Sherri Berisha-Balla dhe “Richard Schifter”

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sherri Berisha-Balla dhe “Richard Schifter”

Mesazh nga Bora prej Wed Jan 30, 2008 12:30 pm


[b]Sherri Berisha-Balla dhe “Richard Schifter” i opozitės nė Washington


[/b]

Nga Kastriot Myftaraj - Sherri mes kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla, ėshtė njė nga ato ngjarje qė shėrben pėr tė hedhur dritė mbi prapaskenat e politikės shqiptare, si midis aktorėve politikė shqiptarė, ashtu dhe nė raportin mes aktorėve politikė shqiptarė dhe kancelarive ndėrkombėtare. Deputeti socialist Balla qartėsisht donte ta bėnte Berishėn qė tė humbte vetėkontrollin me atė qė i tha se djali i tij, Shkėlzeni ka njė kazino nė bllok. Ēėshtja ėshtė se a ishte reagimi i Berishės njė humbje vetėkontrolli, apo njė nervozizėm i llogaritur pėr tė trembur opozitėn. Nė fakt situata u kthye nė njė testim pėr tė dy palėt. Berisha kėtė herė reagoi me njė shkallė egėrsie qė ai e ka evituar nė raport me opozitėn, qė kur ėshtė bėrė kryeministėr. Reagimi i Berishės duket sikur e topiti opozitėn dhe vetė deputetin Balla, qė pas pėrgjigjes sė Berishės nuk zgjodhi tė kundėrvepronte nė mėnyrėn qė Berisha bėnte rėndom kur ishte nė opozitė, pra duke e shkallėzuar dhunėn verbale pėrtej asaj tė kundėrshtarit. Deputeti Balla nuk doli as tė nesėrmen nė konferencė pėr mediat pėr tė folur pėr ngjarjen. Nėse opozita kishte bindjen se Berisha kishte humbur vetėkontrollin, atėherė kjo ishte njė arsye mė tepėr qė tė vazhdonte ta provokonte Berishėn, jo vetėm ditėn e ngjarjes, por edhe tė nesėrmen. Ēėshtja paraqitet kėshtu. Ose Berisha humbi vetėkontrollin nė debatin me Ballėn dhe kjo ėshtė preokupuese edhe pėr ndėrkombėtarėt, duke qenė se edhe kryetari i opozitės Edi Rama jep shenja tė qarta tė humbjes sė vetėkontrollit kėto kohė. Ose Berisha bėri njė performancė nervozizmi pėr tė trembur Ballėn dhe opozitėn. Balla qartėsisht donte ta bėnte Berishėn qė tė nervozohej njė ditė para se ministri i jashtėm Basha tė takohej nė Ėashington me sekretaren e Departamentit tė Shtetit, Rice. Berisha, nė momentin qė po dėgjonte Ballėn, sigurisht qė e kuptoi kėtė qėllim tė tij. Duke ditur ndjeshmėrinė dhe kujdesin qė ka patur Berisha pas vitit 1997 pėr tė pėrmirėsuar imazhin e tij nė Ėashington, duket e pabesueshme qė ai tė mos e pėrmbante veten nė pėrgjigjen ndaj Ballės, nė rast se kjo do ta dėmtonte vėrtet nė perceptimin e amerikanėve, nė vigjilje tė takimit Basha-Rice, aq mė tepėr kur Balla nuk dha fakte, por “fjalė blloku”, siē tha vetė. Fakti qė Berisha megjithatė nuk u pėrmbajt ėshtė gjėja mė kurioze nė incidentin Balla-Berisha. Berisha nuk do tė mund t’ ia lejonte vetes luksin e shpėrthimit qė bėri nė debatin me Ballėn, nė rast se nė Ėashington do tė kishte njė “Richard Schifter”, pra njė zyrtar tė lartė amerikan, mbėshtetės tė opozitės shqiptare, qė koleksiononte gafat e Berishės dhe i pėrcillte ato nė qendrat e pushtetit nė kryeqytetin amerikan, siē bėnte Richard Schifter nė vitet 1994-1997. Sot opozita e majtė ka si “Richard Schifter” tė saj nė SHBA, Geri Kokalarin. Fakti qė sot opozita nuk ka njė “Richard Schifter” nė Ėashington ėshtė domethėnės dhe duhet ta bėjė opozitėn tė reflektojė pėr atė se a ėshtė ky njė tregues qė Berisha ka marrė pėrtej Atlantikut licencėn pėr tė qeverisur nė mėnyrė autoritariste, duke i lejuar vetes ndaj opozitės sjellje qė ai kur rierdhi nė pushtet nė 2005, kishte gjithsesi kujdes qė t’ i evitonte, ndryshe nga qeverisja e tij e parė nė vitet 1992-1997. Njė tjetėr tregues se opozita e majtė shqiptare nuk ka njė “Richard Schifter” sot nė Ėashington, ėshtė fakti qė Presidenti Topi i dekretoi propozimet e Prokurores sė Pėrgjithshme, Ina Rama, pėr lėvizje dhe emėrime prokurorėsh, njė ditė para takimit Basha-Rice nė Ėashington. Kur mes tė larguarve nga Prokuroria e Pėrgjithshme ishte dhe Xhevat Hana, njė nga prokurorėt qė merrej me ēėshtjen e kontratės me kompaninė amerikane “Bechtel” pėr Rrugėn Rrėshen-Kalimash. Opozita tė nesėrmen doli publikisht kundėr largimit tė Hanės nga Prokuroria e Pėrgjithshme, duke e quajtur kėtė si njė mėnyrė pėr t’ i bėrė presion grupit qė po heton pėr ēėshtjen e Rrugės Rrėshen-Kalimash. Nė rast se opozita do tė kishte pasur njė “Richard Schifter” nė Ėashington, Topi do t’ i dekretonte lėvizjet dhe emėrimet e prokurorėve pas takimit Basha-Rice dhe jo para tij. Duket se largimi i Xhevat Hanės nga Prokuroria e Pėrgjithshme ka qenė njė kurth i menduar pėr tė kompromentuar ish-Prokurorin e Pėrgjithshėm Sollaku dhe opozitėn, pėr tė cilėn ishte llogaritur se do ta merrte nė mbrojtje atė. Dihet se Xhevat Hana ka qenė prokurori i ēėshtjes sė Zan Ēaushit nė 1998 qė kėrkoi lirimin e kėtij tė fundit pėr mungesė provash nė gjyqin e parė kundėr tij, me ē’ rast Hana u pushua prej Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė kohės, Arben Rakipi, pas bujės ndėrkombėtare qė bėri lirimi i Zanit. Opozita e sotme, qė atėherė ka qenė nė pushtet, bėri pikėrisht atė qė priste Berisha, duke dalė nė mbrojtje tė Xhevat Hanės. Me kėtė Berisha tashmė mund t’ u thotė ndėrkombėtarėve dhe nė rradhė tė parė amerikanėve se Sollaku kishte vėnė pėr tė ndjekur ēėshtjen e kontratės sė “Bechtel” prokurorin qė liroi Zanin (tė cilin e ka rimarrė nė punė), nė mėnyrė qė ai tė zbatonte porositė e Sollakut nė kėtė ēėshtje. Gjithashtu Berisha llogarit qė ta kompromentojė edhe opozitėn qė del nė mbrojtje tė Xhevat Hanės. Se Berisha ka “Richard Schifter” tė vet nė Ėashington, dhe ata nuk do t’ i mungojnė qė t’ i pėrcjellin kėto gjėra atje ku duhet. Nė rast se opozita shkon me mendjen se kjo nuk ka shumė rėndėsi se ky ėshtė vit zgjedhor nė SHBA dhe nė janarin e ardhshėm nė Shtėpinė e Bardhė do tė jenė nė pushtet demokratėt, kėtu gabon, se nė Ballkan ka njė vazhdimėsi tė politikės amerikane tė administrative tė dy partive, sa i pėrket Kosovės, pra edhe Rrugės Rrėshen-Kalimash, por edhe projekteve energjitike si dhe naftėsjellėsve e gazsjellėsve, qė janė lanēuar qė nė kohėn e administratės demokrate tė Clinton. Lojėn politike tė llogaritur tek ndryshimi i numrit njė nė Shtėpinė e Bardhė e ka konsumuar njė herė pa sukses Berisha nė 1996, kur priste fitoren e republikanėve, me shpresėn se do tė ndryshonte qėndrimi amerikan ndaj tij. Dilema e opozitės, duhet tė jetė se mos e kapėrcen masėn me kundėrshtimin qė i bėn “Bechtel” dhe projekteve energjitike nė Vlorė, deri atje sa nė Ėashington tė dyshojnė tė dy krahėt e politikės amerikane se opozita shqiptare nė fakt po llogarit nė lojėn e saj dhe revanshin nė Ballkan tė Rusisė sė rifuqizuar. Kjo do tė jetė vetėvrasje pėr opozitėn shqiptare.

Bora
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 113
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi