Divorcet, katėr ēifte nė ditė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Divorcet, katėr ēifte nė ditė

Mesazh nga Drini prej Mon Jan 28, 2008 6:56 pm

Divorcet, katėr ēifte nė ditė zgjidhin martesėn

Nga Bledar Lumani

Tre deri nė katėr divorce nė ditė. Kjo ėshtė shifra shokuese nė Gjykatėn e Tiranės, e cila nė 20 ditėt e para tė janarit ka regjistruar 68 kėrkesa pėr zgjidhje tė kurorės. Ndėrkaq, edhe mė e rėndė shfaqet situata, pasi nė kėtė gjykatė janė pasuar nga vitit i shkuar 274 raste, duke e ēuar nė 342 ēėshtje divorcesh, tė cilat pritet tė gjykohen brenda vitit 2008. Ndėrkaq, 20 prej tyre pritet tė marrin vendimin pėrfundimtar pėr ēėshtje ditėsh.

Divorcet

Burime tė Gjykatės sė Tiranės thanė pėr “TemA”-n se, afėrsisht katėr kėrkesa nė ditė regjistrohen duke kėrkuar dhėnien fund tė martesės. Por, sipas tė njėjtave burime, numri i kėrkesave pėr divorce nė gjykatat e rretheve tė tjera, si ajo e Fierit, Shkodrės dhe Vlorės ėshtė mė i ulėt se nė Gjykatėn e Tiranės. Kėshtu, nė kėto gjykata, nė 20 ditėt e para tė kėtij viti kanė ardhur rreth 30 kėrkesa pėr divorce, vetėm gjysma e kėrkesave tė ardhura nė gjykatėn e kryeqytetit. Ndėrkohė, numri i proceseve qė arrin tė mbyllet brenda njė vitit ėshtė i vogėl.


Seanca e pajtimit

Fillimisht, pasi bėhet kėrkesa pėr divorc, gjykata zhvillon njė seancė paraprake pajtimi, ku pėrpiqet qė tė bindė bashkėshortėt tė mos shkojnė drejt kėtij hapi. Megjithatė, pajtime tė tilla ndodhin shumė rrallė, pėr tė mos thėnė asnjėherė. Kjo i referohet edhe shifrave tė Gjykatės sė Tiranės, ku gjatė kėtij viti nuk ka pasur asnjė pajtim tė bashkėshortėve gjatė seancės sė pajtimit. Sipas ligjit, pajtimi ėshtė detyrė e gjykatės. Kėshtu, ajo e ka pėr detyrė funksionale qė tė realizojė njė seancė paraprake, nė mėnyrė qė tė ndihmojė ēiftin e bashkėshortėve qė tė mos heqin dorė dhe mos tė ndėrpresin lidhjen e tyre bashkėshortore. Ndėrkaq, faktet e pranueshme nga gjykata pėr divorce janė “fyerjet e rėnda, grindjet e vazhdueshme nė ēift, keqtrajtimet, sėmundjet e rėnda mendore, shkeljet e besnikėrisė, ndjekja penale pėr njė kohė tė gjatė e njėrit prej bashkėshortėve, etj”.

Shkaqet e divorceve

Motivet e divorceve janė tė shumėllojshme. Nė vend tė parė, pėr shumė kohė ka qenė gjendja e vėshtirė ekonomike qė ka shtyrė bashkėshortėt drejt ndarjes. Tė lodhur nga varfėria dhe grindjet e shpeshta, si pasojė e gjendjes sė vėshtirė ekonomike bashkėshortėt nė shumė raste vendosin qė t’i japin fund martesės. Njė numėr i madh i divorceve ndodh edhe si pasojė e emigrimit. Kjo, pėr faktin se shumė ēifte rrinė tė ndarė pėr shumė vite me radhė larg njėri-tjetrit, duke qenė se shumica e meshkujve shqiptarė kanė emigruar jashtė shtetit. Sakaq, edhe tradhtia bashkėshortore pėrbėn njė motiv qė nė shumė raste bashkėshortėt t’i japin fund martesės. Por, vitet e fundit, nė shoqėrinė shqiptare vihet re edhe emancipimi i shoqėrisė dhe nė momentin qė mes njė ēifti janė ftohur marrėdhėniet, tashmė ata e kanė mė tė lehtė qė t’i drejtohen gjykatės pėr t’u divorcuar. Ndėrkohė, njė faktor tjetėr qė ndikon nė rritjen e numrit tė divorceve ėshtė dhe rritja e nivelit arsimor dhe personalitetit tė grave, si dhe pavarėsia e tyre ekonomike.

Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 323
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi