Pėr njė dele, vret nėnė e bir

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėr njė dele, vret nėnė e bir

Mesazh nga Teuta prej Thu Jul 17, 2008 3:53 pm

Pėr njė dele, vret nėnė e bir
LEZHE / ROLAND NIKOLLI

Ekzekuton nė derėn e shtėpisė sė tij nėnė e bir. Mrika e Nikolin Matrizi, (Kola) u qėlluan me breshėri automatiku mbrėmjen e djeshme, nga i zoti i shtėpisė ku kishin trokitur, fqinji i tyre, Pashk Ndreca. Krimi i dyfishtė u regjistrua rreth orės 21:30, nė lagjen Gjasht, tė fshatit tė largėt Gryka e Zezė nė Lezhė, motivi i sė cilės dyshohet tė jetė njė dele e vjedhur. Policia e Lezhės ka mbėrritur me shpejtėsi nė vendngjarje, duke arrestuar nė flagrancė autorin 46-vjeēar, nė tentativė pėr t'u larguar. Skena e vrasjes ka pasur dėshmitarė familjarėt e Ndrecės, tė cilėt u morėn nė pyetje nė lidhje me rrethanat e ngjarjes sė rėndė. Ata kanė treguar se nėnė e bir kishin ardhur pėr t'u kėrkuar llogari pėr njė dele. Viktimat, shtėpia e tė cilėve ndodhej pranė asaj tė familjes Ndreca, pretendonin se njė prej bagėtive kishte kaluar nė tokėn e fqinjit. Por ndėrsa ata e kėrkonin ajo ishte zhdukur plotėsisht dhe menjėherė akuza pėr vjedhje ka rėnduar mbi kryefamiljarin Ndreca. Akuza e bėrė nė derėn e shtėpisė duket se e ka prekur sedrėn e 46-vjeēarit, i cili me njė armė kallashnikov qė mbante pa leje ka qėlluar me breshėri ndaj dy fqinjėve. Familjarėt e tij pretenduan mbrėmė se nėnė e bir po i kėrcėnonim me armė e granata. Forcat e policisė nė vend kontrolluan me imtėsi pėr tė gjetur "armėt" e viktimave, por konkluduan se ata nuk kishin pasur me vete asgjė tė dyshimtė. Arma e vetme ėshtė automatiku kallashnikov, me tė cilin qėlloi Pashkė Ndreca. Ky i fundit u shoqėrua me pranga drejt komisariatit tė policisė sė Lezhės pėr tė zbardhur nė prani tė prokurorit krimin e rėndė. Nė polici u shoqėruan dhe familjarė tė tij, si dėshmitarė tė momenteve tė ekzekutimit dhe mbi shkakun qė ēoi deri aty.
Dyshohet se delja e zhdukur dje ka qenė njė pretekst i njė konflikti tė hershėm mes familjeve, pronat e tė cilave ndaheshin me gardh. Pritet qė sot tė bėhet e njohur e gjithė skena e vrasjes dhe marrėdhėniet mes familjeve Matrizi dhe Ndreca. Menjėherė pasi ka ndodhur vrasja, forca tė policisė sė qarkut janė pėrqendruar nė fshatin Grykė e Zezė pėr tė shmangur pėrplasje tė mundshme mes familjarėve.


<BLOCKQUOTE>

2 persona
u vranė mbrėmė pėr njė kokė dele tė zhdukur, pėr tė cilėn viktimat, nėnė e bir akuzuan kryefamiljarin e shtėpisė fqinje me ta

30 km
larg ndodhet fshati Grykė e Zezė, ku ndodhi krimi i dyfishtė. Policia e Lezhės mbėrriti me shpejtėsi, duke ndaluar nė kohė autorin
Panorama</BLOCKQUOTE>

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr njė dele, vret nėnė e bir

Mesazh nga ilda prej Sat Oct 25, 2008 9:51 pm

shiko cfare dukurish ndodhin ne shqiperi turp turp Mad

ilda
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 479
Anėtarėsuar : 19 Sep 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi