ILIRIADA PORTAL

Kartat e identitetit,ndalohet tė pozojė besimtarja me shami

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18012009

Mesazh 

Kartat e identitetit,ndalohet tė pozojė besimtarja me shami




Fatos Mahmutaj

Shamia e njė gruaje myslimaneje shkaktoi dje anomalinė e parė pėr punonjėsit e ngarkuar me aplikimet pėr kartat e identitetit nė Tiranė. Shamia e gruas ishte pengesė pėr foton, por duket se ēėshtja ėshtė zgjidhur me njė kompromis, qė bashkėshorti i saj bėri me punonjėset e qendrės pėr tė bėrė foton me shami. Pas kėsaj, gruas nuk i ėshtė dhėnė garanci nėse do tė prodhohej karta e identitetit edhe pse aplikimi ėshtė pranuar. Mėsohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sė premtes nė ambientet e njėsisė bashkiake numėr 4 nė kryeqytet, kur besimtarja myslimane ėshtė paraqitur pėr tė kryer procedurat e aplikimit pėr t’u pajisur me kartėn e identitetit. Pasi ka paraqitur kuponin qė kishte marrė nė Postė, punonjėset i kanė kėrkuar asaj tė heqė shaminė nga koka pėr tė bėrė fotografinė. Aplikantja nuk ka pranuar duke pretenduar se feja, tė cilėn ajo praktikon e ndalon njė veprim tė tillė. Pas kėsaj ajo ka komunikuar me bashkėshortin, i cili pasi ka mbėrritur aty u ka kėrkuar punonjėsve qė ta njihnin me procedurat ligjore tė aplikimit. Nėse sipas tij, punonjėsit do tė refuzonin pranimin e kėrkesės, atėherė kėtė gjė duhet ta bėnin zyrtarisht dhe me shkrim, nė mėnyrė qė bashkėshortja e tij tė kishte mundėsi tė ndiqte procedurat ligjore nė gjykatė dhe institucione tė tjera.
Aplikimi
Argumentet e paraqitura nga aplikantja dhe bashkėshorti i saj me iniciale S.K., 29 vjeē, ishte se feja islame, ndjekės tė sė cilės janė dy bashkėshortėt e ndalon daljen e femrės nė vende publike pa shami nė kokė. Sipas tyre, ėshtė detyrim fetar, qė femrat besimtare tė mbulojnė trupin me veshje, si dhe flokėt dhe veshėt me shami. Pretendimi qė ka paraqitur bashkėshorti i aplikantes ishte se shamia nė kokėn e gruas sė tij do tė ishte e tepėrt nėse ajo do tė bėnte foton e kartės pa shami. Kjo pėr faktin se fotoja e kartės mund tė shihet nga persona tė tjerė, ēka nxjerr tė pavlerė mbajtjen e shamisė. Pas kėtyre pretendimeve tė paraqitura nga aplikanti, punonjėsit janė detyruar tė konsultoheshin me anė tė telefonit me drejtuesit e tyre. Gjatė bisedės telefonike atyre u ėshtė thėnė qė tė pranonin aplikimin e besimtares dhe foton e saj, ndėrsa e kanė vėnė nė dijeni aplikuesen dhe bashkėshortin e saj se prodhimi i kartės sė identitetit pėr tė do tė diskutohej nė qendėr dhe se pėr gjithēka do tė njoftoheshin nėpėrmjet telefonit. Aplikueses myslimane i ėshtė bėrė me dije se nėse institucioni i prodhimit tė kartave nuk do pranonte nxjerrjen e dokumentit tė identitetit atėherė asaj i duhej tė aplikonte sėrish, duke bėrė foto pa shami.
Reagimi
Besimtarėt nė xhamitė e kryeqytetit e kanė pritur tė indinjuar kėtė problem. Sipas tyre, janė mjaft vajza dhe gra myslimane qė mbajnė shami nė kokė dhe do tė aplikojnė nė ditėt nė vazhdim pėr t’u pajisur me karta identiteti, ndėrkohė qė Saimir Rysheku nėnkryetar i Komunitetit Mysliman, i kontaktuar dje nėpėrmjet telefonit nuk pranoi tė shprehet pėr rastin nė fjalė. Sipas tij, ky institucion priste tė hėnėn pėr tė marrė zyrtarisht ankesėn e 29-vjeēarit dhe pas kėsaj do tė jepte njė prononcim zyrtar. Ndėrkohė bashkėshorti i aplikantes pohoi dje se bashkėshortja e tij dispononte pasaportė pėr jashtė shtetit, tė cilėn e kishte nxjerrė shumė vite mė parė dhe foton e kishte bėrė pa shami. Po kėshtu, bėhet e ditur se ligji parashikon fotografimin e aplikantėve pa syza dhe shami.


Zv/ministri Poni: Do tė zbatohen rregullat

TIRANE – Zv/ministri i Brendshėm Ferdinand Poni, i angazhuar direkt me ēėshtjen e kartave tė identitetit dhe pasaportave biometrike, tha dje se shteti nuk do tė tolerojė pėr tė vėnė nė diskutim sigurinė dhe rregullsinė e dokumenteve tė reja tė identitetit. Numri dy i Ministrisė sė Brendshme, duke pranuar se rasti i gruas me shami ėshtė njė precedent, qė duhet tė shikohet nga ekspertėt, tha se pėr tė gjithė shtetasit janė vendosur dhe do tė zbatohen rregulla tė barabarta dhe strikte. “Nė rast se imazhi i personit, qė do tė mbajė kartėn nuk ėshtė i plotė kjo ėshtė problem. Nė rast se nuk duken veshėt, gjerėsia apo gjatėsia e kafkės, sytė, flokėt apo elementė tė tjerė qė mė mirė mund t’i listojnė ekspertėt”, tha zv/ministri Poni gjatė komunikimit me gazetėn “Panorama”. Ai megjithatė, pohoi se autoritetet shtetėrore janė tė vendosura tė zbatojnė rregullat nė mėnyrė strikte me qėllim qė tė mos cenohet pėr asnjė moment serioziteti dhe siguria e kartave tė identitetit. “Rasti i gruas me shami ndoshta mund tė trajtohet mė pas nė mėnyrė specifike, por ky ėshtė njė proces aq i madh dhe aq i rėndėsishėm saqė nuk mund tė cenohet nga fakti, se njė qytetar do tė heqė apo jo shaminė apo syzat”, tha zv/ministri Poni.



“Komuniteti rom tė mos paguajė paratė pėr kartėn, ėshtė i varfėr”

KORĒE - “Pėr shkak tė varfėrisė ekstreme nė tė cilėn jeton komuniteti rom, nuk do tė pajiset me kartat e identitetit. Pėr pasojė vetėm nė qytetin e Korēės nuk do tė mund tė votojnė rreth 3000 votues, qė i pėrkasin kėtij komuniteti”. Kėtė pohim e ka bėrė kryetari i shoqatės rome “Disudni Albania”, njėherėsh edhe koordinatori i Grupit Shqiptar tė sė Drejtave tė Njeriut Arben Kosturi. Ai i ka bėrė thirrje qeverisė qė tė shmangė nga pagesa prej 1200 lekė komunitetin rom, i cili ka njė pėrqindje shumė tė lartė papunėsie dhe njė shkallė ekstreme varfėrie. Gjithmonė duke iu referuar tė dhėnave statistikore, qė ka ky drejtues i komunitetit rom, mėsohet se nė qytetin e Korēės jetojnė rreth 800 familje, tė cilat nė shumė raste kanė nė pėrbėrje tė tyre familje tė mėdha me nga dy e mė shumė kurorė. Gati tė gjithė janė tė papunė, pėrveē 30 familjeve qė tregtojnė nė Pazarin e Korēės, 8 familje qė jetojnė me ndihmė ekonomike dhe 13 tė tjera qė kanė njė e mė shumė pjesėtarė tė sėmurė dhe qė jetojnė me pagesėn e kempit. “Tė tjerėt, - ėshtė shprehur Kosturi, - nuk kanė asnjė tė ardhur me tė cilėn tė paguajnė kartėn e identitetit. Pėr pasojė ata jo vetėm qė nuk do tė votojnė, por do tė jenė tė diskriminuar e tė pėrjashtuar nga avantazhet, qė nė tė ardhmen do t’u afrojė shteti shtetasve tė tij. Njė diskriminim tė tillė asnjėherė nuk e ka pasur komuniteti rom nė tė kaluarėn”. Pėrveē thirrjes qė ai i drejton shtetit dhe organizmave tė tjera ndėrkombėtare, qė mbrojnė liritė dhe tė drejtat e njeriut, pėr t’i pėrjashtuar romėt nga pagesa pėr kartėn e identitetit, Kosturi ėshtė shprehur se pas miratimit tė kėrkesės sė mėsipėrme tė tyre shoqata qė ai drejton do tė japė ndihmė konkrete pėr shpėrndarjen e kėtyre kartave te romėt e qytetit dhe tė qarkut tė Korēės. j.gj



Elementėt e sigurisė sė kartave
Karta e identitetit, i cili ėshtė njė dokument “parakusht” pėr pajisjen me pasaportė biometrike, pėrmban mes tė tjerave edhe fotografinė e portretit tė mbajtėsit tė saj. Fotoja ėshtė njė nga elementet e sigurisė, pasi identifikon mbajtėsin me anė tė gjatėsisė dhe gjerėsisė sė kafkės, ngjyrės sė syve dhe flokėve dhe pamjes vizive.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kartat e identitetit,ndalohet tė pozojė besimtarja me shami :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 5:56 pm nga ADMIN

TURPI I SHTETIT SHQIPTAR ,AJO ESHTE BESIMTARE DON TE VOTOJE DHE KA TE GJITHA TE DREJTAT E VETA NJERZORE QE TE MBAJ SHAMINE NE KOKE ,QEVERIA ESHTE E DETYRUAR E TE I JAP RRUGEZGJIDHJE CESHTJES

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 6:05 pm nga shqiptari

TURPI I SHTETIT SHQIPTAR ,AJO ESHTE BESIMTARE DON TE VOTOJE DHE KA TE GJITHA TE DREJTAT E VETA NJERZORE QE TE MBAJ SHAMINE NE KOKE ,QEVERIA ESHTE E DETYRUAR E TE I JAP RRUGEZGJIDHJE CESHTJES

Nenpunesi ktu ka pas shume te drejte. E para ne jemi nje shtet laik. E dyta nuk mund te behet identifikimi i nje personi kur gjysma e pamjes se tij eshte e mbuluar. E treta perderisa te gjithe qytetaret jane te barabarte perpara ligjit me kushtetute edhe ajo duhet te trajtohet njelloj si te tjeret. Zyrat e shtetit nuk jane xhamia ktshu qe nuk ka pse trajtohen si te tilla. Simbas teorise te asaj zonjes po vishen gjithe fshataret me ato veshjet qe kane ato shamiat krahinore dhe o burra te shkojm te bejme kartat e ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 6:22 pm nga ADMIN

Une jam plotsisht ne kundershtim me juve ,kush te tha ty se te gjithe jemi te barabarte ,perse nuk veshe ai nenpunsi minifun ,eshte shume e komplikuar cfare dua te them ,ajo thjeshte don te votoje ,ti si shtet gjeje menyren te ja japesh te drejten e votes ,te gjithve ,pamvarsisht se cfare rrobash duan te veshin ,cfare traditash kane njerzit dhe cfare besimit ata besojne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 6:27 pm nga shqiptari

Po kėshtu, bėhet e ditur se ligji parashikon fotografimin e aplikantėve pa syza dhe shami.
ajo eshte pashaport identifikimi jo flete votimi........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 6:32 pm nga ADMIN

PRES..ABSTENOI shkruajti:
Po kėshtu, bėhet e ditur se ligji parashikon fotografimin e aplikantėve pa syza dhe shami.
ajo eshte pashaport identifikimi jo flete votimi........

Pikrisht ketu e kam fjalen sepse shteti nuk e ka menduar kete ,se ka njerez qe duan te votojne dhe nuk duan qe te kene pashaporta ,pra shoqja thjeshte DON VETEM TE VOTOJE dhe nuk ka as nje ligje ne shqiperi qe cfare duhet te veshin personi kur don te votoje ,ketu shteti eshte komplet kundra normave te te drejtave te njeriut

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 8:23 pm nga lidabica

Eshte nje proces i ri dhe kam bindje se do te sqarohen dhe rregullohen te gjitha,ne menyre qe te paiset e gjithe popullsia me kartat e identitetit.Ēdo fillim ka veshtiresite e tij. Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 8:42 pm nga ADMIN

lidabica shkruajti:Eshte nje proces i ri dhe kam bindje se do te sqarohen dhe rregullohen te gjitha,ne menyre qe te paiset e gjithe popullsia me kartat e identitetit.Ēdo fillim ka veshtiresite e tij. Smile

Eshte tjeter problem njerzit te paisen me karta ,dhe tjeter problem njerzit te kene te drejten e lire te votojne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 8:47 pm nga shqiptari

Me vjen keq porta por asaj askush nuk ja ka mohuar te drejten e votes. Nese do shkohet simbas rregullave te fese islame ajo zonja nuk duhet te dale fare ne resme sepse feja islame e ndalon fotografimin. Pra sipas kesaj llogjike 70% e shqiptarve nuk duhet te bejne as fotografi, as te dalin ne Tv dhe nuk duhet te kene as dokumente identifikimi. Ore zotri jemi ne Shqipri ne mes te Evropes e jo ne Afganistan.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 8:47 pm nga ilda

slejohen me shami pse kshu sdikam gje une Shocked Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 8:51 pm nga shqiptari

ne nuk jemi shtet islamik ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 8:56 pm nga ad

Ne kte rast nga ana e nenpunesve eshte vepruar me shume korrektesi. Punonjesit qe kane per detyre te proēedojne me aplikantet nuk mund te shkelin proēedurat ligjore pa nje vendim perkates nga instanca me te larta.

Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Mon Jan 19, 2009 3:18 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:03 pm nga ADMIN

PRES..ABSTENOI shkruajti:Me vjen keq porta por asaj askush nuk ja ka mohuar te drejten e votes. Nese do shkohet simbas rregullave te fese islame ajo zonja nuk duhet te dale fare ne resme sepse feja islame e ndalon fotografimin. Pra sipas kesaj llogjike 70% e shqiptarve nuk duhet te bejne as fotografi, as te dalin ne Tv dhe nuk duhet te kene as dokumente identifikimi. Ore zotri jemi ne Shqipri ne mes te Evropes e jo ne Afganistan.

Si nuk ja kane mohuar te drejten e votes!!!! po sikur nuk mund te votoj as nje njeri pa kete<karte>apo jo!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:08 pm nga ADMIN

Pastaj pak rendesi eshte se ku jemi ,ajo si individ ka te drejten e perendise qe e fali qe te veshet si te doje qefi i saja ,ndoshta per mua dhe per te cilivizimi perendimor eshte qe te vishemi si te duam ,dhe cilivizimi juaj flas kush te doje eshte te qesin te gjitha pjeset e trupit jasht ,mua nuk me intereson

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:09 pm nga shqiptari

Ky dokument ne rradhe te pare eshte leternjoftim dhe eshte i detyrueshem per te gjith shqiptaret qe mbushin moshen per ta pas. Leternjoftimi nuk vlen vetem per te votuar por edhe per pune te tjera. Pastaj ne rastin konkret nuk behet fjale per votime behet fjale per nje precedent te pahasur me pare dhe qe do te sherbeje per te ripare proēeduren. Vetem mbas nje pergjigje perfundimtare mund te akuzosh per shkelje te drejtash porta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:11 pm nga shqiptari

Pastaj pak rendesi eshte se ku jemi ,ajo si individ ka te drejten e perendise qe e fali qe te veshet si te doje qefi i saja ,ndoshta per mua dhe per te cilivizimi perendimor eshte qe te vishemi si te duam ,dhe cilivizimi juaj flas kush te doje eshte te qesin te gjitha pjeset e trupit jasht ,mua nuk me intereson
me vjen keq porta por duhet te mesohesh ti analizosh gjerat simas specifikave qe kane.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:16 pm nga ADMIN

Dakort ne rradhe te pare leternjoftimi nuk eshte i detyrueshem,ne rradhe te dyte une nuk jam koke forte dhe jam plotsisht dakort me juve ne shume raste por gabimi i qeverise shqiptare eshte bere nqse shtetatisit shqiptar i duhet me detyrim ky karte indetifikimi PER TE VOTUAR sepse do te ishte direkt kundra demokracise se vertetet dhe kundra te drejtes te njeriut per te votuar ,sepse une do te vendosi shami kapele ose cme do qefi mua per te votuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:18 pm nga shqiptari

sepse une do te vendosi shami kapele ose cme do qefi mua per te votuar
kush ka thene qe jo Rolling Eyes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:22 pm nga ADMIN

PRES..ABSTENOI shkruajti:
sepse une do te vendosi shami kapele ose cme do qefi mua per te votuar
kush ka thene qe jo Rolling Eyes

Ok ndoshta ne po keqkuptohemi ,

Pyetje!!????? nje shtetas shqiptar cfare duhet te kene me vete ne momentin kur ai ose ajo do te votoj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:26 pm nga shqiptari

ēertifikate ose leternjoftim,ndoshta dhe pashaporte udhetimi per jash(nuk jam i sigurte)...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:47 pm nga ADMIN

Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se "do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe do tė respektojė me vendosmėrinė mė tė madhe verdiktin e shqiptarėve". Gjatė njė konference pėr shtyp, ku bėri analizėn vjetore tė qeverisė, Kryeministri Berisha pėrcaktoi se "detyrimi mė madhor pėr 2009 ėshtė qė shqiptarėt nė kėto zgjedhje tė votojnė njėlloj si qytetarėt e tjerė evropianė". Duke u shprehur i sigurt nė realizimin e premtimit tė madh pėr pajisjen e shqiptarėve me karta identiteti, Berisha tha se nė janar nis realisht prodhimi i tyre. "Pajisja me karta identiteti fillon nė janar. Unė shoh se ka njė interes tė madh nga qytetarėt pėr t'u pajisur me kartat e identitetit. Ne po bėjmė ēdo pėrpjekje qė ky interes tė pėrballohet nga kompania. Mendoj se heqja e TVSH-sė pėr kartat qė u vendos sot, heqja e disa tarifave tė tjera e ka bėrė plotėsisht tė mundshme kartėn e identitetit pėr t'u blerė nga qytetarėt shqiptarė", tha Kryeministri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:48 pm nga shqiptari

je jasht teme porta Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 9:51 pm nga ilda

na u ka bo admini dyte ky ne lol! lol! lol!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 10:03 pm nga ADMIN

SI QENKAM JASHT TEMET ,THUAJ SHEF SHUME LARG TI PORTA
Nje femer shqiptare don te votoje ,me cdo kusht ,shteti shqiptar i ka bere me detyrim qe nqfse kjo shqiptare don te votoje duhet te kene dekumentin e ri me vete ne diten e votimit per ndryshe nuk do te votoje ,femra e gjore ka shkuar te beje kete dekument qe eshte i ,<detyrueshem >per te votuar me <ligjin e shtetit> por nenpunsi i thote te heqi shamine ,kurse une i them nenpunses hiqi pantallonat ,sepse eshte kundra besimeve te mija personale ,flm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 11:21 pm nga ADMIN

Gjithcka ne rregull sepse une

NUK JAM DAKORT ME ATE QE JU THONI, POR DO TA MBROJA DERI NE VDEKJE TE DREJTEN QE JU TA THONI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 2:07 am nga bulqizaku

nēar parteje bo pjes tej or port....... fort i venos qeke bre......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi