ILIRIADA PORTAL

"Kushtetuesja, konflikt interesi"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18012009

Mesazh 

"Kushtetuesja, konflikt interesi"




Fatjona Mejdini
Juriste te njohur ne vend propozojne qe ata anetare te Gjykates Kushtetuese, te cilet kane qene pjese e drejtesise ndermjet viteve 1944 deri ne 1990 te mos marrin pjese ne nje shqyrtimin te mundshem, nga ana e kesaj gjykate e ligjit te "Dosjeve". Juristet, Kristaq Kume dhe Gent Ibrahimi, shprehen se ne rast se kesaj gjykate do t'i cohej per te shqyrtuar kushtetutshmerine e ligjit te lustracionit, atehere do te ishte mire qe nje pjese e ketyre gjykatesve, te cilet jane te perballur me kete konflikt interesi, duhet te terhiqen gjate shqyrtimit. Pasi mes personave, te cilet do te kalojne ne siten e autoritetit qe do te ngrihet per te bere pastertine e figurave, do te jene dhe te gjithe gjykatesit e te gjitha niveleve te gjyqesorit, perfshire ketu dhe anetaret e Gjykates Kushtetuese. Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, njekohesisht juristi i njohur Kristaq Kume, deklaron se nje pjese e ketyre gjykateseve kane konflikt interesi, me vete ligjin dhe do te jene subjekt i tij, sapo ai te hyje ne fuqi. "Ne keto kushte une mendoj se eshte ne moralin e tyre, qe keta te mos marrin pjese ne kete ceshtje dhe t'ia lene nje tjeter pjese te Gjykates Kushtetuese, per te diskutuar per kushtetutshmerine e ligjit te lustracionit", deklaroi Kristaq Kume. Nga ana tjeter edhe juristi i mirenjohur, Gert Ibrahimi shprehet se ne fushen e te drejtes, njihet edhe zevendesimi i gjykateseve ne rast se ata kane konflikt interesi me nje ceshtje qe shqyrtojne. "Ne fushen e te drejtes njihet qe ne kushtet e konfliktit te interesit, kur dikush nuk mund te ndermarre nje vendim te caktuar, atehere ai zevendesohet me te tjere", thekson juristi Gent Ibrahimi. Vete Gjykata Kushtetuese eshte e perbere nga 9 anetare, 6 prej te cileve jane ne konflikt interesi me ligjin e pastertise se figurave, per shkak te detyrave qe kane mbajtur gjate periudhes nga 29 nentor 1944 deri ne 8 dhjetor 1990. Por kjo ceshtje pritet te zgjidhet ne momentin kur zyrtarisht Partia Socialiste, do t'ia kaloje kesaj gjykate kerkesen per te gjykuar, nese ligji per lustracionin i miratuar nga mazhoranca eshte ne kundershtim ose jo me Kushtetuten e vendit. Perfaqesuesit e Partise Socialiste kane theksuar se ata do ta cojne kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese dhe se jane te bindur se, atje ligji nuk mund te kaloj. Pak dite me pare Presidenti Bamir Topi, zgjodhi heshtjen per te mos rrezuar ligjin e debatueshem per lustrimin dhe hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit.
KOHA JONE
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22713
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi