Vrasja e anglezit, “Ja si futėm nė kurth Eduardin”

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vrasja e anglezit, “Ja si futėm nė kurth Eduardin”

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jun 08, 2008 11:22 am

Vrasja e anglezit, “Ja si futėm nė kurth Eduardin”
Dėshmia e Arlind Vukaj ėshtė “asi” mė i fortė qė ka nė dorė prokuroria e Lezhės, e cila dje pasi mbylli hetimet, dorėzoi dosjen nė gjykatėLEZHĖ - Dėshmia e njėrit prej tė arrestuarve zbardh tėrėsisht rrėmbimin dhe vrasjen e 21-vjeēarit anglez Eduard Krejthorn (Edward Craythorne), i cili u zhduk mė datėn 3 shkurtit nė rrethana tepėr misterioze. Arlind Vukaj ka shpjeguar para grupit hetimor planin qė ai dhe shoku i tij Mario Pjetrushi kishin pėr grabitjen e 21-vjeēarit, i cili kishte ardhur sė bashku me nėnėn e tij pėr pushime tek e motra Sofia Craythorne, e cila jetonte nė Shėngjin tė Lezhės. “Pėr ta marrė Eduardin dhe pėr ta ēuar nė njė vend tė izoluar duhej njė njeri i njohur, kėshtu qė pėr kėtė detyrė shėrbeu Marjo Pjetrushi, i cili e njihte atė dhe kishte madje dhe hyrje-dalje familjare me ta”, - ka pohuar Arlind Vukaj. Me kėtė dėshmi prokuroria e Lezhės i ka dhėnė fund hetimit mbi vrasjen dhe zhdukjen e Eduard Krejthorn, duke dėrguar pėr gjykim dosjen hetimore ndaj dy tė rinjve tė cilėt akuzohen pėr “vjedhje me pasoje vdekjen” dhe “fshehje tė kufomės” nė bashkėpunim. Burime pranė organit tė akuzės thanė se dėshmia e Arlind Vukajt ėshtė njė nga provat kryesore qė do t’i paraqitet gjykatės pėr tė vėrtetuar akuzat ndaj dy tė rinjve. Vukaj nė dėshminė e tij ėshtė shprehur se Eduard Krejthorn, u bind tė shkonte me ta, kur e ftuan qė sė bashku tė pinin marijuanė. Sipas prokurorisė rezulton se dy tė rinjtė, pasi kanė marrė anglezin pėr qėllime grabitjeje e kanė therur dhe trupin e tij e hodhėn nė njė pus tė braktisur. Zhdukja nė rrethana misterioze e 21-vjeēarit, detyroi nėnė e tij Ajlin Kejthorn, tė kėrkojė ndihmėn e emisionit “Njerėz tė Humbur” nė televizionin kombėtar “Vizion Plus”, ku Mario Pjetrushi, njė prej autorėve tė vrasjes qetėsisht ngriti njė alibi pėr zhdukjen e anglezit. Por gjithēka u zbulua 18 ditė pas ngjarjes, kur njė grup fėmijėsh gjetėn tė hedhur nė njė pus trupin e pajetė tė Eduard Krejthorn. Policia nisi menjėherė hetimet duke shoqėruar pas disa orėsh Arlind Vukajn dhe Mario Pjetrushin, si tė dyshuar pėr vrasje. Dyshimet e policisė rezultuan tė sakta, pasi atyre iu gjetėn disa sende personale tė viktimės, mes tė cilave njė orė dhe njė varėse floriri.
Korrieri

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2269
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi