“Vullkani” Qato shperthen ne Tirane

 :: Kulture :: SPORT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Vullkani” Qato shperthen ne Tirane

Mesazh nga Jona prej Sat Apr 05, 2008 5:40 pm


“Vullkani” Qato shperthen ne Tirane


E Shtune, 05 Prill 2008

Kampioni shqiptar i boksit boteror Kreshnik Qato nuk ka dhuruar vetem fitore mbreme ne Tirane por dhe nje spektakel te mrekullueshem per qindra mije spektatore dhe telespektatore. Ne ndeshjen me portugezin Vitors Sa, ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ne Tirane, Qato ka fituar pas 12 raundeve, duke marre pike ne avantazh nga te tre gjyqtaret qe drejtuan ndeshjen. Ndeshja ishte e vlefshme per titullin e Kampionit te Botes ne versionin EBF, por edhe ate mesdhetar per nje tjeter federate prestigjioze, sic eshte EBC.

EBC renditet si federata me e mire ne sportin e boksit dhe qendren e ka ne Meksike. Kohet e fundit, ajo ka themeluar edhe nje titull te ri, te quajtur "EBC Mesdhetar", qe perfaqeson rreth 22 shtete, nder te cilet edhe Shqiperia.

Pak para ndeshjes, 30 vjecari kishte deklaruar se kishte shtate jave qe pergatitej per kete ndeshje. “Shtate jave larg familjes time ka qene te veshtira, por nje pergatitje e denje per nje ndeshje te tille. Nuk mund t'ia lejoj vetes euforine, por ju siguroj se jam ne nje forme te shkelqyer, si fizike, ashtu edhe psikologjike, dhe mezi po e pres ndeshjen”, ishte deklarata e Qatos.

Ndersa kundershtari i Qatos, kishte deklaruar pak para ndeshjes se nuk i trembej aspak faktit se ajo zhvillohej ne vendin e rivalit te tij, dhe se kjo e favorizonte Qaton. Vitor Sa vleresoi se “pikerisht per kete shkak, presioni mbi Qaton eshte shume me i madh sesa mbi vete ate pasi nuk ka asgje per te humbur. Boksieri portugez i lindur ne kryeqytetin e vendit Lisbone, me 13 mars 1973, numeron ne karrieren e tij mbi 50 ndeshje. Por vetem 16 prej tyre ai i ka zhvilluar si boksier profesionist.

Ndeshja nisi me nje nokaut ne raundin e pare qe megjithate nuk ia zbehu fitoren kampionit te botes. Ne kete raund ai arriti te jete vazhdimisht ne sulm, ndersa kundershtari i tij synonte mbrojtjen. Thuajse e njejta skeme eshte ruajtur dhe ne te 11 raundet e tjera: Qato dominoi sulmin, kurse rivali i tij Sa, ndoqi taktiken e mbrojtjes pasive. Kjo u be kaq e dukshme sa gjyqtari qendror, here pas here u detyrua t’i terhiqte vemendjen portugezit per shmangie ne dyluftim.

Gjate 36 minutave te ndeshjes, Kreshnik Qato arriti te godiste me sukses portugezin 34 vjecar, duke perfituar dhe nga dominanca e tij ne lartesi. Disa goditje qe Sa arriti te hedhe ndaj Qatos, nuk e demtuan duke mos i ulur ne asnje cast rendimentin dhe duke mos i demtuar aspak gjendjen funksionale. Tre minutat e fundit qe i perkisnin raundit te 12-te, sollen permbylljen e ndeshjes dhe pak caste me vone, treshja gjykuese shpalli kampion, durrsakun 30 vjecar. Mes brohorimave te nje spektakli te mireorganizuar, Qato u shpreh i gezuar per fitoren dhe mirenjohes ndaj boksdashesve te pranishem. Ed.Ku



Box-e



Pasioni, i Qatos, trashegimi

Boksieri i lindur dhe rritur ne Durres, prej vitesh jeton ne Angli. Pasionin per sportet e renda e ka trashegimi nga i ati, te cilin e ka humbur prej tre vjetesh. I ati, per 12 vjet rresht ka qene Kampion Republike ne peshengritje. Ne vitin 2000 ishte kandidat per Lojerat Olimpike Sidney, ku iu dha mundesia te shkonte ne Itali ku njihet me nje trajner italian, qe jetonte ne Angli i cili dhe e aktivizoi ne boksin profesionist. Titullin e pare e ka marre ne vitin 2004.



Ky eshte nje titull qe do t'i jape Shqiperise shansin e madh per te qene realisht pjese e familjes se madhe te boksit, ne federaten EBC.



Curriculum Vitae

Emri: Kreshnik Qato

Kategoria: E mesme

Renditja evropiane: 97 / 759

Datelindja: 13-08-1978

Kombesia: Shqiptar

Vendlindja: Durres

Vendbanimi: Uembli, Londer - Britani e Madhe

Gjatesia: 180 cm

Bilanci deri dje: 22 ndeshje

16 fitore (2 me KO)

6 humbje (2 me KO)

0 barazime



Ndeshja tjeter e Qatos, nje tjeter sukses

Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato, u rikthye serish triumfator ne ring te 14 nentor 2007, duke mundur ne duelin e zhvilluar ne "Jork Holl Bethnal Grin" te Londres britanikun 29-vjecar, Erni Smith. Ne fakt, fillimisht ishte deklaruar se Qato do te ndeshej me britanikun 24-vjecar, Tjan Buth, por ky i fundit eshte semure ne ditet qe i paraprine ketij dueli, duke u zevendesuar nga Smith. Qato, i cili ka konkurruar deri me tani ne peshen super te mesme, eshte ndeshur me keshtu me Smithin, nje boksier 29-vjecar nga Britania e Madhe, ne duelin e vlefshem per nje peshe tjeter, ate te mesmen. Ndeshja ka qene e dominuar plotesisht nga boksieri shqiptar, i cili ka fituar me rezultatin e pergjithshem 60-54. Ne fakt, Qato eshte mbeshtetur gjate gjithe kohes nga tifozet shqiptare, te pranishem ne numra te konsiderueshem ne "Jork Holl Bethnal Grin" te Londres.

Jona
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 162
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Vullkani” Qato shperthen ne Tirane

Mesazh nga tironci prej Sun Apr 06, 2008 10:52 am

Neshja e Qatos ishte estrada ma e keqe qe mund te kem pa ne jeten time.
Ai portugezi i futi i grusht n'fillim me i tregu miletit se ē'jom i zoti me bo, ene masanej i tha Qatos, hajde Qato fito se per kte pune jemi ktu.
E po boksier qe tu shkojn ne shumicen e gjujtjeve grushtat bosh vetem kte neshje kom pa. Hyn boksieret si molla e dulen si molla pa te nximen ma te vogel. Si me qen tu i ra njoni tjetrit me pamuk jo me grushte. N'fakt me pamuk po gjujshn njoni tjetrin.

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 172
Anėtarėsuar : 10 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Vullkani” Qato shperthen ne Tirane

Mesazh nga ILIRI prej Mon Apr 07, 2008 9:10 am

Heeemm, ne fakt te gjitheve na beri pershtypje diēka qe dukej se ishte jo e vertete ne kete ndeshje. Megjithate kjo pak rendesi ka, po te llogarisesh qe kjo fitore do te numerohet si fitorja e 12 rradhazi ne jeten sportive te Qatos, dhe se i jep shance te reja Qatos.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Vullkani” Qato shperthen ne Tirane

Mesazh nga lali prej Mon Apr 07, 2008 4:15 pm

E rendesishme eshte qe nxorrem nje kampion bote me flamurin shqiptar, sepse kampionet e tjere te bote (ato te peshngritjes), dhe nenkampionet (ne atletike) e mbajne titullin nen flamujt e tjere.

lali
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 46
Anėtarėsuar : 07 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Vullkani” Qato shperthen ne Tirane

Mesazh nga shqiptari prej Tue Apr 08, 2008 8:21 am

Portugezi ishte nje lojtar mjaft inteligjent dhe kishte grusht te fuqishem e kemb te forta. Nuk tundej lehte.

shqiptari
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 141
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Vullkani” Qato shperthen ne Tirane

Mesazh nga ILIRI prej Sat Apr 12, 2008 9:32 am

Qato, ja dyshimet pėr njė kampion falso


Nėse pėrpara datės 4 prill, edhe Shqipėria krenohej me njė boksier profesionist qė ishte duke ecur drejt majave tė sportit tė dorezave botėrore, tashmė shumė sportdashės qė kanė ndjekur sfidėn midis Kreshnik Qatos dhe portugezit Vitor Sa, kanė hedhur dyshimet e tyre. Hijet e para tė dyshimeve lindin qė nė momentin qė nė njė ndeshje luhet pėr dy tituj, ku njėri prej tyre ėshtė ai i kampionit tė botės pėr peshėn e mesme nė WBF. Fondacioni Botėror i Boksit ėshtė krijuar vetėm nė 2004, pra 4 vjet mė parė dhe njė sfidė e rėndėsishme sipas kėsaj federate zhvillohet nė vendin tonė,i cili duhet thėnė se nuk ka organizuar asnjė sfidė tė tillė duke i’u besuar menjėherė njė gjė e tillė. Realiteti ėshtė fakti se nuk ka federatė nė botė qė tė organizojė kaq lehtė njė ndeshje pėr titullin kampion bote. Dueli i madh pėr titull bote vjen pas zhvillimit zinxhir tė disa dueleve, gjė qė nuk ka ndodhur me Qaton, i cili deri mė sot nuk kishte zhvilluar asnjėherė njė takim pėr kėtė titull. Nuk ėshtė e lehtė tė ngjitesh nė krye dhe tė sfidosh rripin e kampionit tė botės me vetėm njė sfidė. Tė paktėn federatat serioze kėshtu funksionojnė. Dhe kur nuk ka diēka serioze nė kėtė mes, sigurisht qė lindin dyshime se kjo ndeshje mund tė ishte e paracaktuar. Kėto dyshime pėrforcohen mė tej kur shikon boksimin qė u zhvillua gjatė 12 raundeve nga tė dy boksierėt. Konkretisht, boksieri portugez Vitor Sa e goditi vetėm njė herė Qaton dhe ai ra nė tokė. Pra, boksieri durrsak pėsoi nokdaun. Kaq mjafton pėr tė kuptuar se gjėrat mund tė ishin tė paracaktuara, sepse menjėherė pas kėtij “gabimi”, ndeshja ndryshoi fytyrė. Ėshtė Qato ai qė merr inisiativėn dhe portugezi qė tėrhiqet menjėherė duke zbatuar njė taktikė mbrojtėse. Nėse vėrtet do tė ishte njė ndeshje me grintė, duhej qė Sa tė sulmonte pasi e kishte tronditur qė nė fillim kundėrshtarin e tij dhe jo tė tqrhiqej duke u mbrojtur dhe duke lėnė terren pėr boksierin shqiptar. Njė gjė tjetėr qė la shumė dyshime ka tė bėjė me faktin se nė boksin e vėrtetė profesionist, dy kundėrshtarėt takojnė dorezat nė shenjė respekti njė herė nė fillim tė ndeshjes dhe njė herė pas raundit tė fundit. Kurse, nė kėtė ndeshje, dy boksierėt mbetėn duke u pėrqafuar dhe nė momentet e pėrfundimit tė takimit, tė dy ngritėn duart lart dhe portugezi tregonte me gisht nga Qato se do tė ishte pikėrisht ai fituesi nė njė kohė qė pikėt ende nuk ishin shpallur nga ana e gjyqtarėve. Nė boksin e vėrtetė profesionist apo amator qoftė, kjo nuk ndodh kurrė. Dyshimi tjetėr ka tė bėjė me faktin se si ėshtė e mundur qė Qato arrin tė shpallet kampion bote duke mos zhvilluar asnjė ndeshje pėr kėtė titull, nė njė kohė qė ka zhvilluar vetėm takime pėr kampion Evrope tė vendeve ekstrakomunitare si edhe sfida pėr Kupėn e Anglisė? Ndėrkaq, boksieri portugez numėron vetėm 16 ndeshje si boksier profesionist. Nė kėto 16 ndeshje, ai ka korrur 13 fitore dhe ėshtė mundur nė 3 tė tjerat. 34-vjeēari ėshtė shpallur kampion i Portugalisė pėr 7 vite radhazi, nga viti 1998, deri mė 2004-n, vit kur ka fituar gjithashtu edhe Kupėn e Portugalisė nė boks. Njė tjetėr sukses i tij, ishte ai i kampionit iberik, i arritur mė 2005-n, pėrpara se tė shndėrrohej nė boksier profesionist. Vitor Sa renditet i 135-ti nė botė, midis 955 boksierėve tė peshės sė mesme. Ishte publiciteti i madh i bėrė pėr kėtė sfidė ai qė mbuloi mjegullėn e njė dyshimi shumė tė madh rreth “kampionit tė botės Qato” qė tashmė shihet si njė kampion falso. Absurditeti shtohet edhe mė shumė kur sheh se ky boksier merret si shembull nga Ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili shėtit me Qaton nėpėr shkolla duke u thėnė nxėnėsve se duhen tė bėhen si boksieri kampion, nė njė kohė qė durrsaku tashmė shihet si njė kampion falso.
Sot

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: Kulture :: SPORT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi