ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1804
| Titulli: Igli Tare, 30 gola nė Serie A Wed Dec 26, 2007 1:59 pm | |
| Shkruar nga Leonard Karaj Ndonėse me njė ritėm tė tillė golash i ngjan mė tepėr njė fantazisti, se sa njė sulmuesi, Igli Tare ka mundur tė siglojė golin e 30-tė nė Serie A. Ai ndaj Palermos kėtė tė diel i dha jo vetėm barazimin skuadrės sė Lacios, por nė njė farė mėnyre prishi edhe agjėrimin gati dy-vjeēar tė tij me fanellėn e kryeqytetasve. Ish-kapiteni i kombėtares shqiptare nuk shėnonte nė kampionatin italian tė futbollit nė njė ndeshje zyrtare qė prej 8 janarit tė 2006 nė ndeshjen Askoli-Lacio. Prej asaj ndeshje Tare ka numėruar plot 704 ditė kalendarike para se tė shėnonte sėrish njė gol, por me goxha peshė pėr skuadrėn e Lacios. Goli i 30 Ndonėse ishte menduar se mund tė luante edhe si titullar ndaj Palermos, pėr mungesė tė Pandev dhe pėr njė formė jo tė mirė fizike tė Rokit, pėrsėri trajneri Delio Rosi preferoi ta ulė nė stol sulmuesin shqiptar. Vetėm nė minutėn e dhjetė tė pjesės sė dytė, biondi shqiptar mori vendin e afrikanit Makiva, i cili nuk po gjen veten ashtu sikundėr tek Kievo. Nė disfavor jo vetėm tė dy golave, por edhe tė njė futbollisti mė pak, pėr shkak tė daljes me karton tė kuq tė Siviljas, Tare arriti ti falte njė pikė shumė tė vlefshme skuadrės sė tij dhe teknikut Delio Rosi. Sulmuesi shqiptar u vlerėsua me notėn 7.5 pėr kėtė takim. Karriera Igli Tare erdhi tek Breshia gjatė merkatos sė verės nė vitin 2000. Tek kjo skuadėr ai luajti pėr tre sezone pėrkrah legjendės italiane Roberto Baxhio dhe sulmuesit Luka Toni. Me Breshian Tare zhvilloi 75 ndeshje, duke sigluar edhe 15 gola. Nė merkaton e 2003-it Igli Tare kaloi tek Bolonja me tė cilėn luajti 55 ndeshje, duke shėnuar 11 gola. Pas rėnies nė Serie B, shtatlarti shqiptar nėnshkroi nė kontratė 3-vjeēare me Lacion. Ndonėse priste qė nė kryeqytet tė luante mė shumė, kėtu erdhi pothuajse mbyllja e kapitullit tė Serie A. Nė 2 vjet e gjysmė Tare ka luajtur nė vetėm 36 ndeshje, shpesh herė si zėvendėsues, duke shėnuar edhe 4 gola. Kombėtarja Mos aktivizimi me skuadrėn e Lacios solli edhe largimin e bujshėm tė tij nga kombėtarja shqiptare. U shkrua shumė pėr mos grumbullimin e Tares nė ndeshjen me Slloveninė dhe Bullgarinė, por Bariē kishte njė kartė tė fortė nė dorė; aktivizimin e sulmuesit nė vetėm njė ndeshje me skuadrėn e Lacios, ndėrkohė qė Alban Bushi nė Greqi kishte shėnuar plot nėntė gola me Apollon Kallamaria. Sipas Tares, problemi mė i madh i tij ka qenė me trajnerin Delio Rosi, i cili nuk e shikon si njė futbollist tė denjė pėr skuadrėn e tij. Por nga ana tjetėr ai nuk pranoi qė Tare tė largohej gjatė merkatos sė janarit nga kryeqyteti nė drejtim tė njė skuadre tjetėr. Ende nuk ėshtė thėnė fjala e fundit edhe nga ana e futbollistit, por sipas gjasave karriera e Tares do tė pėrfundojė nė qershor tė kėtij viti, atėherė kur mbaron edhe kontrata me Lacion. ....... Bogdani: Mund tė kthehem tek Kievo qė nė janar Ėshtė bėrė e zakonshme qė pėr ēdo sezon merkatoje emri i Erjon Bogdanit vihet nė qendėr tė vėmendjes. Aktinizmi i tij i paktė nė katėr javėt e fundit me Livornon ka bėrė qė sulmuesi shqiptar tė shikojė alternativa tė tjera qė nė merkaton e janarit. Nė njė intervistė tė publikuar nė gazetėn kosovare Ekspers sulmuesi i kombėtares shqiptare ka theksuar se mund tė largohet sėrish pėr tek Kievo. Nuk ka gjė tė sigurt, por ekziston njė mundėsi e tillė qė tė shkoj tek Kievo qė nė merkaton e janarit. Tek Livorno jam mundur tė luaj mirė, kam dhėnė maksimumin tim, por mė mungon goli, prandaj nuk kam qenė edhe titullar, ka deklaruar Bogdani. |
|