Ruli: Minierat alarm pėr sigurinė

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ruli: Minierat alarm pėr sigurinė

Mesazh nga ILIRI prej Wed Jun 18, 2008 8:16 am

Ruli: Minierat alarm pėr sigurine

17 qershor, ora 16:18 - "Me shumė shqetėsim vėrejmė sidomos gra e fėmijė tė moshave tė ndryshme qė punojnė nė vende te paliēensuara, pa drejtues teknik dhe pa asnje rregull teknik nė frontin e punės”- tha Ruli.

Shekulli Online

Tue, 17 Jun 2008 16:15:00

Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli ka zhvilluar sot njė takim me drejtues tė subjekteve qė zhvillojnė aktivitet minerar nė zonėn e Bulqizės, pėrfaqėsues tė pushtetit lokal dhe drejtues tė lartė tė forcave tė Rendit.

Nė kėtė takim ministri Ruli ka bėrė njė panoramė tė gjendjes aktuale nė industrinė e kromit, ēmimi i tė cilit ka pėsuar njė rritje tė ndjeshme nė vitet e fundit “Per here te pare eksporti i kromit (per vitin 2007) kapi vlera rreth 135 milion Euro”, ka thėnė ministri Ruli, duke shpjeguar se e gjitha kjo ka ndikuar direkt nė procesin e liēensimit.

“Gjatė vitit tė fundit ka ardhur duke u shtuar numri i subjekteve private qė aplikojnė pėr licensa. Nėse ēdo vit janė dhėnė mesatarisht 60 liēensa, gjatė vitit tė kaluar, nė 2007-ėn, u dhanė rreth 140 liēensa. Kurse vetėm nė tremujorin e parė te vitit 2008, vetem pėr krom kanė aplikuar rreth 70 subjekte”.

Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės duke parashikuar mjaft kohė mė parė kėtė situatė vuri nė gatishmėri sektorin e liēensave, departamentin minerar nė AKBN dhe futi nė perdorim medodat dixhitale te verifikimit tė liēensave, krahas verifikimit tė tyre nė terren dhe po punon pėr tė trajtuar nė afat kėrkesat e bėra.

“Por ēmimi nė rritje i kromit ka bėrė qė tė vihen re kėrkesa edhe pėr pjesė tė vogla e tė mbetura nė galeri apo punime minerare tė vjetra, tė cilat mė parė nuk preferoheshin”, ka thėnė ministri Ruli nė takim, duke shtuar se pėr herė tė parė ka interes edhe pėr trajtimin e stoqeve tė sterileve nė pjesė tė ndryshme tė minierės sė Bulqizes, por edhe nė Batėr e Krastė.

Por, sipas ministrit Ruli - “kėrkesa e lartė pėr krom nė tregun ndėrkombėtar, ka ēuar fatkeqėsisht nė lindjen e dy dukurive te rrezikshme, tė cilat janė verifikuar kohėt e fundit: Ulja nė pėrgjithėsi e vemendjes ndaj zbatimit te rregullave tė sigurimit teknik nė punė, nė pothuajse tė gjitha minierat e vogla e tė shpėrndara nė zonėn Bulqizė, Batėr, Krastė, Tėrnovė etj.

Janė vėrejtur nje sere aksidentesh ne frontin e punes, tė cilat sipas kontrollit tė ushtruar nga RISHM-i, ėshtė zbuluar se kanė ndodhur pėr shkaqe banale, krejtėsisht tė eleminueshme. Rendja ndaj fitimit maksimal ka ēuar nė shkeljen edhe tė rregullave mė elementare tė sigurisė nė punė nė Mmniera, ku dihet ekzistenca e rrezikut tė lartė”.

Ministri Ruli ka thėnė se pėrveē kontrollit tė rreptė nga ana e RISHM-it, i cili ėshtė pėrforcuar me personel shtesė nėpėr rrethe, METE ka vendosur heqjen pa hezitim tė liēensės dhe ndjekjen me organet hetimore tė ēėshtjes deri nė fund, pėr ēdo rast. “Por njė dukuri e re dhe shumė e rrezikshme”, - ka thėnė ministri Ruli, “ėshtė edhe aktivizimi i banorėve pranė zonave minerare, tė cilėt mbledhin krom nėpėr stoqe dhe galeri tė braktisura prej vitesh, duke sfiduar rrezikun e dukshėm.

Me shumė shqetėsim vėrejmė sidomos gra e fėmijė tė moshave tė ndryshme qė punojnė nė vende te paliēensuara, pa drejtues teknik dhe pa asnje rregull teknik nė frontin e punės”.

Aktualisht njė rrezik i tillė vėrehet nė tė gjithė zonėn minerare rreth Bulqizės, por edhe nė Kukes, Tropojė, si edhe nė mjaft zona tė jugut tė vendit.

Sipas bilanceve tė para, janė rihapur mbi 100 punime tė vjetra minerare dhe fenomeni po zhvillohet me shpejtėsi. Lidhur me masat qė po ndėrmerren pėr ta shmangur kėtė fenomen, Ministri i Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės Genc Ruli ka deklaruar se “Qeveria shqiptare nuk do tė tolerojė kėto raste flagrante qė vėnė nė rrezik jeten e dhjetėra e dhjetra banoreve: Sė pari, nė Bulqizė, nė zonėn D, ku rreziku ėshtė i lartė, do tė ndėrpritet ēdo punim mirerar.

Sė dyti, duke filluar nga java e ardhshme, METE do tė pėrshpejtojė dhėnien e liēensave pėr tė gjitha galeritė apo pjesėt e stoqeve jashtė zonės sė rrezikut, shoqėruar me studime qė marrin parasysh karakterin e minieres apo tė vendburimit. Kjo do tė shoqėrohet edhe me kontrolle nė zonė, pėr tė ndarė pėrfundimisht tė liēensuarin me te paliēensuarin, tė ligjshmin me tė paligjshmin , duke i dhėnė mundėsi dhe forcave tė rendit tė bėjnė ndėrhyrje selektive”.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ruli: Minierat alarm pėr sigurinė

Mesazh nga ILIRI prej Wed Jun 18, 2008 10:53 am

E megjith rritjen e ēmimit te kromit ne treg, Bulqiza mbetet zona me e varfer ne Shqiperi. Shteti merr nga Bulqiza mbi 40-50 perqind te fitimit, ndersa nuk i kthen ketij qyteti as edhe 0,1% nga vlera e pasurise qe perfiton nga djersa dhe gjaku i minatoreve, grave dhe femijeve te Bulqizes duke u bere vjedhesi me i madh i pasurise se tyre. Eshte folur me dhjetra here per gjendjen e veshtire ekonomike ku jetojne banoret e Bulqizes, per varferine ekstreme ku jetojne ata, e cila eshte edhe shkaku qe i detyron ata te nderrmarin rreziqe te tilla. Kur Genc Rruli argumenton se eshte rritja e ēmimit te kromit shkaku qe banoret ndermarin pune te tilla te rrezikshme per jeten e tyre, le te nenkuptosh se banoret e Bulqizes rrezikojne per tu pasuruar. Ne fakt ndodh e kunderta. Ato rrezikojne per buken e perditeshme. Te vetmit te cilet kane perfituar dhe jane pasuruar nga gjaku i tyre jane firmat dhe klanet qe kane marre ne dore kete pasuri. Eshte i pamjaftueshem vendimi per heqjen e liēencave. Ajo qe qeveria duhet te beje eshte ti ktheje ketij qyteti nje pjese te vleres te pasurise qe ajo i rremben ēdo dite. Tu permiresoje kushtet e banimit, dhe kushtet e jeteses. Tu rrise pagat ketyre punetoreve, te rrealizoje projekte ndertimesh ne banesa, ne rruge, ne ndertime lulishtesh e parqesh (Bulqiza ka fushe me bollek), tu ndertoje shkolla dhe tu permiresoje kushtet ne shkollat qe ekzistojne, te ndertoje kopshte e ēerdhe dhe tu plotesoje kushtet ēerdheve e kopshteve qe ekzistojne, tu modernizoje spitalin etj e mbi te gjitha te nxise investime edhe ne fusha te tjera, si ne prodhimin e nenprodukteve blektorale (Bulqiza eshte zone blektorale,askush si Bulqiza nuk e prodhon djathin e bardhe),rrobaqepsi,turizmin malor(kush zone e ka ajrin te paster si Bulqiza) etj, tu ktheje gjykaten, prokurorine etj. Bulqiza i jep shtetit dhjetra here me shume se sa vlera e te gjitha ketyre projekteve qe qeveria duhet te nderrmare per ta. Ne fakt te gjitha qeverite e deritanishme e kane patur ne vemendjen e tyre Bulqizen vetem si nje objekt shfrytezimi. Ndaj qytetareve te Bulqizes eshte ushtruar nje aparteid i pashembullt ne Shqiperi. Edhe ky vendim i Rrulit nuk eshte gje tjeter vetem se nje hi qe ai perpiqet tua hedh syve bulqizakeve per te zbutur zemerimin e tyre.Asgje nuk do te ndryshoje ne jeten e tyre. Ata do te vazhdojne te mbeten negerit e Shqiperise.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi