ILIRIADA PORTAL

Miku i vjetėr i Edvinit, Ilir Beqja nė konferencė shtypi, me faturėn personale tė papaguar tė dritave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18012009

Mesazh 

Miku i vjetėr i Edvinit, Ilir Beqja nė konferencė shtypi, me faturėn personale tė papaguar tė dritave





OSSH denoncon zyrtarin socialist qė keqinterpretoi tė dhėnat duke u paraqitur si viktimė

Rekord shpėrdorimi tė pėrfaqėsimit politik nė selinė e PS-sė. Ilir Beqja shfaqet nė poltronėn e konferencave me faturėn e vet tė papaguar tė dritave, duke e paraqitur ngjarjen si njė kryqėzatė tė OSSH-sė kundės socialistėve tė thjeshtė. Shpėrthejnė barcaletat nė mjediset e gazetarėve

TIRANE - Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes ka pėrgėnjeshtruar dje me fakte akuzat e Partisė Socialiste sipas sė cilave OSSH po abuzon me faturat e energjisė elektrike. Pas publikimit tė njė fature energjie pa emėr abonenti nga nėnsekretari pėr Programin Politik, Ilir Beqja, Drejtori i Shitjeve nė OSSH, Ilirjan Shkėmbi ka zbuluar para medias se kjo faturė i pėrket vetė zyrtarit socialist. “Abonentit socialist Ilir Beqja, energjia i ėshtė faturuar me korrektėsi ose thėnė ndryshe pėr muajin dhjetor 2008 ai ka konsumuar njėsoj energji me periudhėn kur partia e tij ishte nė pushtet”, bėri tė ditur dje Drejtori i Shitjeve nė OSSH, Ilirjan Shkėmbi.
Manipulimi i Partisė Socialiste bėhet edhe mė i rėndė se fatura e energjisė e prezantuar dje nga Ilir Beqja me tė dhėna tė mangėta, pasi pas verifikimeve tė bėra, rezulton se ajo faturė i pėrket kontratės sė vetė Ilir Beqjas. “Ai ka konsumuar 615 kilovat ore energji pėr muajin dhjetor. Kjo kontrate nga viti 2001 ka tė njėjtin nivel konsumi deri me sot”, bėnė tė ditur burime zyrtare nga OSSH.
Nė kėtė kuadėr Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes u bėri thirrje tė gjithė konsumatorėve qė tė mos manipulohen nga spekulimet e Partisė Socialiste, e cila ka si synim primar pėrhapjen e panikut tek qytetarėt. “Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr manipulim. Por pavarėsisht nga problemet qė realisht mund tė krijohen nė terren, u bėj thirrje qytetareve qė pėr ēdo ankesė tė kėrkojnė zgjidhje pranė OSSH-sė, dhe jo pranė PS, e cila vetėm i shfrytėzon dhe i manipulon ata”, deklaroi Drejtori i Shitjeve nė OSSH Shkėmbi, duke shtuar se nėse do tė ketė abuzime nga punonjėsit e kėtij institucioni ndaj tyre do tė vazhdojnė qė tė merren masa, si deri me tani, dhe madje, do tė ēohen deri nė ndjekje penale.
Drejtuesit e OSSH-sė bėnė po dje me dije se faturat e dhjetorit vėrtetė mund tė jenė mė tė larta se muajt e tjerė por kjo pėr shkak tė rritjes sė konsumit nga vetė abonentėt.
“Vetėm gjatė dhjetorit ėshtė konsumuar 120 milionė kilovat orė mė shumė se nė nėntor. Por me gjithė rritjen e konsumit, OSSH garanton qytetaret se, ashtu si nė vitin 2008, kompania do tė vazhdoje furnizimin pa ndėrprerje tė energjisė elektrike”.
Nė mesditė, duke iu referuar faturės sė tij personale, Ilir Beqja deklaroi se “OSSH grabit sistematikisht buxhetet familjare shqiptare me faturat e energjisė elektrike”.
“Sipas faturave tė muajit dhjetor, periudha e faturimit nuk ėshtė 31 ditė, por 43 ditė duke rritur nė mėnyrė abuzive pjesėn e konsumit mujor mbi 300 kilovat. Pra, pėr ēdo kilovat tė konsumuar nė 13 ditėt e fundit tė periudhės sė faturimit, OSSH ka grabitur familjet shqiptare me 5 lekė, ndėrsa administrata tatimore ka grabitur familjet shqiptare me 1 lek tatim mbi vlerėn e shtuar”, pretendoi Beqja. Konferenca ka regjistruar njė rekord shpėrdorimi tė pėrfaqėsimit politik nė selinė e PS-sė. Ilir Beqja u shfaq nė poltronėn e konferencave me faturėn e vet tė papaguar tė dritave, duke e paraqitur ngjarjen si njė kryqėzatė tė OSSH-sė kundės socialistėve tė thjeshtė. Por e gjithė situata, pas zbulimit tė sė vėrtetės ka shkaktuar shpėrthimin e njė sėrė barcaletave nė mjediset e gazetarėve, tė cilat shtriheshin nė kohė, qysh kur ai nisi basketbollin me ekipin e Dinamos, si ortak i vogėl i Edvinit, e deri tani, kur ai po shndėrrohet nė njė ortak tė rėndėsishėm politik tė kryetarit tė PS-sė
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Miku i vjetėr i Edvinit, Ilir Beqja nė konferencė shtypi, me faturėn personale tė papaguar tė dritave :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 6:08 pm nga shqiptari

Drejtori i Shitjeve nė OSSH, Ilirjan Shkėmbi ka zbuluar para medias se kjo faturė i pėrket vetė zyrtarit socialist. “Abonentit socialist Ilir Beqja, energjia i ėshtė faturuar me korrektėsi ose thėnė ndryshe pėr muajin dhjetor 2008 ai ka konsumuar njėsoj energji me periudhėn kur partia e tij ishte nė pushtet”, bėri tė ditur dje Drejtori i Shitjeve nė OSSH, Ilirjan Shkėmbi.
kto socialistat e kan hum pusullen krejt......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 18, 2009 8:05 pm nga lidabica

Po me te vertete, keta i ka gjet nje pune...po pse na paskan grabit,aq kemi konsumuar dhe do ta paguajme,mall eshte energjia.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi