Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
ILIRIADA PORTAL :: Shoqerore :: SKANDAL
Faqja 1 e 1•
Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama, ka disa ditė qė nė njė rreth tė ngushtė njerėzish, kryesisht punonjės bashkie dhe minibashkish, ka ndėrmarrė njė tur prezantimi tė planit rregullues tė Tiranės. Nė fakt, ky plan rregullues i prezantuar nga Edi Rama nė mėnyrė ilegale dhe i transmetuar nė media nga kaseta e incizuar e kameramanit tė bashkisė, nuk prezantohet hapur para qytetarėve tė Tiranės, duke hedhur hije reale dyshimi nėse ky plan ekziston, apo jo. Metoda dhe stili i punės sė kryebashkiakut tė Tiranės, kanė treguar mė sė miri gjatė tetė vjet qeverisje se ai nuk ka si qėllim real transparencėn me qytetarėt e Tiranės, por mashtrimin. Edi Rama nė tė vėrtetė,nuk ka njė plan rregullues, por ka disa vizatime tredimensionale tė cilat jua shet qytetarėve si njė plan rregullues i mirėfilltė. Lind me tė drejtė pyetja pėr kryebashkiakun e Tiranės se, kush janė studiot qė kanė bėrė kėtė plan rregullues? Qytetarėt e Tiranės e dinė shumė mirė qė kryebashkiaku ynė ka bėrė konkurse tė hapura pėr qendrėn e Tiranės, pėr zonėn e liqenit, kopshtin botanik apo dhe sportklub Dinamon, ndėrkohė qė nuk kemi parė asnjė konkurs pėr studiot qė kanė marrė pėrsipėr planin rregullues tė Tiranės. Realisht Edi Rama mundet qė kėtė plan rregullues mund ta ketė pėrpunuar edhe me shefin e tij tė urbanistikės Dritan Agollin, i cili nė fakt nuk ėshtė arkitekt por qė merr vesh mė sė miri nga kėto punėt e planeve dhe bakshisheve pėr lejet e ndėrtimit. Ekzibicioni i Ramės para kamerės sė Bashkisė dhe punonjėsve tė tij ėshtė njė mashtrim klasik i kėtij kryebashkiaku, ashtu siē ka qenė pėr tetė vjet rresht premtimi i tij pėr ta bėrė kėtė plan rregullues sa herė ka kėrkuar votėn e qytetarėve. I gjithė prezantimi i Edi Ramės, ėshtė njė fushatė pėr tė shuar zhurmėn dhe akuzat e ngritura ndaj tij nga ajo pjesė e pakapur e shoqėrisė civile, politikės dhe medias. Duke nxituar tė prezantojė vizatimet e Dritan Agollit, Edi Rama kėrkon tė hedhė hi syve para qytetarėve, tė cilėt kanė mijėra probleme nė kėtė bashki. Kjo bashki tashmė ėshtė kthyer nė njė bunker hermetik qė punon pėr interesat e Edi Ramės, por jo pėr tė zgjidhur problemet e qytetarėve. Nė zyrat dhe sirtarėt e kėsaj bashkie qėndrojnė mijėra kėrkesa tė qytetarėve pėr leje ndėrtimi, pėr zgjerime, pėr shtėpi, vila dhe pallate, por kryebashkiakun i Tiranės i ka mbytur nė pluhurin e harresės pa i dhėnė pėrgjigje, duke bllokuar KRRT, me kėtė rast edhe punėn e mijėra bizneseve. Kjo bashki ka tre vjet qė vegjeton nė burokracinė e saj dhe nuk mendon se mijėra njerėz kanė nevojė tė strehohen, tė zgjerohen, tė ndėrtojnė nė pronat e tyre, por qė njė kryebashkiak i korruptuar si Edi Rama, jua mban peng nėpėrmjet bllokimeve dhe arsyetimeve absurde. Duke prezantuar njė plan rregullues imagjinar, kryebashkiaku Rama, vazhdon tė kryejė mashtrimin e radhės para qytetarėve tė Tiranės. Ai nė mėnyrė tė paskrupullt, nėpėrmjet mediave tė cilat i ka blerė me taksat e qytetarėve tė Tiranės, vazhdon tė mashtrojė dhe tė gėnjejė pėr kėtė megaprojekt qė askush nuk ka dijeni. Pse nuk e publikon kėtė megaprojekt tė planit rregullues tė Tiranės nė ambientet e bashkisė, nė Muzeu Kombėtar apo dhe nė Galerinė e Arteve kryebashkiakun ynė? Pse nuk e hedh nė faqen e internetit tė bashkisė kėtė plan rregullues ky kryebashkiak? Pse nuk ja jep qytetarėve nėpėrmjet mjeteve tė ndryshme tė informimit, pėr tė cilat ai hedh para pėr nevojtoret qė inauguron dhe nuk hedh para pėr kėtė plan kaq tė rėndėsishėm pėr jetėn dhe ekzistencėn e tyre? Pse kryebashkiaku ynė i nderuar e ka kufizuar prezantimin e kėtij plani nė rrethe tė ngushta njerėzish qė nuk kanė asnjė lidhje me profesionin dhe profesionalizmin qė kėrkon shqyrtimi i kėtij plani? Pėr tė gjitha kėto pyetje pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Ky plan ėshtė njė mashtrim i kryebashkiakut mė tė korruptuar tė historisė sė kėtij qyteti qė nga themelimi tij. Kryebashkiaku i Tiranės nuk ka asnjė interes real, pėr tė bėrė njė plan rregullues pėr Tiranėn, pasi pas kėtij plani rregullues interesi i qytetarėve do tė bjerė pėr firmėn e tij, pėr personin e tij. Edi Rama nuk ka asnjė interes pėr tė miratuar planin rregullues tė Tiranės pėr arsye se, nuk do tė ketė me se tė blejė votat nė Partinė Socialiste, nuk do tė blejė votat nė Partinė Demokratike, nuk do tė blejė mediat, tė cilat sot i shėrbejnė dhe nuk do tė ketė mundėsi ku tė nxjerrė fitimet marramendėse qė tė jep dhėnia e njė leje ndėrtimi. Fatkeqėsia e qytetarėve tė Tiranės, qėndron nė faktin se, ky njeri ka ndėrmend tė zaptojė ambientet e gjelbra, ambientet sportive, hapėsirat e pakta nė qendėr tė Tiranės, pėr ti transformuar nė miliarda euro fitime pėr tė dhe klanin e tij. Kryebashkiaku i Tiranės ėshtė njeriu qė i ka zėnė frymėn zhvillimit tė Tiranės. Politika e kėtij kryeabshkiaku ka hedhur nė rrugė qindramijėra njerėz qė ushqeheshin dhe jetonin me zhvillimin e Tiranės, me ndėrtimet dhe punėt publike tė Tiranės. Sot Tirana ėshtė e bllokuar nga oktapodi i betonizimit i organizuar nga kryebashkiaku i saj. Kryeqyteti shqiptar ėshtė nga tė radhėt kryeqytete qė vuan mungesėn e ambienteve shkollore, edukative dhe argėtuese, gjithė kjo, vjen si dhuratė nga keqmenaxhimi i fondeve nga oktapodi i kryebashkiakut tonė tė nderuar. Gjitthēka qė kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama, e paraqet si njė plan rregullues tė Tiranės ėshtė njė mashtrim. Ky kryebashkiak ėshtė bėrė si Nadir, magjistari i cili mashtroi qytetarėt e Tiranės me hedhjen nga Hotel Tirana. Nadiri tė paktėn i mashtroi dhe u zhduk nga qarkullimi, ndėrsa kryebashkiaku i Tiranės, jo vetėm qė nuk largohet, por vazhdon si magjistari Nadir ti zhdukė Tiranės ambientet e gjelbra dhe sportive me magjinė e tij. Kryebashkiaku Rama, falė aftėsive qė i dhuroi magjistari Nadir, po paraqet vizatimet e Agollit urbanist, si plan rregullues i Tiranės. Nė fund tė fundit kėta qytetarė duhet tė ndihen tė lumtur qė kryebashkiaku i tyre i ngjan Nadirit dhe nuk i ngjan David Koperfildit, se kushedi ēdo tė ksihte ndodhur me magjitė e tij mbi qytetin e tyre. SOT |
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Asnji koment. Me sa duket asnji se merr mundimin ktu me u marr me Romen. Po nuk e di a e keni nga dashnia, nga urrejtja, nga simpatia a nga neveria?????????????????!!!!!!!!!!!! 
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Loki une jam i ri ketu ne kete forum ,me sa shof une qenka
i mrrekullueshem ,dhe nuk mundem me u shpreh akoma
por duke u bazuar sipas fakteve keshtu e kane keta
KLYSHAT E KOMUNISTAVE me premtime dhe me genjeshtra
i mrrekullueshem ,dhe nuk mundem me u shpreh akoma
por duke u bazuar sipas fakteve keshtu e kane keta
KLYSHAT E KOMUNISTAVE me premtime dhe me genjeshtra
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Te jetosh ne Tirane eshte si te jetosh brenda nje fabrike ēimontoje per shkak te betonizimit te ambjenteve te gjelbera qe ka pas Tirana. Ajo qe me ēudit me shume eshte jo ndryshimi negativ qe ka pesuar Tirana, por mosndryshimi i mentalitetit te njerezve te cilet me dashje apo pa dashje jane bere bashkefajtor ne kete krim. Si eshte e mundur qe edhe sot e kesaj dite shqiptareve u pelqen aq shum te mashtrohen dhe ta ndjekin nga pas mashtrimin si shpres per shpetim????????
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Mirdita ilir te falenderoj per pershendetjen mbase adminit i takon
Tirana duhej te betonuar qe ne vitet 60 si te shume qutete te
Europes ,por per fat te keq tani po e kaloni juve
Me fani qe po ndodhe kjo ,por duhet te bere ,heret apo vone
Te pershendes.....
Tirana duhej te betonuar qe ne vitet 60 si te shume qutete te
Europes ,por per fat te keq tani po e kaloni juve
Me fani qe po ndodhe kjo ,por duhet te bere ,heret apo vone
Te pershendes.....
Edituar pėr herė tė fundit nga Porta e hekurt nė Wed Oct 22, 2008 11:47 pm, edituar 1 herė gjithsej
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Si shume te tjere ketu edhe une jetoj ne emigracion.ØPra kam patur dhe e kam rastin ti vizitoj qytetet e Evropes dhe te vendeve te tjera jasht saj. Nuk jam aspak dakort me ju Porta e hekurt sepse bota sot po perpiqet ta korrigjoje gabimin e saj te ndertimit te qyteteve te betonizuara suke u perpjekur te shtoje hapsirat gjelberimit ne to dhe duke u bere thirje vendeve ne zhvillim te mos bejne te njejtat gabime si ato.
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
ok per kete teme ndaj te njejtin mendim me Petritin do shtoja qe 'shqiptaret ' me mire me thene politikanet shqipetare mendojne qe me projektet e tyre ' efektive ' po mundohen sado pak te imitojne perendimin dhe t arrijne te fitojne besimin ne popull por s arrijne t kuptojne dhe nuk
s dine te bejne selektimin e pozitives nga negativja pra behen pre e nje politike mashtruese ne kuptimin e plote te fjales prandaj jam per nje perfaqesim te denje te popullit shqiptar nga forca te reja politike dhe jo nga njerez qe kane kohe qe qarkullojne ne politike dhe qe mundohen me parulla apo plane ' rregullimi ' sic i quajne ato por ne fakt do ti quaja plane 'shkaterrimi' dhe qe mundohen te genjejne dhe te mashtrojne ne menyre barbare popullin......
s dine te bejne selektimin e pozitives nga negativja pra behen pre e nje politike mashtruese ne kuptimin e plote te fjales prandaj jam per nje perfaqesim te denje te popullit shqiptar nga forca te reja politike dhe jo nga njerez qe kane kohe qe qarkullojne ne politike dhe qe mundohen me parulla apo plane ' rregullimi ' sic i quajne ato por ne fakt do ti quaja plane 'shkaterrimi' dhe qe mundohen te genjejne dhe te mashtrojne ne menyre barbare popullin......
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Rama e ka kthyer Tiranen siē eshte edhe vet, ne nje qytet pa identitet.
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Me ate popull qe eshte atje Romen ene Romallart edhe 100 vjet nuk tunen venit.
Re: Kryebashkiaku i Tiranės si Nadir magjistari, vizatimet e Agollit tė urbanistikės i paraqet si plan r
Te shprehesh nje opinjon dhe te te bazohesh ne fakte jane dy gjera krejt te ndryshme Z.Petrit
dhe Zn. ilda une nuk po theme qe eshte nje gje e mire qe Tirana ,kryeqyteti jone i dashur te BETONIZOHET, perkundrazi une e kam fjalen diku tjeter ,nuk dua qe tingalloj negativ por jemi
po thuaj vendi ma i prapambetur ne Europe ,kur qytetet tjera te Europes po ndertoheshin
neve ne shqiperi po mendonim se si te betonohemi me bankjer duke shpenzuar miljona e miljona
$$$$$ ne mbrojtje nga shtetet (agresive) qe ne ate kohe ata arriten te dalin ne hene ,qesharake
apo injorance ,prandaj une po theme qe sote bota na ka dhene disa para dhe neve nuk po dime se si ti shpenzojme ,duke i vjellur ,duke korreptuar ,duke mos ju ndihmua popullit te shkrete dhe te varfer shqiptar pra vetem duke prishur bukurine natyrore te vendit te bukur te shqiperise
Ne shqiperi vertete po punohet pa plan por per mendimin tim e kane fajin klyshat e ish komunistave qe u bene kapitalistat e rinje ne shqiperi.
Por vendi duhet ndertuar sepse neve qe do te kthehemi perseri duam qe te kemi shtepia se ku te jetojme apo jo.

Mirdita dhe pershendetje Z.Admin
Me qe mu dha rasti ,kisha deshire te te beje nje pytje personale ne qofte se do te me lejoni
Ne qofte se Tirana te duket se eshte shderruar ne nje fabrike cimenteje te lutem me trego ne cilen lagje te Europes do te jetoje nga keto te pestat qe po te postoj ketu 1-5 sa 1 ma e preferuar per juve
1 HILJADA RUZHA
2 NOTIN HILL
3 HAVALA
4 PIAZZA DUOMO
5 PADINSKA SKELA
ishte vetem nje shaka ju pershendes...

Kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama, ka disa ditė qė nė njė rreth tė ngushtė njerėzish, kryesisht punonjės bashkie dhe minibashkish, ka ndėrmarrė njė tur prezantimi tė planit rregullues tė Tiranės. Nė fakt, ky plan rregullues i prezantuar nga Edi Rama nė mėnyrė ilegale dhe i transmetuar nė media nga kaseta e incizuar e kameramanit tė bashkisė, nuk prezantohet hapur para qytetarėve tė Tiranės, duke hedhur hije reale dyshimi nėse ky plan ekziston, apo jo. Metoda dhe stili i punės sė kryebashkiakut tė Tiranės, kanė treguar mė sė miri gjatė tetė vjet qeverisje se ai nuk ka si qėllim real transparencėn me qytetarėt e Tiranės, por mashtrimin. Edi Rama nė tė vėrtetė,nuk ka njė plan rregullues, por ka disa vizatime tredimensionale tė cilat jua shet qytetarėve si njė plan rregullues i mirėfilltė. Lind me tė drejtė pyetja pėr kryebashkiakun e Tiranės se, kush janė studiot qė kanė bėrė kėtė plan rregullues? Qytetarėt e Tiranės e dinė shumė mirė qė kryebashkiaku ynė ka bėrė konkurse tė hapura pėr qendrėn e Tiranės, pėr zonėn e liqenit, kopshtin botanik apo dhe sportklub Dinamon, ndėrkohė qė nuk kemi parė asnjė konkurs pėr studiot qė kanė marrė pėrsipėr planin rregullues tė Tiranės. Realisht Edi Rama mundet qė kėtė plan rregullues mund ta ketė pėrpunuar edhe me shefin e tij tė urbanistikės Dritan Agollin, i cili nė fakt nuk ėshtė arkitekt por qė merr vesh mė sė miri nga kėto punėt e planeve dhe bakshisheve pėr lejet e ndėrtimit. Ekzibicioni i Ramės para kamerės sė Bashkisė dhe punonjėsve tė tij ėshtė njė mashtrim klasik i kėtij kryebashkiaku, ashtu siē ka qenė pėr tetė vjet rresht premtimi i tij pėr ta bėrė kėtė plan rregullues sa herė ka kėrkuar votėn e qytetarėve. I gjithė prezantimi i Edi Ramės, ėshtė njė fushatė pėr tė shuar zhurmėn dhe akuzat e ngritura ndaj tij nga ajo pjesė e pakapur e shoqėrisė civile, politikės dhe medias. Duke nxituar tė prezantojė vizatimet e Dritan Agollit, Edi Rama kėrkon tė hedhė hi syve para qytetarėve, tė cilėt kanė mijėra probleme nė kėtė bashki. Kjo bashki tashmė ėshtė kthyer nė njė bunker hermetik qė punon pėr interesat e Edi Ramės, por jo pėr tė zgjidhur problemet e qytetarėve. Nė zyrat dhe sirtarėt e kėsaj bashkie qėndrojnė mijėra kėrkesa tė qytetarėve pėr leje ndėrtimi, pėr zgjerime, pėr shtėpi, vila dhe pallate, por kryebashkiakun i Tiranės i ka mbytur nė pluhurin e harresės pa i dhėnė pėrgjigje, duke bllokuar KRRT, me kėtė rast edhe punėn e mijėra bizneseve. Kjo bashki ka tre vjet qė vegjeton nė burokracinė e saj dhe nuk mendon se mijėra njerėz kanė nevojė tė strehohen, tė zgjerohen, tė ndėrtojnė nė pronat e tyre, por qė njė kryebashkiak i korruptuar si Edi Rama, jua mban peng nėpėrmjet bllokimeve dhe arsyetimeve absurde. Duke prezantuar njė plan rregullues imagjinar, kryebashkiaku Rama, vazhdon tė kryejė mashtrimin e radhės para qytetarėve tė Tiranės. Ai nė mėnyrė tė paskrupullt, nėpėrmjet mediave tė cilat i ka blerė me taksat e qytetarėve tė Tiranės, vazhdon tė mashtrojė dhe tė gėnjejė pėr kėtė megaprojekt qė askush nuk ka dijeni. Pse nuk e publikon kėtė megaprojekt tė planit rregullues tė Tiranės nė ambientet e bashkisė, nė Muzeu Kombėtar apo dhe nė Galerinė e Arteve kryebashkiakun ynė? Pse nuk e hedh nė faqen e internetit tė bashkisė kėtė plan rregullues ky kryebashkiak? Pse nuk ja jep qytetarėve nėpėrmjet mjeteve tė ndryshme tė informimit, pėr tė cilat ai hedh para pėr nevojtoret qė inauguron dhe nuk hedh para pėr kėtė plan kaq tė rėndėsishėm pėr jetėn dhe ekzistencėn e tyre? Pse kryebashkiaku ynė i nderuar e ka kufizuar prezantimin e kėtij plani nė rrethe tė ngushta njerėzish qė nuk kanė asnjė lidhje me profesionin dhe profesionalizmin qė kėrkon shqyrtimi i kėtij plani? Pėr tė gjitha kėto pyetje pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Ky plan ėshtė njė mashtrim i kryebashkiakut mė tė korruptuar tė historisė sė kėtij qyteti qė nga themelimi tij. Kryebashkiaku i Tiranės nuk ka asnjė interes real, pėr tė bėrė njė plan rregullues pėr Tiranėn, pasi pas kėtij plani rregullues interesi i qytetarėve do tė bjerė pėr firmėn e tij, pėr personin e tij. Edi Rama nuk ka asnjė interes pėr tė miratuar planin rregullues tė Tiranės pėr arsye se, nuk do tė ketė me se tė blejė votat nė Partinė Socialiste, nuk do tė blejė votat nė Partinė Demokratike, nuk do tė blejė mediat, tė cilat sot i shėrbejnė dhe nuk do tė ketė mundėsi ku tė nxjerrė fitimet marramendėse qė tė jep dhėnia e njė leje ndėrtimi. Fatkeqėsia e qytetarėve tė Tiranės, qėndron nė faktin se, ky njeri ka ndėrmend tė zaptojė ambientet e gjelbra, ambientet sportive, hapėsirat e pakta nė qendėr tė Tiranės, pėr ti transformuar nė miliarda euro fitime pėr tė dhe klanin e tij. Kryebashkiaku i Tiranės ėshtė njeriu qė i ka zėnė frymėn zhvillimit tė Tiranės. Politika e kėtij kryeabshkiaku ka hedhur nė rrugė qindramijėra njerėz qė ushqeheshin dhe jetonin me zhvillimin e Tiranės, me ndėrtimet dhe punėt publike tė Tiranės. Sot Tirana ėshtė e bllokuar nga oktapodi i betonizimit i organizuar nga kryebashkiaku i saj. Kryeqyteti shqiptar ėshtė nga tė radhėt kryeqytete qė vuan mungesėn e ambienteve shkollore, edukative dhe argėtuese, gjithė kjo, vjen si dhuratė nga keqmenaxhimi i fondeve nga oktapodi i kryebashkiakut tonė tė nderuar. Gjitthēka qė kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama, e paraqet si njė plan rregullues tė Tiranės ėshtė njė mashtrim. Ky kryebashkiak ėshtė bėrė si Nadir, magjistari i cili mashtroi qytetarėt e Tiranės me hedhjen nga Hotel Tirana. Nadiri tė paktėn i mashtroi dhe u zhduk nga qarkullimi, ndėrsa kryebashkiaku i Tiranės, jo vetėm qė nuk largohet, por vazhdon si magjistari Nadir ti zhdukė Tiranės ambientet e gjelbra dhe sportive me magjinė e tij. Kryebashkiaku Rama, falė aftėsive qė i dhuroi magjistari Nadir, po paraqet vizatimet e Agollit urbanist, si plan rregullues i Tiranės. Nė fund tė fundit kėta qytetarė duhet tė ndihen tė lumtur qė kryebashkiaku i tyre i ngjan Nadirit dhe nuk i ngjan David Koperfildit, se kushedi ēdo tė ksihte ndodhur me magjitė e tij mbi qytetin e tyre. 