Igli Tare, vjen oferta surprizė nga Roma

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: SPORT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Igli Tare, vjen oferta surprizė nga Roma

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jan 26, 2008 11:00 am

Igli Tare, vjen oferta surprizė nga Roma
Lacio nuk pranon transferimin e lojtarit qė ka shkėlqyer nė ndeshjet e fundit. Shqiptari, nga "i padėshiruar", nė "i pashitshėm"




Pas ofertės pėr Erjon Bogdanin gjatė verės, Roma ka hedhur sytė nga njė tjetėr futbollist shqiptar. Bėhet fjalė pėr Igli Taren, sulmuesin e Lacios, i cili ka shfaqur njė formė shumė tė mirė nė ndeshjet e fundit, ku ėshtė aktivizuar me skuadrėn e drejtuar nga Delio Rosi. Sulmuesi shqiptar cilėsohej si "i padėshiruar" nė fillimin e edicionit, por kanė mjaftuar tri ndeshje radhazi qė ai tė fitojė pėrsėri besimin e drejtuesve tė klubit, tė cilėt tashmė e vlerėsojnė si "tė pashitshėm". Interesimin surprizė tė Romės e ka bėrė tė ditur njė burim shumė i besueshėm pranė kėsaj skuadre, gazeta "Il Romanista", qė ėshtė e lidhur me ambientin verdhekuq.

Roma nuk ka bėrė asnjė lėvizje nė merkaton e janarit, duke pritur momentin e duhur pėr tė kėrkuar njė pėrforcim tė vlefshėm. Duket se reparti ku do tė ndėrhyhet gjatė kėtyre ditėve ėshtė pikėrisht sulmi, ku Toti dhe Vuēiniē kanė nevojė pėr zėvendėsues, pasi luajnė thuajse nė tė gjitha takimet e sezonit. Trajneri Spaleti ka kėrkuar njė lojtar qė tė shėrbejė si "qendėr" nė minutat e fundit tė ndeshjeve, pėr tė ndihmuar edhe avancimin e mesfushorėve teknikė tė skuadrės verdhekuqe. Qė pas kėrkesės sė Spaletit, klubi ka gjetur dy alternativat mė tė mundshme pėr tė mbuluar kėtė rol, lojtarė me eksperiencė dhe qė japin maksimumin, ndonėse pėrdoren vetėm nė minutat e fundit tė ndeshjeve. Pėrveē argjentinasit tė Napolit, Sosa, emri tjetėr nė qarkullim ėshtė ai i Igli Tares. Sipas "Il Romanista", ky i fundit ka mė shumė shanse pėr t‘u pėrzgjedhur nga verdhekuqtė pėr eksperiencėn qė ka nė nivelet e larta tė futbollit italian, pėr koston e ulėt tė transferimit dhe pėr efektshmėrinė qė i jep manovrės sė skuadrės nė minutat e fundit tė ndeshjes. Tare do tė shėrbente si zėvendėsues i Totit dhe Vuēiniē nė minutat e fundit tė ndeshjeve, por do tė kishte mundėsinė tė aktivizohej si titullar nė ndeshjet mė tė lehta tė kampionatit gjatė periudhės kur Roma do tė luajė nė Ligėn e Kampioneve.

Por ēuditėrisht, pengesa mė e madhe pėr transferimin e Tares bėhet pikėrisht Lacio, ekipi qė e nxori nė shitje gjatė merkatos verore. Ndonėse skuadra bardhekaltėr sapo ka nėnshkruar njė kontratė me Rolando Biankin, ajo nuk ka ndėr mend ta largojė Taren, duke e cilėsuar tashmė "tė pashitshėm". Kjo nuk vjen nga fakti se largimi drejt Romės i Tares do tė pėrforconte "kushėrinjtė e urryer", por sepse sulmuesi po shfaq njė formė tė admirueshme. Tare ka shėnuar dy gola tė rėndėsishėm dhe ka dhėnė njė asist nė ndeshjet e fundit tė ekipit tė drejtuar nga Delio Rosi. Ky i fundit, ndonėse e cilėsonte "tė pavlefshėm" futbollistin, tani po mendon t‘i japė mė shumė hapėsira nė formacion gjatė pjesės sė dytė tė sezonit, duke pėrdorur rotacionin me titullarėt. Nė njė situatė tė tillė, Tare do tė ketė edhe luksin e zgjedhjes nė fundin e sezonit, pasi Lacio po bėhet gati t‘i ofrojė atij rinovimin e kontratės.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: SPORT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi