ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Pėrgjigju temės
 

Reforma e fundit nė ARMO, 30 gra: Gati tė vetėvritemi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Reforma e fundit nė ARMO, 30 gra: Gati tė vetėvritemi   Wed Jun 25, 2008 9:01 am

Reforma e fundit nė ARMO, 30 gra: Gati tė vetėvritemi

Ish-punonjėset kėrcėnojnė: Do tė hidhemi nga... lartėsitė
Punonjėsit e Kombinatit tė Pėrpunimit tė Thellė tė Naftės (KPTHN) nė Ballsh, tė cilėt janė hedhur nė protesta pėr shkak tė reformės qė po zbatohet nė ARMO, kanė kėrcėnuar dje me vetėvrasje kolektive. Mbi 30 gra tė prekura nga reforma nė kompaninė e privatizuar tashmė kanė hipur nė kolonėn e repartit tė Koksit brenda kombinatit dhe kanė qėndruar aty deri pas mesdite, duke kėrcėnuar se do tė hidheshin nga lartėsia. Policia e ka pasur mjaft tė vėshtirė tė ndėrhyjė, ndėrsa ka thėnė se pėr disa prej tyre do tė nisė procedimin penal. Mbi 100 punonjės tė Kombinatit tė Pėrpunimit tė Thellė tė Naftės nė Ballsh kanė organizuar dje njė protestė pėr tė kundėrshtuar ristrukturimin e kompanisė ARMO. Ata kanė qėndruar pėr disa orė pėrpara drejtorisė sė kombinatit, ndėrsa 30 gra i janė shkėputur grupit dhe kanė hipur nė kolonėn e repartit tė Koksit, nė njė lartėsi prej mė shumė se 20 metrash. Burime tė sindikatės sė naftėtarėve thanė dje se gratė vunė nė rrezik jetėn e tyre, duke kėrkuar pėrshpejtimin e procesit tė rishikimit tė listave tė shkurtimeve nė kėtė kombinat. Punėtorėt e prekur nga reforma nė ARMO shpresojnė se konsorciumi amerikano-zviceran qė ka fituar tenderin pėr privatizimin e kompanisė do t‘i rikthejė nė punė. Ata kanė dėgjuar se krerėt e rinj tė kompanisė do tė anulojnė reformėn e aplikuar, por deri mė sot nuk ėshtė hedhur asnjė hap nė kėtė drejtim, ēka ka bėrė qė tė pėrshkallėzohet protesta. Burimet nga KPTHN-ja e Ballshit thanė se njė pėrfaqėsi e protestuesve ėshtė takuar dje paradite me drejtorin e kombinatit, Gramoz Nazėraj, nga i cili nuk kanė marrė pėrgjigjen qė prisnin. Pas kėtij takimi, 30 gratė kanė vendosur tė pėrdorin formėn ekstreme tė protestės, duke vėnė nė vėshtirėsi forcat e policisė. Nė momentin qė forcat e policisė kanė tentuar tė zbresin gratė nga kolona, ato kanė kėrcėnuar se do tė hidheshin, ndėrsa njėra ka lyer trupin me naftė dhe ka thėnė se do t‘i vinte flakėn vetes. Mėsohet gjithashtu se punonjėsja Qelibare Qerimi ka humbur ndjenjat pėr shkak tė tronditjes dhe qėndrimit pėr njė kohė tė gjatė nė diell. Nė kėto kushte policia ėshtė tėrhequr, duke ruajtur distancėn me gratė protestuese pėr tė shmangur ndonjė incident tė rėndė, por sipas krerėve tė Komisariatit tė Ballshit, mėsohet se shumė shpejt policia do tė nisė njė procedim penal pėr kėto punonjėse, tė cilat kanė penguar procesin e punės nė KPTHN. Gjithēka sipas policisė ka tė bėjė me faktin se kėto punonjėse vėrtet janė pėrfshirė nė listat e reformės, por nuk figurojnė tė pushuara nga puna dhe pėr kėtė vazhdojnė tė kenė leje hyrjeje nė kombinat. Protesta ekstreme e 30 grave ka marrė fund rreth orės 18:00, pas negociatave me krerėt e ndėrmarrjes dhe policinė. Ndėrkohė mėsohet se ato janė shoqėruar nė komisariat pėr t‘u marrė nė pyetje. Protestat e para nė KPTHN nisėn nė fund tė muajit, kur u publikuan listat e para me emrat e personave qė prekeshin nga reforma. Deri dje, forma mė e ashpėr e protestės sė kėtyre naftėtarėve ka qenė bllokimi i rrugės nacionale Fier-Tepelenė.
Shqip
Mbrapsht nė krye Goto down

Reforma e fundit nė ARMO, 30 gra: Gati tė vetėvritemi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: SHTYPI-
Pėrgjigju temės