ILIRIADA PORTAL

Dhjetė taksat e bashkisė pėr biznesin dhe individėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16092008

Mesazh 

Dhjetė taksat e bashkisė pėr biznesin dhe individėt




Dhjetė taksat e bashkisė pėr biznesin dhe individėt
Shkruar nga Eriona Ymeri
e diel , 14 shtator 2008
Janė 10 detyrime tatimore qė bizneset dhe qytetarėt duhet t'i paguajnė pushtetit vendor. Ato nisin nga taksat pėr shtėpinė, tokėn, automjetet, taksat mbi biznese tė ndryshme dhe deri te taksa pėr pastrimin dhe gjelbėrimin. Gazeta "Tirana Observer" boton sot tableta me tė gjitha taksat qė mbledhin bashkitė dhe komunat nė bazė tė ligjeve nė fuqi.
Taksa mbi biznesin

Tatimpaguesit e regjistruar, por qė gjatė njė viti tė ardhurat bruto tė realizuara janė deri nė 8 milionė paguajnė taksėn vendore tė biznesit tė vogėl. Vlera e kėsaj takse pėrcaktohet nė bazė tė qarkullimit vjetor nė qytetin ku ndodhet. Biznesi i vogėl, i cili ndodhet nė zonė e kategorisė sė parė, shuma qė duhet tė paguajė ėshtė mė e lartė. Taksa paguhet nė katėr kėste tė barabarta. Kėsti i parė paguhet brenda datės 20 prill. Kėsti i dytė jo mė vonė se data 20 korrik, kėsti i tretė jo mė vonė se data 20 tetor dhe kėsti i fundit jo mė vonė se data 20 janar e vitit tė ardhshėm fiskal.
Taksa mbi pasurinė e paluajtshme
Nė taksėn mbi pasurinė e paluajtshme i nėnshtrohen tė gjithė personat fizikė ose juridikė, vendas ose tė huaj, qė janė pronarė tė pasurive tė paluajtshme nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pavarėsisht nga niveli i shfrytėzimit tė tyre. Nė kėtė taksė pėrfshihet taksa mbi ndėrtesėn, taksa mbi truallin urban dhe taksa mbi tokėn bujqėsore. Taksa mbi ndėrtesė paguhet pėr ēdo sipėrfaqe katror tė ndėrtimit nėn dhe mbi dhe. Niveli i kėsaj takse pėrcaktohet nė lekė pėr metėr katror. Tė ardhurat nga kjo taksė kalojnė 100 pėr qind nė llogari tė bashkisė apo komunave ku ndodhet ndėrtesa. Par njė qytetar, apartamenti i tė cilit ndodhet jashtė unazės duhet tė paguajė 45 lekė pėr metėr katror. Ndėrsa njė qytetar, banesa e tė cilit ndodhte brenda unazės sė Tiranės duhet tė paguajė 65 lekė pėr metėr katror. Nga taksa pėr truallin pėrjashtohen pronat e shtetit dhe tė njėsive tė qeverisjes vendore qė pėrdoren pėr qėllime jo fitimprurėse, trualli qė shfrytėzohet nga qiramarrėsit me qira tė pa liberalizuar dhe trualli qė pėrdoret nga komunitet private.
Taksa e ndikimit nė infrastrukturė
Pėr tė gjitha ndėrtimet qė kryen investitori duhet tė paguajė taksė. Sipas ligjit tė sistemit tė taksave, vlera e taksės pėr ndėrtimet, e cila realizohet jo nė bashkinė e Tiranės, ėshtė 4 pėr qind e vlerės sė investimeve, ndėrsa vlera e taksės pėr ndėrtimet tė cilat realizohen nė bashkinė e Tiranės, ėshtė 6 pėr qind. Kjo taksė paguhet nga investitorėt dhe kalon nė llogari tė bashkisė apo komunės ku realizohet ndėrtimi.
Taksa mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė
Taksa mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e paluajtshme vendoset pėr ndėrtesat dhe tė gjitha pasuritė e paluajtshme nė ēastin e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė mbi to. Taksa paguhet nga personi juridik, i cili shet ose dhuron pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme, para kryerjes sė regjistrimit, nė pėrputhje me aktet ligjore nė fuqi.
Taksa e regjistrimit tė automjeteve
Baza e taksės sė regjistrimit tė pėrvitshėm tė automjeteve ėshtė lloji i mjetit tė transportit rrugor. Niveli i taksės shprehet nė njė kuotė tė caktuar, sipas llojit tė mjetit. Detyrimi pėr taksėn i takon pronarit tė mjetit. E ardhura nga taksa, pėr ēdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor, drejtoritė rajonale, para kryerjes sė kontrollit teknik vjetor tė mjetit. Taksa derdhet pėr llogari tė bashkisė ose komunės, ku pronari i mjetit ka vendbanimin ose selinė, brenda datės 10 tė muajit pasardhės. Ndėrkohė sipas ligjit tė taksave vendore duke filluar nga 1 janari kjo taksė do tė pėrcaktohet sipas ligjit tė taksave vendore.
Taksa e fjetjes nė hotel
Baza e taksės sė fjetjes nė hotel ėshtė ēmimi i fjetjes, sipas rastit, pėr dhomė ose pėr person, pėr njė natė. Niveli i taksės nuk duhet tė kalojė 5 pėr qind tė ēmimit tė fjetjes. Detyrimi pėr taksėn llogaritet si shumėzim i nivelit tė taksės me ēmimin e fjetjes dhe numrin e netėve tė qėndrimit nė hotel. Detyrimi pėr taksėn i takon klientit qė strehohet nė hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli pėr llogari tė bashkisė ose tė komunės, nė territorin e sė cilės ndodhet hoteli.
Taksa pėr ushtrimin e veprimtarisė sė peshkimit
Vjelja e taksės pėr ushtrimin e veprimtarisė sė peshkimit bėhet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Peshkimit, e cila pėrfiton njė komision 5 pėr qind tė tė ardhurave tė arkėtuar nga kjo taksė. Kjo taksė ėshtė vjetore dhe paguhet brenda tremujorit tė parė tė vitit nė vazhdim. Drejtoria e Pėrgjithshme e Peshkimit ėshtė e detyruar t'i transferojė taksat e velura nė llogarinė e bashkisė apo komunave brenda datės 30 tė muajit nė tė cilėn ėshtė arkėtuar taksa.
Taksat e tjera
Sipas ligjit tė taksave vendore, vlera e taksės pėr vendosjen e tabelės dhe taksa e zėnies sė hapėsirave publike pėr biznes pėrcaktohen nga kėshilli bashkiak.

ILIRI

Numri i postimeve: 4304
Reputation: 46
Points: 16153
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi