Scheffer: Vendimi politik pėr anėtarėsimin nė NATO

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Scheffer: Vendimi politik pėr anėtarėsimin nė NATO

Mesazh nga ILIRI prej Thu Jan 31, 2008 9:45 am

Scheffer: Vendimin politik pėr anėtarėsimin nė NATO do e marrin anėtarėt

Nga Armand Maho

Shqipėria ėshtė nė hapat e fundit tė anėtarėsimit nė NATO, por gjithsesi ftesa nė Samitin e Bukureshtit mbetet njė vendim politik i vendeve anėtare tė kėtij organizmi. Kjo ka qenė deklarata qė Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka dhėnė dje gjatė takimit me kryeministrin Berisha, i cili prej ditės sė djeshme ndodhet nė Bruksel nė njė vizitė zyrtare nė selinė qendrore tė NATO-s atje. Gjatė kėtij takimi, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Scheffer, u shpreh se kėto muaj janė shumė tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, e cila, sipas tij, ka bėrė hapa tė mėdha nė drejtim tė zbatimit tė reformave me qėllim integrimin nė NATO.


Ftesa


Scheffer u shpreh se njė tregues i qartė i kėsaj frymė bashkėpunimi me opozitėn ėshtė dhe delegacioni multipartiak, qė shoqėron kryeministrin Berisha nė Bruksel, i cili ėshtė njė shembull qė dėshmon sesi ka ndryshuar kultura politike nė Shqipėri, gjatė kėtyre viteve. Mė tej, Scheffer theksoi se do tė vlerėsohet pozitivisht, nė vendimin pėr tė integruar Shqipėrinė nė NATO, roli i Shqipėrisė nė stabilitetin e rajonit. “Roli i saj, ka qenė vendimtar pėr tė ruajtur ekuilibrat nė rajon, sidomos lidhur me ēėshtjen e statusit tė Kosovės”, - tha Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s.
Nė kėtė kuadėr, Scheffer vlerėsoi klimėn shumė tė mirė tė bashkėpunimit qė Shqipėria ka ndėrtuar me vendet e tjera tė rajonit. “Tashmė, - u shpreh Scheffer, - kilometri i fundit drejt marrjes sė ftesės nė Samitin e Bukureshtit ėshtė afruar edhe mė shumė dhe Shqipėria po ecėn nė rrugė tė mbarė. Nė kėtė pikė, ėshtė domosdoshme qė zbatimi i reformave tė bėhet mbi baza tė qėndrueshme dhe zhvillimi i tyre tė jetė i pakthyeshėm”, - tha Scheffer. “Gjithsesi, vendimi pėr tė marrė njė ftesė pėr anėtarėsim nė NATO, - theksoi ai, - vazhdon tė mbetet njė vendim politik qė duhet ta marrin vendet anėtare tė saj”.


Berisha


Nga ana e tij, kryeministri Berisha u shpreh se ėshtė vendimtare pėr qeverinė shqiptare qė procesi i zhvillimit tė reformave tė jetė i pakthyeshėm dhe shprehu bindjen e tij tė plotė se ky proces ėshtė i tillė. Ndėr tė tjera, kryeministri shtoi se ka njė klimė tė re bashkėpunimi me forcat politike, nė interes tė kombit dhe tė integrimit nė NATO. Kryeministri theksoi se ekziston mbėshtetja e plotė e opozitės nė zbatimin e reformave kryesore, tė cilat kanė si objektiv integrimin e Shqipėrisė nė NATO dhe marrjen e ftesės nė Samitin e Bukureshtit. “Kėtė fakt, - vijoi kryeministri, - e dėshmon dhe rezoluta e iniciuar nga opozita dhe e votuar unanimisht nė parlament pėr implementimin reformave”.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2269
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi