Raca dhe republikanizmi
Faqja 1 e 1•
Raca dhe republikanizmi
Raca dhe republikanizmi
Nga Raphaėl Hadas-Lebel*
Problemi racor ka qenė gjithmonė njė subjekt shpėrthyes, kur nevojat e shkencės dhe statistikės kryqėzohen nė terrenin politik. Aktualisht, debatet nė Francė po bėhen mė pasionante teksa po shfaqet perspektiva e futjes sė "statistikave etnike" (statistiques ethniques), gjė qė ka shkaktuar diskutim tė gjallė, i cili ka prekur vetė thelbin e vlerave tė republikanizmit francez.
Sipas njė ligji, qė daton Revolucionin Francez dhe i aktualizuar mė 1978-ėn, nėpunėsve qeveritarė nė Francė u ndalohet tė mbledhin informacion mbi prejardhjen etnike ose racore tė shtetasve, qoftė prejardhje reale apo e revendikuar, gjatė regjistrimit tė popullsisė ose orvatjeve tė tjera pėr mbledhje informacioni statistikor mbi popullsinė.
Dy janė arsyet kryesore tė kėsaj. E para, ėshtė parimi republikan, i sanksionuar nė Kushtetutė, i cili njeh vetėm qytetarė/shtetas dhe nuk pranon asnjė dallim origjine, race ose feje mes tyre. Arsyeja e dytė, ėshtė historike: kujtimet e dhembshme dhe ende tė gjalla tė regjimit tė Vishisė (régime de Vichy) gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė dokumentet e identifikimit figuronte pėrkatėsia "racore" ose fetare, gjė qė u pėrdor si mjeti kryesor pėr arrestimin e hebrenjve francezė dhe dėrgimin e tyre nė kampet e vdekjes.
Sot kjo ēėshtje ėshtė rikthyer nė planin e parė, pėr shkak tė njė beteje tė re kundėr dallimit racor, pėr tė cilin nevojiten tė dhėna mė tė sakta pėr pabarazinė shoqėrore. Besohet se statistika ekzistuese publike nuk ka informacion tė mjaftueshėm domethėnės pėr tė analizuar mundėsinė e dallimit nė punėsim apo strehim. Tek e fundit, pa statistikėn pėrkatėse, ėshtė e vėshtirė tė provohet dallimi.
Nė tė vėrtetė, shumė njerėz argumentojnė se mospranimi pėr tė marrė parasysh dallimet, qė lidhen me pėrkatėsitė etnike dhe fetare, faktikisht i kanė ligjėruar kėto dallime. Njė kritik social britanik, i cituar nga sociologu Dominik Shnaper (Dominique Schnapper), krahason sjelljen e francezėve, qė nuk duan t'u pėrmendėsh dallimin etnik, me anglezėt e epokės viktoriane qė nuk pranonin tė flisnin pėr seksin.
Partizanėt e mbledhjes sė tė dhėnave pėr racėn ose fenė gjithashtu mbėshteten nė pėrvojėn e Shteteve tė Bashkuara, Britanisė ose Holandės, ku regjistruesit e popullsisė mund tė pyesin lirisht rreth prejardhjes etnike dhe ndjenjės sė pėrkatėsisė sė qytetarit. Qysh nė vitin 1990, SHBA-tė mbledhin tė dhėna mbi prejardhjen etnike. Ndonėse Amendamenti i Parė i Kushtetutės sė SHBA-ve ndalon ēfarėdo testi pėr shtetėsinė ose funksionet politike, gjė qė pėrjashton pyetjet pėr bindjet fetare, amerikanėt kanė mundėsinė tė mbledhin informacion pėr etnicitetin, madje nė disa raste pėr prejardhjet e shumėfishta etnike, si pėr shembull "i bardhė", "i zi", "aziatik" dhe "amerikan vendės".
Nė Britani, interesimi pėr mbėshtetjen sociale tė pakicave ēoi nė futjen mė 1991-shin tė statistikės, qė tregon statusin etnik. Pėrsa i takon Holandės, kompanitė ishin tė detyruara tė raportonin pėrbėrjen etnike tė personelit tė tyre deri mė 2003-in, kur ky ligj u shfuqizua.
Por legjislacioni i sotėm francez ėshtė mė i rreptė nga ē'duket. Ai bėn dallim mes dokumenteve anonime tė zgjedhura lirshėm pėr qėllime shkencore, tė cilat mund tė pėrmbajnė tė dhėna mbi prejardhjen etnike tė personit, dhe dokumenteve, qė nuk janė anonime, ekzistenca e tė cilave mund tė ketė pasoja tė drejtpėrdrejta nė njerėz konkretė dhe nė tė cilat ndalohet nė mėnyrė strikte tė regjistrohet ēfarėdo informacioni mbi origjinėn etnike. Ligji i vitit 1978 u ndalon statistikanėve tė qeverisė tė bėjnė pyetje "delikate", vetėm nė rastin kur kėto pyetje janė domethėnėse pėr studimin dhe vetėm me pėlqimin e personit tė anketuar.
Por statistikanėt e qeverisė prej kohėsh studiojnė prejardhjet kombėtare tė emigrantėve, dhe u lejohet tė tregojnė kombėsinė e mėparshme tė atyre qė marrin nėnshtetėsi franceze. Kėshtu, ka njė dallim mes pėrmendjes sė kombėsisė sė mėparshme, qė ėshtė e lejueshme, dhe pėrmendjes sė pėrkatėsive etnike ose racore, qė ėshtė e ndaluar.
Ėshtė e nevojshme tė ecet mė tej kėsaj vetėm sepse treguesit, qė kanė lidhje me kombėsinė e mėparshme janė tė pamjaftueshėm pėr identifikimin e dallimit - nė veēanti tė dallimit tė tėrthortė - nė bazėn e prejardhjes etnike? Disa anketa tregojnė se grupe popullsie, tė cilat u pėrket drejtpėrdrejt pyetja, dyshojnė rreth kėsaj.
Statistikat nuk janė vetėm imazh i realitetit: ato ndihmojnė edhe pėr t'i dhėnė trajtė realitetit. Kategoritė statistikore shpesh kanė tendencė tė shndėrrohen nė kategori sociale. Jo vetėm qė treguesit racorė (i bardhė, i zi, arab, aziatik) janė tejet tė pasaktė nė njė botė, ku pėrzierja racore tani ėshtė dukuri rėndomtė, por sikurse thotė Fransua Eran (Franēois Héran), drejtori i
Institutit Kombėtar tė Studimeve Demografike (l'Institut National d'Etudes Démographique) tė Francės, gjithashtu ėshtė e domosdoshme tė provohet se diferenca nėnkupton pabarazi dhe se pabarazia patjetėr shėnon diskriminim (dallim). Nė tė vėrtetė, pėrllogaritja etnike vetėm sa mund tė forcojė logjikėn e ndarjes sė shoqėrisė.
Duke i kushtuar vėmendje dėshirės pėr tė penalizuar dallimin etnik, synimi i qeverisė pėr tė marrė kėtė informacion, ėshtė i kuptueshėm. Por shteti ka mėnyra tė tjera pėr tė nxitur barazinė mbi bazėn e kritereve kombėtare, sociale ose ekonomike. Duke marrė parasysh rrezikun e zgjimit tė njė antagonizmi tė ri, mbledhja e statistikave mbi racėn, besimin fetar dhe etninė mund tė mos ia vlejė kjo. Ndalimi i mbledhjes tė tė dhėnave etnike dhe racore ėshtė njė tabu, e cila nuk do tė pėrmbysej lehtė, pa peshuar me kujdes se mund tė rrezikohet paqja sociale.
*Rafael (Raphaėl)Hadas-Lebel ėshtė anėtar i Kėshillit tė Shtetit dhe Profesor nė Institutin e Studimeve Politike (Institut d'Etudes Politiques) tė Parisit. Ėshtė autor i librit "100 fjalė mbi demokracinė franceze" (Les 101 mots clé de la démocratie franēaise).
Pėrktheu: Vladimir Mustaqi