ILIRIADA PORTAL

VENDLINDJA E GJERGJ KASTRIOTIT DHE MBESHTETESIT DIBRANE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11012008

Mesazh 

VENDLINDJA E GJERGJ KASTRIOTIT DHE MBESHTETESIT DIBRANE




VENDLINDJA E GJERGJ KASTRIOTIT DHE MBESHTETESIT DIBRANE

Vendlindja e GjergjKastriotit
Perpara se te flasim mbi rolin dhe mbeshtetjen qe i dha
populli i trevave te Dibres Kryetrimit Skenderbe, e shoh te nevojshme te ndalem se pari mbi origjinen e Kastrioteve.
Tendenca per ti paraqitur kastriotet me origjine jo shqiptare, pati qe ne shekullin e Skenderbeut nga boshnjaku Johan Toni Marknoni, icili hodhi tezen se Skenderbeu ishte me origjine boshnjake.
Me pas, ne fillim te shekullit 18-te , u gjet nje akt i nje sundimtari serb te Vlores, hartuar ne vitin 1368, te cilin e ka nenshkruar si keshilltar i Kanines njefare Branilo Kastrioti.[1][1] Disa historian Evropian nder te cilet: J. Marnoviē, J.ph Fallmerayer, C Hopf, J. E Pisko etj, u perpoqen edhe kete here per t’ia rrembyer kombit Shqiptar, udheheqesin legjendar me te madh te kohes, ashtu siē bene me Leken e Madh dhe Pirron, duke fantazuar se gjoja ky Branilo, duhet te kete qene gjyshi i Skenderbeut. Menyra se si ato u perpoqen ta argumentonin ishte mendimi se emri Branilo ishte emer serb, prandaj edhe Katriotet deshen t’i paraqesin si serb ashtu siē bene me Millosh Kopilin ne betejen e Fush- Dardanise (pra Fush-Kosoves).
Ndersa ne vitin 1870 historiani grek Margaritis Dimitzas hodhi tezen se Kastriotet qenkan me origjine Greke[2][2] me qe sipas tij mbiemri Kastrioti (vjen nga greqishtja chastriotis ) qe do te thote banor i keshtjeles. Por te dyja keto teza nuk e paten jeten e gjate meqe nuk u gjet ndonje shenje qe Branilo ka qene gjyshi i Skenderbeut, ndersa, persa i perket tezes se Margaritis, Mendoj se fjala Kastriot vjen nga fjala kast + prapashtesen i’ot.
Pra kast, ne shqipen e vjeter ( do te thote qellim) kete fjale ne e hasim edhe sot ne zona te ndryshme te vendit,si p.sh. kast- mire, kast-keq, kast- lig, kasti- im, ose per rastin konkret kast + iot dhe nga bashkimi eshte futur “r” ne mes i-se dhe t-se duke u shqiptuar Kastriot.
Megjithate duhet theksuar se ne lidhje me tezat greko-sllave mbi perkatesine etnike te Kastrioteve, eshte per tu pershendetur kontributi i pa diskutushem qe dha Fan Noli dhe Athanas Gegaj duke sjellur deshmi te dores se pare, pohimin e vet se Skenderbeu ishte shqiptar, pasardhes i Epirioteve te lashte.
Pasi u zgjidh ēeshtja e origjines etnike te Kastrioteve, filloi diskutimi mbi origjinen e tyre krahinore. Ne lidhje me kete teze pati mjaft sorollatje boshe, dhe rruga qe u zgjodh qe e gabuar, sepse shumica e historianeve renden pas degesh dhe jo pas rrenjesh. Te ēudit fakti se si disa historiane shqiptare, se bashku me Iinstitutin e Historise u referohen tezave te disa historianeve te huaj per te gjetur vendlindjen e Kastrioteve ne Shqipri. Keshtu ato u sorollaten lart e poshte duke i marre me radhe rrethet e Veriut nga Mati, Shkodra, Puka, Mirdita dhe Hasi i Prizenit pa nxjerre gje ne drite.

Meqenese u krijua ky boshllek secila krahine nga keto qe permendem, e ndjente veten krenare ta nxirrte origjinen e Kastrioteve nga gjiri i saj.
Albanologu i njohur J. Von Han gjate udhetimt te tij neper Shqiperi (nga mezi i shek.18) degjoi ne lidhje me vendin ku kishte lindur Skenderbeu tri fshatra te ndryshme[3][3], ne Kastrat te Mbishkodres, ne Stelush te Matit, dhe ne Ikballe te Pukes.
Amin Boue thote se kish degjuar se Skenderbeu kish lindur ne fshatin Kastrit te Mirdites. Por keto ishin thjeshte gojdhena, ku secila nga keto zona udhehiqej nga deshira per ta pasur Skenderbeun te vetin.
Ne lidhje me pretendimin per origjinen e tij nga Mati, kemi te bejme me perkthimin e gabuar te Marin Barletit nga latinishtja e fjales Aemathia, e cila eshte emertim i lashte i Maqedonise, ndersa historianet mesjetar quanin Maqedoni edhe Shqiperine e Mesme, jo ne kuptimin Emati pra (ngaMati).
Me vone nga nje njoftim i botuar ne fillim te shekullit 17-te nga Boshnjaku Euseb Fermenxhin thuhet: se Kastriotet ishin nga fshati Kastriot ne provincen az te Epirit. Ketu eshte fjala per emertimin has nga ku disa historjan shqiptare me ne krye Prof. Aleks Buden filluan ta kerkojne origjinen e Kastrioteve ne Has te Prizenit.
Nje tjeter njoftim i ngjashem me te vjen nga Petro Lukari ne Analet e Rraguzes, ku perveē saj shton se fshati Kastrat ndodhet prane lumit Drin. Ketu duket qarte se Lukari dhe Fermenxhin perserisin njeri-tjerin, por Lukari eshte me afer se vertetes sepse prane drinit ndodhet Kastrioti. Ndersa keto emertime jane preznt edhe sot ne zonen e Qidhnes. Buze Lumit Drin ne kufi me fshatin Sine ndodhet fshati Arr-as (As i thate quhej ne kohen e Skenderbeut pjesa Fushore e Qidhnes ku ndodhet fshati kastriot).
Pra tezat e hedhura se Skenderbeu ishte nga fshatrat Kastrat i Mbishkodres, Kastrat i Hasit dhe Kastrit te Mirdites nuk mund te pranohet sepse nga fshati Kastrat nuk mund te dale emri i banorit Kastriot, por siē thame me lart keto emertime vijne nga fjala kast plus prapashtesen sipas rastit.
Ndersa per variantin nga Ikballa e Pukes nuk kemi ndonje te dhene tjeter perveē rastit qe permend J.Von Han ku ndonje banor i Ikballes mund te kete shprehur deshiren e tij.
Keto teza qe permendem me lart, per mendimin tim, nuk paraqisin ndonje prove , prandaj ngelen ne kuadrin e gojdhanave, meqe edhe autoret e tyre jane te huaj.
Ndersa nga deshmite e shqiptareve, me e hershmja eshte deshmia e bashkekohesit te Skenderbeut, fisnikut Gjon Muzaka i cili pas vdekjes se Skenderbeut mergoi ne Napoli, dhe me 1510, shkroi nje testament per femijte e tije, ku nder te tjera, permendet edhe nje e dhene me rendesi per gjyshin e Skenderbeut. Ai thote se gjyshi i zotit Skenderbe quhej zoti Pal Kastrioti, dhe ky nuk kishte ne perdorim me teper se dy fshatra te quajtura Sina dhe Gardhi i poshtem ne Dibren e Poshtme. Te dyja keto fshatra ekzistonin ne shekullin e Skenderbeut. Kjo vertetohet nga defteri musafal i vitit 1467, ku te dy fshatrat jane te shenuar ashtu siē shkruan Gjon Muzaka.
Ne mbeshtetje te saje nje njoftm tjeter na vjen nga humanisti italian Refael Voleterrano, ku ne vepren e tij me titull “Komentatoret”qe u botua ne fillim te shekullit 16-te, ai nuk e quan Gjonin te atin e Skenderbeut me mbiemrin Kastrioti, por Gjon Dibrani.



Ndersa per vazhdimsine e fisit Kastrioti ne kete zone ne ndihme na vjen edhe nje dokument tjeter i kuvendit nderkrahinor, qe u mbajt ne Dukagjin te Matit ne vitin 1602. Ketu ka nenshkruar si perfaqsues i Qidhnes Jozef Kastrioti. Kjo provon se ne harkun
kohor mbi 200 vjet nga Pal Kastrioti e deri ke Kostandini, Qidhna vazhdon te kete ne gjirin e saje fisniket e Kastriotit.
Ketyre te dhenave u shtohet edhe nje argument tjeter, eshte fjala per nje vendim te senatit te Shen Markut, me te cilin u jepet Gjergj Kastriotit dhe vellait te tije Stanishi Kastriotit, qytetaria e Venedikut, me 20 shkurt 1445. Vendimi i cileson te dy vellezerit zoter te Dibres dhe te Matit nga qe Kruja ne kohen e Skenderbeut, siē shkruan Barleti bente pjese ne krahinen e Matit. Ne kete vendim shohim se vellezerit Kastrioti me pare ishin zoter te Dibres dhe pasi shtine ne dore Krujen, u bene zoter edhe te Matit.
Ne mbeshtetje te ketyre te dhenave qe permendem me siper, per vendlindjen dhe vendbanimin e Kastrioteve ne treven e Dibres se poshtme, flet qarte toponomastika
historike ne krahinat e Muhurrit dhe Qidhen. Ne lidhje me kete, nje njohes i mire i toponimeve dhe traditave te kesaj zone Hazis Ndreu Sqaron se: ne krahinen e Murrit,
toponimet nisin me dy Mazrekat: Mazreka e poshtme dhe Mazreka e Eperme ku sot gjenden shenja muresh, kisha e Shenmerise, toponimet Palpus pusi i Palit (eshte fjala per P. Kastriotin ). Dy mazrekat dhe toponimet qe u permenden ne anen veriore jane
gjeografikisht te gershetuara me; Gardhin e Poshtem dhe Gardhin e Eperm, Sinen e Poshtme dhe Sinen e Eper te Qidhnes.
Kjo e dhene na ben te mendojme se kastriotet erdhen nga Murri me mbiemrin Mazreku.
Ne ndihme te ketyre toponimeve na vihet edhe nje dokument i gjonit te Aragones ku permendet Kostandin Mazreku Kastrioti... i nje gjaku me Gjergj Mazrek Kastriotin Skenderbeun. Krahas kesaj, sipas tradites popullore te kesaj zone, nuk perjashtohet mundesia qe dikush nga vellezerit Kastrioti te jete quajtur Mazrek dhe sipas tradites Jane perdorur emri i babes dhe emri i fisit. Kete tradite e hasim ne fillim te shekullit 20-te nga nje pinjoll tjeter i kesaj zone Gjenerali me shajak Elez Isuf Ndreu, i cili njihet me emrin Elez Isufi (pra Isuf quhej i ati).
Ndersa per toponimet, ne zonen e Qidhnes kemi; kepi iSkenderbeut , Kroi i Ton Zotit (keshtu e thirrte populli Skenderbeun) Kalaja e Skenderbeut e cila u ndertua nga Skenderbeu, Gurra eSkenderbeut, qe gjendet ne qafe te Kalase, kater kishat e Sines dhe te Gardhit etj. Ndersa persa i perket fshatit Kastriot nuk eshte shenuar ne asnje defter Turk, shkaku dihet, ishte vendlindja e Skenderbeut.
Por ne traditen gojore te popullit toponimet per Gjon Kastriotin vijne deri ne ditet tona. Fshati Kastriot eshte 8 km ne veri te qytetit te Peshkopise. Toponimet nisin me Perroin e Kastriotit, Kalaja e Gjonit , Kulla e Gjonit ose Kodra e geshtenjes, Zabeli iGjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjoni te cilin e mbajne mend me uje dhe Guri i Luftes etj. Toponim i fshatit Kastriot flet qare per autentitetin e fisit te kastrioteve si Dibane, duke i marre ne lidhje te pa shkeputura qe nga Mazreket, Sinat dhe Gardhi i poshtem. Kete e perforcon edhe afersia gjeografike ndermjet tyre.
Persa i perket vendlindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbe, H.Ndreu shkruan[4][4]: jane dhjetera tregimtare (nga Dibra e Eper deri ne Lure) qe thone se vendlindja e Skenderbeut eshte Kastrioti. Keto toponime dhe deshmi, si ajo e Gjon Mezakes dhe e deshmive te tjera, jane me se te mjaftueshme per te vertetuar origjinen dibrane te Kastrioteve.
Krahas tyre une desha te shtoj edhe disa prova te tjera si:

1-Ardhja e Skenderbeut nga Nishi direkt ne Diber[5][5]dhe jo ne Has apo ne ndonje krahine tjeter, qe mund te shkurtonte mjaft kohe per te marre Krujen, tregon se kete detyre madhore ai nuk mund ta kryente pa ndihmen e gjakut te vet.

2- Pritja madheshtore qe i bene Skenderbeut vellezerit dibrane, dhe gadishmeria qe ato treguan per tu vene nen komanden e tij.

3-Dergimi i komisionit nga Kruja per ne Diber me ne krye Hamzan, per tu dhene dibraneve lajmin e marrjes se Kujes.

4-Ndertimi i kalase se fshehte nga Skenderbeut ne zonen e Qidhnes.[6][6]

5-Sherbimi i Raposhit (i vellai i Skenderbeut) si murg deri sa vdiq ne Manastirin e Qidhnes.(Noli f 25)

6-Mbajtja nga Skenderbeu krahas keshillit te shtetit edhe nje kshille tjeter siē e quan Barleti, keshilli i shokeve te tije dibrane...(f.477)

7-Gjate pergatitjes per beteje kunder galeve ne Itali Barleti thekson: Skenderbeu rruget qe ngelen te hapura i plotesoi me dibranet e vet.(f.574)

8-Veēimi qe u ben Barleti viseve te Qidhnes duke e quajtur viset e Skenderbeut. (f.695)

9-Shifrat shume te uleta te popullsise ne mjaft vendbanime te Dibres sipas defterit turk i vitit 1467, ku pjesa dermuse e vendbanimeve nuk kane me shume se 10 shtepi, ndersa jane fare te pakta ato qe kane mbi 20 shtepi, kjo tregon se Dibra kishte kishte sherbyer si baza kryesore e furnizimit me ushtare.

10-Ēfryerja e inatit nga Sulltan Mehmetit nga qe nuk arriti ta marre dot Krujen, (Noli f.103) ku me 1 gusht 1466, u nis per tu hakmarr drejt Qidhnes. Pasi shtiu ne dore kalane theri pa meshire 8,000 burra, afro 20.000 gra, pleq, dhe femi qe ishin mbledhur ne fushat rreth e rrotull, dhe i ngopur me gjak u kthye ne Stamboll. Kjo deshmon me se miri se Skenderbeu ishte nga kjo zone sepse rruga per ne stamboll nuk kalonte nga Qidhna por ai e lakoi me qellim hakmarrje kunder te afermeve dhe gjakut te Skenderbeut.

ILIRI

Numri i postimeve: 4304
Reputation: 46
Points: 16193
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

VENDLINDJA E GJERGJ KASTRIOTIT DHE MBESHTETESIT DIBRANE :: Komentet

Mesazh prej Fri Jan 11, 2008 4:54 pm nga ILIRI

Krahas ketyre dhjete pikave e shoh te nevojshme te shkepus edhe disa rrjeshta nga fjalimi i Skenderbeut para princave te beslidhjes pas masakres se Qidhnes. ( sipas Barletit.f.631) Ku nder te tjera Thekson: ky, ( S.Mehmeti II) duke u larguar qe kendej
si ndonje i xhindosur e krejt pa shprese per shkak te pikellimit e hidhrimit, pas sulmit qe beri para pak kohe me tere ushtrine e vet kunder meje dhe qe si doli ashtu siē e priste, vrau dhe zhduku me hekur 8.000 burra nga te mite, pa zene ne goje grate dhe femijte...
Keto po te ishin gjalle dhe ti kisha une tani, me siguri qe nuk do te ishte aspak nevoja te lypja ndihmen e tjeterkujt.
Siē shohim nga keto rrjeshta qe shkeputem nga fjalimi i Skenderbeut para princave te beslidhjes kemi dy te dhena me interes:
se pari ai i quan te vetet popullin e Qidhnes, se dyti ai na verteton se Dibra ishte baza kryesore e furnizimit te ushteise me ushtare.
Duke pare te gjitha keto deshmi e prova, duke shpresuar se ka edhe te dhena te tjera qe jane lene ne harrese, me te drejte ēdo njeri mund te pyese!.. Perse eshte lene pa u deklaruar deri sot vendlindja e Heroit tone Kombetar?.. Mos valle historianet tane nuk diten?..
Une do te thoja me plot bindje se ato e kane ditur shume mire, por kane dashur ta fshehin te verteten. Historianet tane per 50 vjet kane pasur ne plan te pare ideologjine pa lene pas dore edhe krahinizmat. Dhe kur historia udhehiqet nga ideologjia, aty nuk mund te pretendohet per histori kombetare, por per nje histori partiake te tipit bolshevik. Keshtu ne pamundesi per ta tjetersuar siē bene me Ilaz Pash Dibren (Kryetarin e Lidhjes Shqiptare te Prizenit) u perpoqen ta lene pa origjine.
Krahas saje ato paten edhe nje hall tjeter “ te madh” sepse pikerisht po nga kjo zone ishin ato qe i dhane plumbin e pare komunizmit, oficerrat madhor Halil Alia e Selim Kaloshi, Po nga aty ishte edhe fisniku Gjeneral Dali Ndreu dhe per ato ishte e veshtire te deklaronin se nga kjo zone ishte edhe Babai i kombit shqiptar.
Prof. Kristo Frasheri ne shkrimin: “Nga cili vend i Shqiperise ishin Kastriotet”, ne mes te tjerash thekson: “Me dy nentor 1985, ne fshatin Sine te rrethit te Dibres u perurua muzeu i Kastrioteve, nje muze lokal me permasa modeste, por me nje permbajtje te madhe historike. Ai i kushtohet familjes se shquar te Kastrioteve dhe vendlindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbe.
Dime se Skenderbeu lindi ne vjeshten e trete, pra nentor te vitit 1405, por akoma nuk kemi ndonje te dhene per daten, nuk perjashtohet mundesia qe Skenderbeu te kete kombinuar ditelindjen e tije me diten e ngritjes se flamurit pra 28 netori, por ketu ka vend per holumtime sidomos ne arshivat osmane.
Perveē toponimeve mbi origjinen e Kastrioteve, ne Diber kemi edhe nje grup tjeter toponimesh qe flasin per luftratat, kalate dhe vendqendrimet e Skenderbeut. Keto i hasim ne Bulqize, Gryken e Madhe, Golloborde, Reke, Koxhaxhik, Kater Gryket, Muhurr, Qidhen e deri ne Lure etj. Nepermjet ketyre toponomeve populli i trevave te Dibres i ruan te gjalla betejat legjendare qe zhvilloi per 24 vje rresht ne lufte kunder turqve.
Nga 26-te beteja qe Skenderbeu beri kunder turqeve, 17 prej tyre u zhvilluan ne trevat e Diberes ku nuk lihet pa permendur roli paresore qe luajti populli i ketyre trevave ne mbeshtetje kryetrimit Skenderbe. Lavdia nuk mungoi si nga Barleti ashtu edhe nga kundershtaret.


Ja si konfirmohet ne dokumentin e nje kndershtari i cili thote: Ne qofte se ai (Skenderbeu) Fillimisht ia doli te heqe qafe pashain e Krujes, duke i treguar nje ferman te rreme, marre me force sekretarit te sulltanit, ne te vertete ai ne saje te Dibres konsolidoi pushtetin e vet per tu bere balle gjate 24 vjeteve ushtrive tona. Midis tije dhe gjeneraleve tone, perfundimi varej gjithmone nga sundimi ne dy Dibrat. Atje eshte zemra e Shqiperise.
Skendrbeu i futi ne dore keshtjellat e Petreles, Petralbes, Tornaēi, Stellushit dhe pas pak kohe ate te Sfetigradit, brenda nje muaji, me nje shpejtesi prej furtune qe perfshin ē’do gje perpara, dhe priste me padurim rastin te ndeshej me armikun. Rasti per te provuar ushtrine e re nen udheheqjen e Kryetrimit nuk vonoi.
Sulltan Murati II dergoi ne Qeshor te vitit1444, nen komanden e Ali Pashe nje ushtri prej 25.000, vetash, nga te cilet 15,000 ishin kalores dhe 10,000 kembesore. Ushtrite u rreshtuan perballe njera- tjetres ne Fushe te Dibres. Skenderbeu e ndau ushtrine ne tri pjese, Ne krahun e djathte la te vepronte kapedanin e tije, Moisiun e Dibres.
Ne lidhje me rregullimet qe beri Moisiu me luftetaret dibrane, Barleti shkruan[7][7]...daē vere kalores, daē kembesore ne vije te pareapo te dyte ēdo gje e ke siguruar me ta. Ata si lajthiti kurre fati, s’u shpeton kurre fitorja nga duart...” Ushtria shqiptare korri fitoren e pare madheshtore mbi ushtrine turke.
Ne vitet 1445-46 Sulltani dergoi dy ushtri tjera kunder Sqiperise, por qe te dyja pesuan fatin e te pares.
Ne korrik te vitit 1448, nje ushtri e madhe osmane me ne krye Sulltan Muratin e II-te rrethoi Sfetigradin. Moisi Golemi i kishte marre te gjitha masat e furnizimit me luftetar e ushqime. Ja se si e pershkruan Barleti kete rast “...e gjithe roja e qytetit perbehej nga ushtare dibrane, te cilet Moisiu i kishte zgjedhur per kete pune, si njerez me luftarek te Epirit nga gjithe popullsite e tjerate mbreterise....”Ajo krahine ka dy Dibra...Dibra e poshtme eshte e rrethuar me fusha pjellore, qe prodhon ēdo gje. Arber dhe Epiriot banojne ne ate vend, popuj shume trima ne lufte, me armet e te cileve ne radhe te pare e shpetoi dhe e rriti Kastrioti mbreterine dhe i doli mbane ēdo pune te rende e shume te veshtire, duke i pasur keshtu si ndonje Kolofon. [8][8]Qekendeje ai pati gjate gjithe kohes burra te shquar e fort te gatshem te cilet i sherbyen ēeshtjes epirote jo me pak si kapedane se sa si ushtare’.
Ndersa historiani turk Kemal Peshazade shkruan: “Ne ate vend ndodhej nje keshtjelle e forte qe ishte e njohur me emrin Koxhaxhik. Ajo ishte e mbushur plot me te rinje trima nga vendi i Juvan-ilise, te cilet ishin si Luane qe te shqyeni .Nga pikepamja e fortesise, Qielli asaje nuk ia kishte pare shoqen”.
Keshtu rrethimi i Sfetigradit zgjati dy muaj rrjesht dhe pa sukses. Me ne fund turqit gjeten kanalin qe ēonte uje ne kala, dhe me nderprerjen e ujit, Kalaja ra ne duart e Osmanve sipas kushteve qe u vendosen.
Luftetaret dibrane nen udheheqjen e Moisiut luftuan me vetmohim te larte duke siguruar gjithmone fitore. Sulltani duke pare se ishte e pa mundur qe ta mposhte me lufte Skenderbeun filloi provat me ane te dredhise.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Jan 11, 2008 4:54 pm nga ILIRI

Nuk kaloi shume kohe dhe Moisiut i premtohen ndere te medha nga ana e Tiranit. Pas humbjes se Skenderbeut ne Berat, Moisiu kaloi ne anen e turqeve.[9][9] Kjo e deshproi shume Skenderbeun, i cili sapo e degjoi vajti ne Diber, por atje gjeti besnikrine e pa tundeshme te popullit te dibrane. Ato nen udheheqjen e vellezerve Berisha ishin organizuar me se miri te gatshem per lufte. Kjo besnikeri u duk qarte kur ne shkurt te vitit 1456, kur M.
Golemi ne krye te nje ushtrie osmane vjen ne Diber. Luftetaret dibrane dhane prova duke luftuar me nje terbim te papare kunder ushtrise turke dhe e shkateruan krejtsisht. Me pas Moisiu u kthye deke i rene ne gjunje Skenderbeut (sipas zakonit) me brezin e lidhur ne
qafe. Ai e fali duke ia kthyer te gjitha privilegjet. Moisiu luftoi me besnikeri deri sa u zu rob ne betejen e Vaj-kalit Bulqize se bashku me gjeneralet e tjere.
Meqe jemi te betejat, ketu ka vend per te diskutuar per vendzhvilimin e tyre, sepse ka edhe paqartesira.
Barleti e len te pa percaktuar vendin e sakte se ku u zhvilluan mjaft beteja e sidomos betejat e zhvilluara ne dy Dibrat. Ai mjaftohet duke thene se kjo ose ajo beteje u zhvillua ne Dibren e Siperme apo te Poshtme. Nje fenomen i tille shfaqet qe ne betejen e pare, ku ai shkruan se ajo u zhvillua ne Dibren e Poshtme, 80 mije hapa larg Krujes ne nje kodrine te mbuluar me ferra ose, me drejt, prane nje pylli plot me drunj shume te dendur[10][10]. Ndersa Biemi na thote se kjo beteje u zhvillua ne fushen e Terviollit ne Diber te Siperme.
Fusha e Tervjollit e kish marre kete emer ngaqe ka shme volle[11][11] per rreth sepse populli e thirr edhe me nje emer tjeter; Fusha e Kalase. Siē duket emrin Fusha T’ Vollt eshte emer i dyte, qe e mori pasi u shkatrua nga sllavet ne shekullin e 7-te qyteti Vali[12][12] dhe ne germadha e tije mbine shume volle te cilat bejne fruta mjaft te shishme.
Ndersa populli i Bulqizes e kujton kete beteje nepermjet vargjeve te kenges:
“Prej Terviolle n’Qafe Petralba,
Gjith Terviolla n’gjak asht la,
Me xhenaze mbush kala,
Nje pllame toke pa t’vdek nuk ka”[13][13]
Siē shohim nga vargu i pare “prej Terviolle n’Qafe Petralba” petralba eshte Guri i Bardhe dhe Plani i Bardhe ne Mat, ndersa ne ate kohe per hire te qytetit eshte quajtur e gjith zona Petralba, ndersa qafe petralba eshte Qafa e Bullit e cila ndan Matin me Bulqizen. Nga keto vargje qe na vijne nepermjet popullit te bulqizes meqe Petralba dhe Bulqiza jane zona kufitare provojne se beteja e pare u be ne kete vend.
Sipa ketyre te dhenave ne baze te nje studimi te kryer nga mesuesi i popullit Selim Alliu ne perkujtim te kesaje beteje eshte ngritur nje permendore ne Bulqize, ne vendin e quajtur Ura e Qytetit.
Barleti na tregon vetem per dy beteja te zhvilluara ne zonen e Bulqizes, por toponimet dhe gojdhenat qe qarkullojne ne popul dhe pozicioni gjeografik flasin per me shume beteja te zhvilluara ne kete zone, te cilat kerkojne nje vemendje me te madhe dhe nje


studim me shkencor, sepse ky vend ishte si ure kalimi per te shkuar me shpejt ne Kruje, si nga Ohri, ashtu edhe nga dy Dibrat.
Barleti e fillon me betejen e Vajkalit[14][14]. Ne lindje te Vajkalit, ne kufi me me fshatin Dragu gjenden Guret e Skenderbeut. Me kujtohet se kur isha i vogel dhe po kaloja aty me xhaxhain tim Arif Boba dhe me kureshtjen e nje femije e pyeta: “Xhaxha, keto gure Skenderbeu i ka nxjerre nga toka?.. Jo me tha ai... dhe duke me tin e malit qe bien thike mbi rruge. Ato jane rrezuar prej andej per t’i hedhur kunder turqeve.
asi kalon Fushe-Bulqizen ne veri- lindje te Fushes se Tervjollit tek Ura e Qytetit, ngrihet thike nje mal gelqeror i cili quhet Mali i Temles, dhe pikerisht ne maje te ketij mali, qe bie thike mbi ure, ndodhet nje kala natyrore qe populli e thirr Kalaja e Skenderbeut.
Sipas tregimit nga te vjeterit thuhet se Skenderbeu u zuri pusi turqeve, por u diktua prej tyre dhe e rrethuan duke menduar se do t’i mbarohet ushqimi, dhe do te dorzohet. Por Skenderbeu mblodhi grurin qe kishin ne torba ushtaret ia dha ta haje nje pele te bardhe, dhe pasi e ngopi mire e rrezoi nga maja e malit qe bie thike mbi rruge, kur i plasi stomaku kafshes turqit pane vetem grure dhe nga habia pyeten njeri-tjetrin ēfar eshte kjo, pele apo dhi, dhe nga ky rast fshati qe ndodhet aty mori emrin Peladhi.
Per sa i perket emrit Vajkal, nje njohes i mire i historikut te ketije fshati, Mustafa Mira, tregonte se: Ne lufte e siper me turqit kali i Skenderbeut u godit per vdekje dhe
nga qe i erdhi shume keq per fatin e kalit, Skenderbeu thirri: vaj kali. Nga ky moment vendi mori emrin Vajkal.
Barleti (f.608) ne lidhje me kete rast, nder te tjera shkruan:’’... ndersa po luftonte,(eshte fjala per Skenderbeun) pra, Keshtu ndermjet armiqeve me te dendur, kali i tije i shpuar per vdekje nga barbaret, u perplas mbi trungun e nje druri te vjeter dhe ra perdhe. Ai, gjithashtu , u perplas... ‘’
Siē shohim ngarja tregohet pothuajse e njejte si nga gojdhena qe na vjen nepermjet zotit Mira ashtu edhe nga Barleti, por ketu kemi nje lajthitje te Barletit per vendndodhjen. Kete ngjarje te njejte na e pershkruan edhe nje bashkohes tjeter i Skenderbeut, humanisti
ishquar Dhimiter Frangu, por edhe ky i fundit nuk e emerton vendin. Pra ketu del qarte se deri ne kete beteje ky vend nuk quhej Vajkal, dhe populli pas vrasjes se kalit te Kryetrimit e pagezoi kete vend me emrin Vajkal. Me sa duket Barleti dhe Frangu nuk e paten kete deshmi. Kjo vjen se ato shkruajten pas disa dekadash dhe si rrjedhim ka dhe mosperputhje, siē ndodh edhe me data dhe vendngjarje te ndryshme, te pa ndriēuara mire.
Por ketu, siē duket ēorientimi i Barletit vjen edhe nga nga nje fshat tjeter qe ndodhet 8 kilometer ne lindje te Vajkalit, ne brinje te Fushes se Terviollit, me emrin Valikardhe.
Ky fshat e mori kete emer pasi u dogj nga sllavet gjate dyndjes se tyre, i qytetit Vali.
Pas shkaterrimit te qytetit banoret e tij u shperndane dhe krijuan vendbanime te reja si: Valikardhe, nga Vali-ka-ardh si banore te ardhur nga Vali, Dushaj, Koēaj, Qyraj, Vali- i Martaneshit nga Vali-mat-an-nesh, te ardhur nga ana tjeter prandaj u quajt Martanesh etj. Me keto emra ato jane edhe sot, ndersa fshati Dragu ka qene i banuar me perpara.
Megjitheate duhet pranuar se vepra e Barletit ka edhe paqartesira qe mund te korrigjohen vetem duke marre librin e Barletit ne dore, dhe duke i shkelur vend per vend trojet per re cilat ai flet, kuptohet duke bere edhe krahasime me bashkohesit e tije qe kane shkruajtur pa lene menjeane edhe gojdhenat popullore, vetem keshtu mund te hidhet drite mbi qoshet e pa ndriēuara mire.
Duke u nisur nga keto paqartesira, disa historian te huaj kaluan ne ekstrem gjate vleresimit te vepres se Barletit. Mua me duket absurde te quhet vepra e Barleti “nje roman” siē shkruan Karl Hopi, (Hopf) apo “e pa vlere” siē jane shprehur disa historian kritik, si Spondani, Yhiboni, Jorgo etj
Kjo ka ardhur per arsyea se keto historian nuk i kane njohur aftesite luftarake te popullit shqiptar dhe terrenin ku u zhvilluan betejat, sepse ato e kane studiuar Barletin nga studiot e tyre pa e marre mundimin te shkelin vendngjarjet.
Per kete me bind fakti se nga menyra se si e pershshkrua Barleti terrenin ne nje beteje kunder Ballaban Pash Bedres ne Vajkal-Bulqize, (11.618-19) meqenese une e njoh pellembe per pellembe kete vend, ai ma sjell para syve ate terren edhe tani qe ndodhem ne nje kontinent tjeter.
Krahas do paqartesiravet te vogla qe ekzistojne, une do te thoja se edhe keshtu siē e kemi Barleti mbetet babai i historiografise Skenderbegiane, sepse po te mos ishte Barleti, Skenderbeu do te ishte i panjohur nga bota, dhe vetem nje mit per shqiptaret.
Si rezultat i kesaj vepre, sot Skenderbeu njihet si nje nder gjeneralet me madhore qe ka njohur bota, si burre shteti refomator, si mbrojtes i vetem i qyteterimit evropian dhe i krishterimit nga dy sulltanet me te eger te kohes, Muratit e Mehmetit te II-te.
Francezi Robert d’ Angely ne “Enigma” shkruan: “Aleksandri i Madh, Skenderbeu, Bonoparti-Kapedane shqiptare qe imituan njri-tjetrin. Vertete ashtu siē e fitoi betejen
Aleksandri kunder Darit te Persise duke e sulmuar personalisht Darin, te njejten gje bente edhe Skenderbeu kunder pashallareve. Skenderbeu thoshte se; po u pre koka trupi bie vete. Duke qene se ky strateg i madh kishte nje strategji luftarake te parritshme, ajo
studiohet sot ne Akademine ushtarake amerikane me te njohur ne bote “West Point” si lende e veēante, “Arti ushtarak i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut”.
Si burre shteti Refomator eshte i pari princ evrupian qe i hapi lufte feudalizmit. Ndryshimet qe ai beri ne Shqiperi u bene pas tre shekujsh ne France dhe shume me vone ne Gjermani.
Ne perfundim, ne rast se Evropa dhe kristianizmi, duhet t’i jete sado pak mirenjohes popullit shqiptar per mbrojtesin e pamposhtur qe i dha, Shqiperia duhet t’ia dije per nder Dibres dhe Dibra Kastriotit.
Prandaj meqe akoma nuk kemi rene ndakort per origjinen dhe vendlindjen e Skenderbeut, i propozoj ketije Simpoziumi dhe nepermjet tije Istitutit te Historise, Akademive se Shkencave ne Tirane dhe Prishtine, te shenohet me germa te arta se Gjergj Kastrioti Skenderbe u lind ne Nentor te vitit 1405 ne Kastriot te Dibres, ndersa ne Kastriot te ndertohet nje muze moderrn, krahas atije modest te Sines ne nderim te vendlindjes se Heroit tone Kombetar, themeluesit te shtetit te pare, dhe Babait te kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Nga: studiuesi Agim Boba

anetari i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave
New York, me 19 shkurt 2006.
E-mail AGIMBOBA@Aol.com
Tel.(917) 863-0233

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 13, 2008 10:30 am nga ad

Nuk e dija qe pretendohet dhe nga rrethe te tjera ne shqiperi per vendlindjen e Gjergj Kastriotit. Dibranet kane se pse te jene krenar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi