ILIRIADA PORTAL

Bisedė me dy vėllezėrit Drishti, policė nė Nju Xhersi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04112008

Mesazh 

Bisedė me dy vėllezėrit Drishti, policė nė Nju Xhersi




NGA DALIP GRECA
“Ban me ken shkodran, tė tana i ban, edhe polic nė Amerikė…”
Qė ka njė numėr tė konsiderueshėm shqiptarėsh policė, tė cilėt sigurojnė rendin e qetėsinė nė Amerikė, kjo nuk pėrbėn asnjė ēudi. Ajo ēka duket e habitshme konsiston nė faktin se nga njė familje shkodrane ka dalė jo njė, por dy policė. Rastėsia e dytė ėshtė se qė tė dy vėllezėrit e kanė marrė vendimin pėr t’u veshur policė nė njė ditė; rastėsia e tretė qėndron nė faktin se janė pranuar qė tė dy pa asnjė vėrejtje.

Ata janė vėllezėrit Edmond dhe Arben Drishti me banim nė Nju Xhersi.

Biseda nė redaksinė e “Illyrias” nis me humor:

-Kot thonė se ban me ken shkodran, tė tana i ban... pėrveē …polic, - qeshet Edmondi, njėri prej vėllezėrve Drishti, i cili ėshtė pak mė i madh edhe nė moshė, por edhe nė gradė. Edmondi ka gradėn rreshter, ndėrsa Arbeni sapo e ka fituar gradėn e re dhe pret ceremoninė. Edmondi ėshtė mbikėqyrės dhe ka nėn komandė disa policė.

Tė dy vėllezėrit vendimin pėr tė shėrbyer nė polici e kanė marrė vonė, pasi kanė pėrfunduar fakultetet.

Pyetjes sė pėrbashkėt qė u adresoj tė dyve: Pėrse zgjodhėt policinė pėr profesion?, - u japin pėrgjigje tė ndryshme, por nė thelb me tė njėjtėn esencė. Edmondi pėrgjigjet:

- Ėndrra ime nuk ka qenė policia. Kam pasur dėshirė qė tė ecja nė gjurmėt e nėnės time, qė ka qenė njė profesoreshė e pasionuar. Kam studiuar pėr mėsuesi. Kjo ishte dėshirė edhe e nėnės. Ajo ka qenė profesoreshė nė Prishtinė. Dhe unė nisa studimet pėr shkencė, histori dhe biologji. Pėrfundova me rezultate tė mira. Madje nisa tė studioj pėr pak kohė edhe pėr mjekėsi, por… daja, Shpėtim Dushaj, ndikoi qė unė tė ndryshoja drejtimin e studimeve. Argumentet e tij ishin praktike: Policėt kanė pagesė tė mirė, kanė pushime, sigurime dhe gjithēka tjetėr u duhet nė Amerikė. Pastaj edhe mosha e rinisė, ku merret nė sy aventura, rreziku, ka pasur peshėn e vet nė marrjen e vendimit. Qyteti ku ne jetojmė na njeh pėr djem tė mbarė dhe shėrbimi aty do tė kishte siguri. Ata do tė na mbėshtesnin nė detyrėn e re, pėr t’u siguruar rend e qetėsi. Dhamė provimin nė njė ditė sė bashku me vėllanė. Dolėm shkėlqyeshėm. Ja, kėshtu u bėmė policė, - pėrfundon rrėfimin Edmondi.

Arbeni, vėllai mė i vogėl, pat studiuar pėr degėn e menaxhim-biznesit, por edhe ai nuk e la tė vetėm vėllain. Ai e pėlqen “aventurėn” dhe ka shėrbyer pėrherė nė sektorė tė vėshtirė.

Arbeni e formulon shkurt pėrgjigjen: Si mund ta lija vetėm vėllanė tim tė madh?

Qė nga viti 1997, kur e nisėn rrugėn e vėshtirė tė policisė, dy vėllezėrit kanė njohur veē suksese. Ndėrsa rrėfejnė ēaste tė vėshtira nga pėrballja me krimin, u drejtoj njė tjetėr pyetje tė pėrbashkėt:

- A ka pasur qoftė edhe njė moment tė veēantė, kur tė jeni penduar pse keni marrė vendimin pėr t’u veshur policė?

Pėrgjigja e Edmondit ėshtė e prerė:

-Jo, nuk e kam e pėrjetuar ende pendesėn. Qė kur morėm vendimin pėr t’u veshur policė, e morėm parasysh se po i hynim njė aventure qė pėrmbante nė vetvete edhe rrezikun. Nuk them se detyra ishte e lehtė, pėrkundrazi, tepėr e vėshtirė. Merre me mend, ne s’ishim mėsuar qė tė rrinim natėn jashtė, nė ēfarėdolloj moti, ftohtė apo nxehtė, qė tė pėrgjonim nėpėr qoshe pa dritė, ku lėvizte elementi i inkriminuar. Ka qėlluar qė tė rrimė tėrė natėn jashtė, nga 12 pas mesnate deri nė mėngjes. Dhe errėsira e natės mund tė tė pėrballė me ēdo lloj krimineli, i cili mund tė tregohet mė i shkathėt dhe mund tė na e merrte jetėn. E duke qėndruar me orė tė vetmuar pėrballė kriminelit dhe errėsirės, edhe mund tė ketė kaluar vetėtimthi mendimi pse rrezikova, por jo pendesė, nuk ka pasur, - thotė Edmondi.

Plotėson Arbeni:

- Ne nuk na ēoi njeri me zor, vetė e zgjodhėm aventurėn. Nuk kemi pse pendohemi. Unė kam pasur ēaste tė vėshtira, por asnjėherė s’kam thėnė pse e zgjodha policinė pėr profesion. Jam i ndėrgjegjshėm se rreziku pėrgjon pas ēdo rasti qė mė jepet pėr tė siguruar qetėsinė e qytetarėve amerikanė, por rreziku mė ka bėrė mė tė vėmendshėm, mė syhapur ndaj kriminelėve.

Cili ka qenė rasti mė i vėshtirė i karrierės tuaj?, - e pyes Arbenin.

Pasi mendohet njė hop, jep njė pėrgjigje pa shumė detaje:

- Kam bėrė shėrbim nė vende tė vėshtira, ku elementėt e krimit kanė vendqėndrimin e tyre. Shpesh ka blloqe tė tėra tė lagjeve tė varfra, kryesisht ato qė janė projekte tė ndėrtuara nga shteti, ku lėviz shpesh elementi kriminal. Kam dhe njė koleg tjetėr shqiptar qė punon me mua nė ato lagje tė varfra. Kemi pasur raste tė rrezikshme, por me guxim i kemi kaluar.

- Cili ka qenė rasti mė i vėshtirė i karrierės 10-vjeēare?, - e pyes Edmondin.

Pėrgjigja e tij:

- Rastet e rrezikshme i kemi bashkudhėtare nė shėrbim, por mendoj se i kemi provuar nė fillim, sepse atėherė na mungonte edhe pėrvoja, emocionet dhe ankthi ishin shqetėsuese. Ju kėrkoni njė rast? Mirė, po sjell njė tė atillė. Sapo kemi pasė dalė prej Akademisė sė Policisė. Rasti ishte i tillė: Nė radio morėm lajmin se ishte vrarė njė mėsues nė lagjen pranė shkollės. Ishte nė kėrkim vrasėsi. U thashė se ishim tė rinj nė detyrė, nuk kishim pėrvojė nė raste tė tilla. Para sysh na kalonte mėsuesi i shtrirė pėrtokė nėn pellgun e gjakut dhe njė kriminel qė bridhte me pistoletė nė dorė dhe nga ēasti nė ēast mund tė merrte jetė tė tjera. Fantazia vepron pa limit nė ato momente. Emocionet nė kėto raste kalojnė nė ankth dhe gjendja shpirtėrore rėndohet. Situata e rėnduar vazhdoi pėr njė kohė, por mė nė fund u mėsua se vrasėsi i mėsuesit kishte vrarė veten.

Pėr Benin ēasti mė i vėshtirė ka qenė rasti kur njė fėmijė 15-vjeēar largohet nga zyra e gjykatės. Mė pas kujton dhe njė rast makabėr, ku ka gjetur njė ēift kryeprerė.

- Po vetė a keni qenė ndonjėherė nė rrezik?, - drejtoj njė tjetėr pyetje tė pėrbashkėt pėr dy vėllezėrit Drishti.

Pėrgjigjet Edmondi:

- Natyrisht qė kam qenė nė rrezik, por Arbeni ka qenė mė i rrezikuar, sepse ka bėrė shpesh shėrbime nė lagjet problematike. Policėt gjenden tė rrezikuar shpesh prej elementėve kriminalė, qė nganjėherė veprojnė nė grup dhe dalin nga skutat tamam si ato karrocat nė errėsirė. Ka njė ngjarje tė vitit 1999, kur ai qe vėrtet nė rrezik, por falė guximit i kaloi me qetėsi ato.

Arbeni ėshtė polic i terrenit dhe i pėrballur shpeshherė me elementėt e inkriminuar. Kur i kėrkoj qė tė sjellė ndonjė rast, kur ai ka qenė pėrballė elementėve tė tillė, me modesti sjell njė ēast tė tillė:

- Para ca kohėsh, po ecnim nė kėmbė duke kontrolluar lagjen, ku kishim informacion se elementi kriminal ishte i organizuar. Ishim pak policė, njė patrullė e vogėl, ndėrsa ata mė shumė se 100. U ndiem tė rrezikuar. Kėrkuam ndihmė dhe e kapėrcyem situatėn. Nė njė rast tjetėr ishte e ekspozuar njė kolege e policisė. Njė tufė kriminelėsh iu lėshuan kapitenes dhe jeta e saj u vu nė rrezik. Ndėrhyra me gjakftohtėsi, duke u tėrhequr vėmendjen kriminelėve dhe arrita qė ta ndihmoj kapitenen, ndėrsa kriminelėve iu tregua vendi…

Ky rast ėshtė pėrshkruar edhe nga gazetat e Nju Xhersit.

***

Nė Nju Xhersi tani banojnė shumė shqiptarė, sidomos tė ardhur pas viteve 1990. Ka dhe nga ata qė kanė ardhur qė pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe mbetėn nė kėtė shtet. Dy vėllezėrit policė tregojnė se shqiptarėt nuk shquhen pėr thyerje tė ligjit. Nė pėrgjithėsi janė korrektė dhe i shmangen pėrplasjes me ligjet amerikane. Shkalla e kriminalitetit tė komunitetit shqiptar ėshtė nė shifra tė ulėta. Gjithsesi, ua drejtova pyetjen:

- Ka qėlluar ndonjėherė gjatė shėrbimit kur shkelėsi i ligjit tė ketė qėlluar shqiptar?

Pėrgjigjet Arbeni:

-Edhe ka qėlluar, sidomos nė trafik. Pak kohė mė parė mė ka qėlluar njė shqiptar i Kosovės. Nė fakt, nė shėrbim ne ishim qė tė dy policė shqiptarė, qė e ndalėm atė. U krijua njė situatė pak e ngarkuar kur i thamė pse po i shkel rregullat e trafikut. Ai dukej i frikėsuar dhe po pėrpiqej tė justifikohej. Nė fund, pasi i pamė dokumentet, e pyetėm nga ishte, pasi anglishten e shqiptonte me aksent.

- Jam shqiptar, - na tha.

Kur i thamė se edhe ne ishim shqiptarė, atij i ndryshoi fytyra dhe filloi tė na falėnderonte. E udhėzuam tė kishte kujdes tjetėr herė...

- Si reagojnė shqiptarėt kur mėsojnė se edhe ju jeni shqiptarė?

Flet Beni sėrish:

- Njė herė kam qenė civil nė shėrbim. Ma kanė parė shqiponjėn tatu nė krah dhe mė kanė parė me njė sy tjetėr. Shkelėsi i ligjit kur ma ka parė tatunė, i ka ndryshuar fytyra.

- Ti je shqiptar?, - mė ka pyetur.

- Po, - i jam pėrgjigjur.

- Po dhe unė jam shqiptar… Tė lutem mė ndihmo…

Jam pėrpjekur t’ia lehtėsoj gjendjen, duke e lehtėsuar masėn e ndėshkimit, por nuk kam harruar ta porosis se para ligjit tė gjithė janė tė barabartė dhe tė kishte kujdes tjetėr herė.

Arbeni, duke qenė polic i terrenit, ka pasur shpesh raste kur ka shpėtuar jetė qytetarėsh dhe kriminelėve u ka treguar vendin. Madje ka pasur disa raste kur shėrbimi i mirė tek qytetarėt ka merituar falėnderim publik.

Dy vėllezėrit policė tregojnė se armėt pa leje mbeten njė rrezik i pėrhershėm pėr jetėn e qytetarėve, prandaj ata i kushtojnė shumė vėmendje kapjes nė flagrancė tė kėtyre rasteve dhe ēarmatimit. Arbeni tregon se ka pasur me dhjetėra raste kur i ka zėnė me revole elementėt e inkriminuar.

- Ēarmatosja nuk ėshtė njė veprim i lehtė dhe jo rrallė mbart rrezik pėr jetėn. Kemi qenė me makinė nė njė rast, duke kryer patrullimin. Dikush na ka treguar pėr njė person se kishte pistoletė dhe se pėrbėnte rrezik pėr qytetarėt. Kemi lėnė makinėn dhe kemi filluar ta gjurmojmė tė dyshuarin. E kemi kryer kontrollin nė flagrancė dhe e kemi kapur armėn. Befasia jonė nuk i dha kohė atij tė reagonte. Por nuk ndodh gjithmonė kėshtu. Elementi kriminal pėrdor dredhitė dhe taktikat e veta dhe ndodh qė mund tė rrezikojė jetė policėsh. Ka qėlluar njė rast tjetėr. Kam marrė informata se njė person me kėto e ato cilėsi, me kėtė paraqitje, e me kėtė veshje, ka njė pistoletė, me tė cilėn kishte kėrcėnuar qytetarėt. I jemi afruar me makinė. Nė njė moment tė pėrshtatshėm kemi dalė nga makinėn dhe direkt i kam drejtuar pistoletėn dhe i kam kėrkuar t’i bindet kontrollit. Ai e kishte pėrdorur njė dredhi. Nuk ia gjetėm me vete, por e detyruam tė na tregonte se e kishte fshehur nė makinė pistoletėn. Njė tjetėr rast na kishin treguar njė person tė armatosur, i cili kėrcėnonte njė vajzė me pistoletė. Na morėn nė telefon. Shkuam. E kemi ndalė personin e dyshuar, por partneri qė kisha atė natė ishte njė tip jo i shkathėt dhe pak frikacak. Nė momentin e kontrollit ka qenė i papėrgatitur ai kolegu dhe e kam lėnė tė kalojė personin e dyshuar. E kam tėrhequr mėnjanė kolegun dhe i kam tėrhequr vėmendjen duke i kėrkuar qė tė mbledhė veten. I them se do t’i kalojmė prapė afėr dhe unė do t’i drejtoj pistoletėn e ti do ta kontrollosh me kujdes. Kėshtu vepruam. E ndalėm nė njė kohė kur ai ishte i shkujdesur dhe nuk mendonte se mund tė rikontrollohej. Mirėpo kolegu im ende s’ishte ēliruar nga gjendja e pasigurisė. Kontrollon dhe mė thotė se nuk ka armė. I them kontrollo se diku aty e ka fshehur. Ka kontrolluar mė me kujdes dhe ia ka gjetur tė fshehur nėn njė xhep tė posaēėm, - thotė Arbeni.

Si mund tė jetė njė ditė e zakonshme shėrbimi pėr policėt e Nju Xhersit?

Nė fakt, Edmondi erdhi nė redaksi pas njė nate shėrbimi dhe ai tregon se ēfarė tė veēante pati nė shėrbimin e tij. Ja se si i pėrgjigjet ai pyetjes:

- Kam qėndruar nė vend-shėrbim. Kam pritur dhe pėrcjellė lajmet qė mė vinin nga pikat e kontrollit tė policisė. Jam marrė me rastet qė mė janė raportuar. P.sh. njė rast mė njoftuan se njė femėr nuk kishte respektuar shenjat e trafikut dhe se po e ngiste makinėn nė gjendje tė pijshme. Pra, ishte e dehur. Mė lajmėroi polici i kontrollit se ajo s’ėshtė ndalur nė semafor, edhe pse shenja ishte pėr tė ndalur. E ka ndjekur polici. I thashė nė radio: Shoqėroje dhe pas pak mė ke aty. Shkova atje. E nxora nga makina. E pyeta se mos kishte ndonjė shqetėsim shėndetėsor, nėse ėshtė diabetike apo jo. M’u pėrgjigj se nuk ishte e sėmurė, por kishte qenė nė njė mbrėmje miqsh dhe se kishte pirė 2-3 gota dhe kaq. Mirėpo ajo dukej se kishte pirė shumė. Ishte tapė, si i themi ne nė shqip. I them: Qėndro me njė kėmbė dhe ēoje kėmbėn tjetėr 6 cm nga toka. E ēon, por nuk e mban ekuilibrin. -- Mė fal, - thotė, - kėtė kėmbėn e kam keq, nuk qėndroj dot.

- Nuk tė thashė tė qėndrosh me kėmbėn qė ke keq, mbėshtetu mbi kėmbėn e shėndoshė dhe ngri kėmbėn e keqe. Por asgjė s’ishte nė gjendje qė tė bėnte. Dukej se ishte e pijshme.

Pastaj i bėra njė provė tjetėr duke i treguar pikėn e lapsit. Ajo lėvizte kokėn dhe s’mundte qė ta ndiqte vetėm me sy lėvizjen.

Nė fund e pranoi se ishte e pirė. E ndalėm. E arrestuam. I bėmė matjen e alkoolit dhe e ndėshkuam sipas ligjit.

Ky ishte rasti mė flagrant, njoftimet e tjera ishin kryesisht informuese, - mbyll rrėfimin e shėrbimit tė fundit Edmondi.







***

Numri i shqiptarėve qė shėrbejnė nė policinė amerikane po vjen duke u rritur. Edmondi dhe Arbeni tregojnė se janė mė shumė se dhjetė policė shqiptarė nė Nju Xhersi dhe numri ka tendencė qė tė rritet. Edhe nė Nju Jork ka disa policė shqiptarė, madje njėri ėshtė me gradė tė lartė nė qarqet drejtuese tė policisė njujorkeze.

Dy vėllezėrit po pėrpiqen qė tė krijojnė njė asosacion tė pėrbashkėt pėr policėt shqiptarė. Ėshtė fjala pėr njė Agjenci Shqiptaro-Amerikane pėr mbrojtjen e ligjit, agjenci qė e kanė italianėt, irlandezėt ose kombėsi tė tjera kėtu nė SHBA. Synimi ėshtė qė tė gjithė policėt shqiptaro-amerikanė tė kenė njė shoqatė tė tyre, dhe tė krijojnė mundėsi ndihme pėr kolegėt e tyre shqiptarė ose pėr benefite tė tjera qė rrjedhin prej ligjeve amerikane.

Edmondi mendon se shqiptarėve u shkon pėr shtat dhe karakter detyra e policit. Shqiptari ėshtė trim prej natyre dhe pėr policin trimėria ėshtė arma mė e mirė pėr t’u mbrojtur nga kriminelėt. Kohėt po ndryshojnė, policėt merren me fakultet dhe numri i shqiptarėve qė po kėrkojnė tė shėrbejnė nė polici pas kryerjes sė fakulteteve, po vjen nė rritje.

***

ad

Numri i postimeve: 4185
Reputation: 58
Points: 18361
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Bisedė me dy vėllezėrit Drishti, policė nė Nju Xhersi :: Komentet

Mesazh prej Tue Nov 04, 2008 12:02 pm nga ad

Dy vėllezėrit e flasin gjuhėn shqipe shumė bukur, edhe pse kanė lindur nė SHBA. Madje edhe fėmijėt e tyre flasin shqip. Kjo ėshtė njė mrekulli sepse sigurohet mbijetesa e gjuhės shqipe edhe nė brezin e tretė. Edmondi thotė se nėna ka meritėn qė ata e flasin aq pastėr gjuhėn e bukur shqipe. Vetė Edmondi ėshtė kėmbėngulės nė ruajtjen e gjuhės shqipe. Ai kujton njė rast kur ishte nė moshėn 12 vjeē. Kishte harruar fjalėn “ēekiē”. - M’u duk se kisha bėrė njė faj, - thotė ai. Fillova tė bėhem mė i interesuar pėr ēdo fjalė nė shqip. Atėherė dilte dhe gazeta e Legalitetit, “Atdheu”. Fillova ta lexoj, kisha vėshtirėsi. Pėrpiqesha qė tė lexoja mė shumė. Dėgjoja edhe Hysen Mulosmanin dhe Rasim Sinėn nė radion ”Zani i Atdheut”. Kur flisnin shpejt, qėllonte qė nuk i kuptoja tė gjitha fjalitė. Atėherė bėja mė shumė pėrpjekje pėr tė mėsuar mė shumė duke folur me nėnėn.

- Cili ishte motivi qė ju shtynte tė mėsonit shqip?, - e pyes Edmondin.

- Po qėllonte shpesh qė takonim shqiptarė dhe nuk donim qė tė mbeteshim gojėmbyllur pėrpara tyre. Pastaj, mendonim se njė ditė Shqipėria do tė hapej dhe ne do tė shkonim atje . Po ē’shqiptarė mund tė ishim ne kur s’do tė ishim nė gjendje tė flisnim shqip? Si do tė komunikonim me ta? Dhe vėrtet kjo kohė erdhi. Ne nuk e patėm tė vėshtirė tė komunikonim me njerėzit tanė, ndėrkohė qė dy motrat qė kishin lindur kėtu, kur shkuan nė Shkodėr e Shirokė tek tė afėrmit, s’dinin njė fjalė shqip dhe iu desh tė ktheheshin shpejt nė SHBA.

Nė familjet Drishti vazhdimėsia e tė folurit shqip ėshtė siguruar. Edhe fėmijėt e tyre flasin shqip. Edmondi ka dy djem, Dante Drishti qė ėshtė 6 vjeē e gjysmė dhe Luani, qė bėhet 4 vjeē mė 8 janar.

Ndėrsa Arbeni ka njė djalė 7 vjeē, qė i ka vėnė emrin e tė atit, Bahri, dhe njė vajzė katėr vjeēe.

- Si e kujtojnė vizitėn e parė nė Shqipėri dy vėllezėrit Drishti?

Pėrgjigjet Edmondi:

- Nėna jonė e mirė na pėrgatiti shpirtėrisht para se tė shkonim atje. Na tha se atje kishte vėshtirėsi tė shumta, prandaj tė tregoheshim tė fortė pėr tė pėrballuar gjithēka. Kur shkuam atje, nuk na bėnė shumė pėrshtypje vėshtirėsitė. Ne kishim mall pėr atdheun pėr tė cilin na kishin folur aq shumė nė familje. Vėrtet kishim lindur kėtu nė Amerikė, por prindėrit na kishin ushqyer me dashurinė pėr atdheun dhe kombin. Kėshtu qė me kėtė ndjenjė zbritėm nė Shqipėri. Nė Kosovė kishim shkuar edhe mė parė, ndėrsa nė Shqipėri jo.

Edmondi kujton qė kur ishte i ri kishte bėrė kėrkesė nė ambasadėn shqiptare nė Francė qė tė shkonte tė vizitonte Shqipėrinė. Ata qesheshin me kėrkesat e tij qė i dėrgonte me shkrim dhe i kthenin pėrgjigje mohuese standarde: Jo t’i nuk je pėr nė Shqipėri. Ti nuk mund ta vizitosh Shqipėrinė.

- E kuptova vonė se i biri i njė tė arratisuri politik nuk mund tė vizitonte vendin e tij komunist, - thotė Edmondi.

- Si shkoi vizita e parė nė Shqipėri?, - e nxis bisedėn mė tej.

Pėrgjigjet Arbeni:

- Kur shkuam atje, ēfarė tė shihnim! Lopė nė aeroport, kėmbėsorė nė rrugė makine, karroca dhe qerre mes qytetit. Pastaj mjediset higjienike mungonin. Banjot alla turke sa s’tė shkonte mendja me shku as pėr njė javė… Kur donim tė bėnim dush, s’kishte drita. Shkonim nė qytet dhe i drejtoheshim hotel “Rozafės”, ku paguanim nėn dorė pėr njė dush tė shpejtė…

Edmondi tregon se gjatė vizitave nė Shqipėri ka takuar shumė policė shqiptarė. Ai shprehet plot respekt pėr policėt shqiptarė, tė cilėt, siē thotė ai, e kryejnė shėrbimin nė kushte tejet tė vėshtira dhe pa mjetet e domosdoshme tė mbrojtjes nga kriminelėt, kanė pagesa tė ulėta dhe janė pa benefite. Ata pėrballen me keqbėrėsit me mjete tė pakta teknike dhe me rroga tė vogla. Shumė policė janė vrarė pėrballė kriminelėve dhe fėmijėt e tyre kanė mbetur jetimė. Nuk kanė sigurim pėr familjet e fėmijėt e tyre. Shqipėria nuk mund tė heqė korrupsionin po nuk rriti rrogat e policėve dhe t’u sigurojė jetėn atyre.

Tė dy vėllezėrit Drishti me bashkėshortet, fėmijėt dhe tė atin, Bahrinė, shkojnė ēdo verė nė Shqipėri me pushime. Kanė ndėrtuar njė vilė nė Velipojė, ndėrkohė qė pėlqejnė edhe Sarandėn, ku shkojnė e pushojnė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Nov 04, 2008 2:13 pm nga shqiptari

Bravo, bravo! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi