Strategji reagimi kunder maqedonasve

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Strategji reagimi kunder maqedonasve

Mesazh nga ILIRI prej Thu Jan 31, 2008 10:08 am

Strategji reagimi kunder maqedonasve

Ergys GJENCAJ

Tirana zyrtare pritet te marre masa ne lidhje me levizjen e shtetasve maqedonas, te cilet do te duan te hyjne ne vendin tone. Nese negociatat qe pritet te vazhdojne mes eksperteve te Ministrise shqiptare se Puneve te Jashtme dhe atyre te Ministrise maqedonase te Puneve te Jashtme do te deshtojne, Shqiperia mund te nise aplikimin e nje regjimi te ri, ndoshta nje "Plan B". Shqiptaret jane duke u menduar mbi nje strategji, e cila do te mund te aplikohet nese fqinjet do te vazhdojne me kokefortesine aktuale. Keshtu, nese maqedonasit nuk do te duan t'ia dine, atehere Tirana nga ana e saj nuk do te rrije duarkryq e te shoh, por do te tregoje dhembet. Burime nga MPJ-ja shqiptare bejne te ditur se shume shpejt, gjate ketyre diteve, pritet te zhvillohet ne kryeqytetin maqedonas, Shkup, nje takim ne rang ekspertesh, ku do te negociohet mbi regjimin e vizave. Ne keto bisedime mesohet se pala shqiptare do te synoje permiresim e kushteve te marreveshjes dypaleshe dhe per te mundesuar kalimin e levizjes se shtetasve sipas nje regjimi te ri vizash. Sipas burimeve ne MPJ, mesohet se Tirana zyrtare nuk ndryshon idene e saj per vazhdimin e negociatave. Por nese nuk arrihet asnje mirekuptim mes paleve, zedhenesja e MPJ-se, Sonila Vathi, tha per "Korrierin"se, "ne qofte se ata nuk do te plotesojne kerkesat, nuk do te bien dakord me heqjen e regjimit te vizave, ne do te bejme pjesen tone pastaj". Megjithate, ajo shprehet se pala shqiptare mund te propozoje hapjen e perfaqesive, te cilat do te vendosen prane pikave kufitare, pasi nje gje e tille eshte e mundshme. Gjithashtu, ajo thote se do mund te kerkohet ulja e cmimi per pajisjen me vize. Faktikisht, Shqiperia e ka me te lehte te hape nje perfaqesi konsullore ne token maqedonase, pasi nje pjese e madhe e kufirit te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise gjendet prane vendeve te banuara nga shtetas maqedonas me kombesi shqiptare, qe perbejne jozyrtarisht rreth 40 per qind te popullates se vendit fqinj. Mjafton te permendim Strugen, Tetoven apo Dibren e Madhe, Gostivarin, Kercoven. Por, Tirana zyrtare eshte e mendimit se duhet vepruar ndryshe nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise dhe te aplikohet nje diplomaci e qendrueshme, ku linja paresore te jete ajo e negociatave. Bisedimet qe do te zhvillohen keto dite, mendohet se do te kene si pike kulmore takimin mes kryeministrave te te dy vendeve. Kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha dhe ai i qeverise se Shkupi, Nikolla Gruevski, do te takohen muajin e ardhshem ne Tirane. Duke iu referuar historise se levizjes se shtetasve ne territoret e dy vendeve, shohim se deri ne vitin 2006 shtetasit maqedonas me kombesi shqiptare hynin ne territorin e Republikes se Shqiperise pa vize dhe pa paguar asnje qindarke. Ndersa shtetasit maqedonas dhe me kombesi maqedonase apo kombesi tjeter, per te kaluar ne token tone paguanin nje shume prej 10 markash e me pas po kaq eurosh. Me pas, Shqiperia vendosi nje regjim te ri vizash, sipas te cilit, te gjithe shtetasit maqedonas, pa dallim kombesie, nuk duhet te pajiseshin me vize per te hyre ne vendin tone, por thjesht paguanin nje takse hyrese prej 1 euro. Nderkohe, sipas ligjit maqedonas, i cili qe ka hyre ne fuqi diten e pare te ketij viti, vizat per te hyre ne shtetin me kryeqytetin qendren etnike shqiptare, Shkup, Maqedoni do te jepen vetem ne ambasadat dhe konsullatat maqedonase, per te gjithe shtetasit e vendeve me te cilat Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise ka politika vizash.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi