ILIRIADA PORTAL

Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26112008

Mesazh 

Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar




Besnik Dizdari
50 vjet mė parė, mė 23 nėntor 1958 nė Tiranė, ėshtė themeluar Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar, nė njė prej periudhave mė tė ēuditshme tė forcimit tė asaj qė quhej Republika Popullore e Shqipėrisė e Regjimit Komunist, nėn mbulesėn e sovjetizimit tė papamė tė jetės shqiptare. Madje nė tė gjitha kahet e saj. Ishte njė themelim i vonuar, kur kujton se vendet e tjera, tė tė ashtuquajturit Kampi Socialist, tė shndėrruar nė vende komuniste mbas Luftės sė Dytė Botėrore, i kishin themeluar Komitetet e tyre Olimpike Kombėtare prej kushedi sa kohėsh: Hungaria mė 1895, Rumania mė 1914, Polonia mė 1919, Ēekosllovakia mė 1919, Bullgaria mė 1923. Kėsioji, Shqipėria ishte e fundit, por bėhet pjesė e “treshes komuniste”, tė cilat e kishin themeluar Komitetin e tyre Olimpik Mbasluftės: BRSS dhe RDGJ mė 1951 dhe Shqipėria nė fund, mė 1958.
Shqipėria sportive e vitit 1958
Nė tė vėrtetė, viti 1958 ėshtė ndėr vitet mė sportivė nė historinė e Shqipėrisė. Kėshtu, pėr tė shkuar te dita e 23 nėntorit 1958, kur u themelua Komitetit Olimpik Shqiptar, siē u quajt ai pėr disa javė tė asokohe, Shqipėria nxitonte nė ditė tė pandalshme “feste” propagandistike, qė nisin mė 11 janar 1958, kur nė Ulėz tė Matit pėrurohet me bujė Hidrocentrali i parė i madh nė Shqipėri, me emrin "Karl Marks", ai mbi lumin Mat, nė praninė e Enver Hoxhės dhe tė gjithė udhėheqjes sė PPSH. Dy muaj mė vonė, mė 5 mars 1958, Gazeta "Sporti popullor" shpall pėr herė tė parė pėrmes njė votimi nė faqet e gazetės, "10 sportistėt mė tė mirė tė vitit", qė i pėrkisnin vitit 1957. Pėr histori fillese kujtojmė se dhjetėshja e parė fituese ishte kjo:
Rifat KAZAZI/ Partizani, Napoleon LLALLA/ Locomotiva, Pina THANI/ Vllaznia, Fatmir MEKA/ 17 Nėntori, Refik RESMJA/ Partizani, Hysni BEBEZIQI/ Partizani, Vangjo AFEZOLLI/ Dinamo, Kimete PREGJA/ 17 Nėntori, Jorgji KONA/ Partizani, Bilal AGALLIU/ Partizani.
Dy muaj tė tjerė mė vonė, mė 13 maj 1958, nė Tiranė me praninė e udhėheqėsve tė PPSH Enver Hoxha, Beqir Balluku, Liri Belishova, Manush Myftiu dhe Ramiz Alia mbahet Konferenca e Parė Kombėtare e BFSSH (Bashkimi i Fizkulturistėve dhe Sportistėve tė Shqipėrisė), organizatė qė themelohet kėshtu pėr herė tė parė dhe qė do tė jetė organizata sportive e Regjimit deri mė 1991, nė duart e sė cilės do tė jetė drejtimi dhe diktati i ecurisė “socialiste” simbas modelit komunist tė kulturės fizike e sporteve nė Shqipėri. Konferenca qė pėrshėndetet nga KQ i PPSH me njė deklaratė tė posaēme si dhe me fjalimin e Manush Myftiut, zėvendėskryetar i parė i Kėshillit tė Ministrave dhe Ministėr i Arėsimit dhe Kulturės, zgjedh Kėshillin e Pėrgjithshėm tė BFSSH dhe Komitetin e BFSSH i pėrbėrė nga Kiēo Karaguni (kryetar i Komitetit tė Kulturės Fizike e Sportit), Pandi Allabashi dhe Anton Mazreku nėnkryetarė si dhe Astrit Nishani, Drit Ēaushi, Gani Goxhi, Ilia George, Kimete Pregja, Koēi Zengo, Loro Boriēi, Marie Ranzi, Minella Kapo, Napoleon Llalla, Sotir Kamberi, Tafil Hamzai, Telo Mezini, Todi Lubonja si anėtarė.
Mandej, kalohet rrufeshėm te sporti i mirėfilltė. Kėshtu, mė 24 maj 1958, atmosfera sportive pasurohet tejet me zhvillimin e garės sė parė ndėrkombėtare ēiklistike e zhvilluar ndonjėherė nė Shqipėri, ajo me pjesėmarrjen e ekipit ēiklistik Dukla tė Brnos tė Ēekosllovakisė. E zhvilluar nė pesė etapa ajo fitohet nga Kashpar i Duklės, mbas tė cilit renditen tė katėr shokėt e tij. Edhe si ekip fiton Dukla, e ndjekur nga Partizani dhe 17 Nėndori. Rezultatin mė tė mirė pėr shqiptarėt e arrin Eqrem Shaba, njė nga ēiklistėt mė tė mirė shqiptarė tė epokės, i cili renditet i 6-ti (tė pesė vendet e para i fitojnė ēiklistėt ēekosllovakė). Vetėm pak ditė mė mbas (15 qershor 1958) mbėrrin nė Shqipėri Kombėtarja e RDGJ-sė nė basketboll pėr meshkuj pėr takime miqėsore. Ajo fiton me Kombėtaren e Shqipėrisė 82-66 dhe 73-61, dy ndeshje kėto tė luajtura nė Stadiumin e Lojėrave "Studenti" para 4000 shikuesve. Pėrballė saj ishte njė Kombėtare e Shqipėrisė e pėrbėrė nga F.Meka, J.Kona, N.Hercek, L.Shatku, S.Osmani, V.Ademi, F.Borova, B.Bumēi, Dh.Papa, Nj.Lleshi, I.Teneqexhi, F.Qirici me trajnerė Naim Pilku dhe Kiēo Gjata. Nėn emrin “Berlini”, RDGJ luan edhe dy ndeshje tė tjera: Vllaznia - Berlini 43-54, Labinoti - Berlini 39-58. Mbas njė muaji, mė 23 korrik 1958, nė Tiranė zhvillohet Kampionati Kombėtar i Atletikės sė Lehtė me pjesėmarrjen edhe tė ekipit pėrfaqėsueses tė Republikės Sovjetike Socialiste tė Armenisė tė Bashkimit Sovjetik, ku armenėt i fitojnė tė gjitha garat, me pėrjashtim tė kėrcimit sė gjati ku fiton atleti i shquar shqiptar Hysni Bebeziqi me 6.68 metra pėrballė 6.67 tė armenit Tumanian.
Nuk kalon shumė, vetėm pak javė dhe nga 30 gushti – 11 shtatori 1958, Shqipėria e pėrbėrė nga F.Meka, P.Murzaku, N.Llalla, A.Kona, Sh.Kau, P.Pelivani, Q.Gjinali, I.Dogani, A.Gjika, A.Aga dhe I.Maloku, merr pjesė nė Kampionatin Evropian tė Volejbollit pėr meshkuj zhvilluar nė Pragė duke zėnė vendin e 11-tė midis 20 ekipeve, dhe duke lėnė mbrapa Turqinė, Holandėn, Finlandėn, Egjiptin, Tunizinė, Belgjikėn, Austrinė, RF Gjermane, Danimarkėn. Eshtė njė sensacion i papamė dhe Shqipėria me trajner Enver Maēin, arrin 6 fitore (3-0 Austrisė, 3-1 Turqisė, 3-1 Tunizisė, 3-0 Egjiptit, 3-1 Finlandės, 3-2 Holandės), pėson vetėm 2 humbje (0-3 nga RDGJ, 0-3 nga Italia), ndėrsa volejbollisti i saj Napoleon Llalla merr ēmimin pėr shėrbimin mė tė mirė, rezultate qė nė tanėsi ēudisin mjedisin e Kampionatit Evropian.
Ndėrkaq, nė tė ashtuquajturėn Spartakiada e Parė Verore e Ushtrive Mike zhvilluar nė Lajpcig tė RDGJ, atleti Hysni Bebeziqi renditet nė gjashtėshen e mė tė mirėve nė trehapėsh me shifrat 14.67 dhe boksjeri Abaz Zalla fiton medaljen e bronztė nė peshėn e lehtė. Por mbi kėto qėndron suksesi i madh i Partizanit tė Tiranės, tė ashtuquajtur i Shtėpisė Qendrore tė Ushtrisė Popullore, emėrtim i kopjuar me besnikėri prej klubit ushtarak CSKMO tė Moskės. Spartakiada e Parė Kombėtare Verore e Ushtrive Mike, siē qe emėrtuar nė mėnyrėn "socialkomuniste" mė tė mundshme, e zhvilluar nė 12 lloje sporti, Turneun e saj tė futbollit e kishte mė tė rėndėsishmin. Dhe mbi tė gjitha sepse vendet komuniste do tė sillnin kėtu skuadrat e tyre tė Ushtrisė tė cilat ishin ndėr mė tė fuqishmet nė secilin shtet dhe pothuajse ekipet kombėtare tė kėtyre shteteve. Nė tė vėrtetė, ishte njė turne nėn parullėn absurde pėr njė lėvizje sportive: "Pėr forcimin e bashkėpunimit vėllazėror tė ushtrive mike". Dhe me njė pėrfaqėsim historik tė Partizanit tė Ushtrisė Popullore tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, i cili do tė mbėrrijė fundoren (finalen) dhe do tė meritojė medaljet e argenta midis 11 skuadrave pjesėmarrėse, ēka ishte njė ngjarje krejt e paparashikueshme. Mbas titullit Ballkanik tė Shqipėrisė mė 1946 dhe mbas pėrfaqėsimit tė saj tė jashtėzakonshėm mė 1948 nė Kampionatin Ballkanik dhe tė Evropės Qendrore, 1958-ta pėr futbollin shqiptar pėrbėnte arritjen mė tė bujshme tė Mbasluftės. Ecuria e ndeshjeve tė Partizanit ėshtė vetdomethėnėse: Partizani – Ushtria RD Vietnam 5-1, Partizani – Dukla Pragė 1-0, Partizani ASK Wortwarts Berlin 2-1, Partizani – CDNA Sofje 0-1.
Eshtė njė sukses i pėrmasave evropiane. Njė njėmbėdhjetėsh i dalė nga njė Kampionat Shqiptar i vetėm 8 skuadrave, tregonte pėr njė zhvillim tė futbollit nė Shqipėri megjithė vogėlsinė e organizmit tė tij. Lojtarėt shqiptarė Sulejman Maliqati, si portjeri mė i mirė dhe Refik Resmja pėr interpretim teknik, marrin Kupa pėrkatėse, dhe Partizani kthehet nė Shqipėri me medaljet e argjenta tė vendit tė dytė. Shtypi shqiptar vazhdon pėr shumė ditė jehonėn dhe gjėja mė e ēuditshme: edhe pse pranon meritat e trajnerit tė madh shqiptar, Rexhep Spahiu, ngre nė qiell trajnerin sovjetik tė mirėnjohurin N.M.Ljukshinov, i cili shumė muaj mė parė kishte punuar nė Shqipėri, por pėr pėrgatitjen pėr kėte turne nuk kishte asnjė minutė punė sa pėr tė shpėrthyer kėsisoji shtypi vendas:
"Nė hartimin e planit tė stėrvitjes na ndihmuan shumė kėshillat e trajnerit sovjetik N.M.Ljukshinov tė cilit i dedikojmė njė pjesė tė mirė tė sukseseve tona, si rezultat i ndihmės qė i jepte vazhdimisht gjatė qėndrimit tė tij nė vendin tonė skuadrės sė Partizanit... Futbollistėt e sportdashėsit e vendit tonė nuk mund tė mos kujtojnė nė kėto dit gėzimi edhe trajnerin sovjetik, shokun N.M.Ljukshinov, i cili dha njė ndihmė tė madhe pėr ta shpėnė akoma mė pėrpara futbollin tonė".
Ishin vite ku asgjė nuk mund tė merrej me mend pa Bashkimin e lavdishėm Sovjetik!
Me kėto suksese tė bujshme, madje kulmore, sporti “i ri” shqiptar, siē e emėrtonte tash e parė Partia pėr tė mohuar si gjithnjė sportin e Paraluftės, do tė shkonte mė nė fund te themelimi i Komitetit tė tij Olimpik. Ndonėse viti ka nė fund tė tij edhe njė premierė tjetėr tė herės sė parė dhe jo aq pėr nga rezultati pėrballė nivelit tė lartė tė sportit evropian, mishėruar prej atij sovjetik. Kėshtu, nga 2-9 shtator 1958 viziton Shqipėrinė njė variant i klubit studentesk tė Tbilisit, nė basketboll pėr femra, "Burevjestnik" i kėtij kryeqyteti tė Gjeorgjisė sė BRSS. Ai zhvillon kėto ndeshje qė janė tė parat tė kėtij rangu ndėrkombėtare pėr basketbollin e femrave nė Shqipėri: Burevjestnik - 17 Nėndori 59-36 dhe 71-32, Burevjestnik - Skenderbeu 68-27, Burevjestnik - Vllaznia 73-38.
Ndėrkaq, nė sportin “administrativ”, mė 21 nėntor 1958, ishin zhvilluar punimet e Konferencės sė Dytė Kombėtare tė Fubollit me temėn “Mbi gjendjen e futbollit nė vendin tonė dhe detyrat pėr tė ardhmen”, mbajtur pėrmes raportit tė Hulo Hadėrit, i cili me kuptimin e sotėm, duhet konsideruar si president i Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr kohėn. Konferenca kishte zgjedhur Komisionin Qendror Vullnetar tė Futbollit ku “zgjidhen” Adem Rada, Haki Kokomani, Alfred Kazanxhi, Hulo Hadėri, Luan Omari, Muharrem Terihati, Myslym Alla, Niko Dilo, Vasil Prifti, Zyber Konēi, Dr.Isuf Dashi.
Njė komision qė me organizimin e sotėm duhet konsideruar si njė lloj Komiteti Ekzekutiv i Federatės Shqiptare tė futbollit, ndonėse asokohe Partia ashtu si dhe Kampionatet Kombėtare tė Futbollit tė viteve ’30, kishte shuar edhe Federatėn Shqiptare tė Futbollit, edhe pse ajo qe themeluar qysh mė 1930 dhe pranuar nė FIFA mė 1932!
Themelimi i Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar
Nė mjedisin e kėsaj atmosfere sportive mė tė pasur se kurr pėr Shqipėrinė e Mbasluftės, do tė mbėrrihet te 23 nėntori 1958. Do tė mbėrrihet vetėm pak ditė mbas mbajtjes sė Plenumit tė Komitetit Qendror tė PPSH nėn temėn “Mbi masat qė duhen marrė pėr shtimin me ritėm tė shpejtė tė prodhimit tė mishit dhe tė qumshtit”, mbajtur prej Sekretarit tė parė tė KQ tė PPSH, Enver Hoxha, qė pasohet me vendimin e stilit kinez tė vendosjes sė punės fizike tė kuadrove drejtuese dhe tė nėpunėsve tė aparateve tė partisė, tė shtetit dhe tė organizatave tė masave. Mbasi kishte shkatėrruar pa mėshirė “bandat” e atyre qė PPSH i quante “tė diversantėve”, mbasi mė 14 dhjetor 1955 ishte pranuar anėtare e OKB, mbasi kishte pranuar nė heshtje vendimet destalinizuese tė Kongresit XX tė Partisė Komuniste (b) tė BRSS, ndonėse burgjet dhe kampet e pėrqėndrimit ende mbanin nėn fré popullin shqiptar, mbasi kishte shkatėrruar grupet armiqėsore tė Konferencės sė Tuiranės dhe tė Bedri Spahiut e Tuk Jakovės, PPSH po kėrkonte tė shpaloste bukur e mirė sportin kombėtar si njė pasqyrė tė njė jete tė qetė e tė shėndetshme socialiste.
Kur mbėrrin nėntori 1958, nėn tonet e pėrkujtimit pompoz tė 41-vjetorit tė Revolucionit tė Tetorit, disi papritmas, mė 28 nėntor 1958, proklamohet themelimi i Komitetit Olimpik Shqiptar (sot KOKSH), i cili zgjedh kryetar tė tij Vasil Konomin, funksionar i PPSH, por njė atlet kampion i viteve ’30, figurė e respektuar e sportit shqiptar. Ndonėse pėr tė ardhur te ky njoftim kjo rrugė e rrufeshme e themelimit tė Komitetit Olimpik Shqiptar kishte paraprirė pa shumė bujė qysh mė 11 nėntor 1958 kur qe ngritur njė “Komision insiator pėr krijimin e Komitetit Olimpik Kombėtar tė RPSH,” siē njoftohet fjalė pėr fjalė, duke i shtuar pėr herė tė parė emėrtimit tė tij pėrcaktimin “kombėtar”. Eshtė njė Komision i pėrbėrė prej 15 vetėsh, i cili zgjedh dhe kryesinė e tij.
Pėr ne tė gazetarisė, me vlerė ėshtė fakti se kryetar i kėtij Komisioni zgjidhet njė gazetar i madh, Anton Mazreku dhe nėnkryetarė dr. Isuf Dashi dhe Vasil Konomi. Dhe pėr ēudi sot na duhet tė vėrejmė se tre njerėzit tė cilėt drejtuan themelimin e Komitetit Olimpik tė Shqipėrisė janė kėta tre sportistė tė shquar tė kohės sė Mbretėrisė: Anton Mazreku, futbollist i Skenderbeut tė Korėēs, po dhe drejtor i “Sportit Shqiptar” qysh nė themelim (1935), dr. Isuf Dashi – tri herė Kampion i shquar me Spotklub Tiranėn e viteve ’30 dhe Vasil Konomi – atlet kombėtaras i Shqipėrisė nė garat e hudhjeve, qysh nė themelimin e parė tė Kombėtares sė saj, madje pjesėmarrės nė tė emėrtuarat Olimpiada Ballkanike (Kampionati Ballkanik i Atletikės sė Lehtė). Interesante ėshtė se kjo treshe emblematike ėshtė nismėtare e projektstatutit tė Komitetit Olimpik Kombėtar i formuluar simbas Statutit tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar (CIO), ku merret me mend roli i madh i njė Anton Mazreku, mbi tė gjitha falė kulturės dhe pėrvojės sė tij tė gjithanshme. Kėsisoji, gazetaria sportive pėrmes figurės sė tij, ėshtė nė krye tė vendit edhe nė kėte themelim historik.
Themelimi i pėrket saktėsisht datės sė 23 nėntorit 1958, ēka do tė thotė se pardje, 23 nėntor 2008 tė Shekullit XXI ka qenė 50-vjetori i themelimit tė Komitetit Olimpik Kombėtar. Ēudia tjetėr e pėrkimit ėshtė se ashtu si pardje, edhe 23 nėntori i 50 vjetėve mė parė ka qenė njė ditė e dielė!
Nga ana zyrtare dhe proceduriale, Komiteti Olimpik i RP tė Shqipėrisė ėshtė krijuar falė njė tė quajture "Konferencė Kombėtare pėr krijimin e Komitetit Olimpik tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė" nėn drejtimin e Kiēo Karagunit, kryetar i Komitetit tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Bashkimit tė Fizkulturistėve e Sportistėve tė Shqipėrisė (BFSSH), qė ishte organizata e drejtimit komunist tė sporteve nė Shqipėri, mu ajo qė mbas pak do tė luante rolin e saj kryesor pėr zhdukjen e Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar, qė nuk do tė vononte.
Konferencėn themeluese e hap veterani i sportit Vasil Konomi, siē thamė, njė sportist i viteve '30, ish partizan dhe njeri i lėvizjes komuniste shqiptare, i cili deri nė atė ditė mbante funksione shtetėrore dhe partiake. Raportin e kėsaj konference do ta mbante Dr. Isuf Dashi - tri herė kampion me SK Tiranėn e futbollit nė vitet '30. Konferenca miraton ndėrkaq statutin e KOKSH tė RPSH, dhe shpejt e shpejt bėn zgjedhjet e njė komiteti prej 19 vetėsh thuajse tė paqortueshėm pėr periudhėn paksa liberale tė mbas Kongresit XX tė PK tė BRSS, tė pėrbėrė nga kėta 19 anėtarė tė parė:
Anton Mazreku, Avni Zajmi, Bujar Hoxha, Dashuri Gjerazi, Dervish Lisi, Enver Muriqi, Evgjeni Kote, Ibrahim Dizdari, Isuf Dashi, Koci Zengo, Minella Kapo, Osman Palushi, Petrit Murzaku, Refik Resmja, Sotir Polena, Telat Verzivolli, Vasil Konomi, Vasil Prifti, Vasil Naqi.
Komiteti zgjodhi sekretariatin e tij tė pėrbėrė nga shtatė vetė nė tė cilin Vasil Konomi u zgjodh kryetar i Komitetit Olimpik tė RP tė Shqipėrisė dhe Anton Mazreku dhe Dr. Isuf Dashi zėvendėskryetarė tė tij. Eshtė mu treshja nismėtare e Komisionit themelues qė ēuditėrisht pa asnjė lėvizje vihet nė krye tė Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar.
TEMA

ILIRI

Numri i postimeve: 4304
Reputation: 46
Points: 17403
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar :: Komentet

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 12:00 pm nga ILIRI

Duke e vėshtruar sot me vėmendje 19-shen e zgjedhur duket qė shumica janė njerėz tė vėrtetė tė sportit, madje njė kombinim jo i keq edhe me sportistė tė dėgjuar tė Paraluftės,
Nga jashtė gjithēka dukej "nė rregull", sepse sikur bindeshe qė KOKSH ishte diēka e ndarė nga Komiteti i KP tė BFSSH dhe i Komitetit tė Kulturės Fizike e Sporteve - kryetar i dyfishtė i tė cilėve vazhdonte tė mbetej Kiēo Karaguni, i cili me kėto cilėsime del nė aeroport dhe pret skuadrėn e futbollit tė Bukureshtit, qė sapo mbėrrin nė Tiranė si pėr tė dashtė tė mbajtė gjallė kėte atmosferė “olinmpike” shqiptare tė 50 vjetėve mė parė. Dy ditė mė vonė Bukureshti barazon 1-1 me Tiranėn nė njė ndeshje tė madhe tė kohės, ndėrkohė qė tri ditė mė parė Dinamo e Tiranės, sė cilės si asnjėherė tjetėr, nė kėte 1958, emėrtimi si e “Ministrisė sė Punėve tė Brėndėshme” i fshihet duke u quajtur thjesht Dinamo e Tiranės, kishte shkatėrruar Dinamon e Berlinit 4-2. Ishte njėlloj si tė fitoje me Kombėtaren e RDGJ-sė. Dhe kur pak ditė mė vonė Qyteti i Tiranės barazonte 5-5 dhe fitonte 6-4 nė boks me Shpresėn e Hungarisė, Shqipėria vėrtet po kėrkonte tė tregonte se po pėrpiqej tė bėnte sport tė vėrtetė tė njė olimpizmi!
Euforia pushton sidomos shtypin shqiptar dhe Shqipėria e vonuar tejet nė formimin e olimpizmit tė saj, pėrfton deri diku edhe njė ambicje tė politikės spotrive.
Eshtė interesante tė vihet nė dukje thelbi i mendimit shqiptar tė kohės pėr kėte olimpizėm, deri diku edhe “origjinal”. Jo pa zgjuarėsi, Partia vendos, qė asnjė emisar i lartė i saj tė mos marrė pjesė nė Konferencėn themeluese, kur nė atė tė vetėm para pak muajve tė BFSSH-sė kishetq enė thujase e gjithė Byroja Politike e PPSh me udhėheqėsin e saj nė krye! Kėsisoji, nė sfondin e presidiumit lexohej deviza e vjetėr e lėvizjes olimpike “Citius, Altius, Fortius” e vendosur me shumė kujdes, ndėrkohė qė nga ana tjetėr, jashtė kėsaj salle, ideologjia e kohės nuk harron asesi tė japė tonin. Dhe pėr tė kuptuar gjithė kėte ideologji, mjafton ky kalim i shpejtė i shtypit qė proklamonte kėte themelim:
“Vendi ynė, - shkruhet fjalė pėr fjalė, - ashtu si dhe vendet e tjera socialiste me nė krye Bashkimin Sovjetik, pėrbėn njė shembull tė vėrtetė pėr shumė vende tė tjera pėr idenė dhe frymėn olimpike tė zhvillimit tė fiskulturės e sportit, ide dhe frymė e cila mbėshtetet nė vullnetarizmin masiv nė sport dhe zhvillimin e tij me kualitet tė lartė pėr gatishmėrinė pėr t’i zgjeruar e forcuar gjithėnjė kontaktet miqėsore me sportin e tė gjitha vendeve, nė shėrbim tė pėrparimit tė sportit dhe tė ruajtjes sė paqes nė botė. Kėto ide dhe kjo frymė e kanė pėrshkuar gjithėnjė sportin tonė popullor dhe pikėrisht pėr kėto, Komiteti ynė Olimpik u zotua solemnisht se nė mbėshtetje me statutin dhe rregullat e Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar do tė punojė pa u lodhur pėr tė dhėnė kontributin e tij nė forcimin e pėrparimin gjithėnjė e mė shumė, tė organizatės olimpike ndėrkombėtare, pėr demokratizimin e mėtejshėm tė saj dhe pėr zgjidhjen e drejtė tė pėrfaqėsimit tė RP tė Kinės, RD Gjermane, etj. Ky zotim dhe vetė zhvillimi i pandėrprerė i fiskulturės e sportit nė vendin tonė pėrbėjnė njė bazė reale pėr pranimin e Komitetit Olimpik Kombėtar tė RPSH nė rradhėt e KON (Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar).”
Po ēka do tė ndodhte mė tej me Komitetin Olimpik Kombėtar tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė sė udhėhequr me dorė tė pamshirshme nga Partia e Punės sė Shqipėrisė
Tema

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi