ILIRIADA PORTAL

Familja dhe rreziku i humbjes se vlerave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05122008

Mesazh 

Familja dhe rreziku i humbjes se vlerave




Nga Teuta Topi, Zonja e Pare

Dhuna ne familje sic e dime, nuk eshte nje problem vetem i shoqerise sone, por ajo sot paraqitet si nje problem global, e cila ka terhequr seriozisht vemendjen e Organizates se Kombeve te Bashkuara, agjencive, organizatave dhe institucioneve te specializuara nderkombetare. Por duhet theksuar se parandalimi i saj eshte nje pjese integrale e objektivave te zhvillimit te Mijevjecarit. Duke u bazuar ne vlerat universale te familjes, ku kufizimi i dhunes ne familje na jepet si nje akt, i cili rezulton ose ka shume mundesi te rezultoje me demtim fizik, seksual ose mendor, duke perfshire kercenime ose akte te ngjashme me to, si dhe heqjen arbitrare te lirise, dhuna ne familje nuk ka te beje vetem me dhunen ndaj njerit prej bashkeshorteve, e cila ne me te shumten e rasteve, eshte e drejtuar ndaj gruas.

Ne konceptin e dhunes ne familje sot perfshihen dhe nenkuptohen: dhuna ndaj grave, dhuna e prinderve ndaj femijeve, dhuna midis femijeve, dhuna e femijeve, kryesisht e adoleshenteve ndaj prinderve, si dhe dhuna ndaj te moshuarve. Ketu do te theksoja nje shprehje te ish-Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, i cili ka theksuar se "dhuna kunder grave eshte ndoshta dhunimi me i turpshem i te drejtave te njeriut. Ajo nuk njeh kufij gjeografike, kulturore apo pasurore". Perderisa kjo vazhdon, nuk mund te pretendojme te bejme progres drejt barazise, zhvillimit dhe paqes. Respekti per familjen dhe qendrueshmeria e saj eshte nje nder vlerat e shoqerise sone, por qe dhuna dhe dukurite e tjera qe po zhvillohen brenda saj, e kercenojne seriozisht kete burim vlerash qe ne kemi. Nuk eshte e rastit qe tradicioni shqiptar, duke qene i kushtueshem dhe relativisht i zgjatur ne kohe, ka pasur dhe vazhdon te kete pasoja te renda per familjen dhe dhunen brenda saj. Ne kohen tone, familja e ka humbur qetesine, e cila priret ta karakterizoje ate. Ajo eshte e kercenuar jo vetem nga faktoret tradicionale, sic jane vdekja, semundjet, katastrofa te ndryshme, varferia etj, por edhe nga faktore jo tradicionale, sic jane sjelljet devijuese, konfliktet dypaleshe, dhuna, alkoolizmi, perdorimi abuziv i droges, braktisja, semundjet seksualisht te transmetueshme etj.

Dhuna ne familje zakonisht konsiderohet si nje ceshtje private, si rrjedhoje nuk dihen me saktesi permasat dhe frekuencat e ketij fenomeni. Megjithate, studimet e kryera tregojne se dhuna ne familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, eshte rritur gjate kesaj periudhe te tranzicionit. Sic e thame, ekzistojne disa forma te dhunes ne Shqiperi, dhuna fizike, e cila vihet re me shpesh ne zonat rurale, dhuna psikologjike, dhuna shpirterore, dhuna seksuale dhe dhuna ekonomike, e cila vihet re ne zonat urbane. Motivet e ushtrimit te dhunes ne familjen shqiptare kane gjeneza te ndryshme. Shkaqet qe ndikojne ne ushtrimin e kesaj dhune ne familje favorizohen nga funksionimi patriarkal i shoqerise sone. Ato jane tradita dhe mendesia ballkanike e superioritetit mashkullor. Jane mungesa e respektit ndaj gruas, vlerat qe i konsiderojne grate inferiore ndaj meshkujve, vlerat kulturore qe tolerojne sjelljet e dhunshme ndaj grave, zbatueshmeria e kanunit si subkoshienca shqiptare e kthyer ne kohe, kushtet e zgjatjes se varferise ekonomike dhe shpirterore, si dhe humbja e shpreses dhe perspektiva per te ardhmen. Une do te theksoja qe nje faktor mjaft i rendesishem ne dhune, eshte mungesa e nje kuadri te plote ligjor mbi dhunen ne familje. Arsyet se perse duhen marre masat parandaluese dhe shpallur lufte kunder dhunes ne familje, jane: cdo individ duhet ta gezoje te drejten themelore te tij per te jetuar i lire dhe i paprekur nga dhuna. Kjo eshte e percaktuar mjaft mire edhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ne rastet e dhunes ne familje duhet treguar kujdes i vecante ndaj viktimave, sepse efektet e dhunes ndjehen nga e gjithe shoqeria. Efektet fizike dhe psikologjike te dhunes perfshijne cdo fushe te jetes. Ajo mund te coje ne izolim social, ne sjellje jo sociale, ne vazhdimesi ekonomike dhe ne transmetim te modelit te dhunshem tek femijet.

(*) Nga fjala e mbajtur dje ne takimin sensibilizues "Per nje familje e shoqeri te barabarte dhe pa dhune. Per mua, per ty, per ne: Ndal dhunes!"

ad

Numri i postimeve: 4186
Reputation: 58
Points: 18804
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Familja dhe rreziku i humbjes se vlerave :: Komentet

Mesazh prej Sat Dec 06, 2008 1:42 am nga ADMIN

Une mendoj se vecanarisht cdo femer Shqiptare duhet qe dhunes ti thone jo ,te denonsoje tek organet kopetente cdo dhune dhe ne qofte se nuk marrin masa organet kopetente duhet qe secila te bleje nga nje pistolet per vetembrojtje ,une nuk jam njeri me probleme por femrat shqiptare vuajn si as nje femer tjeter ,meshkujt shfrytezojne rastin sepse femrat shqiptare kane karakter ,prandaj do ti beja thirrje cdo femret shqiptare qe te veproje ne cdo menyre qe te mos jete viktima e nje INJORANTI ,KATILI ose edhe KRIMINELI.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Dec 06, 2008 10:03 pm nga shqiptari

Puna eshte se shoqeria shqiptare sot ndodhet ne udhkryq per sa i perket konsolidimit te menyres se re te jeteses.
Shume e kane pranuar frymen e re emancipuse qe ka sjell hapja e shqiperise po shume te tjere jo vetem qe nuk e kane pranuar por bejne nje rezistenc duke e shtuar dhunen ne familje. Sidoqofte jam dakort me porten kur thot se jane grat ato qe duhet ti marin ne dore fatet e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Dec 06, 2008 10:08 pm nga ADMIN

Jo qe nuk e prenojne realitetin e jeteses ,por bejne si trima me familjet e tyre dhe kur dalin ne shoqeri zgerdhihen sikur ata te jene me te bekuarit ,vertete INJORANCE e papare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Dec 06, 2008 10:14 pm nga shqiptari

Kjo ndodh me shume ne familjet me nivel te ulet arsimor dhe me probleme ekonomike. Une mendoj se ekziston edhe nje lloj paniku tek burrat per grate ose prinderit per vajzat sidomos per shkak te nje mentaliteti te gabuar qe eshte perhapur tek rinia te cilet bejne disa veprime per snobizem si pirjen e duhanit, alkolit, droga etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi