ILIRIADA PORTAL

Plas sherri nė gjirin e minoritetit grek, minoritarėt socialistė kundėr minoritarėve tė OMONIA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17012009

Mesazh 

Plas sherri nė gjirin e minoritetit grek, minoritarėt socialistė kundėr minoritarėve tė OMONIA




Socialisti Tavo akuzon Bollanon, Dulen dhe Kserėn pėr nacionalizėm tė sėmurė
Minoriteti shqiptar ėshtė duke pėrjetuar njė krizė tė thellė pėrēarje. Liderėt e kėtij minoriteti duke pasur komplekse tė protagonizmit tė sėmurė janė vėnė nė garė pėr tė pėrfituar terren nė zgjedhjet e ardhshme elektorale. Pas skandaleve tė fundit tė Bollanos, i cili duke kėrkuar tė ketė rol protagonist nė gjirin e imunitetit ka lėshuar deklarata nacionaliste helene, tė cilat e kanė acaruar situatėn, ka qenė deputeti socialist qė ka sulmuar dhe akuzuar Bollanon, Dulen dhe Kserėn si vegla tė Sali Berishės.
Deputeti socialist Tavo sulmoi OMONIA-n dhe PBDNJ-nė dhe veēanėrisht krerėt e tyre pėr nacionalizėm tė sėmurė. Nė njė deklaratė pėr shtyp, deputeti socialist i Gjirokastrės ka gjetur rastin tė pėrshėndesė ratifikimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit nga ana e Parlamentit tė Republikės sė Greqisė ditėt e fundit, veprim ky qė sipas Tavos, zhveshi lakuriq tė gjithė ata qė predikonin se kishin ekskluzivitetin e pėrfaqėsimit nė Athinėn zyrtare. “Kjo e fundit veproi nė kundėrshtim me atė qė kėrkohej nga ana e tė ashtuquajturve ekspertė tė nacionalizmit tė sėmurė”, ėshtė shprehur Tavo duke anatemuar lidershipin e PBDNJ dhe OMONIA-s.
Deklaratat e pėrfaqėsuesve tė kėsaj organizate, Tavo i ka quajtur bomba tymuese pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit nga problemet e ditės. “Ratifikimi i marrėveshjes nga katėr parti parlamentare greke, neutralizoi shashkat e Bollanos dhe tė atyre qė i japin mburojė, siē ėshtė udhėheqja politike e Partisė sė Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut. Nė fakt, Bollano, Dule dhe Ksera me shokė, e kanė njė ekskluzivitet, janė vegla nė duart e Sali Berishės dhe pėrdoren si bomba tymuese pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit nga problemet e ditės dhe pėr tė mbuluar dėshtimin e qeverisjes sė Partisė Demokratike”, ėshtė shprehur Tavo. Ky i fundit, ka bėrė publike edhe qėndrimin e mbajtur nga njė deputet grek nė Parlamentin e Athinės pėr kėrkesat e OMONIA-s drejtuar legjislativit Helen.
Deputeti Gjeorgjadhis ka lexuar pikė pėr pikė kėrkesėn e bėrė njė muaj mė parė nga OMONIA ndėrkohė qė qėndrimi i mėvonshėm i lidershipit tė kėsaj organizate, ishte pėrshėndetja e ratifikimit tė MSA. Pėr zotin Tavo ky veprim ėshtė njė pafytyrėsi e kėsaj organizate, e cila e ka parė dhe e shikon dėshtimin e saj, e cila ngelet nė histori si pjesėz e pallogaritshme jo vetėm nga minoriteti grek qė prej vitesh e ka nxjerrė nė qoshe, por mė sė fundi edhe pse ata pretendonin se mbėshteteshin nga Greqia zyrtare nėpėrmjet ratifikimit tė kėsaj marrėveshjeje nga mbarė politika greke.-shprehet zoti Tavo. Kuptohet, kėta lloj tipash, pėrdoren pėr interesat e tyre tė ndėrsjella dhe tė ngushta, politike e ekonomike ndryshe nga drejtuesit e kėsaj organizate qė hidhnin poshtė zėrat pėr njė kėrkesė zyrtare tė OMONIA-s drejtuar parlamentit grek-shprehet Tavo. Deputeti socialist ka gjetur rastin tė shprehet se ratifikimi i MSA-sė nga tė gjitha forcat politike tė parlamentit grek, tregon mė sė miri se OMONIA nuk ėshtė pėrfaqėsues ekskluziv i askujt nė Shqipėri. Tavo e ka cilėsuar ratifikimin e MSA-sė, si gur prove pėr qeverinė shqiptare nė respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve nė vend si dhe organizimin me standarde demokratike tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Ky ėshtė njė test pėr integrimin e vendit nė familjen evropiane. Zoti Tavo nė fund ka garantuar nė fitoren e PS nė zgjedhjet e 28 qershorit tė kėtij viti. Ndėrkohė qė njė tjetėr protagonist qė ka dalė hapur kundėr Omonias dhe PBDNJ ėshtė edhe kreu i PLLDNJ Ligoraq Karamelo, i cili ka kritikuar ashpėr rolin aktual qė po luan organizata e minoritetit grek. “OMONIA duhet tė jetė shoqatė pėrfaqėsuese e interesave tė tė gjithė minoritarėve grek, pa dallime partiake e krahinore. Njėkohėsisht, duhet tė jetė kėrkuese konstante e respektimit tė Kushtetutės sė Shqipėrisė dhe e Dokumenteve Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Liritė e Njeriut”, - tha Karamelo. Sipas tij, OMONIA aktuale flet vetėm prapavijėn e njė partie politike dhe shėrben si fasadė e saj. “Konfondimi i OMONIA-s me PBDNJ-nė shtron nė mėnyrė urgjente alternativėn pėr reformimin dhe demokratizimin e kėsaj organizate”, - apeloi kreu i LLDNJ-sė.
*********************************************************
OMONIA fushatė kundėr ratifikimit tė MSA pėr Shqipėrinė
Pa u mbushur mirė as 24 orė nga bėrja publike e lajmit se Parlamenti grek do tė merrte nė shqyrtim MSA-nė me Shqipėrinė, organizata e minoritetit grek nė Shqipėri, OMONIA si edhe njė sėrė shoqatash pan-helenike qė mbrojnė kauzėn antishqiptare tė Vorio-Epirit, paralajmėruan protesta nė Athinė. Pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt pėr shtyp, ato ftuan, sikundėr citojmė, “tė gjithė grekėt qė nė datėn 14 janar tė organizohen nė njė tubim paqėsor para godinės sė Parlamentit grek pėr tė informuar deputetėt mbi dhunėn e shtetit shqiptar mbi grekėt e Vorio-Epirit, si edhe pėr gjendjen e mjeruar nė tė cilėn ata ndodhen”. Madje, ka qenė pikėrisht shoqata OMONIA e drejtuar nga Bollano, qė i kėrkoi Athinės zyrtare pėrmes njė letre zyrtare drejtuar mė 29 nėntor ’08, tė mos ratifikonte MSA-nė me Shqipėrinė deri nė njohjen e autonomisė sė Vorio-Epirit. Fakt ky, i pohuar edhe nga vetė deputetėt e Partisė Ultranacionaliste greke, LAOS nė seancėn plenare tė Parlamentit grek. Greqia ishte vendi i fundit i BE-sė qė e ratifikoi dy ditė mė parė MSA-nė me Shqipėrinė, duke mbyllur kėshtu kėtė procedurė.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Plas sherri nė gjirin e minoritetit grek, minoritarėt socialistė kundėr minoritarėve tė OMONIA :: Komentet

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi