turmės qė kėrkonte tė shprehte lidhjen sa shpirtėrore po aq dhe politike me vendin qė prezantonte kreu i shtetit shqiptar. Valltarė tė veshur me kostume popullore nė qendėr tė qytetit dhe kėrcitja e daulleve vetėm sa e shtonin atmosferėn e festės

"Janė ca gjėra qė ju gazetarėt i komentoni mė mirė se unė qė kam emocione, por ėshtė njė mikpritje qė i shkon pėr shtat traditės sė shqiptarit". Presidenti ishte modest. Pritjen madhėshtore ua dedikoi institucioneve dhe Shqipėrisė dhe jo vetėm emrit tė tij. Natyrisht, ai e lidhi kėtė mikpritje me datėn e pavarėsisė, duke e cilėsuar si "Ditėn e Re". Presidenti ka shtrėnguar duart me qindra veta. Shiritat e verdhė tė vėnė pėr tė mbajtur njerėzit, befas janė kėputur dhe njerėzit kanė vėrshuar drejt tij. Edhe forcat speciale tė SHPK-sė e kanė parė veten tė paaftė pėr tė menaxhuar situatėn. Por asgjė. Njė pritje e ngjashme me atė qė i ėshtė rezervuar Presidentit Bush nė Fushė-Krujė. "Mirėserdhe o burrė i madh" iu drejtua njė banor i Pejės. Topi vendosi njė kurorė mė lule te statuja e Haxhi Zekės, i shoqėruar nga kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Lajēi.

Te varri i Adem Jasharit

Kurora me lule, mė parė Presidenti vendosi edhe nė varrin e Adem Jasharit dhe tė gjithė familjes Jashari qė u sakrifikua e tėra me 5 mars 1998. Njė pritje madhėshtore, gjithashtu, i ishte rezervuar nė kėtė vend, qė ėshtė kthyer nė njė vend pelegrinazhi nė Kosovė. Rrugėt ishin plot nga tė gjitha anėt. Presidenti shoqėrohej nga njė numėr i madh politikanėsh dhe personalitetesh tė Kosovės. Pėr tė familja, Jashari pėrfaqėson dy momente tė rėndėsishme. "Momenti i parė ėshtė i veprės sė paarritshme dhe tė pakrahasueshme qė Adem Jashari ka dhėnė pėr Kosovėn dhe pėr pavarėsinė e saj", tha Presidenti duke shtuar se "momenti i dytė lidhet me forcėn e familjes Jashari qė me sa duket ėshtė pjesė e trashėgimisė gjenetike tė kėsaj familjeje, por edhe pjesė e asaj qė pėrfaqėson populli liridashės i Kosovės qė di ta pėrballojė dhimbjen dhe ta kthejė atė nė forcė dhe nė shpresė". Topi ka vizituar shtėpinė-muze, e cila pėrshkohet nga plumbat e policisė serbe qė e mbajti tė rrethuar pėr tri ditė e net me radhė. Presidenti i Republikės, gjatė rrugės pėr nė Prekaz e theu edhe sėrish. Makina e tij u ndal dhe ai doli pėr tė pėrshėndetur njerėzit qė kishin dalė rrugėve nga do ta kalonte. Tė gjithė menduan se arritėn nė Prekaz, por jo. Presidenti Topi nuk mund tė qėndronte indiferent dhe makina e tij, thjesht tė kalonte. Nė mėngjes, kreu i shtetit, Bamir Topi, kishte vizituar varrin e njė tjetėr simboli tė Kosovės. Ai vendosi njė kurorė me lule te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, simbol i rezistencės paqėsore. Gjatė vizitės nė Pejė, njė kurorė me lule ėshtė vendosur edhe te monumenti i dėshmorit, Shkėlqen Haradinaj, vėllai i Ramush Haradinajt, duke treguar kėshtu kujdes pėr tė kujtuar tė gjithė, pa dallime politike.

Thaēi

Axhendėn e takimeve tė ditės sė dytė, Presidenti i Republikės e ka filluar me Kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi. Ashtu sikurse te pritja qė i bėri Presidenti Sejdiu, Garda e TMK-sė dhe tapeti i kuq ishin pjesė e ceremonisė pritėse. Presidenti dhe Kryeministri kanė ecur krah pėr krah dhe mė pas janė nisur drejt zyrės, ku temė kryesore e bisedės ka qenė ajo qė ėshtė edhe temė kryesore e gjithė kėsaj periudhe, pavarėsia. Mė pas, urimet e ndėrsjella para mediave. "Sinqerisht, z. Thaēi ju kemi vlerėsuar si njė figurė mjaft komplekse, keni qenė njė nga luftėtarėt pėr ēlirimin e Kosovės edhe sot keni marrė profilin e njė politikani modern perėndimor qė dini tė jeni nė bisedime me partnerėt me tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, nė mision paqeje dhe kėtė po e ushtroni ashtu siē duhet", tha Topi duke komplementar kreun e qeverisė kosovare. "Kosova do tė shkojė nė mėnyrė tė sigurtė drejt asaj qė pritet nga tė gjithė i njė shteti sovran dhe tė lirė dhe nė rrugėn e integrimit, rruga pėr tė gjitha vendet e Ballkanit, tha mė tej Presidenti, duke dhėnė fjalėn se Shqipėria dhe qytetarėt e Shqipėrisė do tė jenė njė mbėshtetje e fuqishme. Ai pėrmendi edhe delegacionin e ministrave qė ka marrė me vete, pikėrisht pėr kėtė arsye, pėr tė bashkėrenduar ndihmėn qė Shqipėria do tė ofrojė. "Unė padyshim do tė bėj ēka ėshtė e mundur sė bashku me institucionet e tjera nė Shqipėri qė t‘i kontribuojmė kėsaj klime dhe gjithēka tė vijė nė mėnyrėn mė natyrale. Pėr sa i pėrket datės sė shpalljes sė pavarėsisė

Presidenti shqiptar e tha njėherė e mirė pėr gazetarėt "Ēėshtja e datės ėshtė njė ekskluzivitet i institucioneve tė Kosovės". Ai pėrsėriti se ēėshtjet pėrtej momentit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės janė ēėshtje qė kanė tė bėjnė mė zhvillimin. Por nė axhendėn e takimit ka qenė edhe ekonomia ku padyshim, rruga "Durrės-Kukės u pa si rruga e "shpėtimit kombėtar".

Ndėrsa Kryeministri Thaēi tha se Presidenti Topi po luan njė rol tė rėndėsishėm tė uniteti politik dhe qytetar nė pozicioni e Presidentit tė Shqipėrisė. "Vizitat e tė gjitha personaliteteve nė Kosovė e kanė tė veēantėn e vet e nė veēanti tash nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės shtetit mė tė ri Evropė", tha Thaēi. Ai shprehu mirėnjohjen edhe pėr kohėn e luftės. "Mė vjen mirė qė kėtė realitet tė lirisė tė ēlirimit tė kėtij tranzicioni e kemi krijuar bashkėrisht qė nga 1998-‘99 kur tė gjitha institucionet atėherė tė Shqipėrisė ishin pėr ēlirimin e Kosovės dhe sot nė prag tė pavarėsimit tė Kosovės kemi bashkėpunim tė shkėlqyeshėm. Presidenti u nderua edhe me titullin "Qytetar Nderi i Prishtinės".

shqiptari
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 2376
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi