Topi intervistė pėr BBC, sqaron replikėn me homologun serb

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Topi intervistė pėr BBC, sqaron replikėn me homologun serb

Mesazh nga Teuta prej Sat Jun 14, 2008 7:21 pm

Topi intervistė pėr BBC, sqaron replikėn me homologun serb
Orjeta Zhupa (Shekulli)
Presidenti Bamir Topi ka marrė pjesė nė samitin e krerėve tė shteteve tė Europės Juglindore nė Athinė ku replikoi me homologun serb Boris Tadiē, me tė cilin siē thotė ka pasur mė pas edhe njė takim “tė rastėsishėm”.
Nė njė intervistė pėr BBC-nė, zoti Topi sqaron se ndėrhyrja e tij u bė pėr tė “rivendosur njė tė vėrtetė historike”, ndėsa mospjesėmarrjen e Kosovės nė kėtė samit e shpjegon me faktin se samiti ishte pėrgatitur para shpalljes sė pavarėsisė, ndėrsa thekson se vendet e Ballkanit duhet ta marrin nė konsideratė realitetin e ri tė hartės sė rajonit.
Mė tej, presidenti shqiptar nuk ka dashur tė komentojė shtyrjen nga parlamenti tė votimit pėr dekretet e tij mbi anėtarėt e Gjykatės sė lartė.
Korrespondenti i BBC-sė nė Athinė, Robert Goro bisedoi me presidentin Topi dhe fillimisht e pyeti se nė fjalėn e tij nė samit, ai bėri njė ndėrhyrje jashtė tekstit tė shkruar, e cila u intrepretua si njė replikė ndaj fjalėve qė kishte thėnė pak mė parė presidenti serb, Boris Tadiē dhe qė lidhej me atė qė ai e quajti “dhunė tė shqiptarėve tė Kosovės kundėr serbėve”. A pati ai gjatė samiti ndonjė takim qoftė dhe tė shkurtėr me presidentin serb?
Presidenti Topi: Ndėrhyrja kishte tė bėnte me njė moment shumė tė rėndėsishėm, pasi ajo ēka parashtroi nė fjalėn e tij presidenti Tadiē, ishte jo vetėm nė kushtet e tė vėrtetės, pasi gjėrat nė Kosovė kanė njė sfond tjetėr historik dhe nuk ėshtė ashtu siē u shpreh presidenti Tadiē.
Pėrkundrazi janė kosovarėt ata qė kanė ndjerė nė mėnyrė tė vazhdueshme persekutimin nga institucionet serbe dhe ajo qė mė bėri tė bėja kėtė ndėrhyrje, ishte njė moment tjetėr, qė kishte tė bėnte pikėrisht me frymėn e takimit.
Ky takim qė u zhvillua nė Athinė, kishte tė bėnte me komunikimin, shkėmbimin e eksperiencave tė secilit pjesėmarrės, pėr civilizimin pėr konsolidimin e vlerave kulturore, pėr rritjen e dialogut politik, dhe u duk qė nė fjalėn e zotit Tadiē nuk kishte asnjė lloj situate kompatibiliteti midis asaj qė ai shprehte dhe frymės sė takimit tė sotėm.
Kjo qe arsyeja qė unė bėra njė ndėrhyrje, e cila nuk kishte tendencėn pėr tė realizuar njė replikė, po pėr tė rivendosur, sė paku nė kushtet e kėtij takimi, njė tė vėrtetė historike, e cila u shtrėmbėrua nė mėnyrė totale nga presidenti Tadiē.
Ju mė pyetėt a kisha takim me presidentin Tadiē gjatė punimeve tė konferencė. Po, e kam takuar. Nuk ka qenė njė takim formal, ka qenė njė takim i rastėsishėm, kemi shkėmbyer nė mėnyrė civile njė komunikim, ku e kemi pyetur njeri tjetrin pėr situatėn, dhe ky takim i shkurtėr nuk pėrbėn nė vetvete njė element pėr ta cituar.
BBC: Zoti President, siē e vutė dhe ju nė dukje nė pėrfundim tė konferencės, takime tė tilla gjithsesi kontribuojnė nė krijimin e raporteve mė tė shėndosha, tė njė fryme mė tė mirė dhe mė konstruktive ndėrmjet gjithė vendeve tė rajonit, tė paktėn sa i pėrket nivelit tė presidentėve. Takime tė tilla janė bėrė vazhdimisht, por marrėdhėniet midis vendeve tė Ballkanit ende vazhdojnė tė jenė tė kapura nga njė ngėrē. Dhe kjo ndoshta jo vetėm pėr shkak tė reminishencave tė vjetra, por edhe pėr shkak tė zhvillimeve tė tjera tė brendshme qė ka secili prej kėtyre vendeve. A mendoni dhe ju kėshtu?
Presidenti Topi: Shikoni, situata nė Ballkan natyrisht ka njohur njė progres tė dukshėm nė marrėdhėniet midis shteteve, nė Ballkan ka njė situatė tė re: pas datės 17 shkurt kemi njė shtet tė ri nė Ballkan, Kosovėn. Dhe natyrisht marrėdhėniet nuk mund tė shkojnė lege artis nė komunikimin midis lidershipeve, nė komunikimin midis vendeve; patjetėr qė Ballkani ka problemet e veta, ka problemet e veta qė kanė tė bėjnė jo vetėm me retrospektivėn, por kanė tė bėjnė dhe me aktualitetet politike.
Kėshtu qė nuk unė besoj qė gjėrat nuk mund tė rregullohen nė njė ditė; gjithmonė do tė ketė probleme, sepse problemet ekzistojnė pėrgjithėsisht sidomos midis vendeve tė rajonit ballkanik, ekzistojnė mentalitete tė ndryshme, interesa tė ndryshme, por ajo qė duhet tė merret nė konsideratė ėshtė pikėrisht substanca e mendimeve politike qė vjen nga pjesa dėrrmuese e vendeve ballkanike, tė cilat nė mėnyrė definitive e shohin tė ardhmen e tyre te integrimi euro-atlantik.
Ka rėndėsi qė lidershipi i vendeve ballkanike tė krijoje kushte pėr bashkėpunimin dhe intensifikimin e marrėdhėnieve ekonomike…
Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja, pastaj komunikimi do tė jetė i vazhdueshėm. Pėrpunimi i strategjive integruese do tė jetė nė vazhdimėsi.
Ėshtė me shumė rėndėsi qė gjithė lidershipi i vendeve ballkanike tė krijojė kushte pėr bashkėpunimin dhe intensifikimin e marrėdhėnieve ekonomike, nė mėnyrė qė rajoni i Ballkanit tė arrijė standardet ekonomike dhe tė jetė i gatshėm pėr t’u integruar nė familjen europiane.
BBC: Gjatė parapėrgatitjeve tė samitit a pati ndonjė sugjerim, qoftė nga ana juaj, qoftė nga ana e Kroacisė, bie fjala, qė tė ftohej edhe Kosova nė kėtė samit?
Presidenti Topi: Nuk ėshtė shtruar kjo ēėshtje, sepse takime tė tilla pėrgatiten kohė mė parė. Jo rastėsisht nė fjalėn time nė koferencėn pėr shtyp unė vlerėsova jo vetėm vullnetin politik dhe takimin e presidentėve, qė konsiderohet niveli mė i lartė i pėrfaqėsimit politik, por vlerėsova dhe ekspertizėn, punėn e ekspertėve, sepse janė ekspertėt qė punojnė prej kohėsh.
Kėshtu qė nė kėtė takim, i cili ėshtė projektuar njė vit mė parė, nuk ka qenė e parashikuar njė gjė e tillė. Gjithsesi, gjė qė e kemi shprehur edhe nė takimin e Ohrit, edhe nė takimet bilaterale, ka ardhur momenti qė vendet ballkanike tė vlerėsojnė me njė sy realist ndryshimet nė hartėn e Ballkanit: sot Kosova ėshtė sikurse thashė, njė shtet sovran, i lirė, i pavarur, i cili ėshtė njohur nga shtete mjaft tė rėndėsishme, dhe patjetėr qė duhet tė merret nė konsideratė nė gjeopolitikėn e Ballkanit edhe Kosova me tė gjitha strukturat e veta, sepse njė Kosovė stabėl, njė Kosovė me institucione demokratike, njė Kosovė e projektuar sipas planit tė zotit Ahtisari, multietnike, me respekt tė gjitha tė drejtave tė minoriteteve, patjetėr me vlerat e saj, tė historisė, tė kulturės, tė traditės, do tė jetė jo vetėm kontribuese, por do tė jetė mjaft e rėndėsishme qė tė dėgjohet nė tavolina tė tilla.
Unė jam i bindur qė e ardhmja, do tė modifikojė edhe disa mendime, tė cilat pėr fat tė keq ende janė tė kapura nga e kaluara. Jeta vazhdon, bota bėn progres, vendet e Ballkanit nuk janė mė nė atė situatė qė kanė qenė pėrpara, pavarėsisht nga problemet tė cilat janė tė dukshme, nuk besoj qė janė probleme apo situata substanciale, qė do ta tėrheqin Ballkanin nė situata luftrash ndėretnike.
Sot ėshtė njė realitet i ri, tė gjithė janė koshientė qė e ardhmja e Ballkanit, sikurse e thashė dhe nė fillim tė intervistės, ėshtė patjetėr nė familjen e vendeve europiane dhe atlantike.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi