HomeHome  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje?Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
interesanti
anetetaret me aktiv
anetetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 05 May 2008
Mesazhe : 54

MesazhTitulli: Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje?   Tue May 13, 2008 9:02 pm

Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje?
Dėshmitarė qė mbahen sekretė kanė pohuar para togave tė zeza, se Shpėtim Ziza nuk e ka kryer i vetėm krimin monstruoz

PESHKOPI - Vrasja makabre e Bekim Ēengės vazhdon tė jetė e mbuluar me mister, ndėrsa bashkėpunėtorė tė drejtėsisė konfirmojnė emrin I. Sh., si njėrin prej tė dyshuarve nė rrėmbimin dhe masakrimin e djalit tė familjes Ēenga. Ndėrsa familjarėt e tė akuzuarit pėr vrasjen, Shpėtim Zizės dhe ata tė viktimės, Bekim Ēengės, lėshojnė gjithashtu deklarata se nė krim ka pasur persona tė tjerė tė pėrfshirė, as policia, as prokuroria e as gjykata e Dibrės nuk pranojnė tė prononcohen nė lidhje me kėtė ēėshtje. I kontaktuar me telefon nga gazeta “Korrieri”, drejtuesi i seancės gjyqėsore nė ngarkim tė Shpėtim Zizės, Halil Vani, nuk pranoi tė sqarojė asgjė rreth pohimeve tė dėshmitarėve, familjarėve, organit tė akuzės apo policisė lokale. Ai u justifikua se ndodhej nė spital dhe se nuk kishte mundėsi tė sqaronte publikun rreth ngjarjes tragjike qė i mori jetėn njomėzakut Ēenga. Dy javėt e fundit, seancat gjyqėsore nė ngarkim tė Zizės kanė dėshtuar, sepse trupi gjyqėsor ka kėmbėngulur nė gjetjen e tė tjera provave qė faktojnė fajėsinė e 20-vjeēarit. “Shtyrja e seancave gjyqėsore ėshtė bėrė, sepse prej ditės sė vrasjes sė Bekim Ēengės ėshtė thėnė publikisht nga persona tė ndryshėm nė Peshkopi, se nė vrasjen e 10-vjeēarit ka pasur bashkėpunėtorė”, thonė burime tė rezervuara pranė gjykatės sė kėtij rrethit. Si familja Ziza, ashtu edhe prindėrit e Bekimit, Ylli e Etleva Ēenga, deklaruan vetėm pak minuta pas gjetjes sė trupit tė masakruar tė djalit tė vogėl, se kėtė ngjarje nuk e kishte kryer njė i sėmurė mendor, siē thuhej nga policia pėr Shpėtim Zizėn, por se dėshmitarė tė shumtė kishin parė njė makinė dhe njerėz qė nuk i njihnin nė momentin e rrėmbimit tė Bekim Ēengės. Sipas dėshmitarėve qė mbahen sekretė nga policia, personi nė fjalė ėshtė larguar nė kohė rekord nga qyteti i Peshkopisė. Ndėrkaq, i akuzuari Ziza ka deklaruar herė pas here se nuk ishte ai autori i vrasjes sė Bekim Ēengės, por kėtė e kishte pranuar pas dhunės sė ushtruar nga policia e Dibrės. Dje nė mesditė, nėn masa tė forta sigurie ėshtė paraqitur para togave tė zeza edhe nėna e Shpėtim Zizės, por se ēfarė ka thėnė ajo rreth ngjarjes dhe a ka pėrmendur bashkėpunėtorė nė krim, kjo nuk dihet. Ngjarja makabre ndodhi mė 27 tetor tė vitit 2007.



Korrieri
Mbrapsht nė krye Goto down
Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje?Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: SHTYPI-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės