ILIRIADA PORTAL

Prokuroria mbulon kallėzimet ndaj Edi Ramės, gjykata urdhėron rihetim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16012009

Mesazh 

Prokuroria mbulon kallėzimet ndaj Edi Ramės, gjykata urdhėron rihetim





Dhjetėra kallėzime ndaj kryetarit tė bashkisė, dosjet mbyllen nė sirtarėt e prokurorisė
Edi Rama, ka shumė gjasa qė tė jetė njė ndėr personat mė tė denoncuar nė Prokurorinė e Tiranės. Kallėzimet e bėra ndaj tij kanė tė bėjnė mė tė shumtat me ēėshtjet e pronave por nuk mungojnė edhe kallėzimet penale pėr shkak tė dhunės sė ushtruar nga vetė ai ose nga ushtarėt e tij tė komanduar tė Policisė Bashkiake. Nė regjistrin e organit tė akuzės janė tė regjistruara me dhjetėra kallėzime penale nė ngarkim tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Pasi kėto kallėzime i delegohen prokurorėve tė ndryshėm ato futen nė sirtarėt e zyrave deri nė njė periudhė kohore tė caktuar. Pasi kanė kaluar njė kohė tė gjatė nė sirtaret e zyrave tė prokurorisė, atyre u shkundet pluhuri pėr tu dėrguar nė gjykatė dhe tė deklarohet mbyllja e hetimeve pėr shkak tė mos gjetjes sė provave pėr kallėzimin e bėrė nga qytetarėt. Edhe pse ato kallėzime mbyllen ėshtė gjykata ajo qė bėnė rikthimin pėr tu ribėrė hetimet pasi ėshtė i pabesueshėm fakti qė tė jenė kryer hetime dhe mos ti jenė gjetur shkelje kryetarit tė Bashkisė i cili ēdo ditė regjistron nga njė rast tė ri dhunimi tė pronės private.
Vetėm Gazeta SOT ka publikuar me dhjetėra raste tė dhunimit tė pronės private dhe tė dhunimit tė qytetarėve me tė vetmin synim. Megjithėse gazeta Sot ka kohė qė publikon fakte tė pamohueshme pėr gropėn e zezė tė korrupsionit nė bashkinė e Tiranės qė drejtohet nga Edi Rama, prokuroria e Shqipėrisė vazhdon tė qėndrojė indiferente pėr faktet dhe akuzat qė rėndojnė mbi kėtė institucion. Tashmė prokuroria e Shqipėrisė ėshtė shndėrruar nė njė mekanizėm qė mbulon aferat e pista tė Edi Ramės. Megjithėse nė prokurorinė e Tiranės ndodhen dosjet e paraqitura nga KLSH nga qytetarė tė ndryshėm, kėto dosje pėrveē pluhurit qė i ka zėnė, kanė filluar tė mykin edhe kartat e kallėzimeve. Institucioni i KLSH ka bėrė disa kallėzime penale nė prokurori pėr drejtorin e Urbanistikės tė Tiranės Dritan Agollin dhe dy punonjės tė tjerė, por ēuditėrisht kjo dosje gjendet e mbyllur. Kėshtu kemi edhe kallėzimin tjetėr tė bėrė nga ky institucion pėr grabitjen e tokės te Parku Rinia tė cilėn kryebashkiaku Rama ja ka bėrė peshqesh mikut tė tij Besos sė Tajvanit. Nė mėnyrė skandaloze kryebashkiaku ka shitur nė mėnyrė abuzive njė tokė qė nuk ėshtė pronė e Bashkisė sė Tiranės dhe ja ka kaluar nė pronėsi personit tė sipėrpėrmendur. Gjithashtu prokuroria vazhdon tė heshtė para fakteve skandaloze tė grabitjes sė pronės sė Familjes Hoxha.
Edi Rama nė bashkėpunim me zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive Tiranė, ka falsifikuar dokumentacionin e pronės sė Fatime Hoxhės, pėr t’ia kaluar nė shfrytėzim pronarit tė Tajvani, edhe kėtu prokuroria e Tiranės hesht. Pėr tė vazhduar mė tej skandalin me pronat e familjes Lonari, prona tė cilat janė tjetėrsuar nga Edi Rama nė bashkėpunim me ndėrtuesin Alban Xhillari. Ky i fundit ka falsifikuar pronat e Lonarėve pėr tė ndėrtuar pallatin pranė fakultetit Juridik, pallat qė i ka hapur probleme edhe ndėrtesės sė Juridikut. Gjatė punimeve pėr ndėrtimin e kėtij pallati ka qenė vetė Edi Rama qė ka ushtruar dhunė mbi familjen Lonari tė cilėt nuk lejonin ndėrtimin mbi pronėn e tyre. Kryebashkiaku i Tiranės, duke qenė i lidhur ngushtė me Alban Xhillarin ka ndėrhyrė me policinė Bashkiake dhe ka rrahur gratė e kėsaj familje. Kryebashkiaku i Tiranės ka mbi 400 konflikte me pronarėt e trojeve nė Tiranė, troje tė cilat ai ju a grabit nė mėnyrė tė pamėshirshme. Ndėrsa pėr sa i pėrket shkeljeve tė ligjit tė Edi Ramės janė qindra. Nė mėnyrėn mė skandaloze Edi Rama ka dhunuar objektet sociali-kulturore nė Tiranė duke shkelur nenin 62 tė ligjit 8405 tė urbanistikės i cili ndalon nė mėnyrė kategorike ndėrtimin mbi kėto objekte. Kėshtu, kazma e Edi Ramės prishi kinema Republikėn, 17 Nėntorin, Partizanin, Ali Demin, si dhe shumė shkolla. Janė 11 kallėzime penale tė bėra nga policia e ndėrtimit nė tetor tė vitit 2005 nė drejtim tė kryebashkiakut Edi Rama. sipas njoftimit tė bėrė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė Ndėrtimore e asaj kohe, kjo drejtori dorėzoi nė Prokurori 11 kallėzime penale kundėr kryetarit tė KRRT-sė, Edi Rama dhe sekretarėve tė KRRT-sė nė vite pėr veprėn penale “Shpėrdorim detyre nė bashkėpunim”. Sipas kėsaj drejtorie, kallėzimet janė bėrė pėr njė sėrė lejesh ndėrtimi, si leja e dhėnė pėr ndėrtimi objekt 3.8.11 dhe 12 kat, ndėrtuar nė territorin e ish-kinema “17Nėntori”.
Po kėshtu, pėr njė objekt 2 e 3-katėsh, pikė karburanti, ngritur nga ana veriore e “Rrugės sė Kavajės”, qė, sipas Ndėrtimores, ėshtė territor publik dhe bie ndesh me ligjin “Pėr urbanistikėn”. Por edhe pse provat janė nė derė tė prokurorisė asnjė prej prokurorėve qė ka marrė kallėzimet nė ngarkim tė kryetarit tė bashkisė nuk ka marrė mundimin qė ti shqyrtojė njėherė tė vetme dhe tė vėrė drejtėsinė nė vend. Por ėshtė ky organ, i cili me mosveprimin e tij i hap rrugė grabitjeve dhe dhunimeve tė tjera tė kryetarit tė bashkisė, Edi Rama. Serinė e dhjetėra dosjeve korruptive tė Edi Ramės nuk mundet ta mbulojė asnjė prokuror pavarėsisht pazareve ekonomike apo politike qė ka bėrė me grabitėsin e pronave tė familjes Lonari, Hoxha, apo shkatėrruesit tė pronave publike social kulturore tė qytetit tė Tiranės. Prokuroria duhet tė tregojė para qytetarėve tė Tiranės se nuk ėshtė institucion i politizuar. Ashtu siē mori dosjen e Fazlliē nga njė denoncim i njė gazete, kjo prokurori mund tė merrte edhe rastin Rama nga denoncimet e gazetės SOT. Tė gjitha faktet e servirura nė fakt janė nė sirtarėt e prokurorisė, por ėshtė kjo e fundit qė i ka zhytur shumė thellė duke i kryer hetimet sipas preferencave politike. Ēėshtja Rama ėshtė njė nga rastet mė tė jashtėzakonshme tė abuzivizmit, por prokuroria e Shqipėrisė ėshtė shndėrruar nė mekanizėm qė mbyll dosje dhe nuk hap.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22713
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Prokuroria mbulon kallėzimet ndaj Edi Ramės, gjykata urdhėron rihetim :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Jan 16, 2009 2:59 pm nga ad

Edi Rama nė bashkėpunim me zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive Tiranė, ka falsifikuar dokumentacionin e pronės sė Fatime Hoxhės, pėr t’ia kaluar nė shfrytėzim pronarit tė Tajvani, edhe kėtu prokuroria e Tiranės hesht.
ēfare ndodh kshtu ne Tirane???????? Nga ana tjeter ky esht nje skandal qe e nxjerr zbuluar kapjen e prokurorise nga klani Rama.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Jan 16, 2009 5:49 pm nga lidabica

Po ky eshte ''OKTAPODI" i trojeve me pronare ,den baba den tiranas.Po ky i peshon me pare te gjitha socialistet qe i dhane voten,tani peshon me pare PROKURORINE,ky hajdut me ēizme ,eshte KRYEMAFIOZI .....ehuuuu.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Jan 16, 2009 10:26 pm nga shqiptari

edhe kte pune e ka bo prokuroriaaaaaa.....
sesht e mundur..

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi