Futbolli nuk ėshtė i Federatės Shqiptare tė Futbollit, por i

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: SPORT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Futbolli nuk ėshtė i Federatės Shqiptare tė Futbollit, por i

Mesazh nga ILIRI prej Wed Dec 19, 2007 3:35 pm

Nga Besnik Dizdari

Futbolli nuk ėshtė i Federatės Shqiptare tė Futbollit, por i Shqipėrisė
Besnik Dizdari
Asnjėherė nė historinė e Shqipėrisė apo dhe tė veprimtarive zyrtare tė futbollit nė Shqipėri, qė po i afrohen 80-vjetorit tė themelimit tė tyre, emėrtimi “Federata Shqiptare e Futbollit” (FSHF), nuk ėshtė pėrmendur mė fort se sot. E, teksa kujton se gjatė periudhave tė tjera, qoftė dhe nė vitet e Mbretėrisė kur u themelua Federata Shqiptare e Futbollit, qoftė nė vitet e regjimit komunist kur shteti pėrmbi gati 30 vjet ia zhduku emrin, pėrmendja e sotme e pėrditshme duket diēka e mirė. Kjo ngaqė nė pamje tė jashtme tė duket sikur pėrmendja kaq e shpeshtė pėrforcon rolin drejtues tė saj nė futbollin kombėtar. Por nga ana tjetėr, kjo pėrmendje e pėrditshme e pėrmasave qė kanė kaluar ēdo kufi tė arėsyes, qoftė dhe propagandistike, stil i viteve tė harruara, shpesh i jep njė rol gati artificial vetė rolit tė vėrtetė qė ka kjo Federatė.
Nuk ngjet nė asnjė nga vendet mė futbollistike tė Evropės, qė, si nė Shqipėri ēdo ditė siglat “FSHF”, zėrat ”FSHF”, sektorėt e “FSHF” me emrat e drejtuesve tė saj tė pėrmenden nė kėsisoj shpeshtėsie. Eshtė vėrtet fantastike se si ndodh qė gati ēdo ditė thuajse, citohen deri vetė anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv tė FSHF, e pėrgjegjėsa tė ndryshėm tė saj sikur nė duart e tyre tė ishin fate tė mėdha tė kėtij kombi. Se pėrsa i pėrket presidentit tė FSHF, emri i tij ėshtė si tė thuash i orėeēastit, ndonėse dihet qartė se ai, pėrveē tė tjerave, ėshtė njė zgjedhje vullnetare, jo i funksionit tė nėpunėsisė. Nė tė gjithė vendet e tjera ai qė pėrmendet mė fort ėshtė emri i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Federatės Kombėtare tė Futbollit, si njeriu drejtues ekzekutiv i pėrditshėm i punėve tė saj, figurė e cila nė Shqipėri po rrezikon tė shndėrrohet nė thuajse e panjohur apo krejt e prapaskenės, kur mu ai ėshtė figura ndėr tė parat e kėsaj skene zyrtare tė forumit drejtues tė futbollit kombėtar.
E kemi tė vėshtirė t’i japim spjegim tė plotė kėsaj dukurie tė ēuditshme, por thelbin e gjithė kėsaj, na duket se mund ta marrim me mend. Qofshim tė gabuar, por mendojmė se e gjitha kjo ngjet nga fetishizimi i rolit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, mė saktė, tė kreut tė saj, nga rritja artificiale e autoritetit tė saj, ndoshta dhe nga dėshira e ndokuj pėr tė na mbushė mendjen se punėt e futbollit, sporti mė popullor nė Shqipėri, janė vetėm ndėr duart fatmėdha tė kėsaj Federate. Dhe se futbolli posaēėrisht ėshtė i Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe jo i Shqipėrisė. Kur ėshtė krejt e kundėrta. Pra, qė futbolli ėshtė posaēėrisht i Shqipėrisė dhe qė drejtohet prej Federatės Shqiptare tė Futbollit.




Si “u pėrjashtua” Shqipėria nga FIFA mė 1996 pėr gėzimin e FSHF-sė


Gjithmonė historia ndihmon. Dhe ėshtė shumė interesante tė hulumtosh atė qė ka marrė flakė nė Shqipėri: atė qė ėshtė pėrcaktuar si “ndėrhyrja e qeverisė shqiptare nė punėt e Federatės Shqiptare tė Futbollit”. Ndonėse Federata Shqiptare e Futbollit, me rėnien e regjimit komunist dihet, dhe jo vetėm ajo, por sidomos ajo, ka marrė njė pavarėsi qė as nė ėndėrr nuk e ka pa. Aq e fortė ėshtė pavarėsia e saj, saqė e pakta tash nja 10-12 vjet, nėse pėr njė ēast qeveria, shteti, pushteti, a s’di se kush, merr guximin tė ndėrhyjė nė punėt e Federatės Shqiptare tė Futbollit, kjo menjėherė nis e kėrcėnon me padi nė FIFA dhe UEFA. Si tė ishte e FIFA-s dhe e UEFA-s dhe jo e Shqipėrisė. Dhe sa merr vesht pėr padinė e mundshme, qeveria, shteti, pushteti a s’di se kush, menjėherė hesht. Moral i fabulės? Frika e padisė?...
Nuk mund tė harrohet konflikti zhurmėmadh i nėntorit 1996.
E vėrteta ėshtė se mu pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė administratės shtetėrore nė punėt e forumit drejtues tė tij, papritmas FIFA njoftoi pėr pėrjashtimin e Shqipėrisė nga rradhėt e saj. Lajmi i agjensisė Reuters i 27 nėntorit 1996, fjalė pėr fjalė ishte ky:
“SHQIPĖRIA PEZULLOHET NGA FIFA”
Zurih, 27 nėntor, Reuters
Shqipėria u pezullua tė mėrkurėn nga FIFA pėr njė periudhė tė pacaktuar pas njė spastrimi qeveritar tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. FIFA, organizmi drejtues i futbollit botėror e mori vendimin pasi qė Ministria Shqiptare e Sporteve urdhėroi pezullimin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė FSHF, Eduard Dervishi dhe shpėrndarjen e Komitetit Ekzekutiv. FIFA i bėri tė ditur Federatės Shqiptare tė Futbollit se ajo nuk i njihte kėto vendime dhe se do tė vazhdonte tė komunikonte me Dervishin dhe Komitetin Ekzekutiv tė shpėrndarė si tė vetmin kontaktues zyrtar tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Kjo masė e vė nė rrezik ndeshjen kualifikuese tė Shqipėrisė pėr Kupėn e Botės nė Grupin 9 kundėr Irlandės sė Veriut mė 14 dhjetor. Nė Grupin 9 bėjnė pjesė gjithashtu Gjermania, Portugalia, Ukraina dhe Armenia”.
Me cilėsinė e kryeredaktorit tė gazetės “Sporti Shqiptar”, siē e kisha emėrtuar njė vit mė parė, dhe e cila kishte marrė statusin e ndėrmarrjes shtetėrore jobuxhetore, kam botuar shkrimin tronditės me titull “FIFA dhe “Fakset klandestine””, i cili fillonte kėshtu:
“Gjergj Fishta ka pasė shkruar kėshtu pėr kundėrshtarėt e kėqinj: “Mos na len zot pa ta!”… Nė tė vėrtetė njė lajm i ardhur prej agjensisė Reuters pėr njė pezullim tė Shqipėrisė prej FIFA-s, duhet marrė paksa edhe me humor, sepse dihet “nuk ka gjė mė serioze se humori”, siē thotė sentenca…”
Isha i bindur, dhe jo i vetėm, qė FIFA nuk mund tė pėrjashtonte kėshtu me njė tė rėnė tė lapsit njė shtet anėtar tė saj. Nė tė vėrtetė FIFA kėrcėnonte. Mbaj mend se mė mbas sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-s i asokohe, Joseph Blatter, iu tha drejtuesve tė sportit kombėtar “se nuk jam i mirėinformuar”. Kuptohet, vendimi i pezullimit apo pėrjashtimit tė Shqipėrisė nuk zgjati as 48 orė, e shteti heshti ndėrkaq me mosveprim dhe dy javė mė mbas Shqipėria luajti normalisht ndeshjen e saj me Irlandėn e Veriut nė Belfast.
Mė tepėr se kėrcėnimi, e kishte marrė fjalėn diplomacia e futbollit, sepse atje, nė FIFA, e dijnė fort mirė se futbolli i njė shteti nuk ėshtė pronė e Federatės sė Futbollit tė atij shteti, por e popullit tė atij shteti, i cili gėzohet, dėfrehet dhe merr kulturė edhe pėrmes futbollit. Megjithate, FIFA apo UEFA edhe tė pezullojnė. Edhe kjo ka ndodhur me Shqipėrinė kur e pėrjashtuan nga pjesėmarrja nė Kupat e Evropės dy herė, mė 1992 dhe 1997. Dhe nė tė dy rastet sepse, simbas UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit nuk arrinte tė siguronte zhvillimin normal tė Kupės sė Evropės nė tokėn arbnore dhe Shqipėria mbeti e pėrjashtuar pėr ato dy sezone. Nuk ishte faji i saj megjithate, por i pamundėsisė sė qeverisė shqiptare pėr tė siguruar rendin e qetėsinė nė ato dy vite tė trazuara 1992 dhe 1997.
Moral i fabulės?
Pa njė bashkėpunim tė shtetit apo qeverisė me Federatėn e Futbollit, kurr nuk do tė ketė zhvillim normal demokratik tė kėtij sporti dhe tė vetė sporteve tė njė kombi, tė njė shteti.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Futbolli nuk ėshtė i Federatės Shqiptare tė Futbollit, por i

Mesazh nga ILIRI prej Wed Dec 19, 2007 3:36 pm

Pamja dhe pėrbėrja e ngushtė e Komitetit Ekzekutiv tė FSHF


Eshtė vėrtet e pashembullt nė historinė e kohėve tė fundit, kur vėren se nė mbledhjen e Komisionit kundėr Dhunės nė Ministrinė e Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, ndėrsa vjen e merr pjesė sekretari i pėrgjithshėm i Komitetit Olimpik Kombėtar tė Shqipėrisė, nuk vjen asnjė pėrfaqėsues i Federatės Shqiptare tė Futbollit! Qė dihet se ėshtė Federata me problemet mė tė mėdha tė dhunės nė sportin shqiptar. Dhe bėn gjestin e mosardhjes nė kėte mbledhje tė rendėsishme shtetėrore apo ministrore pėrtej ēdo guximi, ēdo vetjakizimi tė futbollit!
Le tė mendojmė pėr njė ēast sikur Federata Shqiptare e Futbollit t’i shkruante UEFA-s apo FIFA-s, qė janė aq tė shqetėsuara pėr dhunėn nė futbollin e sotėm, se “unė e nėnshkruara, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk denjoj tė marr pjesė nė Ministrinė e shtetit tim nė mbledhjet e Komisionit kundėr dhunės”. Atėherė ndoshta vėrtet qė FIFA-s apo UEFA-s mund t’i shkonte ndėrmend qė tė nxirrte urdhėrin kėrcėnues pėr pezullimin e Federatės Shqiptare tė Futbollit e jo tė Shqipėrisė. Kuptohet, njė pezullim kėrcėnues si mė 1996, qė natyrisht do tė anulohej pėrsėri mbrenda 48 orėve.
Mbėrrin retorika e jonė: Morali i fabulės?
Shteti, qeveria, Ministria dhe Federata Shqiptare e Futbollit e kanė pėr detyrė institucionale, kombėtare, sportive, shoqėrore, politike, statutore, “fifase”, “uefase” qė tė bashkėpunojnė. Dhe doemos, para Federatės Shqiptare tė Futbollit, pėr kėte, mė fort se kushdo i takon tė luftojė qeveria, Ministria. Eshtė kjo sė cilės i takon tė lėshojė mė fort, tė ēojė mesazhe nė Federatė, tė thėrrasė, tė ftojė, tė diskutojė. Dhe mbi tė gjitha tė bindet se asnjė ndėrhyrje e saj, sidomos nė zgjedhjet e Federatės Shqiptare, nuk mund tė ēohet nėpėrmend. E, pėr hir tė sė vėrtetės nuk dimė tė jetė ndėrhyrė asisoji sado qė e dėgjojmė pėrditė se ėshtė ndėrhyrė mu asisoji. Pėrjashto ato qė parashikon ligji para tė cilit jemi tė gjithė tė barabartė. Pra edhe Federata Shqiptare e Futbollit ndonėse pėrjeton pavarėsinė e saj mė emblematike (shembullore) qė ka pasė ndonjėherė nė histori. Natyrisht jo deri aty sa ajo t’i ndjejė futbollin, Kombėtaren apo Kampionatin Kombėtar mė tepėr tė vetėt se sa tė popullit shqiptar.
E pra, ēka ka qė pėrmendet kaq pėrditė Federata Shqiptare e Futbollit, presidenti i saj, sektorėt e saj, Komiteti Ekzekutiv i saj? (Mungon vetėm pėrmendja e sekretarit tė pėrgjithshėm tė saj). Dhe kėshtu papritmas, mu pėr kėto, tė duket se futbolli nuk ėshtė i Shqipėrisė, por i Federatės Shqiptare tė Futbollit?
Sidomos kur vėren nėpėrmendjen “mashtruese” mė tė pėrditshme se tė askujt, sidomos tė Komitetit Ekzekutiv tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, i cili mė fort se kurrnjiherė pėrjeton dinamovitizimin dhe jo kombėtarizimin, kryeqytetarizimin dhe jo ndėrqytetarizimin, atėherė padyshim vetvetiu nis e bindesh pėr argumentin e mėsipėrm: qė futbolli mė shumė se i popullit qenka i Federatės Shqiptare tė Futbollit. Dhe qé, tek janė 11 anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv tė Federatės Shqiptare tė Futbollit: Skender Hyka, Bujar Kasmi, Lutfi Nuri, Muhedin Targaj, Gjergji Thaka, Medin Zhega, Kreshnik Ēipi, Mehdi Bushati, Tahir Kastrati, Arben Dervishaj. Pjesė e kėtij Komitetit merret me mend ėshtė dhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Shihet qė gjeografinė e drejtimit tė futbollit tė Shqipėrisė (qė mė tepėr qenka i Federatės Shqiptare tė Futbollit) e sundojnė dinamas e kryeqytetas!
Siē kemi shkruar edhe mė parė, kjo ėshtė njė Federatė Shqiptare e Futbollit e cila ka njė Komitet Ekzekutiv qė nuk ėshtė pėrfaqėsues pėr futbollin kombėtar, sepse nga njėmbėdhjetė anėtarėt e tij, vetėm dy janė jo tė kryeqytetit. Kjo do tė thotė qė Durrėsi, Shkodra, Elbasani, Korēa, Kavaja, Berati, Lushnja, Lezha apo Gjirokastra – dhe jo vetėm kėto - qendra tė mirėfillta tė futbollit kombėtar, historisė, traditės dhe tė sotmes sė tij, nuk pėrfaqėsohen nė Komitetin Ekzekutiv tė FSHF. E meqė ka njė mani kėtu nė Shqipėri pėr tė bėrė tash e parė krahasime me Perėndimin, po rikujtojmė se tė 14 anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv tė Federatės sė saj tė Futbollit, Gjermania i ka nga 14 qytete apo krahina tė ndryshme tė saj. Kundėr ēdo drejtimi diktatorial dhe lokalist, apo klientelist, siē thuhet sot, Komiteti Ekzekutiv i Federatės sė Futbollit tė Anglisė prej 20 anėtarėsh, tė 20-tėt i ka nga 20 qytete apo krahina tė ndryshme.
Nuk ka monopol klubist si nė Shqipėri kur pėrshembull prej tė 11-tėve tė Komitetit Ekzekutiv tre trima kanė prejardhje nga njė klub i vetėm: Dinamo! Madje aty ka anėtarė qė drejtojnė edhe njė Federatė tjetėr sportive dhe askush nuk bzan prej kėsaj shkeljeje ligjore tė pafalshme, pėr tė nxjerrė kėshtu vendimin pėr zėvėndėsimin e menjėhershėm tė tij. Pa shkuar te rasti “historik” qė Shqipėria mund tė ketė rekordin evropian ndėr vendet e ish- Lindjes Komuniste ku pėrshembull mund tė ndodhė qė drejtuesi i parė i sportit tė regjimit komunist, i cili vitet mė tė shumta tė detyrave tė tij mund t’i ketė kaluar nė aparatin e Sigurimit tė Shtetit, sot nė demokracinė kundėrkomuniste ia ka arritur tė jetė njė prej drejtuesve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit si dhe president i njė Federate Shqiptare tė njė sporti tjetėr! Shumė bukur Shqipėria! Je vėrtet rast unik (vetanak)!
Atėherė? Vetėm kjo pėrbėrje e njėanshme, jokombėtare, por lokaliste e Komitetit Ekzekutiv tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, tė bind edhe mė fort se futbolli mė shumė ndjehet i Federatės Shqiptare tė Futbollit, se i shqiptarėve. Dhe mjafton kjo pėrbėrje e njėanshme e Komitetit Ekzekutiv tė saj pėr tė na ēuar te shkrirja e menjėhershme e kėtij Komiteti, te zgjedhjet e reja nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, natyrisht pa asnjė ndėrhyrje tė qeverisė apo shtetit, por vetėm me njė ndėrhyrje sublime: asaj tė shoqėrisė futbollistike kombėtare shqiptare.
Eshtė vėrtet e rrallė ndėrkaq, dalja shpesh nė rubrikat sportive e anėtarėve tė Komitetit Ekzekutiv, kryesisht pėr tė mbrojtur interesat e ngushta tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, ēka ėshtė njė konflikt interesash i rangut. (Nė vend qė tė bėjnė “anėtarkomitetekzekutivasin”, duan tė bėjnė gazetarin!). Duhet formuar Liga Profesioniste, - tha njėri prej tyre kėto dit nė TV si tė bėnte njė zbulim. Dhe shtoi fjalė pėr fjalė me megallomani udhėheqėsish tė dikurshėm: “Liga profesioniste do tė bėjė qė FSHF tė mos merrej me Kampionatin, por me politikėn e futbollit. Bėjeni dhe ne jemi dakord. Unė s’di asnjė inisiativė!”.
Nuk na mbetej gjė tjetėr veēse tė ngriheshim nė kėmbė dhe, tė entusiazmuar prej kėtij pseudolideri apo lideri tė vetndjerė, qė harron se regjimi tij ka rėnė tash 16 vjet, tė brohorisnim si dikur: “Rroftė PPSH!”.
Mjerė Komiteti Ekzekutiv i Federatės Shqiptare tė Futbollit!
Ka ardhur koha qė Federata Shqiptare e Futbollit tė ketė Kėshillin e saj prej tė cilit tė dalė jo ky Komitet Ekzekutiv “i frikshėm” nė ngushtėsinė e autoritetit e tij artificial, por njė Komitet Ekzekutiv qė tė pėrfaqėsojė jo Dinamon dhe kryeqytetin Tiranė, por tė gjithė, sidomos kryeqendrat historike tė zhvillimit dhe pėrhapjes sė futbollit kombėtar: Durrės e Shkodėr, Elbasan e Korēė, Kavajė e Berat, Lushnje e Gjirokastėr! Vetėm pesha e Kėshillit e zgjedhur nga Asambleja me pėrfaqėsues prej zonave tradicionalisht mė futbollistike tė vendit, mund tė nxjerrė Komitetin Ekzekutiv si njė pėrfaqėsues i futbollit tė Shqipėrisė, jo i futbollit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. E dini tashmā se Anglia e drejton futbollin pėrmes Kėshillit, atij qė njihet si FA Council. Nuk mund tė imitohen superfuqitė e futbollit, natyrisht. Mund tė merren vetėm pėr shembull qė kėsisoji nė njė specifikė shqiptare, tė mund tė themelohet treshja Asamble-Kėshill-Komitet Ekzekutiv. E kemi stėrthėnė edhe kėte.
Morali i fabulės?
Pavarėsia e jashtėzakonshme qė ka fituar me tė drejtė Federata Shqiptare e Futbollit, e cila sapo qeverisė apo shtetit i shkon nėpėrmend t’i ndėrhyjė, e ajo, si nė rastin e “fakseve klandestine” tė vitit 1966 ulet edhe bėn padinė “burrėrore” nė FIFA apo UEFA, kjo pavarėsi pra, e pengon ate tė ndjejė varėsinė tjetėr, atė tė pakundėrshtueshmen, tė domosdoshmen, jo atė tė shtetit, por tė shqiptarėve futbolldashės qė janė mbi 3 milion. Federata Shqiptare nė tė vėrtetė duhet tė ketė frikė prej ndėrhyrjes sė 3 milion shqiptarėve futbolldashės, i tė cilėve ėshtė futbollit. Qoftė edhe pėr faktin se kėta ajo nuk mund t’i padisė nė FIFA apo UEFA siē mund tė bėjė tash e parė me qeverinė apo shtetin e saj!...




Pesė problemet dhe kushedi sa tė tjera... pėr FSHF-nė


Federata Shqiptare e Futbollit me tė drejtė ndjehet e trimėruar tejet prej pavarėsisė qė ka fituar po me tė drejtė prej demokracisė. Ndoshta ėshtė nė gjendje psikologjike euforie edhe pėr shkak tė fushave tė pėrtėrira tė disa stadiumeve tė Shqipėrisė, apo pėr modernizimin e mjediseve tė punės nė kancelerinė e saj, apo dhe me rritjen edhe fuqizimin e Kombėtares nė kėto vite, pavarėsisht fiaskos sė dy ndeshjeve tė fundit, apo tė analizės sė rrufeshme qė i bėri kėto dit Komiteti i njėanshėm Ekzekutiv i Federatės me mendimin mė lakonik nė historinė e futbollit: euforia e futbollistėve! (Kemi lexuar kėto dit nė “France Football” ku pėr ēudi prej ndeshjeve tė EURO 2008, pėrmendeshin vetėm dy ndeshje pėr dyshim trukimi, ato Shqipėri – Biellorusi 2-4 dhe Rumani – Shqipėri 1-6, pėr ēka e kemi tė vėshtirė tė besojmė).
Kėshtu pra, Federata Shqiptare e Futbollit ngrė nė qiell njė “eufori”, harron ose bėn sikur harron pikat 7, 8, 9 dhe 10 tė dekalogut tė FIFA-s qė thonė:
7. Refuzo korrupsionin, drogat, violencėn, bastet dhe ēdo veprimtari tė rrezikshme pėr futbollin.
8. Ndihmo tė tjerėt qė t’i rezistojnė nxitjeve pėr korrupsion.
9. Mos u mjafto vetėm t’i thuash “jo”, por denoncoje ate qė kėrkon tė korruptojė ose tė mashtrojė tė tjerėt.
10. Pėrdore futbollin si instrument pėr t’i dhėnė botės njė vend mė tė mirė.
Absolutisht asnjėrėn prej kėtyre, Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund t’i realizojė pa bashkėpunimin me qeverinė apo shtetin. Merreni me mend sikur njė ditė tė ndodhė dhe shteti tė ēmendet e t’i thotė Federatės Shqiptare tė Futbollit- e cila “trimėrisht” e padit kėte shtet apo qeveri nė FIFA apo UEFA, kur atij i shkon nėpėrmend pėr t’i ndėrhyrė- qė kėte javė nuk t’i jap stadiumet pėr ndeshje apo qė kėte javė nuk ta dėrgoj policinė pėr tė siguruar rendin nė ndeshjet, ēka nuk mund tė ndodhė kurrnjiherė! Sigurisht asnjė ndeshje e Kampionatit nuk do tė mund tė zhvillohej. Sepse dihet qė asnjė Federatė nuk ka policinė e vet dhe, po ashtu, asnjė Federatė futbolli nuk i ka prona tė vetat stadiumet e vendit. Ky ėshtė njė shembull qė vėrteton detyrimin e marrėdhėnieve tė ngushta shtet– Federatė Shqiptare e Futbollit. Kaq mjafton qė Federata Shqiptare e Futbollit tė mos guxojė tė pėrmendė mbėshtetjet financiare qė ashtu si tė gjithė shtetet e Evropės e tė Botės i merr nga FIFA dhe UEFA. Dhe kurrnjiherė pėr meritė tė saj, por pėr politikė e strategji tė FIFA-s e tė UEFA-s. Sepse nė thelb kėto nuk i jipen Federatės Shqiptare tė Futbollit, por futbollit shqiptar si veprimtari kulture e sportive pėr pasurimin e jetės shpirtėrore tė popullit shqiptar. Eshtė njėlloj sikur qeveria apo shteti shqiptar tė guxojė tė pėrmendė financimin pėr mbajtjen e stadiumeve, apo policinė nė tė mirė tė Kampionatit Kombėtar dhe tė rrahė gjoksin Ministri i Mbrendshėm dhe ai Kulturės.
Ajo qė i takon tė bėjė me guxim Federata Shqiptare e Futbollit na duket se ėshtė kjo tjetra: mbasi tė hulumtojė e tė ndjejė shqetėsim, tė gjejė rrugėt pėr tė bėrė tė mundur zgjidhjen tė paktėn tė vetėm kėtyre pesė problemeve tė mėdha:
1. Ardhjen e shqiptarėve nė ndeshje se ka mbėrritė aty ku nuk shkon mė tej: nga dy rradhė me spektatorė patėn tė shtunėn qė shkoi dy skuadrat kryesuese tė Kampionatit, Dinamo e Partizani. Merrni filmimet e i pėrimtoni.
2. Paraqitjen e pėrgjigjeve pėr opinionin kombėtar sportiv pėrse gjatė gjithė kėtyre viteve ka kaq shumė ndeshje dyshuese nė rezultate dhe ajo ende s’ka zbuluar asnjė, nuk ka dėnuar asnjė, nuk ka gjetė asnjė fajtor.
3. Pėrimtimin e shkaqeve pėrse futbolli i qyteteve tradicionale futbollistike si Durrėsi, Korēa, Gjirokastra, Berati, Fieri e Lushnja po shndėrrohen nė qendra gati “jofutbollistike”.
4. Ndėrtimin apo rindėrtimin tė paktėn tė njė, vetėm tė njė stadiumi modern nė Shqipėri, natyrisht pėrmes njė plani nė bashkėpunim me shtetin a qeverinė, sepse vazhdon krenaria me vetėm Stadiumin Kombėtar “Qemal Stafa”, tė ndėrtuar prej Italisė fashiste, qė as ai ende nuk ėshtė modernizuar.
5. Privatizimin e klubeve tė futbollit pėr t’i dhėnė fund njėherė e mirė dyzimit ekonomiko-financiar tė tyre qė i ka shndėrruar klubet e futbollit nė amorfė dhe tė pafuqishėm nė gjithēka.
Flasim pėr pesė probleme sepse ka tjerė tė tė panumurt: tė rinjtė, qė zhvishen nė anė tė fushės tė stėrvitjes, nė natyrė; kultura e mejdisit tė ndeshjeve qė ėshtė mė ulėt se 20 vjet mė parė; botimet qė i ka nė asgjā; organizimin e tipit evropian tė shitjes tė sė drejtės televizive tė Kampionatit Kombėtar, qė ende nuk dihet se ēka ėshtė; pėrgatitjen e gjyqtarėve tė cilėt po shndėrrohen nė diktatorė tė vetdijshėm apo tė pavetėdijshėm ndeshjesh. (Mjaftojnė episodet e javėve tė fundit, pėr tė cilat Federata Shqiptare e Futbollit hesht nė mėnyrėn mė tė vetkėnaqun). E shumė e shumė tė tjera…
Morali i fabulės?
Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund t’i bėjė e vetme tė gjitha kėto. Ajo vetėm mund t’i drejtojė tė gjitha kėto ose tė bėhet promotore e tyre. E, mandej, tė ulet nė tryezė me qeverinė apo shtetin e saj.
(Muajin qė shkoi UEFA u ul nė tryezė me Bashkimin Evropian pėr tė bashkėpunuar pėr dhunėn nė sport. ”Mė 2008, - tha presidenti i UEFA-s, Michel Platini, - do tė ulemi me Bashkimin Evropian pėr tė bashkėpunuar dhe diskutuar pėr luftėn kundėr korrupsionit nė futboll”). Dhe sė bashku ta vėshtrojnė futbollin kombėtar, mbi tė gjitha, si njė dukuri ndikuese shoqėrore nė pėrmasa tė gjėra shpirtėrore dhe kulturore, qė pasuron jetėn e rinisė dhe e largon ate nga sėmundjet e kohės: drogės, kotėsisė, krimi, pijes, tymit tė kafeneve, pashpresės, pesimizmit.
Nė fund tė fundit, pėr tė bėrė tė mundur shėrimin e futbollit kombėtar, ngaqė ai ėshtė i sėmurė. Kjo do tė arrihet vetėm mbasi Federata Shqiptare e Futbollit tė bindet se futbolli nuk ėshtė i saj, por i shqiptarėve. Ky do tė ishte hapi i parė pėr ta ndryshuar gjithė pėrftimin e detyrave, tė drejtave, veprimtarisė dhe nė tanėsi, tė vetė drejtimit qė i takon tė marrė pėrsipėr Federata Shqiptare e Futbollit, pėr modernizimin e sė cilės nuk mjaftojnė zyrat e rinuara tė kancelerisė sė saj. Pėrsa kohė qė nė njinjishmėninė e saj papritmas zė vend edhe BFSSH-ja e dikurshme tė cilėn edhe ne e patėm shkurorėzuar qysh nė gushtin e vitit 1991 me editorialin tonė qė u bė i famshėm, ndonėse ishim edhe vetė pjesė e saj.
Me tė ardhė keq, vėrtet, shumė keq!

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: SPORT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi