Si i thamė Berishės qė nė Gėrdec i vdiq baxhanaku
Faqja 1 e 1•
Si i thamė Berishės qė nė Gėrdec i vdiq baxhanaku
Si i thamė Berishės qė nė Gėrdec i vdiq baxhanaku
Mirela Sula
Liri Berisha tregon pėr herė tė parė tė vėrtetėn pėr motrėn dhe burrin e saj qė vdiq nė Gėrdec. Si e mori lajmin e shpėrthimit dhe ēfarė ndodhi nė familjen kryeministrore gjatė ditėve nė vijim. Marrėdhėniet me tė motrėn e burrin e saj dhe takimi i fundit me Muhamet Hoxhėn, gjatė Vitit tė Ri. Pse Berisha nuk e kishte takuar asnjėherė dhe historia e jetės tė motrės. Kush i tha qė nė listėn e emrave tė viktimave tė Gėrdecit ishte edhe baxhanaku i tij dhe reagimi i Berishės. Sulmet ndaj Shkėlzenit dhe Saliut. Sa ndikoi ngjarja nė jetėn e familjes kryeministrore dhe ndihma pėr tė mbijetuarit nė Konvaleshencėn e Durrėsit. Pėr herė tė parė, lexuesit e "Panorama" mund tė krijojnė njė tablo tė qartė tė lidhjeve tė familjes kryeministrore. Pse Hoxha punonte nė Gėrdec dhe sa kohė kishte qė ishte kthyer nga Anglia.
Si e morėt vesh ngjarjen e Gėrdecit dhe cilat kanė qenė pėrjetimet tuaja atė moment?
Kam qenė nė Durrės nė rezidencėn qeveritare, kur ndjeva njė zhurmė tė fortė. Atė moment po flisja nė telefon me dikė dhe dėgjoj njė buēimė nga toka, qė nuk mė ngjau me tėrmet, por mė dha ndjesinė e shpėrthimit. Dola menjėherė pėrjashta pėr tė parė ē'kishte ndodhur... Mendja mė shkoi te cisternat e Durrėsit. Jashtė shoh kėrpudhėn nė qiell, fare afėr, dhe mė shkoi mendja tek njė akt terrorist, duke qenė se ishim nė prag tė ftesės pėr nė NATO. M'u duk sikur kishte shpėrthyer njė bombė atomike. Mė bėjnė njė telefonatė dhe njė mik i familjes mė tregon se ndodhej nė Marikaj dhe se aty kishte ndodhur njė shpėrthim, duke mė folur pėr njė tragjedi. "Mė duket se ka plasur njė depo ushtarake", mė thotė. Menjėherė mė merr Saliu, i cili mė thotė: "Liri ka ndodhur diēka shumė e rėndė". E pyes nėse ka tė vdekur dhe ai mė pėrgjigjet: "Me siguri qė ka, por do Zoti nuk ka shumė ". Mė pas ajo ditė ka shkuar me telefonata, lajme qė vinin nga disa burime, shumė emocione dhe keqardhje ndaj atyre qė pėrjetonin atė situatė tė vėshtirė. Kemi ndjekur pa fund ekranet televizive, sė bashku me fėmijėt dhe me nipėrit. Me Saliun nuk u lidha dot gjatė gjithė ditės, sepse e ka patur gjithė kohėn tė zėnė telefonin.
Pra, kaluan 24 orė pa komunikuar me bashkėshortin. Ēfarė ndjesish kishit?
Jashtėzakonisht tė rėnda. Kemi ndenjur para televizorit, pa ngrėnė asgjė, pėrveēse kemi pirė kafe pa fund. Nuk kemi fjetur fare atė natė dhe jemi kthyer nė Tiranė tė nesėrmen. E kam pėrjetuar me shumė dhimbje dhe shumė gjatė atė katastrofė. Akoma jam nėn efektin e mėrzitjes qė mė ka krijuar Gėrdeci.
Ndėrkohė qė vazhdonte emergjenca, situata u rėndua dhe politikisht. Shigjetat u drejtuan tė gjitha drejt qeverisė dhe nė veēanti ndaj zotit Berisha. Mė pas u pėrfol dhe djali juaj Shkėlzeni. Si u ndjetė si nėnė?
Deri sa shigjetat ishin tė drejtuara nga Saliu, m'u duk njė situatė e zakonshme, sepse ishte njė gjė qė e prisja qė do tė ndodhte. Ndėrsa me djalin jam ndjerė pak keq. Akuza ndaj Saliut ka pasur mjaft dhe me kohėn jam mėsuar tė dalloj akuzat me sfond politik nga keqdashjet tendencioze. Familja ime ka qenė shpesh e shigjetuar nga sulmet mediatike. Kur filloi fushata ndaj vajzės sime, Argitės, fillimisht mė bėri pėrshtypje, sepse kisha merakun e vajzės, por mė pas ēėshtja u sqarua. Argita ishte e gatshme t'i shkonte deri nė fund dhe mė pas mediat nisėn ta atakonin pėr faktin se shumė politikanė ishin miq apo shoqe tė saj, por kjo nuk mė ka bėrė shumė pėrshtypje. Por Shkėlzenin nuk e kishin atakuar kurrė. Ai ka jetuar pėr shumė vite jashtė dhe pėr mė tepėr nuk ėshtė pėrfshirė kurrė nė debate tė tilla. Ata futėn Shkėlzenin nė njė moment shumė tė vėshtirė pėr tė goditur politikisht Saliun.
Po kur u takuat pas 24 orėsh me z.Berisha, ēfarė ndodhi?
Saliu ishte shumė i lodhur kur u takuam, shumė i mėrzitur. I duhej tė pėrballonte shumė gjėra: duhet tė pėrballonte emergjencėn, luftėn e rėndė politike, presionin e madh popullor e mediatik, mbledhjet e njėpasnjėshme tė qeverisė. Duhet pasur parasysh qė, edhe pse duket njeri i fortė, Saliu ėshtė njeri shumė i ndjeshėm, veēanėrisht ndaj njerėzve qė vuajnė. Duke e ditur kėtė fakt nuk i kam kėrkuar asgjė, asnjė shpjegim, sepse mė dukej se do e mėrzisja akoma dhe mė shumė. Nė momente tė rėnda jam pėrpjekur gjithnjė t'i krijoj njė klimė pozitive dhe tė ngrohtė familjare.
Njė nga ēėshtjet mė tė pėrfolura mediatike ishte dhe baxhanaku i zotit Berisha, pra burri i motrės suaj. Ishte koincidencė apo dhe kjo goditje me kėndvėshtrim politik?
Motra ime ka pasur njė jetė shumė tė vėshtirė. Pas njė divorci tė dhimbshėm dhe njė problem shėndetėsor me djalin (i cili vuan nga sklerozė multipla e avancuar qė nė moshė tė re) kishte shkuar tė jetonte nė Londėr bashkė me dy fėmijėt e saj. Fėmijėt kanė vazhduar shkollat dhe janė martuar, duke krijuar jetėn e tyre. Ndėrkohė qė fėmijėt janė rregulluar, ajo ka bėrė njė martesė tė dytė. Fakti qė djali i saj ka njė problem tė rėndė shėndetėsor, mė kishte bėrė qė mė shumė tė merresha me gjendjen e tij fizike sesa me problemet e tjera. Para 3 muajsh, pasi ime motėr doli nė pension, u kthye tė jetonte nė Shqipėri. Pėr Vit tė Ri unė e takova pėr herė tė parė burrin e saj. Aty u fol qė ai ishte gati pėr t'u futur nė punė, sepse nuk i pėlqente tė rrinte kot. Ishte hera e parė dhe e fundit qė e pashė. Kur njė ditė shkojmė nė varreza te prindėrit, e pyes motrėn nėse i shoqi kishte filluar punė dhe ajo mė tregoi se po punonte diku afėr Marikajt. Kur e pyes se ēfarė bėn, ajo m'u pėrgjigj: "Mban ca arka municionesh". Ėshtė i kėnaqur me punėn? - e pyeta. "Jo dhe aq, mban ca arka, por do tė rrijė veē pak sa tė gjejė njė punė tjetėr mė tė mirė". Nė kohėn qė vdiq kishte marrė vetėm dy rroga.
Pra, zoti Berisha nuk e njihte fare baxhanakun e tij?
Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjėherė. Ata (motra me tė shoqin) kishin vetėm tre muaj qė kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unė thosha: "E zeza, si nuk ia kemi thėnė!". Ato kohė kishim trevjetorin e vdekjes sė mamasė dhe kishim menduar qė ta linim pėr mė vonė prezantimin familjar me njerėzit e familjes. Isha unė ajo qė ia caktova si detyrė tim biri t'ia shpjegonte situatėn tė atit. Dhe, nė fakt, ka qenė Shkėlzeni qė ia ka shpjeguar. Kur e merr vesh historinė e sime motre, Saliu u shpreh: "Ē'fatkeqėsi, ē'fat paska pasur ajo grua !".
Mbas gjithė kėsaj periudhe tė vėshtirė keni filluar tė qetėsoheni ndopak?
Kam nisur tė qetėsohem tani qė kam shkuar shpesh nė Konvaleshencė, ku janė vendosur banorėt e Gėrdecit dhe kam parė me ēfarė fisnikėrie ato shprehen. Kur i kam pyetur pėr nevojat qė kishin, tė gjithė mė falėnderonin. Kjo mė dukej e ēuditshme pas gjithė asaj qė kishte ndodhur. Njėri prej tyre mė tha: "Tė falėnderoj se po na ktheni atė qė kemi pasur dhe po na e ktheni shumė shpejt. Tė them faleminderit se na keni sjellė ēdo gjė qė kemi kėrkuar, po na bėni shtėpi tė reja, duke na rikthyer atė qė kemi humbur. Ne i kemi ndėrtuar vetė shtėpitė mbi krater, duke e ditur qė poshtė ishin depot e armėve, i dėrguam vetė gratė, vajzat tona dhe mbi tė gjitha fėmijėt pėr tė punuar aty, megjithėse ia dinim rrezikun". Pėr mendimin tim ata njerėz janė shumė fisnikė, kanė humbur gjėrat pėr tė cilat kanė punuar gjithė jetėn, ėshtė normale qė tė jenė tė revoltuar. Pėr ēudi ka ndodhur e kundėrta. Ēdo herė qė shkoj mė kanė thėnė: "Hajde mė shpesh!". Kjo mė shtyn tė bėj akoma dhe mė shumė pėr ta. Me anė tė Fondacionit qė unė drejtoj, kemi dėrguar shumė ndihma dhe jemi munduar tė ndihmojmė sadopak nė lehtėsimin e halleve qė kanė. Duke krijuar ambiente si biblioteka, interneti, fushė futbolli, parukeri pėr gratė e shumė aktivitete, jam pėrpjekur qė tė kontribuoj sa mundem pėr ata njerėz tė mirė.
Vazhdoj tė jem pediatrja e lagjes numėr 4
E vazhdon akoma profesionin e saj si pediatre nė lagjen numėr 4, pa e ndėrprerė punėn asnjėherė. Ēdo mėngjes rreket nė punė, bėn vizitat me pacientėt e saj tė vegjėl, pret njerėz pa fund nga tė gjitha shtresat dhe nivelet. Ndjehet shumė e lidhur me familjarėt, banorėt e lagjes, por edhe me kolegėt. Kjo me sa duket ėshtė njė nga arsyet pse vazhdon tė punojė nė po tė njėjtėn ambulancė, nė lagjen e Brrakės. Po tė largohej do t'i dukej sikur do t'i tradhtonte ata. Puna si pediatre i ka dhėnė shumė kėnaqėsi, megjithėse shpesh i ėshtė dashur tė sakrifikojė nga koha dhe vetja e saj. Ajo i pret ata nė ēdo moment, duke iu pėrgjigjur tė gjitha nevojave dhe pyetjeve qė ata shpesh i drejtojnė pėr tė marrė kėshillat dhe konsulencėn e saj, kudo qė ajo ndodhet.
Liri Berisha: Ankthi nė Bukuresht, para ftesės
Pak ditė pas kthimit nga Bukureshti, ku Shqipėria mori ftesėn e anėtarėsimit nė NATO, zonja Liri Berisha i ėshtė kthyer okupimeve tė zakonshme tė saj: Drejtimit tė "Fondacioni i fėmijėve shqiptarė", profesionit tė saj si pediatre dhe pa dyshim dhe protokollit qeveritar. Ajo ndan me gazetėn nė njė intervistė, emocionet e ditėve tė paharrueshme qė kaloi nė Bukuresht.
Momentet kur donte tė shkelte protokollin dhe tė nisej nė pallatin e takimit tė liderėve tė NATO-s. Shija e hidhur e lajmeve shqiptare ditėn para se tė merrej vendimi dhe telefonata nga bashkėshorti pėr lajmin e shumėpritur. Orėt e takimit nė Bukuresht dhe pėrjetimi pas marrjes sė ftesės. "Lajmin, Saliut, ia dha kryeministri belg".
Ka vetėm pak ditė qė jeni kthyer nga njė takim shumė madhėshtor dhe tepėr i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. A mund tė na pėrshkruani pak momentet qė keni pėrjetuar?
Ka qenė njė periudhė e mbushur me emocione tė shumta: pozitive dhe negative. I kam pėrjetuar me shumė intensitet. Dilemat pėr mos hyrjen e Maqedonisė nė momentin e fundit dhe hamendjet se mund tė rrezikohej dhe Shqipėria, kanė qenė tė shumta. Ndonėse isha siguruar nga ana e Saliut, se gjithēka shkonte mirė, kam qenė nėn presionin e madh mediatik. Sapo binte poshtė varianti i Gėrdecit, ngrihej hipoteza se Shqipėria nuk kishte ushtri tė fortė etj., etj. Para se tė niseshim pėr nė Bukuresht, bashkė me Saliun shkuam nė Durrės pėr tė punuar. Ndėrkohė qė Saliu punonte nė studio, unė ndoqa njė emision nė televizionin "Koha", ku ishte ftuar njė politikane e majtė, e cila deklaronte se Shqipėria e ka tė pasigurt ftesėn pėr nė NATO, disa shtete nuk do ia jepnin okay-n. Dhėnia e asaj deklarate nga njė politikane me peshė nė PS, mė tronditi shumė. Mė tronditi, sepse nuk ishte njė pėrfundim i njė njeriu tė zakonshėm, por vinte nga njė politikane eksponente nė partinė e saj. U shqetėsova. Ndėrrova kanal dhe nė televizionin "News 24" shikoj me titra tė shkruar: "Financial Times" deklaron se Shqipėria rrezikohet pėr hir tė Maqedonisė. Mund t'ju them se gjendja para nisjes ka qenė e mbushur me frikė dhe pasiguri. Jemi nisur mė pas nė mėngjes, shumė herėt.
Takimi i Bukureshtit u organizua nė mėnyrė perfekte, apo jo?
Takimet zyrtare kishin njė protokoll tė jashtėzakonshėm. Deri nė darkė kemi qenė tė gjithė bashkė me delegacionin nė hollin e hotelit, duke pritur mbledhjen e shteteve tė mėdha dhe vendimin e tyre. Deri nė 1 tė natės, sigurisht qė opinioni ishte qė Shqipėria dhe Kroacia e ka marrė ftesėn, ndėrkohė qė Maqedonia jo. Atė natė nuk ka fjetur njeri gjumė nga gėzimi dhe nga emocioni. Edhe kur shkuam nė dhomat tona vazhduam duke shkėmbyer telefonata me njėri-tjetrin. Ishte e pamundur tė flije gjumė. Nė orėn 8 tė mėngjesit, kur ishim gati pėr tė dalė, kryeministri belg i afrohet Saliut dhe i thotė: "Kam kėnaqėsinė t'ju them i pari qė Shqipėria u pranua. Po jua jap i pari urimin...!". Ne, grave, na kishin caktuar njė protokoll tė ndryshėm nga ai i bashkėshortėve tanė. Na kishin organizuar vizitė nė njė muze, nė njė fshat turistik dhe mė pas nė njė sfilatė. T'ju them tė drejtėn isha e papėrqendruar dhe nuk kisha pikėn e dėshirės pėr tė shkuar nė ato aktivitete. Nuk doja tė rrija larg atmosferės dhe emocionit tė konfirmimit. I them Saliut tė mos shkoja, por ai kėmbėnguli qė tė merrja pjesė. Bashkė me zonjėn Topi, jemi larguar gati me zor, na u duk sikur na pėrzunė (qesh) Fizikisht shkuam nė muze, por me shpirt e zemėr ishim atje
Edhe pse e kishit marrė okay-in, pėrsėri kishit frikė?
Ishte tamam si nxėnėsi qė ka mėsuar shumė mirė, por prapė ndjen frikė. Kur shkuam nė muze tė gjithė u ulėn, ndėrsa unė nuk rrija dot. Me mendjen time bėja plan tė "arratisesha" prej aty, tė merrja njė makinė dhe tė shkoja nė Pallat (qesh). Aty vendosej e ardhmja e Shqipėrisė, ndėrkohė qė unė duhet tė rrija tė kundroja njė muze. Kaq e shpėrqendruar isha, sa shihja njė person qė mė vinte pėrballė dhe vetėm kur e pata fare afėr, vura re qė ishte Laura Bush. Ajo mė thotė: "Zonja Berisha, kam shumė kėnaqėsi t'ju takoj dhe t'ju uroj pėr ftesėn nė NATO. Sot ėshtė njė ditė historike pėr ju. Hajde dalim nė fotografi". Shumė e emocionuar i them: "Pa ndihmėn dhe mbėshtetjen tuaj do ta kishim pasur shumė tė vėshtirė", dhe sė bashku me Teutėn bėmė njė fotografi me zonjėn Bush, duke e ruajtur atė ēast si njė kujtim tė bukur.
Sa herė jeni takuar me zonjėn Bush?
Jemi takuar dhe tri herė tė tjera. Takime nė tė cilat mė ka bėrė pėrshtypje dashamirėsia dhe kujdesi i saj. Ajo dhe kėshilltaret e saj tepėr tė vėmendshme mbanin mend emėr dhe mbiemėr. Mė kanė pėrgėzuar sėrish, duke e kujtuar si diēka speciale drekėn qė patėm te "Sofra e Ariut" dhe Fushė-Krujėn.
Si vijuan mė pas orėt nė Bukuresht teksa ishit nė pritje tė lajmit?
Pas muzeut shkuam nė njė fshat turistik, dhe nė tė njėjtėn kohė, si mua dhe Teutės na vjen mesazh nga vajzat tona: Nė "News 24" thuhej se hyrja e Shqipėrisė pėr nė NATO ishte nė diskutim. Atėherė bėra njė lidhje tė tė gjithė frikėrave tė mia. M'u pre biseda dhe m'u tha goja fare. Duke i kėrkuar leje tė pranishmėve marr Saliun, por ai e kishte tė mbyllur telefonin, dhe Teuta gjithashtu mė tha se telefoni i presidentit ishte i mbyllur. Nga meraku marr nė telefon njė gazetar qė rrinte jashtė, i cili mė tha se mbledhja po vononte dhe akoma nuk kishin dalė. Dhe pse nė telefon mė vinin mesazhe urimi, unė nuk isha as nė qiell, as nė tokė. Ajo sfilatė m'u duk e tmerrshme. Kur nė njė moment shoh numrin e Saliut: "Liri, gėzohu deri nė fund, sepse hymė nė NATO. Tė tjerat t'i them kur tė takohemi", mė thotė. Ka qenė njė nga ēastet mė tė bukura tė jetės sime, njė gėzim qė e kam ndarė me Teutėn. Tė dyja u pėrlotėm nga gėzimi dhe fitorja. Mė pas takuam bashkėshortėt dhe shkuam nė njė koncert. Nė vijim patėm rastin tė takojmė edhe shumė personalitete tė tjerė, midis tyre zotin Shefer dhe Kondoliza Rajs, tė cilėt na pėrgėzuan gjithashtu. Pati njė pėrqafim miqėsor mes Sheferit dhe Saliut, ndėrkohė qė mė drejtohet edhe mua duke mė thėnė: "Urime pėr ftesėn e madhe, urime dhe pėr bashkėshortin". Gjatė darkės ka qenė njė festė e jashtėzakonshme, sepse jemi uruar nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e politikės botėrore. Tani mė dukej dhe kisha ndjesinė sikur ishim baras me ata (qesh).
Nė pėrgjithėsi bashkėshorti jua rrėfen emocionet qė ndjen nė ngjarje si kėto?
Nuk ka nevojė tė mė tregojė. Unė kam kaq shumė vite bashkė me Saliun, sa e lexoj menjėherė.
Nė delegacion ishit dhe me zonjėn Valentina Leskaj. Si ishte raporti mes jush?
Shkoi jashtėzakonisht mirė. Kam respekt pėr zonjėn Leskaj. Ėshtė njė grua dinjitoze, e ekuilibruar. Kam respekt pėr tė gjitha gratė politikane, sakrifikojnė shumė nga vetja e tyre. Tek to gjej vlera qė i ēmoj... Nė Bukuresht kemi qenė bashkė nė tavolinė, kemi ndenjur nė tė njėjtėn atmosferė dhe kemi komunikuar shumė mirė. Edhe pse politika ka ekstremet e veta, zonja Leskaj ėshtė njė grua me vlera, qė di tė respektojė vetveten dhe ta respektojnė edhe tė tjerėt.
Ju bėnė ndonjė dhuratė nė Rumani?
Kur hymė nė dhomė na kishin pėrgatitur dhuratė si pėr burrat dhe pėr gratė. Pėr gratė ishte diēka karakteristike rumune, njė shall mėndafshi i ngjashėm me atė qė pėrdorin gratė e Zadrimės. Gjithashtu dhe njė lule gold (flori) luledielli e Van Gogut. Nė ēdo vend qė shkuam na dhanė disa dhurata karakteristike rumune.

Re: Si i thamė Berishės qė nė Gėrdec i vdiq baxhanaku
Zonja Berisha eshte nje grua shume e nderuar. Mbi te gjitha te bie ne sy menyra e thjeshte dhe e natyrshme e komunikimit.