Topalli kėrkon zyrtarėt spiunė
:: Jeta ne Shqiperi :: SHTYPI
Faqja 1 e 1•
Topalli kėrkon zyrtarėt spiunė
Topalli kėrkon zyrtarėt spiunė
LETRA/ Kryeparlamentarja i "tėrheq veshin" Bejės: Shqyrtojini shpejt projektligjet pėr ish-sigurimsat. Mėnyra si do tė hapen dosjet.Pas njė vonese tė gjatė, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nxit Komisionin e Ligjeve qė tė
shqyrtojė me pėrparėsi projektligjet pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve. Mazhoranca i rikthehet ēėshtjes sė hapjes sė dosjeve tė ish-sigurimsave, me idenė qė kėtė herė ti shkohet deri nė fund kėtij projekti, i cili ka mė se dy vjet qė fle nė zyrat e Kuvendit tė Shqipėrisė. Propozimi i Partisė Demokratike, Partisė Socialiste dhe asaj Demokristiane do tė shkrihen nė njė draft tė vetėm duke iu bashkangjitur eksperiencave tė vendeve tė ndryshme evropiane qė kanė ndėrmarrė kėtė proces. Partia Demokratike rikthen si ēėshtjen kryesore tė politikės sė ditės hapjen e dosjeve pėr ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit dhe pastrimin e politikės. Pėr dy javėt e fundit tė Kuvendit pėr kėtė legjislaturė deri mė 15 korrik, politika pritet tė miratojė ligjin pėr kėtė ēėshtje qė ka dominuar politikėn nė kėto 18 vjet demokraci. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kėrkoi Komisionit tė Ligjeve me anėn e njė letre shqyrtimin me pėrparėsi tė propozimeve pėr projektligjin "Pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės dhe tė tė zgjedhurve" dhe kalimin sa mė parė nė seance plenare. Nė letrėn e saj, kryeparlamentarja Topalli shkruan se Partia Demokratike prej 2 vjetėsh ka dėrguar pėr shqyrtim nė Komisionin e Ligjeve projektligjin pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė administratės dhe tė tė zgjedhurve. Po ashtu edhe Partia Socialiste ka paraqitur projektligjin "Pėr verifikimin e tė qenurit bashkėpunėtor i shėrbimeve sekrete tė zyrtarėve tė lartė tė shtetit". Kryeparlamentarja kujton edhe njė projekt tė demokristianėve pėr kontrollin e figurės sė personit zyrtar apo tė emėruar nė organet e rėndėsishme tė shtetit. Nė letrėn drejtuar Komisionit tė Ligjeve tė kryesuar nga Fatos Beja, njė komunikim pėr ta bėrė sa mė zyrtare kėtė lėvizje, Topalli kėrkon shqyrtimin dhe kalimin sa mė shpejt nė seancė kėto projektligje.
Nė rast se kėto drafte miratohen, atėherė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarėt do tė mund tė mėsojnė nėse do tė votojnė pėr njė figurė tė pastėr politike qė nuk ka qenė e pėrfshirė nė organet sekrete tė diktaturės komuniste, apo pėr tė kundėrtėn nėse ata kanė dėshirė. Aktualisht, tri draftet pėr hapjen e dosjeve tė ish-spiunėve ndodhen nė zyrat e Kuvendit dhe pritet qė ditėt nė vazhdim Komisioni i Ligjeve tė marrė nė shqyrtim kėrkesėn e Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, pėr tė mundėsuar sa mė shpejt kalimin e njėrit prej drafteve nė njė nga seancat plenare.
Misioni
PD pėrgatit draftin pėrfundimtar pėr "spiunėt"
Aktualisht janė paraqitur 3 projektligje pėr hapjen e dosjeve tė ish-spiunėve nė Kuvend. Partia Demokratike ėshtė duke ndėrtuar njė projekt final, duke pėrfshirė tė tria draftet e PD, PS dhe PDK brenda. Si pikė referimi do tė merret edhe legjislacioni i vendeve anėtare tė Kėshillit tė Evropės qė kanė qenė nėn regjime diktatoriale dhe e kanė kaluar procesin e hapjes sė dosjeve. Kreu i qeverisė, Sali Berisha, ka ngarkuar me kėtė mision deputetin e PD-sė, Aleksandėr Biberaj, i cili do tė shqyrtojė tė gjithė dokumentacionin e kėtyre vendeve. Partia Demokratike kėrkon qė tė paraqesė nė fund tė kėtij sesioni parlamentar pikat kryesore pėr hapjen e dosjeve pėr ti kaluar mė pas nė seancė pėr votim. PD mendon se dy projektligjet e tjera nga Partia Socialiste dhe Partia Demokristiane janė tė paplota.
Demokratėt shprehen se ligji i ri nuk do tė bėjė fjalė as pėr hakmarrje dhe as pėr penalizime, por do tė krijohet pėr tė vendosur disa rregulla tė qarta loje qė ish-bashkėpunėtorėt mos tė jenė nė poste drejtuese.
Biberaj: Draft pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve brenda kėtij viti
PD: Mė 2009-ėn, asnjė spiun i komunizmit sdo tė hyjė nė Kuvend
Dosjet e ish-spiunėve tė komunizmit do tė hapen pėrpara zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė qershorit 2009. Lajmi ėshtė konfirmuar nga zv/presidenti i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė KE, njėkohėsisht deputet i PD-sė, Aleksandėr Biberaj. Partia Demokratike do tė tregohet e kujdesshme nė pėrzgjedhjen e kandidaturave pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke lėnė jashtė listės sė kandidatėve tė PD-sė ata persona tė cilėt konsideron me njollė nė biografi pėr shkak tė komunizmit. Deputeti Biberaj ėshtė ngarkuar me mision nga Kryeministri Berisha qė tė pėrpunojė draftin e ri pėr hapjen e dosjeve tė ish-sigurimsave. Sipas Biberajt, dy draftet e PS dhe PDK nuk janė tė plota, ndėrkohė qė ai i Partisė Demokratike ka nevojė pėr disa modifikime nė bazė tė eksperiencave tė huaja. Synimi i kėtij drafti ėshtė qė mė 2009-ėn nuk duhet tė ketė asnjė deputet qė rezulton me dosje sigurimi. "Drafti i PS dhe i PDK i paplotė, duhet tė rishihen, ndėrsa draftit tė PD-sė do i bashkėngjiten edhe kėrkesat e Komisionit Evropian", u shpreh Biberaj. Deputeti Biberaj kėrkon qė kandidaturat pėr deputetė tė jenė tė pėrzgjedhura dhe tė pastra nga dosjet e sigurimit famėkeq tė komunizmit, por nuk kėrkon penalizim tė atyre personave. "Thjesht ajo qė kėrkon mazhoranca ėshtė fakti qė tė dalė e vėrteta sheshit, por tė mos ketė penalizime pėr kėta persona, veēse sduhet tė jenė nė pozicione tė larta tė administratės", u shpreh ai.
Propozimet
PD, PS dhe PDK, prej dy vjetėsh kanė dorėzuar nė Kuvend propozimet e tyre pėr hapjen e dosjeve
Tė pėrbashkėtat dhe ndryshimet e tri drafteve pėr ish-sigurimsat
Tri parti tė ndryshme, me drafte pothuajse tė njėjta pėr hapjen e dosjeve tė ish-sigurimsave tė shtetit. Diferenca e projektligjeve tė Partisė Demokratike, asaj Socialiste dhe Demokristiane ėshtė shumė e vogėl. E pėrbashkėta ėshtė qė kėtij procesi ti nėnshtrohen tė gjithė, deputetė apo zyrtarė tė lartė, ndėrsa diferenca ėshtė e vogėl. Demokratėt kėrkojnė qė tė largohen nga postet drejtuese ata persona qė kanė figuruar "spiunė" gjatė kohės sė diktaturės, socialistėt kėrkojnė qė "spiunėt" nė rast se e pranojnė njė gjė tė tillė, tė mos konfirmohen dhe dosjet tė arkivohen pėr tė shmangur debatet, ndėrsa demokristianėt theksojnė qė tė ketė transparencė. Sipas tyre, spiunėt duhet tė identifikohen dhe mė pas tė jenė tė lirė pėr tė kandiduar pėr deputetė dhe nė rast se elektorati do tė vazhdojė ti votojė, ata tė jenė tė pranishėm nė sallėn e Kuvendit. Tė tri draftet kanė tė pėrcaktuar se Ministria e Brendshme, Shėrbimi Informativ Shtetėror, gjykatat dhe prokuroritė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, janė tė detyruara ti paraqesin menjėherė komisionit, kundrejt kėrkesės, tė gjitha materialet arkivore tė kėrkuara.
Sipas draftit tė PS-sė, ndalohet publikimi i emrit tė personit qė gjendet ish-bashkėpunėtor, nėse ai ose ajo paraqitet vetė para komisionit dhe deklaron se do tė japė dorėheqjen nga funksioni qė mban, pėrpara se tė bėhet publikimi i emrave. Ndėrkohė qė drafti i PDK-sė kėrkon qė
ish-spiunėt do tė kenė mundėsinė tė kandidojnė pėr deputetė dhe nė njėsitė e qeverisjes vendore. Draftet kanė si synim qė ish-spiunėt dhe bashkėpunėtorėt ndalohen tė zgjidhen nė postet drejtuese tė shtetit shqiptar. Kontrollit do ti nėnshtrohen Presidenti, deputetėt e Kuvendit, Kryeministri, nėpunės tė nivelit tė lartė dhe tė mesėm. Kontrollit do ti nėnshtrohen dhe gjyqtarėt dhe prokurorėt e tė gjitha niveleve, zyrtarėt qė zgjidhen e emėrohen nga Presidenti, Kryeministri, ministri dhe Kuvendi. Pėr verifikimin e kontrollin e figurės sė personit zyrtar ngrihet njė komision i posaēėm pranė SHISH. Ky komision do tė pėrbėhet nga inspektori i Pėrgjithshėm i Deklarimit tė Pasurive. Nė pėrbėrje do tė jenė dhe katėr anėtarė tė emėruar nga Presidenti, me propozim tė pozitės dhe opozitės me njė mandat 5-vjeēar. SHISH i cakton mjediset e nevojshme komisionit pėr punė, si dhe vė nė shėrbim tė komisionit, pėr aq sa ėshtė e nevojshme, zyrėn e financės dhe tė shėrbimeve. Anėtarėt e komisionit pėrfitojnė pagėn nė nivelin e drejtorit tė Pėrgjithshėm nė ministri, pėrfshirė edhe tė drejtat qė burojnė nga ai funksion.
Propozimet
Demokratėt kėrkojnė qė tė largohen nga postet drejtuese ata persona qė kanė figuruar "spiunė" gjatė kohės sė diktaturės, Socialistėt kėrkojnė qė "spiunėt" nė rast se e pranojnė njė gjė tė tillė, tė mos konfirmohen dhe dosjet tė arkivohen pėr tė shmangur debatet, ndėrsa demokristianėt theksojnė qė tė ketė transparencė, ku spiunėt duhet tė identifikohen dhe mė pas tė jenė tė lirė pėr tė kandiduar pėr deputetė dhe nė rast se elektorati do tė vazhdojė ti votojė, ata tė jenė tė pranishėm nė sallėn e Kuvendit.
Kėrkesat
Tė tri draftet kanė tė pėrcaktuar se Ministria e Brendshme, Shėrbimi Informativ Shtetėror, gjykatat dhe prokuroritė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, janė tė detyruara ti paraqesin menjėherė komisionit, kundrejt kėrkesės, tė gjitha materialet arkivore tė kėrkuara
Shqip
Re: Topalli kėrkon zyrtarėt spiunė
Politika shqiptare hedh ne treg mashtrimin e rradhes.
Do "hapen" dosjet de more de
si lum ti popull mezi na ke..
Do "hapen" dosjet de more de
si lum ti popull mezi na ke..
Re: Topalli kėrkon zyrtarėt spiunė
Kategoritė qė do u hapen dosjet
Pas letrės sė kryetares sė Kuvendit pėr shqyrtimin e draftit pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve, maxhoranca ėshtė duke pėrgatitur njė draft ku tė pėrfshihen propozimet e PD-sė, PS-sė dhe PDK-sė, tė cilat prej dy vitesh janė nė Kuvend.
ADI SHKEMBI
Deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, i cili po punon mbi kėto drafte thotė se, megjithėse ende nuk ka njė draft pėrfundimtar, janė pėrcaktuar kategoritė pėr tė cilat do tė propozohet hapja e dosjeve. Ndėrkohė gjatė seancės sė djeshme tė komisionit tė Ligjeve, kreu i kėtij komisioni, Fatos Beja, informoi lidhur me letrėn e ardhur nga Topalli, ndėrkohė qė sipas deputetit tė PS-sė, Bashkim Fino letra ėshtė e panevojshme pėr shkak se ligji pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve ėshtė i parashikuar nė kalendarin e komisionit.
Kategoritė
Sipas deputetit demokrat, i cili pak ditė mė parė u mandatua nga Kėshilli i Evropės pėr hetimin e krimeve tė Stalinit, janė tė paktėn 10 kategoritė pėr tė cilat do tė propozohet hapja e dosjeve. Kėshtu sipas tij, kategoritė qė do tė preken janė nivelet e larta tė administratės, pėrfaqėsuesit e sistemit tė drejtėsisė, diplomacisė dhe pėrfaqėsuesit kryesorė tė mediave. Nė njė prononcim pėr gazetėn Panorama Biberaj tha se, do tė propozohet gjithashtu edhe hapja e dosjeve pėr rektorėt, dekanėt, kryetarėt e bashkive, kryetarėt e komunave, krerėt e lartė tė partive, krerėt rajonalė tė partive.
Draftet
Duke folur pėr tre draftet, tė cilat pritet tė shkrihen nė njė, deputeti demokrat Biberaj u shpreh se, drafti mė i pranueshėm ėshtė ai i demokratėve qė ka pak ndryshime nga ligji i vitit 1996. Mendoj qė drafti mė i mirė ėshtė i PD-sė, pasi bazohet nė ligjin qė ėshtė aplikuar nė vitet 1995- 1996. I dyti ka qenė i PDK-sė dhe i treti i PS-sė, i cili mendoj se ka qenė vetėm sa pėr tė qenė nė lojė, theksoi dje Biberaj nė njė prononcim pėr mediat. Prej dy vitesh nė kryesinė e Kuvendit ndodhen tre drafte tė paraqitura nga PD-ja, PS-ja e PDK-ja, tė cilat nuk u futėn asnjėherė nė seancat e punimeve. Nė variantin e PD-sė thuhet se, verifikimi i pastėrtisė sė figurės kryhet nga njė komision i pėrbėrė nga 5 anėtarė, tė zgjedhur nga Kuvendi. Kandidaturat pėr anėtarė propozohen nga: 1. Komisioni parlamentar i Ligjeve; 1, komisioni parlamentar i Sigurisė Kombėtare; 1, ministri i Brendshėm; 1, drejtori i SHISH dhe 1, drejtori i Pėrgjithshėm i Arkivave tė Shtetit. Ndėrsa sipas variantit tė socialistėve, verifikimi i zyrtarėve tė lartė shtetėrorė do tė bėhet nga njė komision shtetėror i pėrbėrė nga 5 anėtarė, qė do tė zgjasė 6 muaj dhe do tė varet e pėrgjigjet pėr punėn e kryer para Kuvendit tė Shqipėrisė. Kryetari i komisionit tė Verifikimit propozohet tė zgjidhet nga presidenti, ndėrsa katėr anėtarėt e tjerė tė tij tė jenė propozime tė dy kampeve pozitė-opozitė. Por anėtarėt e komisionit duhet tė deklarojnė para nisjes sė punės se nuk kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit. Ndėrkohė qė nė variantin e demokristianėve thuhet se, ish-spiunėt do tė kenė mundėsinė tė kandidojnė pėr deputetė dhe nė njėsitė e qeverisjes vendore. Ish-spiunėt dhe bashkėpunėtorėt ndalohen tė zgjidhen nė postet drejtuese tė shtetit shqiptar. Kontrollit do ti nėnshtrohen presidenti, deputetėt e Kuvendit, kryeministri, nėpunės tė nivelit tė lartė dhe tė mesėm. Kontrollit do ti nėnshtrohen dhe gjyqtarėt dhe prokurorėt e tė gjitha niveleve, zyrtarėt qė zgjidhen e emėrohen nga presidenti, kryeministri, ministri dhe Kuvendi. Pėr verifikimin e kontrollin e figurės sė personit zyrtar ngrihet njė komision i posaēėm pranė SHISH. Ky komision do tė pėrbėhet nga inspektori i Pėrgjithshėm i Deklarimit tė Pasurive. Nė pėrbėrje do tė jenė dhe katėr anėtarė tė emėruar nga presidenti, me propozim tė pozitės dhe opozitės me njė mandat 5-vjeēar, theksohet nė variantin e demokristianėve.
Korrieri