HomeHome  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjetShiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
shqiptari
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 04 Jan 2008
Mesazhe : 140

MesazhTitulli: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue Apr 29, 2008 3:10 pm

Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet.



Kuvendi ka futur nė programin e punės tre javore projektligjet pėr evidentimin e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit

Fejzi Braushi

Kuvendi pritet t’i japė fund odisesė sė gjatė tė debatit mbi dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit. Pas afro 2 vjetėsh nga depozitimi nė Kuvend, Konferenca e Kryetarėve tė Grupeve Parlamentare ka futur nė programin tre javor tė punės, diskutimin nė komisionet parlamentare edhe tė tre projektligjeve pėr pastėrtinė e figurės sė zyrtarėve. Sipas edhe publikimit nė faqen zyrtare tė Kuvendit, brenda dy javėve tė ardhshme pritet qė Komisioni i Ligjeve tė marrė nė shqyrtim projektligjin “Pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės dhe tė tė zgjedhurve”, paraqitur nga grupi parlamentar i PD-sė, projektligjin “Pėr verifikimin e tė qenit bashkėpunėtor i Shėrbimeve Sekrete Shqiptare para datės 31.12.1992, tė funksionarėve tė lartė publikė” paraqitur nga grupi parlamentar i PS-sė, si dhe projektligjin tjetėr “Pėr kontrollin e figurės sė personit zyrtar tė zgjedhur apo emėruar nė organet e rėndėsishme tė shtetit”, si nismė e deputetit Nard Ndoka. Tė tre nismat e mėsipėrme kanė pėr qėllim pastrimin e administratės shtetėrore dhe kryesisht, tė Kuvendit tė Shqipėrisė nga personat tė cilėt kanė dhėnė kontribut tė drejtpėrdrejtė nė veprimtarinė e ish-Sigurimit famėkeq tė Shtetit. Por megjithėse kanė tė njėjtin qėllim, tė tre nismat ligjore kanė dallime thelbėsore pėr kategoritė, kohėn dhe mėnyrėn se si do tė bėhet kontrolli dhe evidentimi i ish-sigurimsave.
Demokratėt
Kėshtu, demokratėt nė nismėn e tyre nuk kėrkojnė tė heqin deputetėt spiunė tė kohės sė komunizmit, por vetėm t’i informojnė ata. Projektligji i tyre shtrin efektet pėr ēdo zyrtar qė mė datė 11 dhjetor 1990 kishte mbushur moshėn 18 vjeē dhe qė ushtron ndikim nė momentin e hyrjes nė fuqi tė ligjit. Pėrjashtim bėjnė vetėm deputetėt e zgjedhur drejtpėrdrejt nga populli dhe kryetarėt e komunave dhe bashkive. Pėr kėtė rreth funksionesh, Kuvendi njofton vetėm implikimin e tyre. Sipas projektligjit, kandidatėt pėr deputetė, apo kandidatė pėr kryetarė komune, apo bashkie, i nėnshtrohen verifikimit tė figurės, vetėm pasi tė jenė shpallur fitues, thuhet nė relacionin shoqėrues tė kėtij projektligji. Sipas kėtij drafti, nuk mund tė emėrohet apo caktohet pėrfundimisht pa u verifikuar asnjė zyrtar i ri. Sipas projektligjit, verifikimi i pastėrtisė sė figurės kryhet nga njė komision i pėrbėrė nga 5 anėtarė tė zgjedhur nga Kuvendi.
Socialistėt
Nisma e socialistėve pėrcakton se funksionarėt publikė qė do tė verifikohen do tė jenė Presidenti i Republikės, Kryeministri, deputetėt, ministrat, zv.ministrat, anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, anėtarėt e Gjykatės sė Lartė dhe tė gjithė titullarėt e organeve tė tjera kushtetuese, ose tė organeve kolegjiale, tė pėrcaktuara si tė tilla nga Kushtetuta. Verifikimi i zyrtarėve tė lartė shtetėrorė do tė bėhet nga njė komision shtetėror i pėrbėrė nga 5 anėtarė, qė do tė zgjasė 6 muaj dhe do tė varet e pėrgjigjet pėr punėn e kryer para Kuvendit tė Shqipėrisė. Kryetari i Komisionit tė Verifikimit propozohet tė zgjidhet nga Presidenti, ndėrsa katėr anėtarėt e tjerė tė tij, tė jenė propozime tė dy kampeve pozitė-opozitė. Pėr verifikimin e funksionarėve tė lartė tė shtetit, sugjerohet qė tė pėrdoret i gjithė dokumentacioni shtetėror qė ndodhet nė Arshivat e Shėrbimit Informativ tė Shtetit, Ministrisė sė Brendshme dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave. Gjithashtu, sipas kėsaj nisme parashikohet qė tė merren parasysh dhe rezultatet e verifikimeve tė kryera nga komisioni “Bezhani” nė vitin 1995. Publikimi i emrave tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit do tė bėhet nė fund tė punės sė komisionit, ndėrsa nuk do tė bėhet publik asnjė nga ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt paraqiten vetė nė komision dhe deklarojnė se do tė japin dorėheqjen nga detyra apo funksioni qė mbajnė aktualisht. Ndėrkohė qė drafti i demokristianėve kėrkon tė penalizojė tė gjithė ata persona kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit dhe qė duan tė zgjidhen deputetė, apo kryetarė bashkie. Gjithashtu, ai nuk lejon qė ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit dhe qė aktualisht janė zyrtarė tė lartė tė shtetit, tė vijojnė tė mbajnė poste tė larta drejtuese.
Projektligji i PD
Subjekt tė verifikimit tė pėrgjithshėm, sipas kėtij ligji, janė tė gjithė zyrtarėt dhe funksionarėt publikė, tė zgjedhur apo tė caktuar, tė cilėt mė datė 11 dhjetor 1990 janė 18 vjeē e lart dhe pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji ushtrojnė, apo do tė kryejnė njė nga detyrat ose funksionet, apo janė nė marrėdhėnie pune nė institucionet nė vijim: deputetė, Presidenti i Republikės, tė zgjedhurit nga Kuvendi dhe tė dekretuarit nga Presidenti i Republikės si dhe gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė dhe Gjykatės Kushtetuese, anėtarė tė Kėshillit tė Ministrave, zėvendėsministra, sekretarė tė pėrgjithshėm tė institucioneve qendrore nė varėsi tė Kryeministrit, apo ministrit, funksionarė politikė, drejtorė tė pėrgjithshėm dhe drejtorė tė drejtorive tė dikastereve, zyrtarė tė lartė tė Presidencės, administratės sė Kuvendit, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Gjykatės sė Lartė, tė SHISH-it, Guvernatorė, zėvendėsguvernatorė dhe Drejtorėt e Bankės sė Shqipėrisė, prefektė, kryetarėt e Kėshillave tė Qarkut, si dhe kryetarėt e Bashkive dhe Komunave, gjyqtarė dhe prokurorė pranė Gjykatave tė Apelit, drejtuesit e pėrfaqėsive diplomatike, si dhe drejtues tė Policisė.
Pastėrtia e figurės morale tė zyrtarėve tė mėsipėrm ėshtė e papajtueshme edhe pėr individėt qė kanė qenė anėtarė apo kandidatė tė Byrosė Politike tė Partisė sė Punės, anėtarė qeverie, anėtarė tė Kėshillit Presidencial, Kryetar i Gjykatės sė Lartė, Prokuror i Pėrgjithshėm, si dhe oficer madhor, pėrpara zgjedhjeve tė 31 marsit 1991.
Projektligji i PS-sė
Objekt i kėtij ligji ėshtė hapja e Arshivave tė Shėrbimeve Sekrete Shqiptare, tė para datės 31.12.1992, pėr tė gjithė ata funksionarė tė lartė shtetėrorė, tė parashikuar nga ky ligj, qė vazhdojnė tė mbajnė kėtė funksion, deri nė momentin e hyrjes nė fuqi tė ligjit dhe ka pėr qėllim vetėm publikimin e tyre.
Funksionarėt publikė qė do tė verifikohen janė: Presidenti i Republikės, Kryeministri, deputetėt, ministrat, zv/ministrat, anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, anėtarėt e Gjykatės sė Lartė dhe tė gjithė titullarėt e organeve tė tjera kushtetuese ose tė organeve kolegjiale, tė pėrcaktuara si tė tilla nga Kushtetuta.
Pėr kryerjen e procesit tė verifikimit dhe tė bėrjes publike tė emrave tė funksionarėve tė lartė qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė ish-Sigurimit tė Shtetit, krijohet njė komision shtetėror i pėrbėrė prej 5 anėtarėsh. Ky komision do tė varet dhe do tė pėrgjigjet pėr punėn e kryer para Kuvendit tė Shqipėrisė, njė anėtar, i cili do tė jetė edhe Kryetari i kėtij komisioni, emėrohet nga Presidenti dhe katėr anėtarėt e tjerė emėrohen nga Kuvendi i Shqipėrisė, pėrkatėsisht, 2 sipas propozimit tė partive opozitare dhe 2 sipas propozimit tė partive tė pozitės.
Publikimi i emrave qė gjenden bashkėpunėtorė bėhet nė fund tė procesit tė verifikimit. Ndalohet publikimi i emrit tė personit qė gjendet ish-bashkėpunėtor, nėse ai/ajo paraqitet vetė para komisionit dhe deklaron se do tė japė dorėheqjen nga funksioni qė mban, pėrpara se tė bėhet publikimi i emrave. Nėse tėrheqja e deklaruar nuk ndodh, atėherė komisioni bėn publik emrin.
Projektligji i PDK-sė
Ish-spiunėt do tė kenė mundėsinė tė kandidojnė pėr deputetė dhe nė njėsitė e qeverisjes vendore.
Ish-spiunėt dhe bashkėpunėtorėt, ndalohen tė zgjidhen nė postet drejtuese tė Shtetit Shqiptar.
Kontrollit do t’i nėnshtrohen Presidenti, deputetėt e Kuvendit, Kryeministri, nėpunės tė nivelit tė lartė dhe tė mesėm.
Kontrollit do t’i nėnshtrohen dhe gjyqtarėt dhe prokurorėt e tė gjitha niveleve, zyrtarėt qė zgjidhen e emėrohen nga Presidenti, Kryeministri, ministri dhe Kuvendi.
Pėr verifikimin e kontrollin e figurės sė personit zyrtar ngrihet njė komision i posaēėm pranė SHISH.
Ky komision do tė pėrbėhet nga Inspektori i Pėrgjithshėm i Deklarimit tė Pasurive.
Nė pėrbėrje do tė jenė dhe katėr anėtarė tė emėruar nga Presidenti, me propozim tė pozitės dhe opozitės, me njė mandat 5-vjeēar.
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1560

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Wed Apr 30, 2008 3:41 pm

Hapja e dosjeve, liron mijėra vende pune, qė nga Calamania, te ambasadorė, ministra, deputetė
Nga Robert PAPA - Sipas medias sė majtė, se ata e dinė mė mirė axhendėn e parlamentit topall, do kalojė ligji pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve. Pra, po del parashikimi ynė se, pa dėnuar krimet komunistė nuk hyjmė dot nė NATO. Problemi mbetet se nė qeveri edhe parlament kemi njė shumicė spiunėsh, e disa kanė mundur tė kalojnė,pra dikush i ka fshehur dosjet e tyre para vitit 1997 dhe ai, ose ata qė kanė djegur ose fshehur dosjet, duhen dėnuar.Nėse hapen dosjet, duhet tė shporren ata ministra tė cilėt Berisha i ka akuzuar publikisht si spiunė,ose ata deputetė tė cilėt u larguan nga puna si spiunė nė vitin 1995-1997. Nuk po nxjerr emra por qė nga kryesia nė parlament e deri te mbi gjysmat e diplomatėve duhet tė largohen. Pra spiunėt tė shporren dhe ish-komunistėt tė kėrkojnė falje publikisht. Bush i urren komunistėt, Nato i pėrbuz. Po vjen ēasti qė edhe ne tė dėnojmė krimet komuniste dhe tė shporrim spiunėt e shkollės sė Beogradit dhe Moskės sė lodhur. Pra tash lamtumirė financier, ēifteli e daulle, naftėtar e poet, aspirin e penicilinė, koran myzeqeje dhe raketė apo olta,ekonomist dhe masovik...Ej sa shumė. Oh sa keq me qen spiun! Por Ngjela ka than: “Po tė kisha ken spiun sot do isha ministėr."
Mbrapsht nė krye Goto down
lola
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 13 Dec 2007
Mesazhe : 96

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Wed Apr 30, 2008 5:14 pm

Besoj se eshte nje tjeter manover per te larguar vemendjen e opinionit dhe medias ne veēanti nga ēeshtja Gerdeci. Dosjet as jan hap, dhe as do te hapen as sot as neser, as mot as kurre, per aresyen e thjeshte se sot pushtetin e kane ish spiunet neser do ta kene bijte e tyre. Vetem nese ne Shqiperi do te kete ndonjehere rrevulucion qe do te buroje nga populli atehere ndoshta mund te shpresohet sado vone qe te jete qe nje dite populli do te njihet me autoret e krimeve te 60 viteve diktature komuniste.
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 755

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Fri May 02, 2008 2:02 pm

Plotesisht dakort. Per fat te keq euforizmi i PAPES me ngjan me ato duartrokitjet e mjera te ish te perndjekurve politike ne lozhen e parlamentit nderkoh qe Berisha ne diskutonte seancen plenare per rrezoluten qe denonte krimet e diktatures. Sa kohe ende nuk eshte bere hapi i pare dhe me elemantar ai i ngritjes se nje permendoreje ku te jene shkruar te gjithe emrat e viktimave te diktatures hapja e dosjeve tingellon mjaft mosbesues dhe mbetet gjithnje nje levizje qe eshte perdoruer ne nje moment te caktuar dhe per nje qellim te caktuar.
Mbrapsht nė krye Goto down
petriti
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 16 Apr 2008
Mesazhe : 195

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue May 06, 2008 9:10 am







Proces-verbal



I mbajtur sot me daten 11/x/1971 ne drejtorine e puneve te brendeshme Tirane, nga komisioni i perbere nga punetori operativ Vehbi Agolli, shefi i seksionit te V -te Bajram Doēi dhe shefi seksionit te pergjithshem Mustafa Kondo, i formuar konform rregullores se kartotekave Nr. 2271 date 18 /11/1968 per studimin, vleresimin dhe asgjesimin e dosjeve personale te agjentures.-
Nga studimi i bere dosjes personale te b.p me pseudonim "Tigri" doli qe nuk ka vlere ruajtje te metejshme sipas motivit qe shenohet me poshte, por te asgjesohet sepse;
Qemal Ali Sakajevo, i date-lindjes 1942 i kategorise informator, me pseudonim "Tigri" i terhequr ne bashkepunim me daten 14/11 nga Dega e P. Brendeshme Lushnje ne drejtim objekti Nr vitin 1966, me burse shteti vjen ne Tirane per te vazhduar Institutin e Larte Bujqesor, te cili e mbaroi vitin e kaluar dhe eshte emeruar me pune korrespondent i gazetes "Rinia"^prane K.Q.Rinise. Gjate kohes ne Institut ka dhene te dhena me vlere operative per organete tona, sidomos ne drejtim te Muharem Ferit, emigrant kosovar, me banim ne Durres; ka qene shume i rregullt ne takime, i disiplinuar, ka kryer mire detyrat e ngarkuara nga ana jone.
Por duke mare parasysh se ai aktualisht punon prane K.Q.Rinise, ka te kaluar te mire politike dhe eshte rekomanduar per tu pranuar ne parti, komisioni vendosi heqjen e tija nga rrjeti yne agjentural si i panevojshem dhe njekohesisht asgjesimin e dosjes personale me Nr. 3017-
Komisioni

Punetori Operativ Shefi i seksioni te V-te Shefi Seksionit Pergjithshem
(Vehbi Agolli ) ( Bajram Doēi) (Mustafa Kondo)


Edituar pėr herė tė fundit nga petriti nė Tue May 06, 2008 1:54 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Goto down
loki




Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 48

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue May 06, 2008 2:04 pm

Kjo do te thote qe shumica e dosjeve jane zhdukur qe ne kohen e Dulles pa marre parasysh se sa jane zhdukur gjate ketyre 17 vjeteve. Keshtuqe kjo puna e hapjes se dosjeve eshte nje vrime ne uje.
Mbrapsht nė krye Goto down
Drini
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 126

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue May 06, 2008 2:07 pm

Me nje fjale po te ishe komunist ta zhduknin dosjen.
Mbrapsht nė krye Goto down
petriti
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 16 Apr 2008
Mesazhe : 195

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue May 06, 2008 2:08 pm

Ta zhduknin dosjen po jo proces-verbalin.Si komunist te hapnin nje dosje tjeter.
Mbrapsht nė krye Goto down
laluci




Anėtarėsuar : 07 Apr 2008
Mesazhe : 8

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue May 06, 2008 4:49 pm

Si komunist nuk ishe me spiun ordiner por kualifikoheshe tek spiunet e regjur.
Mbrapsht nė krye Goto down
krrau




Anėtarėsuar : 18 Jan 2008
Mesazhe : 36

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue May 06, 2008 7:28 pm

Sipas ketij procesverbali kuptohet qe te gjith ata qe kane bere kariere ne kohen e Dulles, duhej qe me perpara te jepnin prova besnikerie ndaj partise, si puna e ketij mikut ketu lart, e pastaj te gradoheshin komunist.
Sot shqiperine e drejtojne ish komunistet dhe shume prej tyre nuk kane qene komuniste te thjeshte por me detyra.
Merreni vete me mend se kush i ka ne duar fatet e ketij populli.
Asgje nuk ka ndryshuar, dhe asgje nuk do te ndryshoje sa kohe ata te jene ne krye. Mire thote "shqiptar e bir shqiptari"; Kishim nje diktator, tani kemi nje klan diktatoresh.
Mbrapsht nė krye Goto down
Bora
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 84

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Tue May 06, 2008 7:40 pm

Kesaj i thone; No Coment
Mbrapsht nė krye Goto down
emigranti
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 275

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Wed May 07, 2008 2:28 pm

E megjithate nuk do te kemi hapje te dosjeve sepse dosjet jane zhdukur. Aty ketu do te publikohet ndonje dokumet i tille pa ndonje vlere te veēante si dokumenti me lart sa per te kenaqur opinionin dhe kaq.
Mbrapsht nė krye Goto down
tironci
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 10 Jan 2008
Mesazhe : 150

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Wed May 07, 2008 2:46 pm

Osht e qarte. Natyrisht qe spiunet nuk do hapin dosjet e spiunve, por ēa ka met do ta rujn per ti bo shantazh njoni tjetrit.
Mbrapsht nė krye Goto down
anonymus
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 29 Dec 2007
Mesazhe : 59

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Thu May 08, 2008 6:07 pm

Sot seanca parlamentare ishte shume e neveritshme. Te vjen te vjellesh kur sheh te korruptuarit e djeshem te akuzojne te korruptuarit e sotem. ēfat te zi qe paska patur shqiptari.
Mbrapsht nė krye Goto down
lola
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 13 Dec 2007
Mesazhe : 96

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Wed May 21, 2008 8:32 pm


Biberaj: S'ka vullnet per hapjen e dosjeve

Bisedoi: Fatjona Mejdini
E Merkure, 21 Maj 2008

Zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj, thekson se parlamenti shqiptar nuk ka vullnet per te hapur dosjet e spiuneve te ish-Sigurimit te Shtetit, qe sot mund te gezojne vende te lakmuara ne politike dhe administrate. Ne nje interviste per "Koha Jone", Biberaj thekson se fakti qe hapja e dosjeve po ndesh kaq rezistence, te ben te mendosh se ish-bashkepunetoret kane qene te shumte ne numer, por edhe te shtrire ne gjeografine politike. Ne kete menyre, ai nuk mohon qe ish-bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit sot te jene edhe brenda te djathtes shqiptare. Biberaj thekson se PD duhet te nxitoje ne kete nisme, sepse ajo u ka borxh ish- te perndjekurve politike faktin qe nje pjese e atyre qe i kane persekutuar keta njerez prej vitesh, sot gezojne poste te larta dhe privilegje shtese.

Pse mendoni se po vonohet shqyrtimi i tre projektligjeve qe parashikojne edhe hapjen e dosjeve per funksionaret e larte?

Ne tetor te vitit 2006 Kuvendi i Shqiperise ka miratuar rezoluten "Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist ne Shqiperi", rezolute qe ne paragrafin 11 te saj parashikon edhe hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit per funksionaret e larte. Po ashtu ne tetor 2006 jane paraqitur ne Kuvend edhe tre projektligje, "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte", respektivisht nga PD, PS dhe PDK. Fatkeqesisht, qe nga ajo kohe dhe deri tani, pervec deklaratave te bera nga politikane te ndryshem, akoma nuk eshte marre kush me kete pune dhe realisht nuk bere asgje per hapjen e ketyre dosjeve. Ka pasur nje zhvillim pozitiv lidhur me kompensimin material te ish-te persekutuarve politike, pasi eshte miratuar nga Kuvendi ligji per demshperblimin e tyre. Ligj qe sipas medias ka pasur edhe ai veshtiresite e veta ne zbatim, si pasoje e dokumenteve te shumta qe kerkohen, por dhe e burokracise se tepert. Gjithsesi qe te vij tek pyetja juaj, do te thosha se kjo vonese kaq e gjate, me duket e pajustifikueshme, dhe une nuk shoh shkak tjeter pervec mungeses se vullnetit politik per hapjen e ketyre dosjeve. Natyrisht qe axhenda e Kuvendit ka qene dhe mbetet e ngjeshur, dhe kjo eshte detyra e Kuvendit, por besoj se nese do te kishte vullnet, do te gjendej edhe kohe. Gjithsesi mendoj qe gjerat jane te thjeshta dhe perseri ka kohe, n.q.s. do te kete vullnet per hapjen e ketyre dosjeve, te tre projektligjet kalojne menjehere ne Komisionin e Ligjeve, i nenshtrohen nje debati politik dhe publik, behen perpjekje per integrimin e ketyre tre projekt-ligjeve ne nje variant te vetem final, i cili i paraqitet seances per miratim dhe votohet. Ne rast te kundert vazhdohet me deklarata dhe me akuza te ndersjella dhe kjo histori do te vazhdoje pambarimisht edhe per shume vite dhe ndoshta dekada, deri sa ne politike te kete vetem brez qe ne Dhjetorin '90, kane qene poshte moshes 18 vjec.

A mendoni se edhe ne radhet e se djathtes aktuale ka bashkepunetore te ish-Sigurimit?

Me sa duket, ndaj kesaj semundjeje nuk paska pasur imunitet. Fakti qe hapja e dosjeve po ndesh kaq rezistence, te ben te mendosh se ish-bashkepunetoret paskan qene te shumte ne numer, por edhe te shtrire ne gjeografine politike. Gjithsesi, nuk do deshiroja as te parashikoja ndonje gje dhe as te paragjykoja askend, prandaj edhe kam qene dhe jam per hapjen e dosjeve, me qellim qe politika te mos vazhdoje akuzat e ndersjella dhe media te mos luaje me pseudonime politikanesh. Nepermjet hapjes se dosjeve, nga njera ane e verteta do te dale ne shesh dhe gjithcka do te dokumentohet, sikurse nga ana tjeter, nepermjet hapjes se tyre, kjo histori do te mbyllet nje here e mire.

Realisht a do te ishte e lehte qe politikanet ish-bashkepunetore te largohen nga skena politike si pasoje e te kaluares se tyre?

Do te ndodhte ajo qe ka ndodhur edhe ne vende te tjera ish-komuniste, pasi ne demokraci vepron ligji dhe ligjin e ben shteti ligjor. Gjithcka do te ishte ne funksion te ligjit qe do te miratoje Kuvendi, por kuptohet qe per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit nuk do te kishte me vend ne politike. Mendoj se pastrimi i politikes shqiptare nga ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit eshte pjese e misionit te PD-se, sikurse kete pastrim PD ia ka borxh shtreses se ish-te persektuarve politike. Imagjinoni sot nje ish-te persekutuar politik, ne ditet e fundit te jetes se tij, qe shkon ne nje zyre shteti per te plotesuar dokumentacionin e burgut per demshperblim, dhe nuk mbaron pune, pasi aty mund te gjeje ate person qe ne emer te "luftes se klasave" dhe te "diktatures se proletariatit", e ka kalbur kete qytetar ne burg, vetem e vetem se ky qytetar i lodhur nga jeta dhe nga varferia e asaj kohe, u ankua nje dite ne radhen e bukes se "kjo buke eshte e keqe dhe nuk hahet dot".
Mbrapsht nė krye Goto down
Jona
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 13 Dec 2007
Mesazhe : 152

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Sat May 24, 2008 8:30 am

Madhi: PD te hape dosjet e sigurimit
Fatjona Mejdini
E Shtune, 24 Maj 2008


Hapjen e dosjeve e kerkojne dhe republikanet, te cilet nuk kane ngurruar te shprehen se duhet te jete PD nismetarja e berjes se ligjit per perjashtimin e politikaneve spiune nga politika. Keshtu, kjo parti e koalicionit qeverises shprehu diten e djeshme edhe qendrimin e saj pro hapjes se dosjeve per evidentimin e ish-sigurimsave te shtetit qe vazhdojne sot te kene poste drejtuese ne politike dhe ne administrate. Ne nje prononcim per mediat, kreu i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, deklaroi se PR ishte e bindur qe hapja e dosjeve duhej te kryhej sa me shpejt te ishte e mundur. Sipas tij, republikanet do te marrin pjese aktivisht ne kete proces dhe ata jane te hapur per transparence, duke paralajmeruar ne kete menyre dhe voten pro te tyre per kete proces, teper te kerkuar dhe nga organizmat nderkombetare dhe konkretisht KE. "Ne republikanet jemi deklaruar plotesisht per te bere nje proces transparence ne kete drejtim, ne perputhje me te gjithe rekomandimet e nderkombetareve", deklaroi dje kreu i Grupit parlamentar te PR-se. Sipas Madhit, jane paraqitur ne Kuvend drafte ligjore, nepermjet te cilave kerkohet hapja e dosjeve per ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Tre te tilla, perkatesisht te PD, PS dhe PDK kane kohe qe "flene" ne Kuvend, pavaresisht se ne cdo kalendar trejavor ato jane futur ne axhenden e Kuvendit per diskutim. "Ne momentin ku do te behet programimi dhe diskutimi per to, ne patjeter qe do te japim kontributin tone", thekson Madhi ne lidhje me nje ceshtje shume te debatueshme, sic eshte ajo e hapjes se dosjeve. Por, PR shprehet se, duke qene se PD eshte partia me e madhe ne mazhorances, duhet te jete ajo iniciatore e nje ligji te tille. Pak dite me pare edhe demokristianet, aleate te demokrateve ne qeverisje, kerkuan hapjen e menjehershme te dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit. Nepermjet nje konference per shtyp, kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Ndue Shpani, deklaroi se Kuvendi nuk mund ta shtynte me shume kete ceshtje, por duhet te niste sa me pare diskutimin e drafteve ku parashikohet edhe hapja e dosjeve. Perfaqesuesit i deputeteve demokristiane shprehu shqetesimin e tij per faktin se, ndonese PDK prej me shume se nje viti kishte depozituar ne Kuvend nje draft per hapjen e dosjeve, perseri ende asnje hap nuk ishte ndermarre ne kete drejtim. Po keshtu, kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokristiane, nuk ngurroi te theksonte se ne Kuvend ndodhen deputete, te cilet kane qene pjese e ish-sigurimit dhe per pasoje hapja e dosjeve nuk eshte e favorshme per ta. Madje, Shpani deklaroi se deputetet me dosje kane qene me aktivet edhe ne luften kunder PDK-se. Pak kohe me pare, ministri demokristian i Shendetesise, Nard Ndoka tha se ish-sigurimsat gjenden edhe ne radhet e ministrave. Kuvendi pritet qe ne javet e ardhshme te marr ne shqyrtim edhe draftet e partive per hapjen e dosjeve.

Biberaj: Ish-bashkepunetoret, ne dy krahet politike

Deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, deklaroi pak dite me pare se mendonte se ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit ishin te shumte edhe ne radhet e politikes. Sipas Biberajt, ky konkluzion i dilte nga fakti qe, ndonese prej me shume se nje viti eshte kerkuar hapja e dosjeve, ende Kuvendi nuk e ka shtruar per shqyrtim kete ceshtje shume te rendesishme. Sipas Biberajt, nuk perjashtohej mundesia qe ish-sigurimsat te ishin te shumte edhe ne radhet e te djathtes aktuale, por qe duheshin perjashtuar nga politika sipas kerkeses se KE.

Starova: Te vonuar per ligjin kunder "Spiuneve"

Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, deklaroi diten e djeshme se politika ishte shume e vonuar ne procesin e hapjes se dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit. Sipas tij, politika duhet te nxitoje ne lidhje me kete ceshtje edhe per faktin se hapjen e dosjeve e ka detyrim per qytetaret.

"Ky proces duhet te ishte bere prej kohesh dhe do te ishte me e mira qe te mos humbej me kohe ne kete drejtim, sepse keto dosje, jane pjese e nje debati publik, e nje pakenaqesie dhe eshte nje detyre dhe nje shqetesim i politikes se vertete shqiptare", deklaroi Starova ne nje prononcim per mediat. Por, ai deklaroi se tashme kjo nisme ishte ne duart e Kuvendit dhe pro hapjes se tyre ishte prononcuar disa here edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kreu i PBLD-se theksoi se, meqenese ne Kuvend jane tre drafte te depozituara per te kete ceshtje, i takonte Partise Demokratike si partia me e madhe ne vend te niste edhe ligjin per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Dy vjet me pare, Kuvendi ka miratuar edhe nje rezolute per krimet e komunizmit dhe ne kete rezolute parashikohet edhe hapja e dosjeve.
Mbrapsht nė krye Goto down
dea
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 12 Dec 2007
Mesazhe : 88

MesazhTitulli: Re: Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjet   Sat May 24, 2008 7:36 pm

Mazhoranca: Nuk do ketė shtyrje tė tjera, koha pėr ligjin e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit

(24.05.2008)
Eksponentė tė politikės sė djathtė janė shprehur dje pėr zhbllokimin e projekt-ligjit pėr hapjen e dosjeve tė regjimit komunist. Nė kushtet kur vendi ynė synon tė anėtarėsohet nė NATO dhe BE, hapja e dosjeve shndėrrohet nė njė parakusht pėr politikėn shqiptare

Hapja e dosjeve tė regjimit komunist vazhdon tė mbetet njė tjetėr kriter i standardizuar nga Kėshilli i Evropės dhe NATO, por qė ende vazhdon tė mbetet njė cėshtje, nė dukje abstrakte dhe pa veprime konkrete, sa e lehtė pėr t’u sugjeruar, aq mė e vėshtirė pėr t’u zbatuar praktikisht. Kjo ēėshtje qė kthehet herė-herė nė jetėn politike shqiptare, e tillė mbyllet, thjesht me prononcime dhe thirrje pėr hapjen e tyre, pasi sigurimsat kanė akumuluar strukturat e larta tė administartės shtetėrore dhe jetėn politike nė vend. Ajo qė duhet vlerėsuar, ėshtė fakti se kjo temė shume e diskutuar nuk zhduket nga axhenda e politikės, por qė ka nevojė pėr aksione konkrete dhe zbardhjen e dosjeve tė sigurimit, si njė domosdoshmėri e standardizuar nga NATO dhe BE, drejt dy strukturave tė mė sukseshme, nė tė cilat synojmė tė arrijmė, brenda njė kohe tė caktuar nė koherencė me plotėsimin e kritereve. Kėsisoj, mazhoranca parlamentare e udhėhequr nga PD, ėshtė pėrpjekur pėr vite me radhė qė tė zbardhė tė gjithė tė inkriminuarit nė ēėshtje tė sigurimit tė shtetit, gjatė pėriudhės sė egėr komuniste, maoiste. Dy ditė mė parė, deputeti i Partisė Demokratike, Aleksandėr Biberaj, bėri thirrje qė PD duhet tė fillojė tė bėjė dekomunistizimin e shoqėrisė shqiptare, nė mėnyrė qė t’i largohemi njėherė e pėrgjithmonė asaj tė kaluare tė dhimbshme nėn terrorin e egėrsisė komuniste. Nė tė njėjtėn linjė mendimi ėshtė shprehur dje Partia Republikane, ‘pro’ hapjes sė dosjeve pėr bashkėpunėtorėt e ish-Sigurimit tė Shtetit. Kreu i Grupit Parlamentar tė PR-sė, Arjan Madhi, deklaroi se “ne republikanėt jemi deklaruar plotėsisht pėr tė bėrė njė proces transparence nė kėtė drejtim, nė pėrputhje me tė gjithė rekomandimet e ndėrkombėtarėve”. “Qėndrimin tonė ne e kemi bėrė publik me draftet e paraqitura nė Parlament”, tha Madhi. Sipas tij, kėto drafte janė tė pėrfshira eventualisht nė axhendėn e punės sė Kuvendit dhe do tė jepet kontributi nė momentin qė ato do tė programohen. Ndėrsa Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, shprehu qėndrimin e kėsaj force politike pėr hapje tė dosjeve tė periudhės sė sistemit komunist. Starova tha se “ėshtė njė proēes qė duhet tė ishte bėrė prej kohėsh dhe do tė ishte mė e mira qė tė mos humbej mė kohė nė kėtė drejtim, sepse kėto dosje, janė pjesė e njė debati publik, e njė pakėnaqėsie dhe ėshtė njė detyrė dhe njė shqetėsim i politikės sė vėrtetė shqiptare”. Sipas tij, nuk duhet mė tė spekullohet me kėto dosje. “Ėshtė mirė tė hapen dhe kam besim qė meqėnėse kjo nismė ėshtė tashmė nė duart e Parlamentit, dhe pėr kėtė ėshtė prononcuar disa herė dhe Kryetarja Topalli, besoj qė do tė jetė njė proces qė do tė nisė sė shpejti”, tha Starova. Duke u ndalur tek rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė pėr kėtė ēėshtje nė vitin 2006, kreu i BLD-sė shtoi se “rezoluta ka konfirmimin qė duhet tė hapen dosjet, por nga rezoluta deri nė hapje duhet bėrė njė hap tjetėr, duhet bėrė njė ligj, duhet tė merret njė nismė ligjore dhe besoj qė PD si partia mė e madhe e koalicionit tė djathtė duhet ta nisė”. “Duke folur nė emėr tė BLD, ne do tė japim mbėshtetje tė plotė pėr kėtė”, u shpreh ndėr tė tjera Starova. Gjatė qeverisjes sė parė tė PD-sė, qė u referohet viteve tė para tė ’90-ės, pati pėrpjekje serioze pėr dekomunistizimin e shoqėrisė shqiptare, pasi u miratua legjislacioni pėrkatės dhe filloi tė zbatohej ky legjislacion. Por, ky proēes u ndėrpre pas ardhjes sė tė majtės nė pushtet nė vitin ‘97 dhe me kalimin e viteve procesi gradualisht u sfumua. Dihej se majta shqiptare nuk kishte vullnet pėr tė bėrė dekomunistizimin. Zakonisht ky ėshtė mision i sė djathtės, dhe me riardhjen e saj nė pushtet nė vitin 2005 ky proēes duhej tė vazhdonte, nė mėnyrė qė shoqėria shqiptare, edhe pse disi vone, tė ndahej njė herė e mirė nga ajo e kaluar e hidhur. Kjo deri tani nuk ka ndodhur, madje sot nuk ka asnjė garanci qė tė mos ketė kudo ish-bashkėpunėtorė tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Pėrderisa nuk ka njė legjislacion qė t’i vėrė barrierė ish-bashkėpunėtorėve, ata mund tė jenė kudo. Vetėm ligji dhe zbatimi i tij do t’i pengonin ata pėr tė qenė aty ku mund tė jenė sot nė mėnyrė tepėr tė dyshimtė. Ndėrkaq, deputeti Biberaj, vuri nė dukje gjithashtu se Kuvendi i Shqipėrisė ka miratuar njė rezolutė pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Shqipėri, rezolutė qė bazohej nė dy rezoluta tė Kėshillit tė Europės, rezolutė qė parashikon edhe hapjen e dosjeve pėr ish-bashkėpunėtorėt e ish-Sigurimit tė Shtetit. “Stadi i ri, nė tė cilin ka hyrė Shqipėria pas marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, si dhe rruga drejt anėtarėsimit tė plotė nė NATO dhe BE, e bėjnė procesin e hapjes sė dosjeve tė domosdoshėm, sepse nė NATO dhe BE nuk shkohet me njerėz tė Traktatit tė Varshavės apo tė KNER-it, por me njerėz qė janė kompatibėl me modelet e NATO-s dhe BE-sė”, u shpreh Biberaj dy ditė mė parė pėr mediat. Megjithatė, ēėshtja e hapjes sė dosjeve ėshtė rikthyer pėrsėri nė axhendėn ditore politike, ashtu si edhe shumė herė tė tjera tė kaluara, por vullneti i klasės politike, duhet tė pėrshpejtojė drejt zbardhjes sė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė largojė njėherė e pėrgjithmonė klikat e mercenarizuara tė sistemit komunist enverist gjatė 45 viteve tė errėta tė tij.
Mbrapsht nė krye Goto down
Spiunėt e sigurimit, kuvendi hap dosjetShiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: SHTYPI-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės